Jam një vajzë e zakonshme!

>> Wednesday, April 09, 2008


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI


Jam një vajzë e zakonshme, shumë e zakonshme!

Allahu e di se ç’është më e mirë për mua.

E pse pra duhet të ankohem?!

Un gjithmonë e dua dritën e Diellit

Por Ai edi se patjetër do ketë edhe shi!

Un gjithmonë i dua të qeshurat

Kënaqësinë dhe gëzimin!

Por zemra ime do ta humb atë ëmbëlsi

Nëse kurrë nuk derdhi lot!

Allahu shpesh më sprovon
Me vuajtje dhe me pikëllim!

Ai nuk më sprovon për ndëshkim,

Por për të gjetur një të nesërme më të mirë.

Pemëve që rriten u duhen përforcime.
Nëse i përballoj stuhitë,

Dhe mprehtësinë e daltës,

Fitoj hijeshi dhe formë të mermertë.

Allahu më sprovon shpesh!

Dhe për çdo dhimbje që më çon Ai

Më ka pajisur me Durim,

I cili shpërblehet me një çmim të lartë!

Pra saherë që s’ndjehem mirë,

Dhe saherë që të ndjej se gjithçka shkon keq!

Është vetëm rruga e Allahut,
Që më forcon shpirtin...

Elhamdulilah...

Të falemnderit Allah ...

Kjo jetë më kujton tokën e gjallë...

Kur jam në të vetë zhytem...

Dhe askush s;mbahet dot...

Dhe ska askush që të më nxjerrë jashtë...

Dhe askush s’më dëgjon britmën...

Kështu përfundoj në vetshkatërrim...

kujtime të errëta nga ajo kohë me Diell...

Sepse thanë se s’do ja dilja dot...

Më kujtohet si dje...

Po i përmbahem që asaj që më dha Allahu...

S’kam nevojë për lukse sepse gjithçka vjen e shkon...

Bile edhe këtë jetë hua e kam...

Sepse të nesërmen s’e kam të sigurtë...

Kështu pra do të jetoj sikur ta kem çdo ditë të fundit në jetë...

Një hap përpara e s’kthej dot më pas...

Përgatitje më e mirë për ta ndryshuar të kaluarën...

E meqë un falem...

Patjetër të ketë rrugë më të mirë për mua...

Un dëshiroj...

Patjetër të ketë një ditë më të mirë për mua...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP