Ndoshta…

>> Thursday, April 10, 2008


Shkruan: Hamdi NUHIJU

10 prill 2008(........)


Ndoshta dukem i molisur,
Edhe pse huazoj dashurinë,
Ndoshta vdes , lindë , ringjallem,
Në kraharorin tënd..

Ahhhh…… sa buçit lumi i shpirtit tim,
E lyer me ngjyrën e turpit,
E stolisur me dashurinë,
Mbretëresha ime…..

Ndoshta në ëndërrime jeta më përgjon,
Nën cicërrimat e vellos tënde,
Në mesnatë ndëgjoj zërin e hafizit,
Dhe urdhërin e Krijuesit të dashurisë…

Zemra rrahë dhe ngjizet,
Shëruesi i zemrave All-llahu im,
Dashuri e lyer me gjakun e imanit,
Do jetojë deri në Përhershmëri…

Ndoshta fjalëve të ëmbëlsuara,
Do i këndoj….
Melodia e shpirtit tim,
Të përkëdhelë përgjithmonë….

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP