KUJT T'I GËZOHEM

>> Friday, April 18, 2008


Xheladin HAMZA


Më thanë:
Në momentin kur linde
Linde me vaj të madh...

Qetësia...
Shërbëtore e natës
Mi këndon këngët e heshtjes
E shpirti shëtit këngëve të pakënduara...

Qetësia...
Zëshëm jehon në shpirtin tim
Portën e jetës e mbylla me buzë
E flaka e turpit lëpin natën e heshtur

Në varrin e mbyllur
Në errësirën e errësirës
Shëndërrit kandili i Allahut

E unë
Kujt ti gëzohem më shumë
Ditëlindjes apo ditëvdekjes?

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP