KJO BOTE

>> Sunday, December 30, 2007


SHEJH MUHAMMEDIBN’ALI IBN’EL-ARABI(1165-1240)


Kjo botë

Është një oqean

Sa shumë vetë

Aty mbytur janë.

Ju do të shpëtoni

Nëse do të lundroni

Me barkën e frikës,

Të shpresës dhe dashurisë,

Për All-llahun

Krijuesin e gjithësisë…


Përktheu nga anglishtja:Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUMTI I NJE ANGELOIDI


Fahredin SHEHU


te dashur njerez te dashur vellezer

degjoni kumtin tim

rrefimin spekter

ne prizmin e zemres suaj te kaloj

ikja ime me mendje te kthimit

po ju sjell si vale deti

copeza te qenies se pjekur

po ju rrefej se

rrjeti i smagradte i qenies se saj

e zuri peshkun e arte te shpirtit tim

ta bej kashate te Dashurise se madhe

qe jep fuqi trupit te shenjte

i cili tevona mekon

foshnjen e palindur ne zemrat tuaja

dhe mos kujto se ky kumt

ketu mbaron...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nga errësira në dritë


Shkruan: Valbon Rushiti

Thellësishtë jam i dëshpëruar,
Nuk di si ta qortojë veten,
E vërteta tek unë është devijuar,
Dhe ka marrë kahje të zhdrejtë në shoqëri..

Harrova veten o Zot , të lutem më fal,
Ma hap gjoksin me besim,
T`i ftoj njerëzit në këtë din,
Me drejtësi nga errësira në dritë…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Epokalips

>> Saturday, December 29, 2007


Shkruan: Hamdi NUHIJU

Gjalp, bukë , vajë,
Zierje e jetës në një vend…
Frikë që moliset karshi bilbilave të rilindur,
Forma e vizionit pompoz…
Të ndjej kur ditët në vete numëroj,
Me zërin e Krishnas dhe Konfucies,
Humbën miliona jabanxhi,
Nën plehërat e zërit të shpëtimit…
Epokalips thonë , bërtasin , gjumojnë,
Këto qiej që veniten me këtë pulëbardhë,
Kjo tokë madhështore si naze qëndron,
E stuhisë së brengës një këngë ia kushton…
Mesihu i vetëdijes thumboi mbi Dexhall,
Me frymën e Zotit jeton shpirti jonë,
Si Ibën Arabiu të humbej në Askundi ,
Dhe Sadiu i mjerë të pushonte mbi gjithësi…
Shkunden themelet në Orient,
Një hijerëndë që më pushton si ogurzezë,
Flokët e shkapërderdhura nëpër këtë ujëvare melmesash,
Si në fjalorin e Ersoit , e në vargun e pafundshëm të Ikballit,
Shpirti denisë këtë fshehtësi…
Epokalips , zëri i borisë po c`mendë mencurinë,
I devotshmi i qetë me nallane prej sinqeriteti,
Renegati i poshtëruar dridhet , vyshket , djerësitet , c`kyen flokët e tij…



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më fal o Zot

>> Thursday, December 27, 2007


Shkruan:Hamdi NUHIJU

Gabimet zemrën ma vërshuan,
Si puhizë e thumbueshme,
Harrova veten në këto erëra të Oksidentit,
Të harrova Ty o Ti që je bashkë me m`u në cdo sekondë.

Nuri i imanit ma shpalos këtë brengë,
U humba në udhëkryqet pa mbarim,
Gjakosem pa dëshirë në shpatullat e iterenarit,
Bie shumë lehtë në provokimet e Djallit…

Më fal o Zot se u harrova në gjithësi,
Në drejtësi , në padrejtësi , në Pafundësi,
Lidhëzat e ndërgjegjës qëndrojnë varrë mbi m`u,
Më harruan të gjithë përvec Ti o i Gjithëfuqishmi- Ja Rabi…

Errësirë ,kob , frikë , heshtje….
Zëra që më tmerrojnë shpirtin,
Me imanin e Jusufit,
Dua të të dua o Krijuesi i gjithësisë…

Zemra më është lagur,
E syri më është tharë,
Shenjat në trup u ngjallën dhe egoja është ndarë,
Gabova o Krijues të lutem më fal…

Nuk di të veprojë,
Karshi xhelatave dhe renegatave,
Goja më është fëlliqur,
Në vend që të thërras në iman…

Jam humbur në udhëkryq,
Më forco shpinën o All-llahu im,
Ta shpalos Islamin,
Për atë që më krijove o Krijues i Gjithësisë…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kosova e Re

>> Monday, December 24, 2007


Xheladin HAMZA


Këmbët janë rënduar shumë

O të mallkuar të kësaj toke

Sot mjegulla do të tërhiqet

Ombrellë më nuk do të shërbejë

Vrasjet janë kohë e kaluar

Ardhmëria është para nesh

Evropa në gjirin e saj na pret

Rehatin shpirtërore ta krijojmë

Ejani të ecim ballëlartë drejtë saj.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

GAZELI MBI VDEKJEN


Xhelaludin RUMI


Kur kalojë në amshim

Kur tabuti të gjithëve se jam i vdekur tregon

Mos mendoni që për këtë botë

Dhembje më ekziston.


Mos të përlotet askush për mua

Mos të thotë “Është dëmi i madh”

Dëmi është të jesh i shejtanit

Dhe të shkohet atje ku digjet.


Në xhenazen time për ndarjen

Pikëllim të mos mbulon

Se mu atëherë me shpirtin tim

Fati i takimit cicëron.


Kur në varr më lëshojnë

Askush të mos thotë “U zhdukë përgjithmonë”

Nga se shoqërisë së xhennetlinjëve

Varri – është vetëm paravan që ekziston.


Kur e sheh se në varr më lëshojnë

Konsidero se atëherë në qiell më ngritin

Po në qiell Dielli e Hëna

Athua më pakë ndriçojnë?


Njeriu mendon: vdekja është muzgu

Varri burgut i ngjanë

E në të vërtetë, aty bëhet

Lindja e mëngjesit të Ri.


Cila farë nuk mbinë

Kur toka atë e pranon

Po si në ringjallje

Shpirtin dyshimi të ma mundon


Nga bunari kofa nxirret

Plotë e mbytur e nuk e mundon

Shpirti i Jusufit nga kjo nuk qanë

Gjersa trupi me gropën lufton.


Kur e mbyllë një dalje

Atëherë tjetra hapet vetë

Mu për atë për vdekjen time

Asnjë fjalë pikëllimi të mos ketë.


Shqiperoi: Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Poezi Came

>> Tuesday, December 18, 2007



BEKRIU



Bismil-lah, zura të nis, Bejtetë dua t'i flas shqip

për qitapet do bashlladis, dhe i nisa me një tertip,
dica bejte di të ujdis, zhdo bekriu bëra nijet.
ja Rab, amë hidajet! me zëmërë bëra nijet.

Perëndija si urdhëroi, Pa digjo ti, more bekri,
pejgamberi na e dëftoi që pin verë, pin dhe raki,
dhe hoxha im si ma këndoi, Perëndija jote të di
kundr' asaj e bi rivajet. që je në besë hijanet.

Allahu e bëri bejan, Ndose vera, ndo rakija
kush pin verë e ka dushman, harram janë që të dija,
e dëftoi brënda në Kuran, s'ishtë razi Perëndija
themelosurë me ajet. t'i pinjë turku për lezet.

Allahu e dha haberrë Vera ishtë zati murdar,
në Kuran kush e sa herë, turkunë e bën gjunahqar,
turku të mos pinjë verë, s'ishtë fajde, veçë zarar,
nd'ishtë që kërkon selamet. ndo në dunja, ndo n'ahiret.

Vera edhe mish prej derri Se ti kur pin verë, dehej,
edhe nexhaset prej njeri, kur shkon, posi derri ngrehej,
kundrë na u dha haberi, së lige gëzonej, lehej,
m'e ligë ishtë vera, në piet. për hiç gjë njerinë e vret.

Vera një edhe kumari, Ti bekri, mos u bën gafil,
putetë dhe lotozari, se ishtë haram me delil,
gjithë do t'i djegë zjarri, kush pin verë e bën rezil
kush i punon q'i bën adet. Allahu dej në kijamet.


Silloisu e bën figan, E ti, bekri, verën e pin
Perëndisë kërkoi derman, dhe me golë flet se ç'arrin,
që të bëri turk me iman. vetëhesë i bëneni hain,
Ku e gjen të tilë dovlet? q'e kllet në të tile ezijet.

Kur pin verë, të del frika, Pin verë, bënej sarhosh,
hidhej mbi gjithë të liga, zhdo së lige i thua "hosh",
atëherë të ra pika ngaha dini it bije bosh,
e ti nuk' e ke për haxhet! nat' e ditë mbi masijet.

Ki bekriu djal' i mihanesë Vjen shejtani e të gënjen,
që punon hata në besë, e pin verën me lagjen,
shum' i varfërë do vdesë, jargëtë të venë si qen,
pun' e ti s'i ka beriqet. kur lëpihej edhe bërtet.

Po që dehej, gjumi të merr, Kur vë këmbënë mbi këmbë,
bije, shtrihej si nonjë derr, qelqin' e rrëmben me dhëmbë,
vjen shejtani e të përmjerr, frima të qelbetë kërmë,
hej melun, gjidi xhenabet! dike pirë atë nexhaset.

Heq festenë e vë mbi si, Meleqëtë binë ferjat,
thua: "U bëçë tirjaqi, vallë çish thotë ki murtat,
do pimë një pikë raki, kuranit s'i ka itikat,
të na ketë buka lezet". ja Allah, epi një musibet!

Meleqetë i helmove, Ki bekriu kur të vdesë,
shejtanëtë i gëzove, mihanexhiut do t'i thërresë,
xhehenemit ju afrove, t'i sjellë qelqin e mihanesë,
u nise ta biç zijaret. s'kujtonetë për shehadet.

Me të shpejtë vjen shejtani, I thotë: "Mbëlidh fiqirrë,
gëzonetë dindushmani, se të kam verë të mirë,
i qepetë prej imani, mos të vjen qejf për të pirë,
me hilera e bën davet. të të shkonjë aj hararet".
Pa ngreu si ke adetnë, Dhe bekriu kur e digjon,
ta piç taze musallënë, verë të pinjë kërkon,
po bën inqar Muhammednë, meadhemall-llah pa iman shkon,
thuaj: "Zoti s'ishtë vërtetë!" në xhehnem vete për ebed.

Tani, në ka mënd në krije, Ti bekri, mos u bën fudull,
verë kurrë do mos pijë, po me tovbe bënu meshgul,
tovbe halis do të bijë, isht' umidh që t'e bën kabull
Allahu t'e bën magfiret. Allahu që është xhumerd.

Ti, bekri, mos rri në shubhe Se kur të të vinj' exheli,
se iman' e ke në tehluqe, do të dridheç posi teli,
po me të shpejtë bën tovbe, vera do bënetë beli,
sot për sot që je me shëndet. tovbeja të vjen me zahmet.

Se vera bënetë sebep Allahu t'e bëri harram,
që të merr Zoti në gazep, mënd në krije të dha tamam,
po hiq dorë e mos ju qep, ti nat' e ditë pin mudam,
se s'të lë të veç në xhenet! dehej, bënej, ja Allah, medet!

Gjezdis nëpër panairë Një turk që pin ashtu meshhur,
dhe konushtis me qafirë, kam frikë se ishtë kaur,
ku të gjeç verë të mirë, se me kaurë bën huzur,
atë ke për bash zijafet. turkunë s'e ka ragbet.

Kur të jetë i tili zëndik, Mahalla edhe gjitonë
që e pin verën me shirk, emër turk të mos t'i thonë,
kush ishtë turk edhe sadik, në mos e lëftë zakonë,
atit nuk' i bën muhabet. mos i venë në zijaret!

Gjithë ta dini bekrinë, Turqërinë e zë iqrah,
që pin verën e rakinë, dike punuarë gjunah,
në qafirë e ka sinë, z'bën tovbe të bënetë islah,
se m'ata ishtë një rufet. as që kurrë s'bën ibadet!
Bekritë pinë, dehenë, Në këtë trapezi të rrimë,
me qafirë mbëlidhenë, miqësisht ahengj të bimë,
shoq me shoq hertisenë: këtë verë do të pimë,
"Verën e pifç me shëndet! në vuxhut të n'apë kuvvet!"

Qirasinë shoqi-shojnë, Dale-dale u bin vera,
miqësinë e dëftojnë, i prish mënt, u ep të tjera,
zënë këngën' e këndojnë egërsonenë si derra,
me terbije, me marifet. këcenjënë posi soldet.

Me të tilë miq në dunja Kërkojnë fai të mira
mos konushtis, se gjen bela që të jenë të kërpira,
edhe të tilë në sofra flasënë qafirësira,
Zoti mos na bëftë kismet! thonë mëndija ç'u pret.

Perëndija s'e sheh xhais, Nd'atë mexhlis kush të rrinjë,
me gazep meleqët' i nis, në të madh gazep do hinjë,
për një të tilinë mexhlis, prej Allahut, le ta dinjë,
gjithënjë u dërgon lanet. s'ka razillëk, veç àdavet.

Natë, ditë i pa sheriat, Mal' e fushatë
dridhenë,
verën' e bëre tabiat, gjithë t'apënë lanetnë,
pejgamberi s't'ep shefat, që bëre inqar ajetnë,
se s'punon si turk në umet. prej gjunahut bije tërmet.

Gur e drunjë më s'qëndrojnë, T'ep lanet dheu e qielli,
nat' e ditë hiç s'pushojnë, t'ep bela hën' e dielli,
ti, bekri, të mallëkojnë, vetëtima së kthielli
prej Allahut kanë ixhazet. mbi krije vjen e të pëlset!

Lumëratë që po shkojnë Sa jaradisma që janë,
dhe kronjetë që pikojnë, prej Allahut izën kanë,
detëratë që gjëmojnë, gjithë t'apënë belanë,
ti, bekri, t'apënë lanet! asnjë nukë t'ep rahmet.
Barërat që mbihenë, Ti s'të vjen meleq në derë,
gjithë t'apënë lanet t'apënë lanet ngaherë
dhe sa të gjalla gjëndenë dhe buka që pin me verë,
në stere, bërnda në det. ndo pse isht edhe nimet.

Pemëtë që binë hije, Retë që shtienë shinë,
t'apënë lanet mbi krije, lutenë në Perëndinë:
u largove prej Turqije "Bekriut epi rrupinë,
i pagusël, i pateharet. ja Allah, me qemal-i kudret!"

Dhe mbi krehe që të rrinë Bekriu nukë merr haber,
di qeramen qatibë vera i duketë sheqer,
të madhe rixha të binë: se ç'punon, ja ngrinë defter,
"Mos bën gjunah me iradet!" për xhehenem ja binë huxhxhet.

Në mahsher do jetë surgjun, As e shihni që në dunja
gjithë do t'i thonë "melun", që çehren' e turkut s'e ka,
ki àjni posi majmun veç rrobat bëjnë ixhra
do të dalë në një suret. që i mban në turk-
kijafet!

Ndo ta blenjë, ndo ta shesë, Kush punonetë me verë,
në gjunah të madh ka pjesë, kështu ta ketë haberrë,
në mos beson, le të piesë do të qelbi një mahsherrë,
ulemanë ehli-sunnet. alemi do marrënë ibret.

Dej në mahsherr, nd'atë ditë, "Ja Rab", do thonë alemi,
kur të dalënë bekritë, "Këtë vrromë as xhehenemi,
do qelbinë xhehenemlitë, me këtë azap që kemi,
që do të binë shiqajet. s'e heqëmë këtë siklet".

Vjen një zë prej Perëndije: Shohënë dhe zebanitë,
"Hall' i asaj qelburije rrëmbenjënë bukaitë
vjen prej vere, prej rakije që të shtijejnë bekritë,
që i pitën ata murtet". t'u binë azap me
shiddet.
Dhe shejtani do të flasë: Bekritë, kur të digjojnë,
"Dua bekrit' e dunjasë, hapënë sitë, vështojnë,
të rrinë në këtë dërrasë, shejtanë e mallkojnë
të pinë ngaha ki sherbet." që i fton nd'atë zijafet.

Dhe shejtani thotë: "Zh'doni, Ku janë ato musallëra
me gazep që më vështoni? që pinjëm nëpër mihanëra?
Miqt' e mi, mos më marroni, Tani kshu na zuri hera,
që u keshë kaqë muddet! po eni të bimë gajret!"

Dhe bekritë atëherë Tani çish do të durojmë?
umidh' e kanë të prerë: Gjithënjë nukë qëndrojmë:
"Në dunja që pinjëm verë, këtë zahmet zh'do t'e shkojmë
nuk' e keshëm për kasavet. natë, ditë me ukubet?

Në këtë zjarr që digjemi, Kush ishtë turk me të drejtë,
ku të vemi të lutemi? ngaha vera të ruhetë,
Perëndisë zh'do t'i themi se vera sebep bënetë
që më irz në faqe s'na mbet!" që të shpije në dalalet.

Ju, bekri, kur t'i digjoni, Se këto fjalë që thaçë,
këto bejte t'i kujtoni, në qitap shkruar i paçë,
në daçi mos i harroni, shqip mananë ua dhaçë,
që të gjëndeni në gaflet! në daçi amëni rahmet!

Në më shafçinë bekritë, Gjene ju, bekri, në pifçi,
që të zënë kanositë, me tovbe në mos u kthefçi,
u plaçinë të di sitë, ngaha Perëndi e gjeçi,
se u kurrë s'u bi minnet! mua në më bëfçi gibet!

Për riza të Perëndisë Kundrë erdhi zemaneja,
dhe me anë të sherisë iktiza bën meseleja,
thaçë bejtet e rakisë, një mij' e diqind seneja
nuk' i fola për husumet. edhe tridhjet' e nëndë vjet.
Iptida hëna muharrem, Ndonjë fjalë ndë lathita
bejtet' i shkrova me kalem, në këto bejte që qita,
gjithë bekrit' i bëra zem, belqinda në mos e dita,
me të mira m'u bëftë uxhret! Allahu bëftë merhamet!

Bejtet' i fola me sheriat,
saqë munda, paçë takat,
jam dhe brënda konispolit,
emërin' e kam Muhamet.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Valet e Krijimit


Fahredin SHEHU


Mmmmmmmmmm

Mmmmmmmmmm

Mmmmmmmmmm

Mmmmmmmmmm


Krejt po shkoj tu fluturue

Leckë e lehtë në hava

Valë valë tu notue

Lumnin teme kush se ka

Me ju sonte m’u bashkue


Shpirti jem ka nji hall

Tufa tufa me ju çue

Dashnin teme me kaq mall

M’u marr n’gryk tuj përlot


Gzimin këtë kush ma thotë

Sikur dielli n’vakt drekës

Si nur mu’mini n’vakt t’dekës


Mmmmmmmmmm

Mmmmmmmmmm

Mmmmmmmmmm

Mmmmmmmmmm


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kush jam une ?


SHEJH MUHAMED SAIDEL-XHEMAL ER-RIFA’I ESH-SHADHELI


Unë jam

I ngjashëm

Me detin.

Shumë anije

Nëpër det

Lundrojnë,

Por,

Cilët janë ata

Që thellësinë e detit

E kuptojnë?

Rrugës kur eci

I shiqoj djemtë

E rrugës së vërtetë.

Asgjë nuk ju them,

Por, e di që vyejnë

E hapi zemrën

Dhe ata

Brenda hyejnë…


Përktheu nga anglishtja:Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sema


Fahredin SHEHU


Natë e bekume yje plot

Tuj vallzue me sevdah

Bosh jam sonte s’hapem dot

N’dryna rrnoj ja Allah

Nji jëlldëz më përshëndet

N’ball m’nalet xixëllojë

Fëmijnin plot shëndet

Sa me mall po e kujtoj

Tash tabutin shoh përditë

Dhe Allahin e përmendi

Për tona t’tjerat s’du me ditë

As për njeri e asnji sendi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Engjujt hedhin valle


Xheladin HAMZA


Në qetësinë e natës

Kur i mbylli sytë

Dhe bëhem kënga

E erërave të shkretëtirës...


Ti në përqafimin tim eja

Nga puthjet e tua të zjarrta

Mbi qerpikët e syve të mi

Engjëjt vallen do ta ngrehin...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Flutura dhe qiriri


Xheladin HAMZA


Pas ditës së lodhur

Në muzgun e mbrëmjes

Qerpikët mu mbyllën vet

Në kllapinë e parë të natës

Në ëndërr e para më erdhe ti

Je shndërruar në fluturën e bukur

Që fluturon rreth dritës së qiririt

Të ndezur enkas për ty

Gjatë fluturimit u ndeshe me te

Dhe u dogje në flakën e tij

U dëgjua një ofshamë

Nga e cila u zgjova

Nëpër rreze të hënës

Në errësirën e natës

Në shandanin e artë

Qëndronte qiriri i fikur.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kjo jete

>> Saturday, December 15, 2007


Shkelqim OSMANI , SHKODER

Ne skena ardh por na kane sjell
Të rrime po sdeshem prap na mbajne
Dhe po svazhdume me Të të ecim
Është e pamundur të ia dalim mbanë.

Këndojm e qeshim dhe s’prekupohemi
Të vujmë e te qajm, kërkojm të harrojmë
Dhe, me shume pak, ne krejt marrohemi
Krijuesin tonë nuk e kujtojmë

Pa halle, me pare jeten e dona
Me ba qejf ne pa ja nda
Me vëlla e motër krejt largohena
Materialista tash jena ba

Sa pak, ne jeten me ba me e shtru
Na rritet mendja s’ka ku me shku
Dhe larg i shtyjme Din e Iman
Varfërojm zemrat prishim dynjan




Gjynahqar Zot ne mos mbetshim
Nën mëshirën tënde na streho
Se tani inshaAllah do të kujtohena
Ibadet ma shpesh Ty me të ba

Dhe po sdeshëm ne me ik
Vijne na marrin pa na pyt
Per jete tjeter c'fare me ba
La il-lahe il-lallah
Shehadetin ma shpesh me than


Pa na pyt na kane sjell
Do na marrin pa na vet
Në kët jet c'fare na kërkohet?!
Vec besimi I vërtet.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O Zot


Shkelqim OSMANI , SHKODER


Atëherë. Shumë u frikësova
Ty të mendova, të besova
Tek Ti lutjen time dërgova
Nuk qava, por u gjunjëzova

Pastaj. Shumë u përmirësova
Ty të mendova, të besova
Tek Ti falenderimin dërgova
Nuk brohorita, por në këmbë u ngrita

Tani. Shumë shpesh të bëj ibadet
Vetëm Ty të besoj e të mendoj
Vec tek Ti lutjet e mia dërgoj
Elham dul-lilah të falenderoj.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ky din


Shkelqim OSMANI , SHKODER


Shehadetin thuaje shpesh o vëlla musliman
Se per të kanë me të vetë mos e qo jetën dam
Namaz fal ti pa përtu me xhematë e në vetmi
Hajrin ndac ti me ia pa, lutu pa u merzit
Agjero gjithë Ramazanin këtë muaj të begatisë
Zekat jep hic detyrimet, pastro pasurinë
Gëzoje të varfërin dhe të vobektin kënaq perëndinë
Shko në Haxh po pate paran, Zoti ta shperblen
Është detyrë e muslimanit një herë në jetën e vet
Allahu na shpëtoftë dhe në rrugë të drejtë na udhëzoftë
Mëndjet tona na i kthjelloftë e zemrat na i pastroftë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jam musliman


Shkelqim OSMANI , SHKODER


Falemners Zotit qe me ka udhzu,
n'rruge të drejt me u nise
të njoh Allahun për Zot
që gjithcka e ka jeretise
të besoj Kur’anin fjale te Tij
që Muhamedit a.s ia ka zbrit
të pranoj Islamin për fe
fen e paqes dhe të harmonis
ti du njerëzit e dashur
dhe të respektoj mbar njerëzin
të zbatoj ligjet e sheriatit
dhe të predikoj barazin.


-------------------------------


Dhe Ai vërtet e di c'farë ka ne zemrat tuaja
Prandaj mos guxoni të fshiheni më kot
Do silleni verdallë para e mbrapa
Derisa Allahun ta njihni per Zot.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sirrat Qypri


Fahredin SHEHU


Pej kurbanit gjak me derdh

Mallin me ruejt evlad e shpi

Sirratin me kalue pa u hedh

Si melaqi n’gajb krahet me i shtri


N’kët derexhe kush po mbrrin

Tona sendet me i kalueRahmet

t’Tij kush arrin

Si burak me fluturue


Sa sirrate i humbëm kot

Kimetin nuk ja dijmë Rrahmanit

Veç Qyprija asht për mot

Texheli bohet n’sy t’insonit

Kur emri i Tina e thot Kun


Ja me le ja me rrnue

Nuk pyt dot fe je kun

Ti hamendesh a me madhnue

Esma -n e madhe me takva

Tue e than si i gati lum

N’det t’madh me sevdah

Tue u kthye me Kajjum

_____________________

Urra ku kalojne shpirterat

Bota e msheft

Manifestim e dukshme ashiqare

Fjale arabe KUN dmth Behu

Dmth dhe behet nga ajeti kur’anor

Dmth Emri- esmaul husna

Besim i perkushtum

dmth: Ai I cili mban,

Token dhe qiellin dhe krejt cka ato perfshijnë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Tingujt e besimit

>> Friday, December 14, 2007


Hamdi NUHIJU

zvarritem ,
i kotur si dysh nen fundosjen e re,
humbje , rrembim...

dyfish te kerkoj ne horizont,
si i cmenduri Lejlan,
nen dyshekun e nxehur ftohem,
ciceroj , ciceron , blegeroj...

o piktor i fjales se embel,
o xhelat i askundesise,
oj zemer e gezueme,
o shpirt i trazuem...

trokasin ne mesnat,
dy yje zemre qe renkojne,
fluturimthi te hudhem ne kraharor,
frike , pendese , melmes...

tingujt e besimit te therrasin ne xhami,
ne xhennet kane rrugetimin tim,
ndalu ,
mos fryej ne qiell te hapur,
se mund te humbesh pergjithenji...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur`ani-burim frymëzimi

>> Thursday, December 13, 2007


Hamdi NUHIJU , Kumanovë
( absolvent në Fakultetin Ekonomik , Univerziteti Shtetëror i Tetovës)


Një fytyrë që lulëzon,
Etje , ëndje , kob…
Rrënqeth shpirtin si flutarake ,
Dhe nga drenësia yjet lulëzojnë…
Mijëra vite mjerim njerëzimi,
Në ujëvaren e blertë të dalldisjes,
Dua dritë jo errësirë,
Klithë pa zë shpirti im…
Hudhem në ëndërrat e mia,
Dhe si i cmendur shfletoj mbi iterenar,
Lexo librin e Krijuesit , Kur`anin...
Jo tha shpirti i dalldisur,
Nuk flas me vete si i marrë,
Nuk endem lartë e hudhem posht,
Nuk besoj djajt e nuk fyej statist,
Por qetësohem me Kur`an…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

In Memorium-Nje Perkujtim

>> Wednesday, December 12, 2007


Shkruan: Zejni MAZLLAMI


Buke , buke...! e asgje tjeter,

Eshte kerkese reale , mjet mbijetese,

Sakrifikoi me te dashuren , me te shtrenjten-rinine,

Per ta larguar gjene me te urrejtur , me te vrazhde-varferine...


Le pas gjithecka per te sjellur nje gje-buken,

Filloi betejen e quajtur " mergim",

U be pjesetar i misionit " shpresa",

U gjunezua i gjakosur para All-llahut nga vdekja...


Kaluan nete , pa Hene , pa Yje,

Kaluan dite , plote vransira e pa Diell,

Pas cdo fatkeqesie vjen lehtesimi,

Por midis tyre gjendet sprova-durimi...


Femijet jane lule te cilet lulezojne,

Edhe nese ne ua ndalim driten e ujin,

All-llahu nga larte diell e uje u leshon,

Sepse Meshira e Tij cdo gje e kaplon...


Plaga sherohet por dregeza mbetet,

Cdo gje qe shkon nga kjo bote , nuk kthehet,

Edhe pse syte lotojne , trupi dridhet , e zemra mallengjehet,

I vdekuri ndricohet , por i gjalli zbehet....


Fatkeqesite jane armiq te njeriut,

Por vegla te vdekjes,

Jeta dhe vdekja vazhdojne e asnjeher nuk ndalen,

Per kete deshmojne te vdekurit por edhe te gjallet...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Porosia e te vdekurit


Shkruan: Zejni MAZLLAMI


Kur shkruaj kete storie,

Me dridhet dora,

Syte me lotojne,

Shpirti me ngushtohet,

Gati me pelcet zemra,

Me dhimbset jeta,

Me shuhet shpresa,

Por prap vazhdoj...


Ne raft revista e magazina,

Mbi tavoline alkooli dhe kokaina,

Ne krevat femer lakuriq,

Ne televizor " MIAMI BITCH"...


Ne mendje asnje ajet dhe asnje hadith,

Shkuerja e pare ne xhami kur do pendohem,

Seksi i pare kur te martohem,

Jam semur nga SIDA dhe nuk mund te sherohem...


Pak kohe u zbavita e shume kohe lengoj,

Pa e kuptuar jeten ajo kaloi,

Pa e pare enderren ajo mbaroi,

Pa filluar beteja flamuri i bardhe valoi...


Iu drejtova mjekut me tha se nuk ke shpetim,

Iu drejtova prinderve me thane nuk je biri yne,

Me ne fund iu drejtova Atij qe duhej ti drejtohem qe ne fillim,

Pendohu me tha o robi Im...


Pa u penduar me arriti vdekja,

U zhduk e kota ne shesh doli e verteta,

Nga denimi i vdekjes ne denimin e varrit,

Kjo eshte porosia i vdekuri-te gjallit...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Raport Muhammedit a.s.


Shkruan: Zejni MAZLLAMI


Esselamu alejkum we rahmetullah Ja Resulallah,

Prej robit te All-llahut , Zejni iben Selmanit...


O Resulullah , betohem ne All-llah,

Jam i vertet nuk jam genjeshtar...


O Resulullah , ummeti yt eshte percare,

Ne sunni dhe shiia eshte ndare...


O Resulullah ne Turqi muslimanet i turperohen Islamit,

Duan " demokraci" i frikesohen SHERIATIT...


O Resulullah , Gaza u muar nga Hamasi,

Nuk falet namazi , nuk jipet zekati...


O Resulullah , Kosova pret pavarsi nga Marti Ahtisari,

Shikohen novelat , nuk lexohet Kur`ani...


O Resulullah , Muslimanet pijne alkool,

Ibrahim babai , e biri Gregor...


O Resulullah , ehli-kitabet na sakatuan,

Nenat tona ne Irak me denimin e faraonit na i denuan...


O Resulullah , muslimanet perqeshin sunnetin,

Degjojne rock`n roll , zbulojne auretin...


O Resulullah, shume nga ato njerez qe i ke mallkuar,

E ngritin zerin larte thone se ty te kane pasuar...


O Resulullah , roberit tane te dikurshem,

Jane zoterinjte tane te tanishem...


Kerkoj falje prej All-llahut te Madherishem,

Qe mora kete guxim ndoshta te paarsyeshem...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Me kujtoni


Shkruan: Zejni MAZLLAMI


Kur era fryen e gjethet bien,

Shiu kur bie lumi vershon,

Acari ngrine e gjithecka pushon,

Ju lutem me kujtoni...


E dielli kur te lind,

Dhe rrezet e tij te shenderrisin,

Urrejtja kur te largohet,

Dhe dhuna ne humanizem te shenderrohet,

Ju lutem me kujtoni...


Kur gjithekah paqja te mbreteroj,

E lufterat te marrin fund,

Dashuria te lulezoj,

Ju lutem me kujtoni...


Me kujtoni qe te mos vdes sikur qe jetova,

Ne perbuzje e ironi,

Por ne Meshiren e Zotit e ne kujtimin tuaj,

Deri ne Perjetesi...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shekulli XXI


Shkruan: Zejni MAZLLAMI


Shekull i intriges dhe mashtrimit,

Shekull i urrejtjes dhe pikellimit,

Terrorizmi global ne Irak dhe Afganistan,

Legalizimi i prostitucionit ne Vatikan...


Homoseksualizmi simbolizon civilizimin,

Lakuriqesia emancipimin,

Islami fundamentalizmin,

Krishterizmi marksizmin,

Jeta ironine , mllefin dhe urrejtjen,

Vdekja fundin e genjeshtres dhe fillimin e se vertetes...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Viti i ri


Shkruan: Zejni MAZLLAMI


Rruge e mbare or fatkeqe, mire se erdhe o fatzi,

Kaloi ajo qe kaloi , fitoi ai qe fitoi , humbi ai qe humbi,

Dhe botes i erdhe fundi...


Kaloi nje vit i zakonshem,

Me 4 stine dhe 12 muaj,

Me plote urrejtje , viktima e mekate,

Lindja sulmohet nga Perendimi,

Terroristet nga forcat aleate...


U denuan me vdekje diktator e liberator,

Te pafajshem e fajtor,

Kete vit e mbuloi " energjia nukleare",

OKB-ja u shenderrua ne asamble kombetare...


Per mekatet nuk ekziston numri me i madh natyror,

Per veprat e mira mjafton nje numer njeshifror,

Shpresa vdes e fundit , por jo pas shpirtit,

Mikroskopi zbulon atomin , por jo edhe HIPOKRITIN...


Jeta bardhe e zi , enderrat multi-color,

Egoja arrin kulminacion , padroni nuk ekziston,

E verteta sfidon , matrializmi kapitulon,

Gati tere bota jetes " LIVE" i thone...


Kampion ne imperializem Amerika , ne futboll ITALIA,

I famshem Xhorxh Bush , fatkeq ISMAIL HANIJE...


U shkrua nje faqe e re ne histori,

Ne flete te bardhe por me laps te zi,

VITI I RI , SHPRESE E RE!

Pasi keshtu thote populli , per ne gjithecka eshte OK...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mallkim i perjetshem


Shkruan: Zejni MAZLLAMI


Djall i mallkuar cdohere qofsh,

Suksesin tend final vetem mund ta enderrosh,

Se je i paafte ndaj Fuqiplotit,

Mjaft u ke bere deme roberve te Zotit...


E nxorre nga parajsa te parin e njerezimit,

Nxite vellavrasjen midis Habilit dhe Kabilit,

Nxorre ne siperfaqe intrigen dhe mashtrimin,

Zbulove formulen baze te zhgenjimit...


Fundose shume njerez ne injorance dhe mosbesim,

Per kete arsye e meritove te perjetshmin mallkim,

Zoti eshte i drejte , padrejtesi nuk ben,

Ai e denon vetem ate qe e meriton...


O Iblis ty te mallkojne xhinnet dhe njerezit,

Ti je puntor qe per meditje e ke denimin,

Per ty ndjen urrejtje cdo krijes ne kete bote,

O faresosur o burim i cdo marrezie...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pa ty


Shkruan : Zejni MAZLLAMI


Pa ty do te isha pa shprese,

Pa ty dielli do te perendonte ne mengjes,

Pa ty jeta do te ishte tmerr,

Pa ty parajsa do te ishte ferr...


Pa ty nuk do e shijoja jeten,

Pa ty nuk do e njohja te verteten,

Pa ty do ta kerkoja vdekjen me kenaqesi,

Pa ty o Pejgamberi im nuk do te dija cka eshte lumturi...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hymni i besimtarit


Shkruan : Zejni Mazllami


Ne emer te All-llahut , Meshiruesit , Meshireberesit,

Faleminderimi i takon All-llahut , Sunduesit , Krijuesit,

Te Perjetshmit , te Vetmit , te Plotefuqishmit , te Gjithedijshmit...


Mua me mjafton All-llahu, nuk ka Zot tjeter pervec Atij,

Vetem te Ai kam mbeshtetje , Ai eshte Zoti i gjithesise...


Lexo ne emer te Atij qe te krijoi...


O Zot na i hap dyert e Meshires Sate,

dhe na i lehteso dyert e furnizimit Tend...


O Zoti im vetem Ty te adhurojme ,

dhe vetem prej Teje ndihme kerkojme...


O Zot , Krijues i tokes dhe i qiellit,

Ti je ndryshues i cdo gjeje dhe i cdo gjendje...


Gjithecka ne toke e ne qiell Ty te faleminderojme dhe madherojne,

Vetem Ti je i denje per tu faleminderuar dhe lavderuar...


O Zot i madherishem na udhezo ne rrugen e mbare,

Ne rrugen e atyre qe i begatove me te mira,

Jo ne rrugen e tyre me te cilet je hidheruar,

As ne te tyren te cilet kane devijuar...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Miliona haxhinje , miliona dashuri

>> Monday, December 10, 2007


Mexhid YVEJSI, GJAKOVE


Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

U nisën, po nisën

Nga toka, Deti dhe qielli

Atje ku lindi Dielli

Për të vizituar

Vendin e Shenjtëruar

Qaben e Madhëruar

Meken e Bekuar

Për të zbritur

Në Medinen e Ndritur…

Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

Nga të dy gjinitë

Po i lënë shtëpitë

Po i lënë foletë

Po i lënë atdhetë

Me mall, me lot,

Por me shpirtin plot

Veç për t’Madhin Zot…

Miliona haxhinjë

Miliona dashuri

Të bardhë e të zinjë

Të vjetër e të rinjë

Tekbire këndojnë,

All-llahun e Madhërojnë.

Para Tij nënshtrohen

Para Tij pendohen…

Haxhinjtë shqiptarë

Rreth flamurit kombëtar

Me zemër të pastruar

Me shpirt të lartësuar

Kujtohen edhe për ne

Që jemi n’Atdhe:

Lutën për Kosovën,

Lutën për Çamërinë

Lutën për Shqipërinë…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PIKA E SHPRESES

>> Sunday, December 09, 2007


Minushe DAKU


Nje stuhi e lehte

rrethuar me gjemba

troket qete

por nuk fundet mbrenda.

Thash , mendova....

por nuk vrapova

dora shkoi te porta

dhe shume u pendova...

Kishte ra hija ne mbremjen e trazuar

tymi i gjakosur ngadal permbinte jetera..

Qava por loti zhdukej..

nen kthetrat e nje bishe

qahej dhe shkeputej

sa vinte e perdridhej e njelmesia ikte....

Bertita por zeri treti

nen kembet e qelbesires as hi nuk mbeti....

u flaka i teri nen ethet e frikes

dhe mallit

thirja me erdhi nga thellesia e malit

maliiii i shkrete...........

DHE MBESHTETJU VETEM ATIJ

QE TE MBRON NGA DJALLI....

hapa syte

sa bute batanija

prekte faqen time te djersitur ..

Allahu im sa enderr e keqe

e tmerrshme...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shije Kristali


Minushe DAKU


Embelsi shpirti

rrjedh ne gjakun e trazuar

embelsi dashurie ne trurin

e praruar, te krijuar....


Fjalet amnore

butesi ngazellyese,

Trondit dashuria nga shpirti i nje nene,

bukuri mahnitese rrezon syri saj i ndritur.


Llava amnore shpirtin e padjallzuar kaplon

ta mbroj, ta ngroh....

dhe prape valet ngatrrimtare mberri

nene trurin e lakmitarit - njeri-femije.


I vetem ne saharen e gabimeve

dhe me kot kerkon shiun,

loti i saj eshte thare

dhe nuk ka te mpikun.


Me kot kerkon shpetim

ajo te mallkoi

nga zemra te largoi

mos i peshperit.


Nje zemer burri

dhe nje mallkim nene

jane shume

per nje bote te vogel.


Me thuaj mik i dashur

ke ndegjuar ndonjeher

per ndonje dashuri me te paster

se dashuria e nenes per GABIMTARIN-njeri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Frymezimi i diturise

>> Saturday, December 08, 2007


shkruan : Valon Iseni

( shkolla e Forumit Rinor Islam , Kumanove)


Ne fjalen e Allahut,

Njeriu gjenë shpetim,

Ndalo dhe mendo,

Fillo leximin...


O ti qe te kaploi erresira,

O mekatar,

Ndalu pak , shiko ku je,

Dhe syno rrugen e shpetimit.


Eshte e ditur dhe e shenuar,

Mekati per ate qe pret zgjuar,

Rruget jane te hapur e te ndricuar...


Allahu te dhuroi mendje te shendosh,

Te kerkuarit e diturise eshte obligim,

Mos harro kete dhunti,

O NJERI!!!.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ISMAILI A.S.

>> Friday, December 07, 2007


Shkruan: Hamdi NUHIJU

Eretizmi i kohés,
Nén fuqiné e zjarrté,
Sqepat e zgjatur,
E kénga e pakuptueshme e dalléndysheve...
Simbol i flijimit,
Dashuri pér All-llahun tim,
Vepro si té urdhérohet,
I dashur babi im…
Tì shtrydhim ndjenjat né kété din,
Né porosiné e pafundme té Krijuesit tim,
Ftesa né rrugé té All-llahut,
Ideali im…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ne Ruku

>> Tuesday, December 04, 2007


Hamdi NUHIJU


Ne Ruku,

Te madherojme ti o Zot,

I lartesuar qofsh,

Ne Ruku,

Shkunden themelet,

Ne Sexhde,

Pastrohen mendjet.

Ploteso rukun o insan,

Qe gjallesat ta fitojne takvan,

Me afer Zotit dua te jem,

Ne Ruku,

Deri ne xhennet...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nenes sime


Xheladin HAMZA


Në ëndrrën e natës që iku pa kthim

Ti nëna ime,

mendimet mi përkëdhele

I bëre të mëndafshtë

Si flladi i verës në mbrëmje...

Kujtimet për Ty

Zbritën qerpikëve të mi

Të larë me lot...

Mbi varrin tënd u përkula

E hapa portën e zemrës së djegur

Ajo u gjunjëzua totalisht

Elhamin zëshëm ta këndova

Shpirti më dridhej si në ankth

E fjala më mbeti në fytin e tharë...

Mbi mollëzat e faqeve

M’u rrokullisën lot dhembjeje

Ranë mbi varrin tënd

Me lule mbuluar

Ku ti rehatshëm fle, nëna ime!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP