Me ne fund erdhë mengjezi!

>> Monday, March 31, 2008




Shkruan: Hamdi NUHIJU


Dallgeve te jetes si i marre lundrova,

Pas enderres te pakaperdieme,

Nen fluskat e debores se Malit Sharr,

Nga hija e shamise se vashes...


Erdhë mengjezi edhe per m`u,

Vuajtjeve shekullore erresira i zgjebosi,

Kendshmeria e fjales se bukur,



Dhe fjala e embel TE DUA.....

Ah fjale Hyjnore qe deperton neper damar te trupit,

Fjale qe buron nga lumenjte e xhennetit,


Zemra ime u gezua,

Me ne fund erdhë mengjezi edhe per m`u...



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dialog poezie

>> Saturday, March 29, 2008


Minushe D. vs. Hamdi.N.


sikur endrra te me ishte deshmitare

dhe une te isha simbioz ndjenjash

se te pash ty o me i dashuri i Allahut -- Muhammed

te pafundme ne erresire...

ne valet e ndjenjave te mija

dhe ne bukurine e thellesise sate

te qava dhe te perqafova si njeriun

me te dashur ndonjehere

ne token e bekuar

o ti i bekuari i njerezise

Pishtar Ndricues neper botera

o zoteruesi i Keutherit

tek i cili do na takosh

na prano me miresi

mos na kthe shpinen ty

te kemi shpresen e perjetshme

qe tek Krijuesi i Madherishem te ndermjetesosh

POR HAPERIMI JONE DREJTE MIRESISE SATE

PO CUNGON FJALET E MEKURA TE ASKUNDISE...

dashuri pa synim me duket se i thone kohes sone!

dashuri pa enderr percjellese, gjeneratave ju thone...

OOO I BEKUAR eshte emri yt

Me kot te pabeset thurrin trillime per tet virtyt

ata jane si thnegla e padukshme ne horizont

qe te krahasohen me karakterin tend.

Allahu qe moti pastroi emrin tend

nga pluhurat e mendjes se zymte.

sa te paskrupullt!,

sa xheloze qe nuk te paten,sa smire

vjellin nga mendjet e tyre te shemtuara!?

dhe te thone LAVDI!?

sa te pafytyr mbi toke rrokullisen te shendritshmin emrin tend

SE SHEMBULL NJERI

SI NUR NE GJITHESI BEKOHET

KJO ZEMER E PERVELUAR PER TY ...

e syri loton zemra ngasheron

mendja fluturon e kujton

ererat e sahares

qe pershkojne imazhin tend

ATE IMAZH TE KOBSHEM NE HISTORI...

I LAVDERUAR PERJETE

qe bartet si pelegrin fletesh ne nje marionet shkronjash

MUHAMMEDI A.S.

Identiteti mbar njerzor

Koka e njerzimit

Percues i dashurise Hyjnore

dhe cajse nuk te kam parecaj se ndoshta nuk do te shoh

nga mekatet qe me kapluan

nga sfidat qe me perveluan

nga jeta qe me perbiu

dhe te mirat i kaperdiu

e lotet e mi si ujevare rrjedhin

ne faqet e renduara prore

ate dite kur do harrohem

nga dashuria per nenen...

do perkujtohem nga ty

Ndremjetesi yne

o i dashuri i gjithesise...

se ti qave para meje per mua

e tash me kujton ne kete dite te dhembshme.

Ty te kerkoja

kjo zemer e perveluar

ne turmen e humbur njerzore

ndihme....ndihme....o i bekuar???

si e marre therras e bertas...

por a do te pergjigjesh?

hallin si e kam?

ah sunnetet qe i lash fjalet si shuplaka me kthehen mbas

gjithcka perfundoi

tani vetem mbeta

ne meshire ....

te te dashurit

me te dashurit

O me merrme

per dore dhe lut Allahun per mua

Amin...Amin...AMIN

nje salavat per ty dergoj

se me shume

nuk mund te bej

zemra lengon e mediton

kjo pak kohe qe me ka mbet

per ummet tend do te punoj


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PËRKUJTIMI

>> Wednesday, March 26, 2008


IMAM EBU ABDULLAH

MUHAMMED

IBN IDRIS EL-SHAFI’I

(767-820)


(Shënim:Kur arriti në moshën

dyzetë vjeçare,

Imam Shafi’u ecte me shkop.

Kur e pyesnin, përse?

Ai thoshte:Vetvetes

Dëshiroj

T’ia përkujtoj

Sa më parë,

Se unë jam

Veçse

Një udhëtar…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DITURIA APO PASURIA

>> Tuesday, March 25, 2008


HAZRETI IBN ABASI (r.a.)


Dituria
Është më e mirë
Se pasuria,
Sepse dituria
Është trashëgimi
E të Dërguarve
Të Perëndisë,
Kurse pasuria është
Trashëgimi e Faraonit,
Armikut të njerëzisë…

Diturinë
I Madhi Zot
Ia dhuron
Atij që e do,
Kurse pasurinë
Ia ofron
Edhe kujt
S’e meriton!

Kur të vdesë i pasuri
Askush s’e përmend,
Nëse pasurinë
S’e ka shpenzuar me vend.
Kurse i dituri
Kur të ndërrojë jetë,
Atëherë emri i tij
Përmendet me dashuri
Deri në përjetësi…!

Mbas vdekjes i pasuri
Do të japë llogari
Për pasurinë e tij,
Si e ka fituar,
Qysh e ka shpenzuar!
Kurse dijetari
Për çdo shkronjë
Që e ka shkruar,
Për çdo fjalë
Që të tjerëve
Ua ka mësuar,
Do të shpërblehet
Me Xhennet
Në jetën e Amshuar…!

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vullneti


Semra HALILI


Na jep vullnet o ZOT!

...se kemi nevoj për të

Vetëm prej teje ndihmë kërkojmë.

Optimizmin mos na hjekë!


Ka nevoj ummeti për vullnet

Sepse pa të nuk vazhdohet

Për të punu sa më tepër

Pa KURAN nuk mundet...


Origjinali duhet të mbet

sepse me kopje jeta vdes

ummeti kerkon njerez te tillë

që e mbajnë= fjalën

e punojnë për Islam dhe shoqëri


Me i gjet këto njerëz

Me bashkpunu pa dallim race,kombi,medh-hebi

perëndimi nuk na shkelë.

Për përmirësim të shoqërisë

Që harrohet në kohë

Ejani o njerëz!

Që mendoni se jeni gati...

për shpërblim te ZOTI....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fjalët që oscilojnë

>> Monday, March 24, 2008


Hamdi NUHIJU

Etjen shueja nga burimet e dashurisë,
Dhe thërrisja në ndihmë agnostik,
I humbur por i vërtet,
I marrë pas huazimeve të Askundisë…

Nuk ndëgjohesh,
Zemra të ndjen në prani,
Fjalët që frikësojnë qiejt,
Dhe laraskat e tua prej jorgani…

Gjuha e holluar e Orientit,
Në zhurmën e mendjemadhësisë,
Renditja e pakuptimtë,
Në nozullën e falëminderuesve…

Të pash por ti nuk më vështroje,
Padituria nuk ka brirë,
Ky shpirt i zhveshur nga pafajësia,
Mbyll me dry idealin tënd…

Gjithëçka ndryshon,
Edhe ndryshimi është në rrezik,
Të thërras në shpëtim,
Në Trinitet më marrëzon…

Dashuria ngjallë zemrat e vdekura,
Por jo të larguarat nga ky din,
Ata janë të vdekur edhe pse frymojnë,
Shehidët janë të gjallë edhe pse pushojnë…

Fjalët që ngjallin fuqi,
Shpërndahen si NUR në gjithësi,
Të lidhim nyje të dashurisë,
Për hir të Krijuesit të gjithësisë…

Shpirtërat që hedhin valle,
Kanë vizitë në Amshim,
Në burimet e Kevtherit,
Takohen me të dashurin e njerëzisë..

Sytë e tradhëtisë,
U hudhën në pelegrinazhin e dashurisë,
Të më zhdukin nga faqja e dheut,
Këto gjakatarë të pashpirtë…

Fuqia e makthit armë inskenon,
Fjalët që oscilojnë mençurinë,
Me besim në All-llahun,
Do vdesim , do vdesim me kënaqësi..




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vula e fundit

>> Friday, March 21, 2008



Fahredin SHEHU


kush mund ta thotë atë mrekulli me fjalë të botës kalimtare?

kush mund ta këndoj atë lavdi me notat eternale të parajsës?

kush mund ta pikturoj atë bukuri vizëlluese mbi të gjitha manifestimet?

kush mund t'a krahasoj atë sghkëlqim mes të gjitha krijesave?


dhe retë që bëjnë hijen e freskët

dhe prifti që e puthi atë vulë

dhe devet të udhëzuara nga tregëtia jote

dhe hëna e ndarë me kyvetin e TIJ


ka miliarda zemra që ndërtuan foletë

ka miliarda shpirtëra që gjejnë qetësinë e tyre

me veprat e tua që ushqejnë besimin tonë

me emrin tënd që shëron lakminë tonë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

EJA PËRSËRI!!!


Semra HALILI


Nëse ngjyra e arit është më e bukur

Më e shtrejta,më e mrekullueshmja

Ti je i poseduar me më të bukur se ajo

Ngjyra e ihsanit,përkundër arit

Ngjyra (FEJA) e All-llahut(xhel-le shanuhu)

Si që thotë AI :,,E KUSH NGJYROS (me fe) MË MIR SE ALL-LLAHU’’

Nëse bora bie e bardhë,

Dhe dikujt i pлrshkruhet se ka ashtu moral,

Ti e ke në posedim superlativin e të bardhës,,KURANIN’’

Nëse qielli s’ka përfundim

Arritje tek ti a ka?

Duhet të ketë!

Ti linde sot,e sheh tash se të përkujtojmë ne

Ti që na shpëtove

Dëshirojmë të të shohim gjallë në prezencën tonë

Duke të të përkujtuar ti.

A dëshiron ta dinë përse?

Shumë thjeshtë’’ TË DUAM’’

Por kjo thjeshtësi ka përmbajtje të thellë

Në zemrat që dita ditës ju shtohet

DASHURIJA PËR TY

Pra,ummetit tend

Nuk ështe cudi kjo,se ummeti yt u edukua me sjelljet tua.

Po me sjelljet tua që je prezentë!

Po prezentë në zemrat e ummetit tënd

Në zemrat e kulluara me brengë për ty.

Dhe me fjalën e fundit të thjeshtë

Për ne, por me vlerë të shumtë TË DUAM......

mos na haro në mahsher......

MIRË SE LINDE.....

MIRË SE VJEN......

MIRË SE ERDHE DHE EJA PËRSËRI............

EJA PËRSËRI !!!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SHPIRTI MERR RRUGËN

>> Thursday, March 20, 2008


Xheladin HAMZA



Allahu Nur semavatin

Çdo ditë e çdo natë

Me dashuri e mbulon

E Ezani i jacisë

Shpirtin ma qetëson...

Kur qielli me yje mbulohet

Natën në nafile me namaz lidhem

Shpirti lirshëm merr rrugën

Në shtegtim drejt të Madhërishmit...

Rrugëtimi më është

Aq i këndshëm

Aq i bukur

Aq i ndjeshëm

Aq i lumtur

Aq i mbuluar me parfum

Sa që me tespihe e TEKBIR

Ezani i sabahut më takon!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MËSHIRA E NJERËZIMIT


(Muhammedit a.s. në përvjetorin e lindjes)


Lavdia të qoftë përherë o i Madhi Zot

Për krijesën më të përsosur në gjithësi,

Për Muhammedin (a.s.) që lindi sot

Shembulli më i shkëlqyer për njerëzi.

Lavdia të qoftë gjithmon o i Madhi Zot

Për këtë ditë- lindje vërtet të bekuar,

Nga mallëngjimi kemi gaz edhe lot

Në këtë ditë të bardhë, vërtet të madhëruar.

Ai na mësoi Fenë Islame e Kur’anin

Që janë Drita dhe Fjala e Jote,

Na urdhëroi të duam Atdheun-Vatanin

Djepin e qëndisur të kësaj bote.

Ai ia mbylli të gjitha dyert errësisë

E varrosi çdo besim të rremë, të kotë,

Pishtar i pashuar i mbarë njerëzisë

Me besimin e pastër, të vërtetë, në një Zot.

Ai mposhti urrejtjën-ndezi dashurinë

Urdhëroi vetëm mbarë për të vepruar,

Kudo që t’a gjejmë t’a marrim diturinë

Se vetëm ajo ka për t’na lartësuar.

Të lutem bekoi o i Madhi Zot

Muhammedin dhe Familjen e Tij,

Shokët, shehidët, për jetë e mot

Dhe të gjithë besimtarët e rinj.

Për ty o Muhammed i Lavdëruar

Salavate e selame të dërgojmë gjithë jetën,

Se rrugën e shpëtimit na ke ndriçuar

Me besnikëri na përcjelle të Vërtetën.



Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Një xhami në Camëri

>> Tuesday, March 18, 2008


Shkruan: Hamdi NUHIJU


Tagutët dhe monstruozët fringëllojne,

Ezanet e lodhura nga persekutimi,

Shamitë e rëna nën këmbët e pabesisë,

Identiteti i humbur i nëpërkëmbur i cam jetimit…


Një xhami në Camëri,

Krenare mbron shqiptarinë,

Dëshmon rrugën e Përjetësisë,

Kërkojmë kthimin e Lavdisë…


Lavdi moj Shqipëri , lavdi o Turqi,

pse të gjithë jemi OSMANLINJË,

edhe se frikohet ndonje shqiptar axhami,

qe te shpreh identitetin e tij…


Kokën mbaje lartë o shqiptar,

Se je nip i Sulltan Muratit

koken larte mbaje o cam

qe greku i ndyre te morri Filatin


Mos ki frike nga antishqiptaret,

qe sulmojne Turqerine

Keta antishqiptare sot i ke ne Irak ku vrasin femije,

kete derdimene qe amerikane po i thonë vetes,
dhe lehin kundër Osmanlise
jane ca ujqer dhe zgjebanjoke qe i vune flaken Camerise


O shqiptar o i helmuar

Mos e sha Osmanlline

Pse Osmanllia me Sulltan Muratin

Për ty luftoi ne Gazimestan Serbine

Serbine, Greqine, e mposhti shpata e Padishahut

ishte shpata e osmanllise ajo qe i ngriti famen shqiptar gjynahut


Qëkur hiku Osmanllia

Ty të mbyti kaurri ne gjak o shqiptar

a nuk e sheh qe Serbi, Bullgari dhe Greku te jane hyre në hak

Shqiperinë e mori kaurri o shqiptar dhe i vu zjarrë…

A nuk sheh ore i mjere

sec beri Delijorgji me zagare

ne Gerdec, ne Himare

ne Sul e ne Otranto

po te vret kaurri o bir

pse sot ke harruan sulltan Muratne


Agjentët e dushmanit

qe ty ta shajnë osmanine

duan qe te te lene te ve

ashtu si femite jetima


Rrofte e qoftë osmanllia

Apo sot kjo Turqia

E cila ty shqiptar të ngriti

Dhe të bëri të degjuarin e njerëzisë


O shqiptar o i gënjyer

A s`më thua pak sot qysh je?

Në semaforin e kaurristanit

Shet nderin për të ngrënë dhe

A s`të kujtohet dita e turkut

Kur ishe i parë mbi dhe

Hë pra, përdore pak trurin dhe shiko sesi qysh je sot dhe dje…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

VETEM AI!


Semra HALILI


Kur mbetesh vet

s'ke perkrahje nga askush

s'ke ku te mbeshtetesh

të lënë të gjithë...


askush s'ti kthen letrat e shkruara

askush nuk interesohet per ty

a ti,ke dhimbje të pandalshme ...

ndoshta për ta që s'interesohen

ndoshta për ta të rrjedhin lotët

e të ka hy në zemër një thikë

që ta pre zemrën e ta thyen

nuk e le të qetë...


A ja vlenë?

Për kë?

A për ta që s'e kanë gajlen për ty?

TY,që s'ke mundësi jetese pa to

Për to që të harrojnë vazhdimisht

Që të lënë në kohë se c'ka të bëhet le të bëhet...

Sikur me të konsideru të vdekur....


Po mendo kur do të jeshë i vdekur,

Të gjithë ,do të të harrojnë

Nuk do ta dijë më askush

Se ke ekzistu ndonjëherë

Bile edhe guri i varrit do të të harrojë

VETËM AI!

Që me 1 pik loti për TË me derdh...

të largon nga zjarri


A s'ke më lotë?

A të janë tharë?

Nga qarje të kota?

AI do të të kujtojë në varrë!

AI do të të japë dritë në të!

VETËM AI!

VETËM AI!!!!!!!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SHPRESOJ...

>> Monday, March 17, 2008


Hamdi NUHIJU


ne heshtjen tënde qe flet pa ndal,

ne bukurine tënde qe me zgjon ne mesnat

,e bukur si flori,

me gjerdane buzesh,

te afrohem ne rrethin e mekatit,

por gjithmonë duke kujtuar,

ditën e LLOGARISE...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUSH LINDI SOT?

>> Sunday, March 16, 2008


Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë


L I N D I

Mëshira e Gjithësisë-

Mëshira e Njerëzisë.

Në çastet më të errëta të historisë, në

Hixhaz, në qytetin Meke t'Arabisë,

lindi Mëshira eGjithësisë - Mëshira e Njerëzisë.

Kush lindi sot?

Lindi sot krijesa më e dashur e t'Madhit Zot.

Lindi më i madhëruari, më i merituari, lindi më i lavdëruari.

Kush lindi sot?

Lindi ai që e stolisi jetën tokësore me

Frymën Hyjnore.

Lindi udhërrëfyesi më i madh jetës njerëzore.

Kush lindi sot?

Lindi i dërguari më i fundit, por që ishte i pari.

Lindi më bujari,

më i përkryeri,

më i vyeri.

Kush lindi sot?

Lindi më i besuari, më i çmuari, më i dalluari.

Ai nuk ishte hyjni, ai ishte njeri.

Ai ishte njeri, sikurse unë e ti.

Ai ishte sikurse ne, por i veçant nga të gjithë njerëzit mbi këtë dhe.

"Ai ishte njeri ndër njerëz porsi xhevahiri midis gurëve."

Po, sikur thuhet në një Fjalë Hyjnore,

Hadith Kudsi, që ndritë më shumë se Dielli,

po të mos ishte ai, nuk do të ishte krijuar as Ademi

dhe as Toka e Qielli.

Poeti, Busajriu, shprehet kështu:

"Njerëzit e përgjumur,

Që jetojnë në ëndërra e qetësi,

Si mund ta kuptojnë të Vërtetën e Tij…?"


SHPALLJA HYJNORE

Kush lindi sot?

Lindi sot ai që i Madhi Zot, që është

Krijues, Furnizues, Shpëtues, Burim i Mirësisë, i

Bukurisë, i Madhështisë e zgjodhi shembull të

shkëlqyeshmërisë, të përsoshmërisë, vulë e

pejgamberisë.

Kush lindi sot?

Sot lindi ai, që në moshën 40-të vjeçare, në

shpellën Hira në "Malin e Dritës" (Xhebel un-Nur),

filloi t'i zbulohet, për krijesat njerëzore, Shpallja Hyjnore.

Kush lindi sot?

Sot lindi ai, që fjalët e para, që iu zbuluan,

kishin të bënin me diturinë -për ta udhëzuarnjerëzinë.

Kush lindi sot?

Sot lindi ai që tha:

"Kërkoni diturinë edhenëse është në Kinë"

Kush lindi sot?

Sot lindi ai që e përjetoi Natën e Miraxhit.

Miraxhin ruhani, por edhe Miraxhin xhismani –

Pra,ngritjen shpirtërore dhe ngritjen trupore.

Kjo është rruga që sjellë fitore…

Kush lindi sot?

Sot lindi ai që tërë jetën meditoi, veproi dhe luftoi.

Por, luftërat (përpjekjet) i quajti:

el-xhihad ul-esger dhe el- xhihad ul-ekber,

lufta e vogël me armikun,

për të Vërtetën,

kurse lufta e madhe me epshin, egon, me vetveten.

Kush lindi sot?

Sot lindi ai i cili tha se më e vlefshme është penda e dijetarit sesa gjaku i luftëtarit…

Sa të veçanta janë këto fjalë.

Këto fjalë, si edhe shumë fjalë të tjera,

kanë diçka nga ajo Dritë,

që ende nuk është zbehë dhe as që ka për t'u zbehë

por, që bota shumë pak po e njeh.

Sot, bota ka shumë nevojë që zemrën ta zgjerojë.

Ta zgjerojë zemrën në masën e kësaj zemre.

Vetëm në masën e kësaj zemre ne do të kemi jetë.

Vetëm kjo jetë është e vërtetë,

sepse është jetë e ndriçuar prej Dritës së Pashuar.

Jeta e ndriçuar prej Dritës së Pashuar është jetë e vërtetë,

është jetë pa mashtrime, pa zhgënjime…

Mjafton që të hedhim një shikim rreth vetes,rreth botës,

për të parë përnjëherë, kudo që jemi, sesa mashtrime, zhgënjime, dhunime, torturime, krime ka

kjo ekzistenca jonë në këtë botë të kotë, të mjerë dhe të pa vlerë…

Bota, shekull pas shekulli lëviz drejt ndryshimeve.

Po, megjithë ndryshimet që janë bërë, a ka përparuar njerëzimi?

A e njohim ne qëllimin e jetës, kuptimin e ekzistencës sonë,

rrugën e sëvërtetës?

Vlerësohet se në pesë mijë vjetët e fundit në botë kishte 14.500 luftëra dhe në këto luftëra të llojllojshme humbën jetën rreth tre miliardë e gjashtëqind milionë njerëz.

Në luftën e Parë Botërore (1914-1918) humbën jetën rreth dhjetë milionë njerëz. Në luftën e Dytë Botërore (1939-1945) pësuan rreth pesëdhjetë milionë njerëz…

Miliona të tjerë pësuan më vonë-deri në kohën tonë…

Përse e kujtojmë të kaluarën kaq të përgjakshme?

Sepse, siç thoshte Santayana, ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin.

E kaluara nuk është ardhmëri, ajo është histori.

Histori e cila po përsëritet, herë më shumë-herë më pak,gjithnjë, me gjak, pothuajse, në çdo brezni.

Në çdo brezni shkruhen histori me përmbajtje zi e më zi…!

E pyetën Shopenhauerin, ç'është përmbajtja e historisë?

Ai u përgjigj: "Shakatë evropiane".

"Shakatë evropiane" përmes karikaturave u përpoqën të fyejnë Mëshirën e Gjithësisë-Mëshirën e Njerëzisë.

Pse ndodhi kjo?

Sepse askush nuk mund të shoh përtej vetvetes.

Secili sheh te të tjerët, atë që është në vetvete…

Kush lindi sot?

Sot lindi ai që ishte i paralajmëruar në të gjitha Shpalljet Hyjnore,

ai që do t'i sjellë njerëzimit të Vërtetën Madhështore,

Paqën Botërore.

Kush lindi sot?

Sot lindi dëshmuesi, përgëzuesi, qortuesi,paralajmëruesi…

Sot lindi ai që ishte aq i vendosur, i pësosur, i përkryer,

ai që ishte si një pasqyrë,

i cili tha: "Unë jam si pasqyrë, pasqyroi jo atë që unë dua,por ashtu çfarë je ti, atë e sheh në mua"

çfarë je ti? çfarë jam unë? çfarë jemi ne?

Kjo ka shumë rëndësi, në veçanti, për ne, në këtë Atdhe!

Faik Bej Konica (1876 - 1942) thoshte:

"Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptar dotë ishte më tepër në numër, por jo shqiptar."

Kur e pyetën M. Xhelal ed- Din Rumiun (1207 -1273) kush je ti?

Ai tha: "Unë jam shërbëtor i të Madhërueshmit Kur'an,

Derisa shpirt kam,

Unë jam pluhur nën këmbët e Muhammedit alejhiselam…"

Në Kur'an e Madhëruar, për këtë lindje të bekuar, kështu është shkruar: "Vërtetë! All-llahu dhe engjëjt e Tij e bekojnë Pejgamberin. O besimtarë! Bekojeni dhe përshëndeteni me një përshëndetje të denjë!"

(Kur'an, 33:56)

Amin!

Amin!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lulet e Xhenetit


Ali SYLAJ


Dritat e syve të Profetit

Prijësit e rinisë së xhenetit

Hasani, Hyseini-simbol dashurie

Pre urrejtje u bënë në pritë pabesie

Qielli rënkoj nga pikëllimi

Rënkoi dhe toka e trishtuar

Në çmendinë njerzore rrënjët i ka krimi

E bukura kur vritet nga epsh i shëmtuar

Vetëm diamanti me diamant vritet

Lulja e shkretirës nga gjaku venitet

Ngjyra e zymrytit shkëlqeu si blerimi

Dhe gjyli i kuq me aromë amshimiS

htatëdhjetedy shehid trimërisht u flijuan

Dhe gjashtë nga të lartit-Një për të qëndruar

Prej Imam Sexhadit u bart amaneti

Uhudin përtërinë prijës nga xhahilieti

Jo ata nuk vdiqën, por lartë u graduan

Me grada shehidësh në xhenet kaluan

O Zot na i bë neve prijësa në ahiret

Na shto dashurinë për ta në këtë jetë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NA NDIHMO O ZOT

>> Saturday, March 15, 2008


IMAM HASAN EL-BASRI
(642-728)




Sa mirë do t’ishte
Sikur mos të kishim lindur.
Por, meqë kemi lindur
Sa mirë do t’ishte
Sikur mos të vdisnim.
Por, meqë do të vdesim,
Sa mirë do t’ishte
Sikur të mos ringjallemi.
Por, meqë do të ringjallemi,
Sa mirë do t’ishte
Sikur të mos kishim
Me u përgjigjë
Për veprat tona.
Por, meqë do të përgjigjemi,
Sa mirë do t’ishte
Sikur mos të dënoheshim.
Por, meqë do të dënohemi
Atëherë, t’i lutemi Zotit:
Na ndihmo o Zot,
Që dënimi jonë
Të mos jetë përgjithmonë…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jam një femër muslimane


Jam një femër muslimane. Lirisht më pyet se përse.
Kur eci, eci me dinjitet
E kur flas nuk gënjej
Jam një femër muslimane. Jo gjithçka timen do ta shohësh
Por atë që duhet ta vlerësosh. Jam e lire kur bëj zgjedhje
Nuk vuaj nga depresioni. S’jam mashtruar as abuzuar.
S’i kam zili gratë e tjera.Dhe natyrisht s’jam konfuze.
Jam madhore në Linguistikë. Pra, s’ke nevojë të flasësh ngadalë.
Kam biznesin tim të vogël. Çdo cent që fitoj është i imi.
Ngas Chevy-n tim në shkollë e në punë. Dhe jo, kjo s’është krim.
Kur kaloj shpesh mi ngulit sytë. S’e kupton mbulesën time.
Por paqë e forcë un kam gjetur. Sikur jam e barabartë me një mashkull.
Jam një femër muslimane. Pra të lutem, mos të vijë keq.
Se Zoti më ka udhëzuar. E më në fund jam e lirë!


Nga gjuha angleze: Dritan SKENDERI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Suza nga Afganistani

>> Friday, March 14, 2008






I dashuri vëlla

të shkruan motra yte

Nuk paraqitem nga Bosnja

E as nga Afganistani.

U ndje keq motra yte e vjetër

Ka shumë beteja

Guetnami , Kuba

Kryen nuk e kam në vend

Zemra më është shqetësuar

Sytë më janë tharrë nga lotët

Po kërkojnë të drejtën,

Cka All-llahu na e dha

E kam ëndërr që në jetë të luftoj

Të luftoj ashtu si unë dua

Në rrugën e Atij të cilin më së shumti e DUA

Në rrugën e All-llahut

Në rrugën e Krijuesit

për ummetin

për Islamin

për Firdeusin( Xhennetin)

për All-llahun Një
.
Xhihad , Xhihad,

E vetmja rrugë jetësore e imja...


Përktheu : Hamdi NUHIJU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PRANVERËS SË HERSHME


Xheladin HAMZA


Në kërkim

Të një dashurie

Shkruaj këto vargje

E ato le të përplasen

Mbi shpirtin e thyer

Si valë deti mbi shkëmbinjtë

Më të thepur...

Në çdo fjalë të vargut

Fshihet nga një ndjenjë

Që në mua zgjuan

Sytë e tu bojë qielli

Ku shpirti i raskapitur pushon...

Bëhem poet

I vjeshtës së vonë

Me inspirim të parfumit

Të një pranvere të hershme...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ndjenjat e Qiriut

>> Tuesday, March 11, 2008


Hamdi NUHIJU


Më lanë të digjem e shkrumohem,
I vetëm në rrugën e fildishtë,
Si satanë mu vërsule,
Prite nga unë dritë…

Porsi fjollë vajze,
Më kalit në shpirt,
Digjem , shkrihem,
Dhe prap shoh errësirë…

O All-llah më ndihmo,
Shpirtërat e fajshëm po më lëndojnë,
Na nxjerrë nga errësirat,
E të gjithë të shohim pak Nur…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Reptil i artë


Fahredin SHEHU


Jeta okultiste

Në tokën këtë të shpërlarë

Bojëgjaku

Aromë sulfuri

Nga lukthet vulkanike

Të të pangopurve

Tatuazh perendie pagane

Në epidermën e bicepsit

Ouroborus flet heshtshëm

Me gjuhë Ifriti

Në gojë njeriu paganit kompjuterik

Dhe rrëshqet si gjarpër i artë

Të përshtillet në trungun e cerebrës

Dhe festoj fitoren serike


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MIRËSIA - MBARËSIA


IMAM ABDULLAH EL-HADDAD

(1634-1720)


Kur

Në mbrendi

Ka mirësi,

Atëherë,

Në t’jashtmën

Gjithashtu,

Ka mbarësi.

E jashtmja

Gjithmonë

Të mbrendshmën

E pason…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

B U R I M I

>> Monday, March 10, 2008


Hafiz Shirazi

(1325-1388)


Aq shumë lot

Kam derdhur

Duke vajtuar,

Sa kushdo

Që do t'më

Kishte takuar

Do të habitej.

Nga habija

Do të pyeste:

Lum miku im,

Cili është

Ky burim?


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid Yvejsi, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZOTIN NUK E BRAKTISËN -KOSOVËS I FALËN NJË DIELL…

>> Friday, March 07, 2008


Mexhid YVEJSI



(Jasharajve të Prekazit, Drenicë)
Në përvjetorin e dhjetë

(Mars ,1998-2008)


Zotin e Madh

Udhën e Tij

Nuk e braktisën,

As kur të ftohtët

Pushtonte hapësirën,

As kur zjarri

Ishte fikur,

As kur sëmundja

Përhapej ngado,

As kur natës

Nuk i shihej fundi,

As kur këmbët, duart,

E ngrira s’lëviznin,

As kur shpata

Vringëllonte fuqishëm

Mbi qafën e kërrusur,

As kur Evropës së Bashkuar

Që me gjumë na kish bekuar,

Me krisma ja prishët gjumin,

As kur Kombet e Bashkuara

Mbetën pa gjumë,

As kur u bëtë

Hi e shkrumb,

Zotin nuk e braktisët

Për t’i falur

Kosovës një Diell…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ç'ËSHTË EDUKIMI?

>> Thursday, March 06, 2008


HAXHI MALIK EL-SHABAZ

(Ish-MALCOM X)

(1925-1965)


Edukim është

Pasporta e jonë

Për n’ardhmëri.

E nesërmja ju përket

Atyre që përgatiten

Me më shumë dashuri…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NJERIU

>> Wednesday, March 05, 2008


IMAM HASAN EL-BASRI
(642-728)


Sa i çuditshëm
Është njeriu!
Dy meleqë
E ruajnë
E përcjellin,
Kurrë nuk e lënë
Të vetmuar;
Gjuha e tij
Është penë,
Kurse
Pështyma ngjyrë.
Ai,
Megjithatë,
Flet,
Edhe atë
Që s’i përket!

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O All-llah i Gjithëpushtetshëm


Hamdi NUHIJU
Ty të takon falëminderimi dhe lavdërimi,
Në dorë Tënden gjenden shpirtërat dhe trupat,
Nën dirigjimin Tënd gjenden zemrat,
Na forco o Zot me iman…

O All-llah i Gjithëpushtetshëm,
Na hap zemrat dhe mendjet tona,
Ndihmo Vëllezërit Musliman,
Që sheriati yt të jetë pjesë e jetës sonë…

O All-llah më fal për dobësitë,
Jam errësuar nuk shoh dritë,
Kudsi rënkon nga dhimbjet,
E unë rehat vazhdoj përditshmërinë…

Më fal o Zot për pamundësinë,
Që të jam pjesë e karavanit në Palestinë,
All-llahu na çliroft mendjet nga injoranca,
All-llahu i forcoft rradhët e muslimanëve. Amin!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zëri i Bilallit

>> Tuesday, March 04, 2008


Ali SYLAJ


Bilall, pse Ezanin nuk thërret si më parë

Si atëher kur ishte babai në mesin tonë

E pyeti Fatimja fytyrë hënë duke qarë

Myezinin e Profetit që n`heshtje pa nda loton


Ah, rënkoj Bilalli zemër thyer nga pikllimi

Zëri m`është tharë prej ditës kur i dashuri u largua

U zhduk vrulli që thërriste me triumf kah shpëtimi

Në terrin e zi mbeta, për mua dielli u shua

Thirre dhe një herë për Fatimen fytyrëndritur


Për dashurinë e Profetit dhe respekt ndaj saj

Përjashtim ka Zehraja,tha me zërin e venitur

Mblodhi forcën e cfilitur që shprehë dhembje dhe vaj

Medina buçiti nga zëri i përvuajtur plot melankoli


Përsëri thërriste pas shumë netëve të gjata,

harruarPopulli i shtangur e habitur e dëgjoj me çudi

Bilalli, Bilalli thërret, Profeti nga varri qenka zgjuar

Dhe turma si e marrë vrapoj kah vinte zëri


Në kaos e shamatë u vërsul brenda në xhami

Sytë shkëlqenin,zemrat dridheshin,

ta shihnin Profetin te minberi

Xheneti ishte afruar, ata ndjenin aromen e tij.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUJDES ZEMRËN

>> Sunday, March 02, 2008


UVEJS EL-KARANI

( V. 657)


Kujdes zemrën

Mirëmbaje,

Nën mbikqyrje,

Askush

Mos t’a di

Ku ajo

Ka hyrje…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

JAM VETËM – ME ZOTIN


RABI’A EL-ADEVIJJA
(717-801)


O Zoti im,
Yjet në qiell
Po ndriçojnë,
Njerëzit në gjumë
Po ëndërrojnë.
Mbretërit,
Sundimtarët,
Kanë mbyllur dyert,
Janë ngujuar.
Të dashuruarit
Janë bashkuar.
Vetëm unë
Jam vetëm,
Por,
Nuk rri kot,
Të përkujtoj Ty,
Të përmendi,
O i Madhi Zot!

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...
There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP