Kur`ani mrekulli

>> Friday, August 24, 2007


Hamdi NUHIJU

E ngulur thellë nën tokë,
Me degët e saj të zgjatura në qiej ,
Përjetësisht rrjedhë në trupin e njeriut,
Si furtunë e gurgullinjës...

Fjalët e Zotit të ngulitura në zemër,
Hendek i dizajnuar në gjithësi,
Etje , shton etjen , po , e sakt për t`u thënë,
Kur`ani është mrekulli...

Shtohen veprat e mira,
Pakësohen të këqijat,
Ndalem në fluksën e qiellit,
I lartësuar është ky harf i Kur`anit...

Hafizat me zërin e tyre,
Japin melodi globit në tërësi,
Muezinët me ezanin e tyre,
Thërrasin në përmallim me Krijuesin tim...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

VOGELUSHET SHKRUAJNE

>> Tuesday, August 21, 2007



All-llahu



Valbon Rushiti

Adhuron ndonjë Krijues vec Zotit o njeri?
Ai është një s`ka dyshim,
I pafillim e i pambarim…
Atë duhet ta adhurojmë,
Ditë e natë ta falëminderojmë,
Për Atë cdo gjë është e lehtë,
Ai është i Lartë pa të metë...
Ai dërgoi Muhammedin,
Si qortues për ummetin,
I`a shpalli Kur`anin Muhammedit,
Udhërrëfyes për të gjithë njerëzit…

Ta lexojmë e ta mësojmë,
Të vërtetën ta besojmë..
Sipas tij të veprojmë,
Që xhennetin ta fitojmë,
Për të mirët janë shpërblimet,
Për të këqinjtë janë ndëshkimet…

Zotin tonë ta adhurojmë,
Ta besojmë , ta falëminderojmë…

Te Ai ndihmë kërkojmë,
Prej xhehenemit të na shpëtojë…

Ai është një tjetër s`ka ,
La-ilahe il lall-llah…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NA NDIHMO I MADHI ZOT

>> Wednesday, August 15, 2007




NA NDIHMO I MADHI ZOT

Me buzë të plasaritura
Me zemër të plasur
Me shpirtin e djegur
Me duar të zgjatura kah Ti
Prej të keqes e cila na kaploi
Në tokat tona
Na shpëto o i Madhi Zot

Lutjet të cilat i bëjmë
Në orët e vona të mesnatës
Në nafile bijë në sexhde
Për shpirtrat e atyre
Që dhanë jetën
Që derdhën gjakun
Për këtë tokë të djegur
Na i dëgjo o i Madhi Zot

Mjerimi zemrat na i ka pushtuar
E mira me të keqen është ndërruar
Parajsa në ferr e shndërruar
Nuri të cilin na e dha
Nga shpirtzi është fikur
Na ndihmo o i Madhi Zot


Xheladin Hamza


(poezi e shkeputur nga libri i tij "PSE TRENDAFILAT ÇELIN")


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Po troket muaji Ramazan

>> Tuesday, August 14, 2007



Hamdi NUHIJU

Hapuni dyert e kevtherit,
Moj zemër e bekueme prore,
Afro në muret e blerta të imanit,
Miliarda bukuri nën një fshehtësi…
Muaji i agjërimit,
I sofrave të bukura,
Muaji i bekimit,
I sexhdeve të shtuara…
Po troket muaji i Ramazanit,
Në dyert e thukta të imanit,
Kam frikë , nuk ftova asnjë në Islam,
Thotë me veten i tmerruri insan…
Fjalët e liga më nuk kanë vend,
Djajt si të humbur kërkojn strehë,
Po vjen cliruesi i shpirtit tim,
Ai që më ofron te All-llahu,
Në xhennetet e Tij…
Kam frikë o Zot ,
Ciltërsinë ma zbukuro,
Nuk dua të mbetem plagjiat e monstrum,
Se muaji i Ramazanit përtacisë i jep fund...
Po afrohen engjujt me duat e tyre,
Qiejt u hapën e mendja më rri tek Ti,
Të dua o Zot , nuk jetoj pa Ty,
Më mundëso xhennetin,
Nga dyert e agjëruesit...
Po troket muaji Ramazan,
E Irakun , Afganistatin e Cecenin ,
Palestinën , Somalinë e Pakistatin,
Po i gjenë në kthetrat e shkaut më të madhit armik...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...



Hamdi NUHIJU

Sytë e tu lotojnë pandalë,
Për ledhatin e erërave të Orientit,
Përgaditen për sulm në Qaben e All-llahut,
Ka ardhur fundi i imperisë së shkaut…
Fytyra e jote e mrrolur soditi,
Më thirri , më trazoi , më veniti,
Eja shpirt i leckosur,
Minaret të thërrasin , janë plakur ,
Nuk mundem o Zot , më ndihmo të jetoj...
Arshi i All-llahut mburojë e insanit,
Imani i besimtarit të thërret,
Nga qindëvjecaret , në qindëvjecarin,
Reformatorët e shekullit XXI…
Më ka marrë malli o Zot,
Për vakëfet , për ezanin ,
Për pashallarët e agallarët,
Për bejlerët e sadriazmat…
Sa mirë jetonim në prehërin e Khalifatit,
Shqiptar , serb , bullgar e grek,
Udhëheqës ishim , jo robër , qyqar,
Besonim All-llahun hic pa ndal..
Eja të lutem o Sulltan Fatih,
Cliro Europën nga ky mllef i zi,
Të presin minaret në Londër e Parisë,
Të presin besimtarët në Kopenhagë e Vjenë,
Ballkani me inat të prêt,
Pse e lë të shkret në duart e shkaut vet,
Eja na bashko se Qaben po na sulmojnë,
E kufiri i Qabes gjendet në Ballkan...




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Periudha e bekuar



Almedina DAUTI, Gjilan


Në këtë natë të qetë ndalem e shoh yjet
flas me zemër të plotë e shkruaj shkrim të vyer
Kam filluar të shkruaj
e lapsi më është shpenzuar
goja më është lodhur
e zemra më është shqetsuar
Ndjej nostalgji për kohën
që shpejt më kaloi
la kujtime të arta
që kurr s'do t'i harroj
Ndjej nostalgji për ditet
që me kënaqësi i jetova
ku lash dunjan mbrapa
e Ahiretin e kujtova
Ndjej nostalgji për motrat
që kurr s'do t'i harroj
sa të jetoj në këtë dunja
me dua' do t'i kujtoj
Tani që ato dit i jetova
një mësim shum të mir e nxorra
sprovat që më vijnë tani
me forcën e durimit do t'i kaloja
Dola nga mjegulla
e u nisa drejt dritës
nuk do të lodhem fare
nga shirat e rrembyeshëm


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MËKATI IM

>> Friday, August 03, 2007



Vrapoj, vrapoj,
S’mund të ik askund,
Nga ti…
Se këmbët ti dhash unë…!

Hap syt, mbyll syt,
Lamtumirë spo më thua ,
Kurr…
Së ti, je vepra ime…!

Më troket, më troket,
Në mëngjes e mbrëmje,
Po tani…?
Ah, prap qenke ti mëkati im…!

Më rendon, më rendon,
Lehtësim kërkon shpirti,
Çdo kund…
Por, s’po gjenë askund…!

Mi dhe, mi dhe,
Syrit tim veq lotin,
Loton…
Pse, dikur ishe lakmija e tij!


E plase, e plase,
Edhe zemrën time,
Vuan…
Pse, dikur të deshti aq shumë…!

Gjithmonë, gjithmonë,
Në ëndërr, në zgjim,
Je ti…
E do jesh para meje, edhe nje amshim…!

Time Shabanaj


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...
There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP