Ta kam hapur zemrën

>> Monday, August 16, 2010


Të pres
Si ujin në shkretëtirën e thatë
Si fjalën në heshtjen që zgjatë


Si diellin në dimrin që ngrinë
Si melhemin në lëngimin e mjerë
Të pres ty, eja më përqafo!
Të dua
Si tokën që pash për herë të parë
Si shiun që më njomë flokun e tharë
Si erën që më sjell freski
Të pres, të dua sot ty
Ushqehem
Me urinë që më dhemb e se ndjej
Me etjen që e shuaj pa uj
Me kundërmimin që ja kalon parfumit
Me ezanin që thërret në shpëtim
Ushqehem nga ty me besim.

Argjend Xhelil

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP