Nënë: Babën ku e kam???

>> Saturday, April 19, 2008


Hamdi NUHIJU

Në këtë natë të errët,
Ku melodia e lotëve të mi jehon,
Dhe malli për fytyrën e nënës më trazon,
U ula në një qoshe të dhomës,
Dhe fillova të shkruaj në fletoren e dalldisë:
Nënë , babën ku e kam?
Pse nuk vjen në klasë të mi shikoj pesat?
Pse të gjithë shokët e klasës kanë pranë tyre baballarët?
Nëna e shtrenjtë rrudhi krahët dhe më tha:
Do të vijë bir,
Mos u mërzit t`i vetëm mëso se ai krenohet me ty,
Shumë shpejt do jeni bashkë,
Dhe lumturinë e jetës do e përballoni,
Sfidat problemet do i anashkaloni…
U bënë 21 vite që atëherë,
E unë në pragun e derës duke të pritur,
Baba ku je????
Pse nuk ishe kur më duheshe?
Dhe All-llahu zemrën me iman ma pasuroi,
Mendjen dhe shpirtin në Islam ma orientoi,
Tash e di moj nënë sa të kam mërzitur,
Gëzohu se biri ytë do takohet me burrin tënd,
Atje dikund në Përhershmëri….
Më fal moj nënë pash këta dy sy,
Baba do krenohet me ne të dy,
Ti je shembulli i jetës sime,
Je më e shtrenjta në zemrën time…
Një ditë në shkollë nuk shkove,
Po për dy germa në kokën time,
Jetën e dhurove!!!
O All-llah i gjithësisë,
Ma ruaj nënën nga çdo ligësi,
Të lutem Zot , ja Rabi,
Më njofto me babën n`burimet e Kevtherit….
Amin!!!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP