Brezi im

>> Monday, March 30, 2009


Brezi im

Varrin e keni pallat

Më madhështorin

Këngën mos e ndalni

Brezi im

Rrugën e Siratit

Mos e harroni

Në çdo anë

Varjani emrat

Si shenja


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Oj Rini...!


Oj rini...!

Mos vazhdo kështu,

duke menduar për argëtim,

për shëtitje dhe aventura.


Mos, oj rini...!

Mos braktisni vendin tuaj!

për të bërë një jetë

më të mirë në vend të huaj.


Mos, ju lutem, mos!

Oj rini...!

Ktheju fesë islame!

Që të jep dritë në shpirt.


Ktheju namazit, që të jep shpëtim!

Ktheju familjes që të pret!

Kthejuni nënave,

që për ju qajnë çdo natë!


Mos vazhdoni kështu!

Ju lutem, mos!

pendohuni sinqerisht tek i madhi Zot!

Zoti është mëkat-falës,mëkatet na i falë.


Kthehu, oj rini...!

kthehu në rrugë të drejtë!

Do gjejmë shpëtim

si në këtë botë

edhe në ahiret.

Allahu na shpërbleft

të gjithëve me xhenet...


Arta ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Te gjunjët i ranë


Bënë, e çka s’bënë

Diellit t’ia ndalin rrugën

Shikimin ua merrte

Deshën, e çka s’deshën

Fjalës t’ia shterin forcën

Zemrat ua merrte

Deshën e bënë

Dritën t’ia shuajnë

Por te gjunjët i ranë


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MENDIME TË PASHKRUARA


Mendimet e mija
Që mbetën të pashkruara
Do të vdesin një ditë
..................s’bashku me mua

Shpirti do ti bartë
Si xhevahir të rrallë
Të pazbuluar kurrë
Qoftë në xhenet apo xhehenem?!

Trupin mbi supet e tyre
Do ta bartë xhemati
.......vetëm deri në varr...

Mishi do të kalbet aty
Kockat do të mbesin
Të flasin me gjuhën e tyre
Që dikur ka jetuar një njeri...

Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bota me plot lule


Ashtu si toka

Sillet rreth diellit

Njeriu në tokë

Rreth vetes sillet

Maleve kodrave

Luginave deteve

Kërkoi botën me ligje

Nuk gjeti pasuri

Më të madhe sesa Dëshminë

Bota me plot lule!


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZEMRA QANË E SYRI LOTON


I madhë je ti O All-llah
Veç teje ska tjetër Ilah

Nqabe gjithë jemi rradhitur
Dhe në shpirtë shumë të mërzitur

Ca treshtuar janë saf saf
E të tjerër bëjnë tavaf

Nga sytë e tonë po rrjedhin lotë
Lamtumirë moj Qabe sotë

Në ty All-llahun lartësuam
Resulullahun lavdëruam

Në këtë botë nuk ka jetë
Pa All-llahun e vërtetë

Lotët rrjedhin pa u ndalë
Nga Qabja e shejtë duhet dale

Ah moj nënë sa jam mërzitur
Ti shumë mirë e paske ditur

Qaben Zoti e ka bekuar
Ah sikur mos t’isha larguar

Zemra qanë shpirti loton
Ndarja në shpirtë na lëndon.

(shkruar – ditën e fundit të UMRE-s)
27. prill 2005
Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

A nuk ju shohin sytë


Vijnë pëllumbat

Me Dashurinë e Madhe

Bartur mbi vetulla

Hë, thoni se nuk u ha hije

Urë i bëhen mes kësaj dhe asaj

Për të kaluar brezat

Shpirtrat e këndellur n’respekt

Themel i bëhen gjaqet e kryet

A nuk ju shohin sytë


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Emri tjetër



Tërheq zvarrë kufomën time
Si Kain në një sfidë krenarie me shpezët
Trupin tim të blatuar
Për të ushqyer të vegjlit e mi

Ngjallem
Për të rindjerë dhimbjet e gjilpërta
Që vdekja m’i humb në tkurrjen e pluhurt të plazmës
Dhimbjet që më janë shenja jete

Ngjallem nga hiri im
Prej xhelozie të zogjve të mi
I dua të pagabueshëm
Shtegtarët e rinj të qiellit
Mbi retë shtroj dafina – eshtrat e mia
Me vdekjen time të pakëputur
Shtëpinë e lumturisë t’ju dëftej

Fshikulloj lëkurën time të bulëzuar
Nga avuj të pazakontë gënjeshtrash
Zakonesh të mbrapshta grabitqarësh
Që bëjnë ushqim zogjtë e tyre

Tërhiqem gjer në klithmë
Si një flok i padëshiruar
Mes rrënjës së fortë
Dhe duarsh të pashpresa

Dergjem i lumtur mes barishtesh
Në folenë e re të zogjve
Që sot e ndërtojnë vetë
Për të imituar fatin tim

Vehap S. KOLA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Moj Filistinë e vëllezërve


Me vite prej drite,
Të jetosh,
Toka ime,
Koka ime,
Të duhet gjak,
Të duhet shpirti im!

Kubeja e kristaltë e krenarisë,
Kurora jote!
Zogjtë si margaritarë,
Ta shtrenjtojnë shtatin,
Moj Filistinë e vëllezërve,
Moj e bukura e këtij ummeti!

Me vite prej drite,
Të jetosh,
Të duhet gjak,
Të duhet shpirti im,
Të duhet brezi im,
Moj Filistinë e vëllezërve!


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ummeti im

>> Sunday, March 29, 2009


Ummeti im kthehu në Kur’an,
Gjej një tjetër jetë!
Mos, vallë, pret një tjetër kambanë,
Apo një gjumë tjetër pretë!

Nga errësirat e natës s’ke ç’pret,
Dilemat e kryqëzuara zgjidhi me nxitim,
Një agim të ri linde vetë,
Se i vjetri të vjen me një tjetër tërbim!

Çohu dhe këndo të vjetrën këngë,
Modernitetit jepja ilaçin tënd,
Bjeri punës vëng e vëng,
I parë të jetë mos lejo askënd!

Ummeti im, dje nuk ishe i sotmi,
Zotin dhe rrugën e ke të njëjtë,
Që nesër të jesh sikur i djeshmi,
Nga dy dritat e mëdha prapë merr kuvet!


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pejgamberit tim, alejhi selam

>> Saturday, March 28, 2009


Sikur të mundja të të afrohesha njëherë,
Do të ndjehesha si më i lumturi!
Shumë do të isha i falënderuar, përherë.
Do të kënaqesha së të kujtuari.

Sikur të mundsha të të shihja njëherë!
Të verbohesha pas atij shqimi, do’t doja.
Fytyrën tënde ta mbaja në kujtesë, përherë.
Asaj bukurie, itate madhështore t’i bëja!

Nder për mua do të ishte shumë,
Po t’ma thoje edhe një të vetme fjalë.
Në jetë t’më gurgullonte porsi një lum.
Me të të shuaja të madhin mall!

O ylli i bukur i bukurisë së Madhështorit,
Shtatë herë më urove, me Uratën tënde.
Dhe sa herë të tjera iu lute Mëshirëplotit!
T’më shihje mua, edhe ti e pate ëndje!


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të ngrihet një zë!

>> Friday, March 27, 2009


Një zë sot, një zë, ngado le të thërras
Ta çaj qiellin më dysh edhe lart të ngrihet
Të fryhet mëria , zemrën ta pëlcas
Zemrën e jehudit që si zemër njihet
Pa prite o , prite ,këtë fjalë me shpatë
Si preve e ngrive fëmijtë o mizorë
Tu verbofshin sytë , dita tu bëftë natë!
Tu shkurtofshin kokë e këmbë e dorë!
Ehu ç'u ngrit tirani dhe humbi ndjesitë
Vrau , preu , ngriu jetëra fëmije
Po ti o botë qorre pse po i mbyll sytë
Ngrihe zërin kundër kësaj barbarie
Po s'do tjetër Palestina, veç lirisë
Në katër anë të gjëmoj ezani lart në qiell
T'i shoh qartë yje , hanë edhe diell
Mos ja vritni kaltërsinë në fëmijëri!
Edhe sot këtë tokë e bekoftë Zoti
E bekoftë ta duam se e deshën moti
Të ngrihen vëllezërit nga janë nëpër botë
Ta mbrojmë tokën tonë, mos ta humbim sotë...


Argjend XHELILI, 23.01.2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në Gazë

>> Wednesday, March 25, 2009


Në Gazë

Yjet shndrrisin si në qiellin e shtatë,
Bukuritë fshehen si në zaman,
Era e lehtë e dashurisë,
E fton xhemmatin e Islamisë në adhurim...

Në Gazë

Bashkohen qiejt e toka puçitet,
Miliarda zemra veniten,
Të nënshtruara ndaj Allahut,
Presin Ditën e Llogarisë...

Në Gazë

Jehon zëri i Islamisë,
E gjithë bota në shpëtim,
Aty ku humbëm,

Prej aty do fillojmë...


Hamdi NUHIJU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Me gotën e Dashurisë së Madhe


Gjysmëhënasit ikën

Për të ardhur prapë

Me lulet Hyjnore

Me qiellin e hapur

Me zemrat prej gjaku

Me sy zemrash

Bartur diellin mbi vetulla

Dikujt sytë i plasën krismë

Ç’të shohin

Te burimi i Kështjellës së Madhe

Grumbulluar janë zogjtë

Gurgullimën e një jete tjetër

Ta ndjejnë

Në mëngjeset e bukura

Rrathë-rrathë

Vijnë shpirtrat habilian

Pika inxhish u bien trupit

Kopshtin e luleve Hyjnore

Ta ruajnë nga tiranët kabilian

Gjysmëhënasit ikën

Për të ardhur prapë

Me gotën e Dashurisë së Madhe

A nuk ju shohin sytë


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më falë o botë


Isha njeri që shumë ëndërroja
Shumëherë për të tjerët fundosja
Por e di që nuk kisha gabim
dhe nuk ka urrejtje në shpirtin tim
Nata sado e errët që të jetë
Gjithnji fiton ai që ka të drejtë
Nëse për të vërtetën unë botës i falem
Do t’kaloj pengesat dhe nuk do të ndalem
Nëse është nevoja edhe vet kundër bestytnive
Po qoftë edhe shkurtë si vargu I poezive
Sado që të jetë ky varg pa kuptim
Un s’kërkoj arsye as turp për mendimin tim
Nëse më përqeshin pse e lus All-llahun
për ju dhe për mua
Dhe jamë gabim pse nënën fortë e dua
Më fal, nëse hidhërohesh oj botë
kur të të them se je si rrotë.

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dilni dhe hapjani zemrat


Nga Maja e devotshmërisë

Zbret bariu i luleve hyjnore

Me duqit në qafë

Me të nesërmet e ndritshme

Shenja e ballit dhe

Sytë e përlotur

Tregojnë shpirtin e tij të hapur

Kthehet njeriu i dashurive

Me buzëqeshjet në grusht

Dilni dhe hapjani zemrat ju lutem!


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pse ka terr Palestinë?

>> Sunday, March 22, 2009


Terr pashë deri tani,
Po s'di pse zemra,
Zemra ka dritë Palestinë?
Ky zë që po të pyet
po më del nga fundi i zemrës sime,
me besim të plotë ndaj Allahut ,
me dashuri ndaj islamit dhe
respekt të madh ndaj
Pejngamberit s.a.v.s
Ishte terr gjer më tani ,
Nga trupi islam nuk shihej dritë,
Pos një pjese ku je ti në mes të zemrës së Islamit.........
Ti në atë vend
ku ra plumbi ku u derdh gjaku
ti o vëlla nga Palestina i ra në sexhde
Allahut të Madhëruar
o vëllai im......
o vëllai im ju dua
se po jepni dritë islamit ju dua,
ju dua Palestinë......
edhe në dheun e përgjakur ,
po edhe ne gjak të lagur nuk e harrove islamin Palestin

Zemra jote më ngre, Palestinë!

Ilir SALII, Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NË HESHTJE BUZËQESHA

>> Saturday, March 21, 2009


Me fjalë të huazuara
Nga demonët
Mbi ndershmërinë tënd
U përbeve në tokë e qiej...

Shikova fytyrën tënde
Të bojatisur me ngjyrë
Të vdekjes...

Shpirti i satanës
S’të linte të qetë
As në vdekje të vdesësh
Si vdes çdo njeri i ndershëm...

E unë,
Në heshtje buzëqesha!


Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vjen njeriu i ri


Dilni burra, dilni

Dilni e pritni njeriun

Që vjen me bagazhin

E tij të mbushur plot


Lumturi dhe dritë

Hapin e ka të rënd

Sa pesha e fjalës së urtë

Dilni e shihni


Si i bëjnë hije buzëqeshjet

Me vite të tëra të rreshkura

Thërrimet e bukës

Nuk i shkel dot


Vjen i ngopur i ujitur

Fytyra e tij e shkruar

Rilind zemrën e dremitur

Shëron syrin e përlotur


Dora e tij e madhe

Kthen shpresën e përhumbur

Dhe motoja e tij është

“ Paqja dhe bekimet Qofshin mbi ju”


Me dorën në zëmër

Dilni burra, gra e fëmijë

Dilni e pritni njeriun

Që vjen


Rrugës së zgjedhur

Me armiqësinë e lënur

Te pragu i së djeshmes

Vjen njeriu i ri!


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Porosi prindërve

>> Thursday, March 19, 2009


A e dini ju o prindër,

obligim ju qfarë keni,

si ta rritni një fëmijë

dhe të mbarën si t’ia jepni.


Në jetë ju shumë gaboni,

fëmijën tuaj kur e rritni,

të rëndësishmen e harroni

dhe mendoni se po dini.


Babë e nënë kah të jeni,

të madhin Zot mos e harroni,

kush është Ai, pse na krijoi,

fëmijës tuaj ia mësoni.


Fëmijën tuaj nëse e doni,

për Islamin e njoftoni,

porositeni për drejtësi,

në këtë botë sa të rroni.


Urdhërone në namaz,

sadaka e agjërim,

për mëshirë ndaj të varfërit

dhe gjithmonë t’iu dalë në ndihmë.


Të gjitha këto janë porosi,

që ju o prindër të mendoni,

veten tuaj dhe fëmijët,

nga zjarri t’i shpëtoni.


Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

I Penduari

>> Wednesday, March 18, 2009


Gjatë kohë kërkoje fatin në mëkate
Me ëndërr dhe shpresën gënjeshtare
Edhe gënjeshtra i takonte qeshjes tënde
Ku t’thirrnin shoqëria ti shkoje me ëndje

Shumë , shumë gjatë mëkatar jetove
Tani me zemër e shpirt u pendove
Kërkonë lumturinë nga Zoti vërtetë
me kokë n’sexhde në rrugë të drejtë

Tash po e shehë shpresën,gëzimin
Me lumturi hyjnore po përjeton kthimin
Kuptove se Allahut,Gjithë sexhde i binë
Peshku në ujë, Zogjët n’fluturimë

Allahu i vetëm që ka mëshirë
Falë shumë dhe jep dituri
Kë të dojë Ai udhëzon
Edhe pendimin ia pranon
Gjatë kohë kërkoje fatin në mëkate
Një ëndërr dhe shpresë gënjeshtare pate
Edhe gënjeshtra i takonte qeshjes tënde
Ku t’thirrnin shoqëria ti shkoje me ëndje

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Recital per Muhamedin alejhi salatu ve selam

Fatmir Muja

Sot u zgjova me dhimbjen e djeshme, dhe njerezve u fola me fjalet e neserme.
Me thane se dashuria eshte semundje, u thash nuk dua te gjeje ilac per te.
Kam mbet si nje ishull ne boten e liqejve, kam mbet shume larg teje ja rasulallah.
Njeriu pa ty qenka asgje ne bote, njeriu me ty qenka e tere bota.
Edhe mos i gjetsha dhimbjes emer, nuk dua te jem dikush tjeter, me mire nje dhimbje pa emer se nje emer pa dhimbje.
A mund te mos takohet loti me syrin, a mund te mos e ndjej zemra afersin tende kur ti flet fjalet qe nuk mund te shkruhen sikur te gjithe lisat te behen lapsa dhe detet te behen ngjyre.
Eja o kandil, eja ndricoje boten, eja se pa nurin tend dita dhe nata per syte e mi jane njesoje.
Kam mbetur, kam mbetur si bora ne majen e malit, kam mbet shume larg teje ja rasulallah.
Kur me shikojne nga jasht si fukara me njohin, se brenda, brenda salavatet nuk mi shohin.
Eja o udhetari i rruges se drejte, largome nga zekumi me afro nga tuba, ne balten e dynjas shume, shume zemra u treten.
Humbi njerezia vec njerezit mbeten, ti je gjithmone afer, une, une kam mbet larg kam mbet shume larg teje ja rasulallah.
Nuk e dua erresiren, po futem ne shpellen tende, sa me shume qe vetmohem ne shpellen tende aq me pak po e ndjej vetmine.
Sa me shume qe po hyje ne thellesine e shpelles aq me shume po e ndjej driten, e kur zemra e gjen driten e ndjene se erresira ka qene eksistence e rreme.
Si do te ekzistonte erresira sikur te mos ishte drita, dhe si do ta gjenim driten po te mos ishte erresira.
Nje trung, nje trung hurme njehere perjetoj epersine tende dhe kur ti u largove trungu lotoj.
Po te mos afroheje perseri dynjaja, dynjaja do te lotonte ne lot, Trungu qahu, po jo Jo dhe zemrat e vdekura ne trupat e gjalle.
Zemrat qe nuk qajne per ndarjen nuk mund te mallengjehen as per takimin,
Kam mbet, kam mbet shume larg teje ja rasulallah.. Kam mbet si nje ishull ne boten e liqejve, Eja o kandil, eja, eja dhe ndricoje boten, E kush, kush do te na thonte sot La ilahe il-lallah po te mos ishte Muhamedun Rasulullah.


Zoti e meshirofte thursin e ketyre fjaleve
AMIN AMIN AMIN


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KU ËSHTË NDËRGJEGJA

>> Monday, March 16, 2009


Një pjesë e botës u trazua,
Ka dalë çdo gjë nga binarët
Djalli ka marë timonin
Po udhëheq me tiranët

Në pjesën tjetër heshtje djallëzorë.
Kundrejt krimit ndaj krijesave njerëzore
Eliminohen, ata që nuk luftojnë
Ku është ndërgjegja për lotët që pikojnë

Po shkatrrohen jetë të kullit të Zotit
Jetë e atyre që emërohen fajtorë
Për një arsye të vetme
Sepse ishin aty me caktimin hyjnor

Qëlluan në atë vend të bekuar
Ku jeta e tyre pati çmimin e lire
Ku demonstrohet forca dhe garohet
Kush është në vrasje më i mire

Më vie që të dalë të bërtasë
Në majen më të lartë të botës
Dhe me gjithë fuqinë të thërrasë
Krime më macabre u bënë në Gazë

Të vrasish një njeri është krim i bërë
Njësoj si të vrasish njerëzimin të tërë
Edhe njeriun me vuajtje t’rënduar
Se ka askush të drejtën për ta ekzekutuar
Ku jeni ju o paria arabe
Zëri u është shterrur dhe tharë
Keni ra në grackën e djallit
Syrin ua ka trembur nji zullumqarë

Vëllezërit tanë n’Palestinë po digjen
Fëmijët e tyre me traumë të pa parë
E ju mes veti me mospajtime shtyheni
Djalli ka hy në mesë e ju ka përçarë

Oj bashkësi e madhe islame
Me epitetin e madhë “ UMMET”
Kur do harmonizoni zërat tuaj
Tradhëtuat më të dashurin Profet

Me sjelljen tuaj nonshalante
As vendëtakim spo mund t’caktoni
Ata që protestojnë,e po ngrisin zërin
Pa fare turpi po i akuzoni

Merrni lakmi perandorisë Osmane
Tash me emrin e njohur TURQI
Në DAVOS keni shembullin
Si luftohet për drejtësi.

Të lumtë o prijës i vërtet
Sy patrembur dhe i drejtë.

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rexhep Tajib Ordogani

>> Sunday, March 15, 2009


Kur turku ne Kuran e vene doren,
Ne mejdanin e burrnise e shoh fitoren.
N’ syte e tij shof shkendite e shpresese,
Asht shpirti i ummetit, burri i besese.
Ktu asht fjala per Rexhep Ordoganin,
Per hir t’veretetes si burrat ngriti zanin.
Ne Parlamentin Turk mori qendrim,
Si i ka hije Turkut, burrit trim.
Cifutve ua kujtoi duke ju thane:
“Ishin baballaret tone qe strehim iu dhane”.
Krimet e tyre triushtojn edhe malet,
Trishtojn malet, token e qiellin,
Pikllojn hanen, yjete e diellin.
Deti tundet ne thellsite e tij,
Kah sheh t’ coptume pleqe, gra, e femije…
Para botes cifutit qart ia kujtoj,
Vath ne vesh t’a varin , kurr mos t’ harroj:
Kur t’ paret e tij n’ Evrope gjeten belan,
Ishin Baballaret e tij strehim iu dhane.
Me tone t’ qart foli Rexhep Ordogani,
Ne zemra te njerzve arriti zani…
Me driten e shpresese zemrat ua ngrohin,
Qe dite me te mira in sha Allah te shohin.
E per sa i perket arabve sundimtar,
Qe jane te merdhitun e fare qyqar,
Nga ky burr i madh shembull t’ marrin,
Prej guackes t’ xhahilijes duhet te dalin…
Se ma me prralla sot ma nuk shkohet,
Ndergjegja e njerzve filloi te zgjohet…
E kete sot gjithkah qart e shohim,
Ne horizontin e burrnise trimat i njohim.
Shembull i qart asht Ordogani,
Djali i Turqise e frut Imani.

Ne faqe t’hstorise burrnine skaliti,
Zemrat i ngrohi, shpirtat i ngriti.
Afferim Rexhep Taip Odogani,
Ate qe bane ti pak kush e bani…
Ne Davos t’ Zvicrres ne conference,
Burrnija e jote vertete ekselence.
Me madhnine e Tij Allahu t’ nderoft,
Burrat si ti gjithmon i shtoft!


Burhan Al-Din Fili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Duaja e motrës

>> Wednesday, March 11, 2009


Shehidit Abdulmexhid Shahinit


Pranë varrit në dunja
Po qan motra pë vëlla
Nga faqja lotin e ka pastruar
Me dua ia ka filluar

O All-llahu im i dashur
Më more vëllaun këmbë zbathur
Fale atë dhe mëshiroje
Me Xhennet Ti përgëzoje

Të dymbëdhjetat sa i mbushi
Vëlla më t’voglin pat motrushi
Nga granata u qëllua
Në tokë i vdekur u rrëzua

Unë Kur’anin kam lexuar
Dhe shumë sure kam mësuar
Po i këndojë një Ja’sinë
Dërgoja Zot Ti fluturim

Po të lutem o All-llah
Mëshiroje tim vëlla
Emri tij Abdulmexhid
Emëroje o Zot Shehid

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dijetarit të Ballkanit H.Jakup ef. Hasipi

>> Monday, March 09, 2009


Jetove për të mos vdekur
Gjithmonë në Zotin i mbështetur
Në paqë prijës i drejtë
Në luftë ushtarë i vërtet

Në namaz imam i denjë
Me shpirtë e deshte fenë

Vendasit nuk të dhanë vlerë
Bota të bëri rrespekt e nderë

Ishe mbrojtës i fesë dhe vatanit
Të quajtën dijetar të ballkanit

>>Rahmet pastë shpirti i tij
All-llahu e shpërbleftë
Me Xhennetin firdews<<
Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E drejta e gruas dhe 8 marsi


Me zbritjen e Kur'anit,
Femra të drejtën e fitoj,
Të respektohet e të çmohet,
Të vlerësohet e të shkollohet.
Me Islam u lartësua,
Sa mashkulli u gradua,
Respekt ndaj njëri-tjetrit u urdhëruan.
Në ditët e sodit zakon është bërë,
"8 mars" të festojnë.
Nënave e grave lule t'u dhurojnë,
E s'kujtojnë se kjo "festë",
Për Islamin tonë festë nuk është.
Pa logjikuar fare të tjerët në rrugë ndalin,
Të thonë e të pyesin,
Kur rastësisht hasin në një besimtare,
Dhe me mburrje atë grua pyesin,
Çfarë dite për ju sot është?
Ajo thotë për mua është ditë e rëndomtë.
A keni pranuar e dhuruar lule?
Jo se jam muslimane e nuk më duhet.
Të paktën nënën s'e keni gëzuar?
Nënat besimtare janë krenare,
Që fëmijët e tyre të udhëzuar janë,
Sa për ditë të tilla kemi gjatë tërë vitit,
365 ditë lule e gëzim në zemrat e nënave tona vejmë.
E kjo s'është vetëm një ditë në vit.
Ju njerëz që pyesni, fare pak mendoni,
Si s'keni sy të shihni e besimtarët t'i dalloni,
Të paktën në këto ditë tuaja t'i respektoni.

Arlindja TOPOJANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Krenaria - mister i pazgjidhur

>> Saturday, March 07, 2009


A thua a mund të themi se na ka kapluar diçka?
Për mendimin tim them se po atë mund t’ua sgpjegojë edhe në pika ,
E secila pikë me nëntemën e saj........
Andaj nëse i futemi mendimit më të thellë dhe nëse i analizojmë ato që po i them mund të konkludoni pa asnjë dyshym të rastitse kjo gjëja që na ka kapluar
Nuk është poezi, as prozë e as tregim
Por është një kapitull që është hapur e pritet të shtjellohet.
Nga kjo që po ceki, mos u habitni aq shumë ,e as mos nxjerrni nga goja ndonjë pasthirmë.
Por duhet të ndërmarim diçka pasi që është duke ndodhur një kontrast i madh
Nga kuptimi se në fillim pranuam një mesazh
E tash ka nisur një dekdencë që as nuk paramendohet.
E që njeriu e konsideron si nënçmim apo edhe diskriminim që bëhet ndaj tij......
Andaj ju këshilloj.
Që mos të sjellni risi në çështjen tonë,ngase Muhamedi s.a.v.s ka thënë:
“Ai që sjell diçka të re në çështjen tonë, apo diçka që nuk i përket asaj , do të refuzohet”
Mirëpo duhet ta dini një gjë, se ata që ishin para jush krenoheshin shumë me përparimin e tyre.
Pasi që ishin të mbështetur në Allahune poashtu e kishin krenarinë e duhur ndaj islamit.
Mos mendoni se pasi që i themë këto fjalë ,
E as mos kujtoni se krenaria është mendje madhsi.
Por merrni shembullprej kësaj historie të vërtet , e cila së shpejti do të dalë në pah.
Mendoj se këto fjalë që i thashë janë të mjaftueshme për ata që mendojnë se janë fjalët e duhura ,për arsye se unë dhashë gjithë mundin tim.
Duke shtjerrur gjithë mendimet e mia!
E në fund pyes veten: A do të mbetet kjo mister i pazgjidhur?

Valon ISENI, Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FIDANI I RI

>> Thursday, March 05, 2009


Fidani i ri stoik qëndron
Çdo llojë sfide i qetë përballon
Buzët e tij pa ndalë pëshpërisin
madhërojnë të Lartmadhërishmin

ky shpirt fidani rinor rënkon
I penduar n’sexhde T’adhuron

Po kërkon,falje, shpëtim,
Me lotë në sy deri në agim

Sytë nga vaji iu thane
Pandërprerë vazhdonë e qanë

I penduar bënë lutje , kërkon ndjesë
I pa falur zdëshiron të vdesë

Buzët e tij pa ndalë pëshpërisin
madhërojnë të Lartmadhërishmin

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islami


Ishte dita ime me fat...
Kur unë dola të shëtis pak
Ndjenjat e mia ishin në nivelin më të ulët
Edhe pse nuk kisha parandjenjën
Se do të më ndodhte diçka.
Ai udhëtim për mua ishte privilegj
Andaj duhej ta emëroja
Ngase ishte dita kur do të fillonte udhëzimi im
Dhe këtë histori do ta demostroja me pak fjalë.
Kur papritmas takova një shokun tim
I cili më ftoi të shkojmë dhe të dëgjojmë një ligjeratë
Nuk e paramendoja atë krenari që më kaploi,
Nuk e dija se kjo fe ishte kaq tërheqëse ...
Në atë moment zemra ime qante nga gëzimi ,
Derdhte lot aq sa mundej, sa që u shtrydh nga
Lotët të cilët ma pastruan rrugën time...


Valon ISENI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

“ULUL-AZMI” – PRIJETARËT E PEJGAMBERËVE

>> Wednesday, March 04, 2009


Ademi a.s. ishte njëriu i parë që u krijua
Dëshiroi Zoti dhe nga ai formoi një grua
E hëngrën pemën që iu ishte ndaluar
Me mjeshtri shejtani au kishte zbukuruar

Nuhu a.s. ishte i dërguari i parë
U fye nga populli i tij e u quajt zdrukthtar
Hidhërimi i Zotit kur u shfaq tek ta
Ishte shumë vonë që të bënin du’a

Ibrahimi a.s. ishte profet dhe mik i Perëndisë
Babai i tij ishte pagan dhe pjesëtar i idhujtarisë
Rastin e volitshëm e kishte kur populli shkoi në tubim
Ai ua shkatërroi idhujt e këta kur u kthyen thanë: kush e bëri këtë krim
Halil u quajt sepse ishte besimtar i vërtetë
Iku nga populli i tij sepse ata ishin të padrejtë
Modeli i besimit të tij mbeti shembull përjetë

Musai a.s. ishte ai që i foli Zoti me fjalë
U përpoq me shumë mund nga Egjipti të dalë
Sa herë që i sillte Faraonit ndonjë mrekulli
Ai i thoshte se këto s’janë tjetër pos magji

Isai a.s. ishte profet i lindur, mirëpo pa baba
Sa shpifje të mëdha bëri për të njerëzia
Atë nuk e mbytën as nuk e gozhduan, atyre iu përngjasua

Muhamedi a.s. ishte rob i Zotit dhe i dërguar i Tij
U tregoi botës të vërtetat për Isain a.s. dhe shpifjet që iu bënë atij
Hira quhet shpella ku ai shpesh meditonte
Aty i erdhi shpallja që njerëzit t’i udhëzonte
Mesazhi i misionit të tij ishte i përsosur
E kush beson në të t’a ketë botën e pasosur
Durimtarë ishin të gjithë këta të dërguar në këtë jetë
Allahu xh.sh. na bashkoftë me ta në Xhennet
Selami i Zotit qoftë mbi këta profetë.

Besmir (Mexhid) YVEJSI
Prishtinë, 3 shkurt 2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hz.Fatimja r.a. bija e Muhammedit a.s.

>> Monday, March 02, 2009


Bija më e mire nga të gjitha bijat
Erë trëndafili nga dega e profetit
Ishte e pastër pa asnjë të metë
Gjithnji me zemër dhe besim të drejtë

Në mesin e grave ,s’pat më besimtare
E sinqert , e dashur dhe shumë krenare
Si ylli udhëheqës në tokë ndriçonte
Gjithnji e përulur All-llahun adhuronte

Në mesin e nënave ,ishte më e mira
E butë dhe e ëmbël, ishte nënë Fatimja .

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O Allah...


Na krijove në këtë botë,

që vetëm Ty të adhurojmë,

ndihmë dhe falje nga Ti kërkojmë,

o Allah, o Krijuesi yne.


Je i vetëm, o Allah...

Që e krijove këtë botë...

Na dhurove çdo të mirë,

o Krijuesi i kësaj gjithësie.


Vetëm Ty të adhurojmë,

i vetëm je, o i madhi Zot.

Mëshirë nga Ti ne të gjithë kërkojmë.

Nga shejtani te na mbron!


Të lutem falna, o Allah!

për gabimet që bëjmë na.

Se ne shumë në këtë botë gabojmë,

e falje veç nga Ti kërkojmë.


Ti je falës, o Allah!

Na falë neve dhe na shpëto!

Që vepra të mira ne të bëjmë.

Që xhenetin ta fitojmë dhe nga zjarri të shpëtojmë.


O Allah i Gjithëmëshirshëm,

na falë neve e na udhëzo!

Din e iman në zemrat tona

Ti na dhuro...!


Arta ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP