Dy gëzime

>> Monday, August 16, 2010



Më erdhi një zë e nuk e di se nga
Më solli mirësi e nuk e di se sa
Më dha një premtim që e prisja moti
Më premtoj një derë që qon për tek Zoti
Me shum dashuri përditë i trokas
Në etje, në uri, s’dalem orë e ças
Dhe kur muzgu bie marr nga një gëzim
Po ai i vërteti është te Zoti im
Do ta kërkoj ende deri sa të vdesë
Jam përplotë mëkate edhe përplotë shpresë
S’do të lodhem fare, s’do më mbyllen sytë
Deri sa ta gjej, gëzimin e dytë.


Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP