Dëshmitar i kohës

>> Wednesday, June 30, 2010

Besnik JAHA

Jam një dëshmitar i kohës pështirë
Dishmitar i kohës me vetë dëshirë
Do të flas pa masë, gjersa t’më dëgjojnë
Do të thërras injorantët dijen ta kuptojnë


Si dëshmitar i kohës pasi që jam
Argumente mjaft dhe të fuqishëm i kam
E po që se do dikush të kuptojë
Vetëm le të pres edhe të degjojë

Do të ju rrëfejë pikë e për pe
Si për politikë ashtu dhe për fe
Ç’po quhet sot vlerë do të ju tregoj
Ngase më kështu aspak s’mund t’duroj

Po ia fillojmë që me ministritë
Që s’janë aspak keq për nga pasuritë
Janë pavarësuar, e s’po punojnë aspak
Edhe atë meditje që marrin e kanë pa hak

Rrinë me katllëk e ecin me lumuzina
Secili nga ta ka plot magazina
Të mbushura plot me mallra ilegale
Kjo vepër për shtetin vërtet është fatale

Pastaj presidenca rri sikur vetë mbreti
Oh s’e di i mjeri se ç’gjë e gjeti
Ka mbetur aty e vetëm po nënshkruan
Fletënënshkrimet për të të tjerët i lexuan

Veç se mban fjalime edhe prononcime
S’ka idenë se ç’flet veç kot jep gjykime
Për punët e kryera e herët të mbaruara
Madje madje ndoshta edhe të harruara

Për çka të flas tash, nuk kam ide
Unë s’jam nga ata që fitoj trofe
Të flas për arsim, mjeksi a biznes
Secila nga këto më bën te kem stress

Sa për arsim, fare mos të flasim
Gjithë këto reforma, shpirtin po ma plasin
Se si në vendin tonë sot po mësohet
Vaj medet vaj, kështu vallë përparohet?

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP