NGJYRAT E SHKËLQIMIT

>> Tuesday, July 31, 2007



Fillimin dhe mbarimin e jetës
Trup lodhur
I përputha në një pikë
Porsi një semazem...

Si në ëndërr
Kalova udhëtimin
Nëpër kohën këtë të kalbur...

Pastaj dola nga qetësia
E varrit
Që në mua flinte

Ta ngulfasë zërin që del
Nga thellësia e shpirtit
E të dëgjoj muzikën e semasë heshtshëm...


E mbuloj me vellon e së kaluarës
Të mbëshjtellur
Me ngjyrat e shkëlqimit...

Dhe tani dënes!



Xheladin Hamza


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

VARFËRINË DURO



Në varfëri më besim duhet të durosh,
E moralin mos ta lëshosh,
Se veq zemra ty të thehet,
E morali kurr s’të kthehet.

Kot mundohesh, e asgjë s’arrin,
Ashtu si janë shkruar gjërat do të vijnë,
Kujto çdo herë Zotin dhe frigoju veq Atij
Pasurija dhe varferia vijnë vetëm prej Tij.

Jeta është e mirë kur më besim e kalon,
Në mëngjes dhe mbrëmje Zotin kur kujton,
Kur më frikërrespekt e madhëron në këtë jetë,
Gëzim dhe qetësi gjenë në ahiret.

Time Shabanaj


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dallgët e gjakosura

>> Monday, July 30, 2007


Hamdi NUHIJU

Përplasjet e dyfishta,
Të identitetit njeri,
Oscilojnë një kahje të bashkëdyzuar,
Nën nurin e kuq të stërpikjes së parë...
Mendohem thellë në drejtim të erës,
Si një shqiponjë e lirë në erërat e rërës,
Friksoj cdo ndjenjë të shfuqizuar,
Trimëri , trimëri , në rrugën e dëlirë...
Gjakim guralecash e frashizëm pa nda,
Një rrymë e shfryrë,
Në natën e errët të dëborës,
Ndëgjohen zërat e ezanit...
Dallgët e gjakosura janë shfrenim fjalësh,
Nën diellin e lindur të rilindjes së zemrës,
Afrojë idetë e simbolit të mekur,
Jam afër , afër zemrave të thyera...
Një kapelë ruse me ngjyrë roze,
Spikat në bregun e fundësisë,
Fundosja e artë e pishinës,
Jetëson Islamin deri në Pafundësi...


Penda e Likovës 28 07 2007


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Beso

>> Friday, July 27, 2007


Time Shabanaj


Beso ne të vërtetën e Zotit
Që e zbriti për njerëzinë,
Largohu nga mashtrimet e djallit
Që një zjarr të xhehenemit të shtinë.

Mos shko pas të keqës
Kur je i rrethuar me të mira,
Shko pas dritës së Zotit
Dhe ikë nga errësira.

Mos përulë vetën duke ju përulur krijeses
Mos ushqe shpresën per gjera të kota,
Përulju Allahut duke e ngritë vetën
Mbi pasuritë e Tij që i mban bota.

Pasuritë e kësaj bote
Të cojnë në rrugë të shumta pa dalje ne drite,
Përulja në varfëri ndaj Allahut
Të conë në rugën e vetme në shpëtim.

Ndalu se mjaft e zhyte vetën në haram
Ndalë se mjaft kërkove pasuri,
Ndalë së po të vjen caktimi i Allahut
Asgje nga këto nuk do te sjellin shpetim.

Mendo për vuajtjet e gjithë Pejgamberve
Mendo mirë dhe thuaj vehtes ndalu
Përkujto fjalet e te fundit Pejgamber
Se kotë nuk na tha falnu, falnu o insan.

Beso se të ka hije nuri në fytyrë
Lexo se të ka hije Kur’ani në duar,
Falu së të ka hije balli në sexhde
Gjithëcka të ka hije si musliman i devotshem.

Të zbukuron ecja më koken e ulur
Të gëzon përshendetja e vëllaut me paqe,
Ke meshirë në cdo hapë rrugës për në xhami
Dhe për lotët prej frikës që rrëshqasin në fytyrë.


Beso pra , këtë fe të pastër
Beso se nuk është aspakë e vështirë,
Beso se shperblimin do ta keshë vetëm për vete
Dhe do të fitosh vendë në xhehnetin firdeus .


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nenes

>> Thursday, July 26, 2007






Time SHABANAJ


Nëna nuk të lindi që t’ia dhurosh vdekjen
Nëna nuk të rriti që t’ia rëndosh jetën,
Nëna s’të dha këshillat që rrugëve ti lesh
Por ta duash nënën e të gëzuar ta bësh.

Dije së nëna nuk jeton gjatë
Mos e ler të vëtme si qyqen e ngrat,
Qendroi pran derisa vdekja ta rrembën
Mos ta gjëjë të vëtme si t’mos ketë askënd.

Dashuria e nënës ndaj teje zgjat për jetë
Nuk është si zjarri në dimer që shuhet shpejt,
Është dashuri që del nga zemra e saj
Mos e përbuz nënën mos e bënë më vaj

Nësë ti nënës zemren i’a hidhëron
Drrita e Allahut kurr nuk të ndrriqon,
Do ta jetosh jetën në një ërrësir të pa fund
Rrugën e Allahut sdo ta gjesh askund.

Kur të mallkon nëna më zemrën e saj
Do të bredhësh rrugëve me lotë e më vaj,
Do të kërkosh vënd që kokën ta vësh
Prehërin e nënës kurr më zdo ta keshë.

Nëna do të shkoj në një vend të qetë
Atje ku paqja mbizotëron për jetë,
Do ta marr Allahu nënë hijen e Ti
Vonë do t’bjen ndërmend të nëna mu kthy.

Do të kërkosh ujë zjarrin n’shpirt ta shuash
Do të digjësh flak për nënën për jët do t’vuash,
Sdo ta gjesh më nënën që ujë të t’jep
Siq të dha dikur e t’këndoj në djep.

Dhëmbje do të ndjesh atëherë kur ta kuptosh,
N’këtë jetë nënën ç’don të thotë ta harrosh,
E di se do të vuash e kot do të mundohësh,
Së në këtë jetë kurr sdo të qetësohësh.

Kur një dit dhe ty do të trrokas vdekja
Do ta shohësh n’ktë jetë së q’ishte e vërteta
Do të dal shpirti me lotë duke qar,
Nga kjo jetë do të ikësh, si një mëkatar…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ngjyrime artistike


Hamdi NUHIJU

Vija të stilizuara,
Si pendë fjalësh,
Ngjyros soditjen e re,
Afër pishave të blerta...

Kaltërsia e mekur,
Më fton në vallen e rërës,
Petalet e nxehta të Diellit,
Dhe një frym si tis më rrëmben…

Thellësitë e ndjenjave të mia,
Elektricitet jeshilesh,
Në mesnat linda,
Si një aktor i vdekur…

Shushuritja e fëmijëve,
Dhe zëri i lartë i liqenit gri,
Thërrasin ezanin e sabahut,
Adhurim All-llahut Një...

Mavrovë 23 07 2007


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

STINËT E JETËS

>> Wednesday, July 18, 2007



Xheladin HAMZA


Sa e dhembshme është kjo jetë
Tamam të duket se linde – ajo iku
I la vragë rrudhat në fytyrën e zbehtë
Nëpër vetullat e zbardhura
Është mbështjell shikimi në zbrazëti
Terri endet në shpirt si demon

Engjëjt numërojnë vepra të bëra

Jetova - e më duket se tani linda
E përgatitja për vdekje vije vetë
Te gabzherri është ndalur e pret
Është zbathur për të ecur nëpër shpirt
Se shpirti s’vdes kurrë

Apo jo?


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fjalet e Zemres

>> Sunday, July 15, 2007


Hamdi NUHIJU


Kam hall!

Fjalosja e mekateve me jeten,

Po ma nxin fytyren e zbardhur.

Ethet e jetes ,

Penetrojne cdo konflikt te dendur,

Etja e kobshme,

Ma rrembeu ,

Edhe ate pak zemer te cilter djaloshare.

Nje enderr e hidhur me grabiti,

Me plackiti ne castet e fundit te vdekjes.

Jam une!

Nje fjale e rilindur mbi hijen e kobshme te modalitetit.

Nje ankth!

I kthyer ne ndjekes jete...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SHEJH ALBANI

>> Saturday, July 14, 2007


Hamdi NUHIJU

Ai qe tronditi cdo antivlere,
Prej nentokes se muarme,
E deri nen qiellin e stilizuar,
Me thane se nuk te dua…

A eshte e mundur te te mos te dua?
Kur t`i nuk kishe kohe per te humbur,
A mundem qe te mos te dua?
Kur t`i jeten ne shkronja e harxhove..

Ka me shekuj qe kjo toke te therret,
Eja , eja o i dashuri im,
Qielli leshoi lote pendimi,
E shtrengata e zuri hadithin…

Shejh Alban t`i te thone,
Nga Shqiperia e bukur e stolisur me fjale,
Me ty duhet te krenohet cdo shqiptar,
E jo me nenat artificiale te botes mbrapsht…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUR UNE


Time SHABANAJ

Kur une shkoj per namaz
Shkoj e madheshtuar
Per te mirat qe kam
Allahun me falenderuar.

Kur une e marr abdesin
Ndej qetesi ,
Kur une e fal namazin
Ndej deliresi…

E adhuroj Zotin tim
Dhe veq Atij i falem
E deri ne vdekje
Inshallah nuk do te ndalem.

Me zemren qe kam
Une bej deshmi
Se nuk ka Zot tjeter pos Allahut
Dhe qe Muhamedi eshte rob dhe i derguari i Tij.

Kur perfundoje namazin
Ndjenje malle, mallengjim
Lotet me rrjedhin rreke,
Me qeteson libri i Zotit tim…

Nga libri i Zotit
Per Muhammedin a.s. mesova
Rruga e besimit,
Me jeten e tij u ndricua…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MBULOHU

>> Friday, July 13, 2007



Time SHABANAJ


Mos ekspozo veten e ta quash art
Mos kerko duartrokitje per lakuriqesi
Mbuloje trupin me mbulesen e meshires
E mos e gris e ta quash turpesi.

Mbuloje veten e kenaqe Krijuesin
Se ai do te fal shume shperblim
Mos u zhvesh per knaqesin e krijesave
Se keto gjera do te falin vetem trishtim.

Te krijoj Allahu ne menyren me te persosur
Si krijes qe sheh, flet dhe degjon
Qe ta jetosh jeten me nje trup te paster
E jo ta zhytesh ate ne prostitucion.

Ai ta dha syrin qe ta shiqosh te miren
Ai ta dha gjuhen qe ta flasesh te verteten
Ai te dha mend andaj mendo drejt
A e meriton qdokujt qe tja falesh vehten.

Mos e fal vehten per knaqesit e tjereve
Mos e zhyt veten neper ndytesi
Ai trup u kriju i paster nga Allahu
Dhe dishiron i paster Allahut me ju kthy.

Mos lejo te jesh kafshat per gjdokend
Se morali yt eshte vet jeta jote
Ai trup i njom deshiron qetesi
E jo te bredh rrugeve te errata te kesaj bote.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

>> Tuesday, July 10, 2007


Kufoma

Hamdi NUHIJU


Eshtrat e shtalbura të ashkendit,
Gjenden mbi varrë të servuara si uvertyrë,
Një ëndërr e frikshme më paralajmëroi për brengën,
Je larg , të thërras deri n`Amshim..

Mbi to shkruan jeta, fjala , vepra,
Gjetiu nën dhe` kërkuan psherëtitë,
Një plantazh e mbjellur me vdekje,
Rilindë qytetin e kufomave...

Zgobza e syrit mu përca si strofull fjalësh,
Të thërret një za nga thellësitë,
Jetoi i lumtur për lumturinë,
Kënaqësia është në xhenet..

Me sytë e tu ndërtuan tesbihët e mjerimit,
Një fëmijë i varur , gjakos në barkun e nënës,
Srebrenica qyteti i luleve,
U shëndërrua në një hije kufomash...




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...


Dielli im

Mille Angellovski


Unë nuk e di se a ekziston dikundi barë shërues ,
Për gjakun e zier kur fillon të pëlcasë,
Dielli im:
Mall , Dëshirë dhe Shpresë.
Sytë të janë burim i pamjes tënde,
Ulem dhe pijë pamje,
Dielli im:
Dashuri , Lumturi dhe Mendësi.
Une nuk e di sa mirësi ka në ty,
Në hapësirën e poshtme të zemrës tënde.
Zemra ime:
Miklim , Vërtetësi dhe Rritje.
Thuaj që të jam pjesëmarrja yte e përhershme,
Dielli im: JETË.

Nga Maqedonishtja: Hamdi NUHIJU


..poezia gjendet në librin: “Ognovi i Vreme 1” ( përmbledhje e poezisë maqedone të pasluftës) , Trisho Stojanovski dhe Petre Bakevski , Shkup , 1969 ; poezia gjendet në faqen 262.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...
There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP