Shoku i mirë
>> Wednesday, June 02, 2010
Hamid FETAHU
Isha i vetëm, por nuk mbeta;
U shoqërova me shumë njerëz.
Nga të gjithë,
Asnjë mik nuk gjeta!
Mu desh pak kohë
Të kuptoj se kjo është e vërteta;
Por, iku koha e unë i vetëm mbeta.
Më pyesin: “Si jeton pa shoqëri?”.
U them: “Jam i verbër.
Pse s’më pyet a do sy?”
Të kërkosh shok të vërtetë
Ndalu e mendohu çfarë je vet.
Pastaj, ngre duart lart,
Kërko shok i cili ty të takon
Shoku i mirë lehtë-lehtë fitohet
Por vështirë mbahet.
Po deshe ta dish se çfarë shoku ke
Këtë gjë ta thotë puna e vetë.
Gjatë gjithë kohës që jeni shokë
Vallë, këshilluat njëri tjetrin:
Ç’është e drejtë,
Ç’është gabim?;
Apo thatë:
“Kjo është për stilin tim.”
Shoku nuk është i mirë kur ndihmë të ofron
Vetëm e vetëm atëherë kur i kërkon;
Por, të qorton atëherë kur nuk punon.
0 Komentet:
Post a Comment