KË URREJ?

>> Friday, September 28, 2007



Vehap KOLA


Urrej…
Pluhurin e rrugës
Që përditë lëshohet pa zë
Mbi lëkurën time
Dhe tani jam ndryshe
Më ka ndërruar fytyra

Urrej…
Thonjtë e mi
Me të cilët gërvisht fytyrën
Dhe jam shëmtuar
Kam humbur qumështin
Që nëna më mëkoi

Urrej…
Këmbët
Që i ndoqa në baltë
Dhe ashtu u përfunda
U përbalta
S’jam më ai
I papërlyeri

Urrej…
Shtrojën time thërritëse
Aty fle gjatë
Dhe nuk ndjej gjëmimin
E botës që digjet
Dhe zemra e hershme
S’është më ajo
Që të pikojë gjak

Urrej…
Shterrjen e burimit
Ku shuaja etjen
Me zjarrin tim e kam tharë
Në prushin tim po pjek veten
Me tymin tim rrekem të bëj hije
Por është e kotë

Urrej…
Errësirën, që më ra si qiell
Dhe sytë m’i mbuloi
S’e di; jam verbuar përgjithnjë,
Apo do të shoh prapë dritë?


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PËR DEVOLLIN

PËR DEVOLLIN




POEMË

* * *

nga Ylber Merdani
Korçë 1999

* * *

Që Zëmblak e deri tutje…,
Ku fillon Gryk’ e Cangonjit
Vijnë fshatrat pa shkëputje,
Në dy brigjet e Devollit.

Nëpër netët devollite
Të magjishme sa më s’ka
Hëna veshur me dimite,
Yjet larë me sërma.

Natë e qetë, e shënjtëruar,
Ëmbëlsisht endet mbi lumë.
Si një nënë e dhembshuruar
Bijtë e saj iv e në gjumë.

Thellësitë e këtij mali
Mbajnë me mijra thesarë.
Buron ujët si kristali
Që zbret tutje …me ujvarë.
.
Pa sa vjen edhe më shumë
Zgjeron shtatin i hazdisur,
Përplas valët peçeshkumbë
Lumi plak e kokëkrisur.

Gjithsaherë janë përpjekur,
Ta dredhojnë shtratin e tij.
Pushkën gati nëpër shekuj….,
Për çdo hasëm faqezi.

Nëpër luftra me Dovlenë,
Me çdo hasëm kobëzi.
Trimat që mendueshëm flenë,
Mëma varret s’ua di.

Ikte Nemsja, Frëngu vinte…
Njerzit gjith’ po muhaxhirë.
E sfilitwn ato vite
Gjysëm bardhë e gjysëm nxirë.

Plepi mbetur gjith’ me brengë
Flet për Malon e Selmanë…
Trimat mbetur si legjendë
Nëpër luftra me Junanë.

Ndënë hijen e Flamurit
Kishin Zot e kishin Fe.
Jepte besën burri-burrit
Për një Komb, për një Atdhe.

Ilon mik e kish Hyseni,
{Ato vite që më s’vijnë}
At Thomai nga Vërleni,
Kishte mik Hafës Sabrinë.

Nëpër dasma devollinjtë,
Nëpër shekuj kordhëtarë.
Me qostekët e florinjtë,
Gjithnjësoj qylafebardhë.

Fustanellën dhe mintanë
Me Tirtir të zbukuruar
Mëngët gjithpi me gajtanë,
Kallcat me tirqe shtrënguar.

Pa kur dredhin atë valle,
Trimërore sa s’ka më
Ku rrëmbyer e ku ngadalë,
Duke qeshur ndënë zë.

I do mjeshtra e muratorë,
Mjeshtra dhe në bujqësi.
Gurët pot ë zënë me dorë,
I kthejnë në flori.

Kush përhapte diturinë,
Kush me plumba xhamadanë.
Për Flamur e Shqipërinë
SI ZOGJTË NË TRAMUNDANË

Ku s’e gjenje devollinë…!?
Mërgimtar kënd e kënd.
Amerikë e Argjentinë…,
Prej aq kohë sa s’mbahet mend

Nga Vllahija dhe Misiri,
Deri në Australi…
Pa kur vinin nga mërgimi
Sillnin kamje e pasuri.

Me mendime perëndimi,
Sillnin plane e kulturë.
Filloi jeta, lulëzimi,
Gjallëri që s’ish parë kurrë.

Dimrit këngë e muhabete,
Rrotull vatrave me zjarr.
Kjo raki për shtatë qejfe
Dhe të vdekurin e ngjall.

Me tërbimin e ciklonit
Fryn Goreni e shkon e vjen.
Fishkëllen Gryk’ e Cangonjit
Merr me vete gjithshka gjen.

Veç dëborë e asgjë tjetër,
Deri tutje nëpër shpate.
Vende-vende votrometër,
Nëpër rrugë e monopate.

Ngroh të ftohtit këtë natë,
Zemra e njer’zve të mirë.
Porta hapur dy kanatë
Për udhëtarë e mysafirë.

Pa të tregojnë se paska ndodhur,
Që prej motive të shkuar….
Shlodhte rrugëtarë të lodhur,
Ky burim ujëkulluar.

Dhe gojdhëna këtu niset ,
Mori krah e mori flatra.
Gojë më gojë endet mbi viset
Gojë më gojë endet mbi fshatra.

…Pa një ditë vjen tek burimi
Një djalosh që përtej mali…
Drobitur nga rrugëtimi….
Djegur zjarr e zhurr nga malli.

Si një yll shkrepëtimtar,
Vetëtimthi vjen e shkon…
Dimrit odave me zjarr,
Brezi-brezit ia tregon…

O JU MALET ME DËBORË
PSE S’QANI HALLET E MIA….
Trimat kapur dorë për dore,
Lot e brengë Shqipëria.

Ndër limeret e Moravës,
Trimat shkelnin çdo ferman,
Me dyfek nga anë e anës…,
Për Liri e për Vatan.

Si përflaken nëpër qiej
Gjithë kometat rrugëtare
Ashtu rrojnë gjithandej
Trimëritë shqipëtare.

Kur Evropa, bushtra plakë
La kuçedrat të na kafshojnë,
Kur na hapi atë plagë,
Që ende s’po e shërojmë.

Batare në Prroi i Thatë,
Krisi pushka te mulliri
Po luftonte me andartë
Ali Çaushi dhe i biri.

I ngjitet malit përpjetë.
Rreth e qark si në pëllëmbë.
Ishin vitet trembëdhjetë,
Që na plagosën aq rëndë.

Një dyfeg te Gur’ i Prerë,
Zbraz dhe një te Lis’ i Gjatë….,
Por ndjen shpatullën t’i therë
Një plumb pas i hap një plagë.

Por nuk jepet Bido trimi,
Zvarrë-zvarrë e ca nga ca…
I flet Sefes tek Burimi ;
‘Krahët na kanë marrë ata.’

Këthen kokën pas Seferi,
Një andart mbas shkëmbit sheh.
I thërret; ‘-Mor der pe deri.’
Dhe i zbraz një batare.

Aqë shpejt sa hap-mbyll sytë…..,
Bidua sheh se përkrah tij
Lufton Miti vet i dytë,
Të dy trima devollinj.

Edhe sot e kësaj dite
Plagët tona rrjedhin gjak,
Këto troje nëpër vite,
Tokë e qiell u përflak.

Karadaku me Sërbinë,
Përtej detit hasmi tjetër.
Luftë me Junan mavrinë.
S’mbyllet dot plaga e vjetër.

E nuk shuhet jo, shqiptari,
Se janë trima dhjetëfish.
Të vdekur ngrihen nga varri
Armët rrëmbejnë sërish.

Qiell e tokë oshëtijnë,
Trimëritë rradhë-rradhë.
Bota shtrembëron turinë;
‘-PO ME SE LUFTOJNË VALLË!!??’

Mijra bij kushdi ku flenë.!!
Gjumë në përjetësi.
E sterosi Mëmëdhenë
Firauni faqezi.

Mal mbi mal e gur mbi gurë
Shenjtërohen dhe më tej.
Trimat që s’do vdesin kurrë
Enden nëpër shtatë qiej.

Mbi Devoll, mbi gjithësinë
Hëna e artë gjithw visit.
Gjithnjësoj seç ven’ e vijnë,
Gjithnjësoj secili ndrit.

Dimri plak dhe nëpër male
Po largohet me sinor.
Vjen Pranvera shtojzavalle
Me kostumin mbetëror.

Ndër lëndina marrin flakë
Lulet mbushur ngjyra plot.
Porse zemr’ e nënës plakë,
Do, … por s’mundet, s’gëzon dot.

Nga foleja porpolloku
Jep mesazhe dashurie.
Ligjërim’ i këtij zogu
Shkon korije më korie.

Gurgullima e ujit fliste,
Çdo pëllëmbë e çdo ugar.
Shqip bisedat pleqërishte,
Duke dredhur një cigar.

Pinin ujë me kristale,
Djemtë lisa gjer në re.
Zemrën zjarr si këta male,
Për një komb, për një Atdhe.

Devolliu duarartë,
Kordhëtar e syrin pishë.
Burrëror e zemër zjarrtë,
Di t’i flasë dashurisë.

Që nga Krojet e Kulmakut
Humbet ujët nëpër fletë.
Tek Burimi i çardhakut
Të pish ujë e të pish jetë.

Ndër koriet me dushkerë,
Shpatet bush dhe erë çaji.
Gjithandej vjen erë pranvere,
Gjithandej fryn erë maji.

Rinë fshehtas ndër burime,
Djemtë, zemra përvëluar.
Çupat gjith me psherëtimë,
Me bucelat nëpër duar.

Dikush çohet, hedh një fjalë,
Dikush hesht e s’pipëtin.
Çupkat fshehtas e dalngadalë….
Hedhin sytë me përgjërim.

Malli hesht e prapë flet,
Është mall’ i dashurisë.
Mbushin ujë e shpejt e shpejt,
Ulin cepat e shamisë.

Gjithandej fle gjithësia,
Po dremit dhe lumi plak.
Gjithë trevën…qetësia…,
Deri tutje….në Zëmblak.

Ja dhe Babani i lashtë,
Me selishta çdo shtëpi.
Gjithë vllazëruar bashkë,
Mirësi dhe mbarësi.

Kush kish tokë ca më shumë,
Dikush bagëti më pak.
Merrnin ujë nga një lumë,
Që kalonte nëpër fshat.

Si në Baban e në Ponçarë
Ish bekimi i Perëndisë.
Me zajretë plot hambarë,
Plot zamzanet e rakisë.

Po kështu i gjithë Devolli
Nga Hoçishti dhe Sinica.
Zoti mbarësinë solli,
Gjer nga Dardha e Bradavica.

Se Njazi Agastra vetë
Fis fisnik e mendjehollë
Përhapte shqipen me fletë
Dhe shtëpinë e bëri shkollë.

Gjithë komitët nëpër mote,
Me dyfek e me Bajrak.
Kur Dovleti i kërkonte,
Tek kjo kullë gjenin jatak.

Shkollat shqipe rradhë-rradhë,
Si në Baban e në Bilisht.
Njëqind e ca vjet më parë
Progri kish një shkollë shqip.

Erë dushk e luleshqerë,
Gjithë Devolli shkëlqimtar.
Në çdo fshat e në çdo derë,
Begati në çdo ugar.

Ëngjëjtë flenë por djajtë s’flinin
Rusi dërgon sërbit fjalë….
Sërbi dërgon Miladinin,
Që të mbjellë atë farë.

Shkatërrimi vjen një ditë,
Sa njëmijë e një rrufe.
Vijn’barbarët komunistë,
S’njohin besë e s’njohin fe.

S’pyesin babë e s’pyesin nënë, Kish
Dhe femra gjithashtu.
Shkatërrim që s’ka të thënë…
Endej vendit tutje….tu…

Se atdhe kishin Rusinë,
Shokët vrasës dhe hajdutë.
Për baba kishin Stalinë,
Bijtë doçër e kopukë.

Kudo shkelnin linin sherr.
Nëpër fshatra e në çdo turmë
Ngjallnin frikë e ngjallnin tmerr.

Kish disa edhe prej tyre
Që babanë kishin vrarë.
Në mbarim të kësaj mynxyre,
Nëpër fshat e hiqnin zvarrë.

Si hordhitë me barbarë,
Me dredhi e pabesi,
Qindra, mijra vjet më parë
Kur hante njeriu-njeri

Bushtra e kuqe, bushtra plakë
Kudo shkelte lot e zi
Kudo shkelte gjak e plakgë,
Kudo shkelte pabesi

Mbledhur odave me zjarr
Burrat flisnin gjithsesi…,
Duke dredhur një cigar:
‘Ç’qe kjo gjëmë o Perëndi!’

‘Nuk ka besë komunisti’
‘Komunisti ska as fe’
‘Është i poshtër si Jeziti’
‘Me motrën e tija fle’

‘Mirë e thosh Hafëz Aliu’
‘Njëzet e ca vjet më parë’
‘Kafshë do bëhet njeriu…,’
‘Po na mbiu ajo farë’

Gjithë Devolli suferinë,
Për çdo hasëm faqezi
Flamuri brinjë më brinjë
Mori plagët përsëri

Iu hoq shenja e Liktorit,
Iu vu ylli komunist
Me Stalinin e Moskovit,
Donin të flisnim rusisht

S’kith të thënë e s’kish të ngjarë
Vidohovë gjer në Vranisht,
Në Kapshticë e gjer matanë
Gjithë Devolli fliste shqip

Në Qytezë apo në Sul
Që në Çetë e deri lart…
Shkolla shqipe dhe në Plur,
Gjuha shqipe në çdo fshat,

Fshat më fshat e kudo vinte
Me Mihalin lavdiplot
Për shqipen retë përpinte
Et-hem Zhgaba patriot

Pushka, penën mbante praën
(Trimat duhen dhe të ditur)
Gjoksin me dy palë gjerdhane
Nëpër vitet faqendritur

S’kanë të shkruar e të thënë
Pabesitë komuniste
Të vriste natën pa hënë
Të qante po asaj dite

Ishin mbledhur tre kukudhë…,
Ylli, drapri dhe çekani.
Pabesitë udhë e paudhë…..,
Komandant Mugoshë Dushani.

Fill mbas Mukjes vjen njoftimi;
‘-Në Ziçisht ju presim nesër!’
‘-Anë e kënd u bë pajtimi,’
‘Si vëllezër të lidhim besën.’

Ishte Juda i Ziçishtit,
Mihallaqi besëprerë.
Ftonte burrat e Bilishtit
Pabesisht në pritë t’i zerë.

Nisen bijtë nacionalistë,
Bijtë e shqipes dykrenare.
I besuan pabesisë,
Pjellës sërbe dhe zuzare.

Përmbi trimat bataretë…..,
I qëlluan papandehur.
Vendi rreth fare i shkretë
Mbi njëqind veta të fshehur.

Feti trimi nga Vërleni,
Bir i fisit Jazexhi.
Por Tefiku qen bir qeni
E vrau në pabesi.

Krisi lufta gjer matanë…
Natë cubash, pabesie.
Dhjetra grekë partizanë,
Prisnin fshehur në korie.

Flet Hilmi Perona, dritë.
Sillte besën që nga Suli;
‘-Djema kemi rënë në pritë!’
‘-Rroftë Atdheu dhe Flamuri!’

Doktor Hadi Kasimati
Fillon shtije, vetëtimë.
Por një plumb e merr sëprapi,
Një tjetër brinjë më brinjë.

Zija Gashi përbri tij,
Gjoksit dy rëkera gjak.
Ky shqiptar kosovarli,
Mik me Kullajt në Zëmblak.

Shpirti sa iu regëtinte….,
As rënkim, as lot në sy.
I zunë bishat komuniste,
Me thik’i therrën të dy.

Hylbi Kulla plagë-rëndë.
Në Mulli pozicionohet.
U përgjigj me zjarr e këngë,
Kur i thanë të dorëzohet.

Pabesi, gjak e mynxyrë,
S’kish më plumba kur hapën portën.
I përshtyu në fytyrë
Para se t’ia prisnin kokën.

Hyn i pari Myzaferi.
Ishin shokë në Lice.
Me dorën e tij e therri
Komunisti i pafe

Adil Graca, Kryeplaku…,
Fishekët i qenë mbaruar.
Vendin rreth e mbuloj gjaku,
Kur me thika e masakruan.

Por nuk vriten trimëritë
As me prita, as me pusira.
Yje që lëshojnë dritë….,
Mëmëdheu ka me mijra.

Enden qiellit të malluar
Kurt ë gjithë flenë gjumë.
Shpirti i tyre i etuar,
Natën ulet përmbi lumë.

Shkëlqimtarë si në legjendë…,
Rrojnë në përjetësi.
Shpirt’i tyre lot e brengë,
Për nënoken Shqipëri.

Sërb Dushan Mugosh, lugati,
S’ngopej dot me gjak shqiptari
Njëzet e ca veta mblodhi nga fshati
Ca i therri, ca i vari.

Edhe vetë mëma tokë
Edhe qielli përmbi të,
U rrëqethen nga kjo kobë
Kafshërore sa s’kish më.

Një djalosh ende papritur,
Kur ende luante me shokë.
Në një pemë e kishin lidhur
Dhe bënin copë-copë.

Qetësisht sheh këtë gjak
Komunisti i pafe,
Tahiri, vampire plak,
Pjellë e fisit Kadare.

Flet tmerruar partizani,
Që Mugosha kish përbri;
‘-Pse e rrope përsëgjalli…??’
‘-Ç’paska bërë ky fëmi!?’

Flet Mugosha qetësisht:
- Besa nuk ka ba kurgja
- Por se asht nacionalist
- Ngopje s’kam të gjallë t’i ha

Ky i vogël i torturuar
Ishte ende fare fëmi
Kur i prenë këmbë e duar
Vetëm se ish devolli

Britma e tij aq fëminore
I tronditi malet rreth
Gjysmëhëna si kosore
Nga kjo skenë u rrëqeth

Dhe dërgoi yjet e artë
Ta shpëtojnë prej mynxyre
Duke rendur nëpër natë
E bënë vëllanë e tyre

Nëpër netët e florinjta
Yjet derdhin dritën lumë
Ali Lumi nga Koshnica
Si rubin shkëlqen më shumë

Dhe kështu kjo farë e ndyrë
Pjellë e bushtrës moskovite
Shkatërrimi si mynxyrë
Shkel zakonet devollite

Nisën vitet e sterosur
Diellë s’kish, as hënë s’kish
Nis kalvari i pasosur
Çdo llahtar fliste sllavisht

Zjarr mbi kishat, mbi teqetë
Zjarr e flakë mbi xhamitë
Shkatërrim poshtë e përpjetë
Vrisnin, prisnin pabesitë

Njerzit merrnin arratinë…,
Dikush ikte, dikush mbeti
Dikujt varrin nuk ia dimë.!!
Merrnin shtigjet për sëshkreti.

Kush kish shqipen me dy krerë
Kush kish zemër prej shqiptari
Bridhte koba derë më derë
Vriste plumbi dhe litari

Koba ngjitej Trestenik,
Zbriste tutje Sulit plak.
Që nga Treni në Vërnik,
Kudo shkelte, gjëmë e gjak

Lidhur pleq e lidhur plaka,
Gra, fëmijë lebetitur
Pas shtëpitë përpinte flaka,
Mall e gjë, gjithçka grabitur

Lot e kuje, e prapë lot,
Nga Kapshtica në Ponçarë
Derdhej gjaku kot më kot,
Shqipfolësit vrisnin shqiptarë.

Patriot Selman Barolli,
Burrë i urtë e fisnik,
E njihte i gjithë Devolli
Këtë plak në Trestenik

Para nxënësve, tek ky vend,
Oborr’i shkollës fillore.
Ende gjumin jua tremb
Kjo masakër kafshërore.

Pushkatuan xha Selmanë,
Se ish fis e gjak shqiptar
Lidhur tok me të vëllanë
Lidhur tok edhe në varr.

Klithën mbeskat, nipëria:
- Gjysh, o gjysh! – Lotët rrëke,
- Fjala e tij: Rroftë Shqipëria!
- Bëhuni të mirë san e!

S’kanë të shkruar e të thënë,
Barbaritë komuniste.
Të zhdukte natën pa hënë,
Të qante po asaj dite.

Lot e tmerr në Vishocicë,
Me vendim nga gjyq’ i zi.
E varën po atë ditë
Mendunë fare fëmi.

Menduh Voci foshnjë fare,
Vjeç nuk ish pesëmbëdhjetë.
Dy putana dëshmimtare
Mashtruan se ish njëzetë.

As me zjarr e as me hekur,
Bushtrës si shuhej tërbimi,
As me mijëra të vdekur
Nëpër geto internimi.

Vret kopeja me vandalë,
Nuk njeh komb, nuk njeh atdhe.
Rrënjëshkulur e rrënjëdalë,
S’njohin Zot e s’njohin fe.

Në Bilisht, ja nga kjo derë,
Brez pas brezi e nderuar
Janë me dhjetra shehlerë
Mirësi kanë predikuar.

Nga kjo derë që Sheh Qerimi,
Patriot e shenjtëri.
Qe dervish edhe i biri.
Trimi, i miri Sali.

Piluri i Ilirisë,
Qysh në kohën e Pirro trimit.
Çdo pëllëmbë e lashtësisë,
Rrjedh si ujët e burimit.

Zunë Eminin, Kryeplak
Donte gjak kolera e kuqe.
Por sa fikej një zambak,
Çelnin me dhjetra burbuqe.

Dhjetra bij vrarë nga fshati,
Trima, lisa e furtunë.
Trimin Sehit Bylykbashi
Tradhëtisht në pritë e zunë

Djegiet, vrasjet, batërditë.
Burgje, geto internimi.
Në Devoll ditë për ditë
Binte koba e tërbimi.

Bijtë u rritën pa baba.
Gjith ende me shpirt të vrarë.
Por fisnikë si ATA.
Si ATA, po aq shqiptarë.

Natë e qetë e shenjtëruar,
Ëmblësisht endet mbi lumë
Si një nënë e dhemshuruar,
Bijtë e saj iv ë në gjumë.

Që Zëmblak e deri tutje…,
Ku fillon Gryk’e Cangonjit
Vijnë fshatrat pa shkëputje
Në dy brigjet e Devollit

Lumi plak endet me brengë
Duke qarë ndënë zë.
Shkëlqimtar si në legjendë
Për trimat që s’janë më.

Mal mbi mal e gur mbi gurë,
Me flamurin kuq e zi
Trimat që s’do vdesin kurrë
Gjurmë në përjetësi.

Gjithandej e ka qyshkur,
Gjithandej ku ATA flenë,
Çdo pëllëmbë digjet nur,
Shenjtërisht për Mëmëdhenë.

Mal’i Thatë… deri tutje….
Shkëmb e bush gjer mbi Ivan
Tej Morava pashkëputje,
Me Gramozin kapedan.

Vjen Devolli gjith me brengë,
Nëpër motet që do vijnë
Nëpër valle e nëpër këngë,
Do këndojnë trimërinë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FJALET E NJE VAJZE TE MBULUAR PERBALL DEMOKRACISE LIBERALE







Hamdi NUHIJU



Sa caste kaluan e vite , shekuj,
Sa ndjenja u flijuan e fjale , heshtje,
Sa dhimbje u perjetuan e kercenime,
Gjendje pa stres e mallkime...



I vetem si kurre me pare te pres,
Nen dhimbjen e amshueshme ,
Floket e tua prej smeraldi ,
Shenderrisin per mrekulli ne orbite…



Nen thundrrinat e jetes nje shami e hudhur,
E sterpikur me argjil krijimi ,
Ne ngjyre roze me oscilon,
E vajza e njome ndihme kerkon…



Gjendem vetem o Zot me ndihmo,
Para sfidave te jetes me perplasen historite,
Shamija ime nuk po hap çilimit,
Vajza e gjore po sulmon qeverite…



M`u hudh nje peshe e rende mbi shpine,
Jam terroriste , jo , nuk jam e lire,
Demokracia kerkon te behem kafshe,
E une dua te jetoj si njeri…



Mormonet vdekjen me sygjeruan,
Masonet Djallin ma vizatuan,
Nuk dua meshire , por kerkoj drejtesi,
Te jetoj ne pajtim me ligjet e Zotit tim…



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PLEVNA

>> Friday, September 21, 2007


(shkruar pas vitit 1878 në përkujtim të betejës së Plevnësne Bullgari)


Elif – Evel, do bëj bejan,

Do them si nglan vakia

Për një dovlet, për një sulltan

Osman Pasha Konjallia


Ba – bëri hunere shumë

Osman Pasha dajandësi

Atje në Plevnë dhe Tunë

Shumë moskovë i feleqisi-----


Tha – thanë të gjithë: Allah Medet

Për Osman Pashanë në Plevnë

Veç do ketë ndonjë qeramet

Që i bën këto hunezë


Ha – Havalenë ja morri

Osman Pashai me pak asqerë

Nga Plevna moskovin e nxorri

Jyrysh mbi si ezhotë-----


---Ajn – Osmani dolli përpara

I dha asqerit gajret

Në kloftë tagadiz nga rabiu

Pa sual vemë në xhenet


Gajn – Gajret bëri asllani

Posi imami në Qofe

Ja morri ibret dushmani

E hiri në shumë gajle


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MUHAREBEJA

>> Thursday, September 20, 2007


Mulla Aga Rahmani


Poezi çame kushtuar shtypjes së revoltës greke ngamuslimanët shqiptarë në 1827


Elif – Allah ifadeja

Erth sahati i Perëndisë

Sihariqi e myzhdeja

Nusreti ju dha Turqisë


Ba – Bajraku i shehadetit

Hipi majë minaresë

Dha ezan sterës së detit

U ngrit rajaja e Moresë


Ta – tërë kaurristani

Ju vërsul turqërisë

Pa fetva dha Shejh Islami

‘Vini karshillëk frëngjisë’


Tha – tha vetë Perëndia

Umeti i Muhametit

Umin e ka te Turqia

Pa shubhe isht’ i xhenetit


Xhim – xheneti isht’ sahi

Me sehire, me të mira

Xhehënemi isht’ i zi

E me shumë adhapërira


Ha – habere dha meleku

Qafirët u ngren e thanë:

Turqërinë do ta humbim

E Muhamet Mustafanë


Hi – hise hiç mos ti lëmë

Këtë e do

e saj të zëmë

Që të bimë etërira


Dal – dolli vetë sadrazemi

E bujurdisi halinë

Bes’ e islamit ku jeni

Me kaurrë çish do bimë?


Dhal – dha Allahu basiret

U mbloth bes’ e Muhametit

Jyrysh bënë mbi qafirët

I shporrë steres’ e detit


Ra – ra qafiri në gajle

Vallë çish tertip do bimë

Ku do gjejm’ nonjë rafe

Që të shpëtojmë zoinë?


Za – zun’ e bijën shiqajet

Nëpër puta, nëpër drunjë

Mos shohjën ndonjë fajde

Po asnjë s’u riu në punë


Sin – sinor’ e prishi kaurri

Me hilera, musibete

Huxhum bëri nga frëngjia

Që të zi stere e dete


Shin – shum’karavë, shum’ asqerë

Hidet që mori qufaripa u derth që nga Misiri

Ibrahim Pasha Opari

Sat – sa qereme ke Allah


Turku pres që ti dinjë

Kauri vetë u ngre

Kish me vet’he frëngjinë

Dat – dajandisi turqëria


E vuri në zap kaurrë

Ç’pandehu palo frëngjia

T’i bën turqërisë dhunë?

Ti – të math huxhum bëri


Kalas ju vërtit qafiri

Ju vesh posi mizë lisi

Në këllëç i shkoj veziri

Dhi – dhan e muarr kaurria


T’i shpëton kordhës islamit

Isht hak’ e muslimanisë

Të mësojmë fatihanë

Vaf – vanë frënqt’ dikue klarë


Kokë varur në kaurrkrali

Të lerosur, të pëgërëThanë: Zhdo na vejë halli?!

He – hoqëm ezijete shumë

Nga ordhi e padishahut


Na bëri për det’ e lumë

Kan’ uratën e Allahut

Lamelif – lamë shumë shehitë

Nëpër tabije, në kalara

Palla u grriu mëlshitë


S’kemi takat për belara

Je – Ju keshët plot mehanira

Top’ e kumbara të shumë

Çish më thoni marrëziraVini më bini në glunjë!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vetem pak

>> Sunday, September 16, 2007


Eralda VEIZI


Kam vetëm nje dorë

që të fshi lotët

kam vetëm një heshtje

të gjatë që më mbulon mua dhe vetëm ëndrrat e mia kaq??kaq??

'nuk di ...eci nën një heshtje qe me përket

edhe gjej vetëm ate qe une nuk dua

kam nje fjale per te thene ne nje lutje joooo..

nuk eshte lutje hyjnore jam vetem nje njeri i vdekur

...PAK me shume te me kishit dashur .......vetem pak

do të ndjehesha më pran jush...
tash gjendem atje ku ju nuk mund te me flisni,
aty me pran Zotit tim...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zemra Daim Vaj Po Ka

>> Wednesday, September 12, 2007



Shejh MALA


Zemra daim vaj po ka
Per ty Allah ka sevda
Nuk do qeter ne dynja
Lyp xhemalin tand me pa.

Aman, Allah, hak mevla
Qyrma zemren ça po k,
Hiç pej ashkit smun m'u da.
Lyp xhemalin tand me pa.

Per ty ilaq nuk po ka
Zjerm i madh ju ba pejdah
gjith po digjet pa u da
Lyp Xhemalin tand me pa.

Ashki ju shtu me sevda
Nat e dit hiç ska m'u da
Me dizer e myftela
Lyp xhemalin tand me pa


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nur Muhammed Mustafaj


Shejh JONUZI



Nur Muhammed Mustafaja
Kti Ym-meti i ka ardh
Diell e hon e ylli
Prej ti nur jan t'ue marr.

Pejgamberi kti ym-meti
Nur i Nurve t'u e ardh
Shum jazëk për ehligaflet
Rrin në ter nurr s'o tu e marr.

Bveti bjeshka: dukat me u ba,
Mbas ati daim me ardh.
Me nur të Zotit zembra zengjin
s'e ka dasht as s'e ka morr.

Kë ket dynja varis nebi
Me mbledh pare nuk o ardh.
Me bo talim hak tevhidin,
Tu e dhon frym hem tu e marr.

Me tevhidin për ket ym-mmet
Aj angjak rahmet t'u e ardh,
Përej gafletit,terit, shirkit,
Me na nxier ne aj osht ardh.

N'dash me gjet drit hem hakikat
çëka o tevhidi vesih me marr.
Le e rrenen, mos ha haram,
Shihe deken qi t'ka ardh.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lotët e saj

>> Monday, September 10, 2007


Hamdi NUHIJU

Si hir qëndrojnë zvarrë,
Endem si i tretur në psherëtitë e saj,
Purpulitem si i marrë në sytë e saj,
Ajo qan për ty o Zoti im...

Fërfëllinë një erë e dendur në dalldisjen e fjalëve,
Afër lumit Drin kujtoj psherëtitë,
Gjendem me bukuroshen i vetëm si kurrë më parë,
Lotët e saj rrëke shkojnë , për shkak të ezanit , strehimit në iman...

All-llah , All-llah zemra saj vlon,
Më ndihmoni , më ndihmoni;
Në afri të muajit të bekuar,
Shpirti ndjenë çiltërsinë…

Dhe bebza e syrit e ënjtur më shikon,
Ah , mor i mjerë trupit tim i thotë,
Kaluan vite , vite,
E loti t`u tha asnjëherë s`të la të çlirohesh me iman…

Lotët e saj shkollë e lashtësisë,
Kur të devotshmit e sufijtë në dhikër u ndryn,
Trokitën thellë në dyert e imanit,
I dhan fund smirës e inatit…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bleteza dhe kercilli

>> Wednesday, September 05, 2007


Nga: Hamdi NUHIJU

Hena e skuqur ne gjithesi,
Dhe dielli i purpulitur neper fytyre,
Kumulativi i qendisur per dru...

Nga Arber Xhaferi te Ismail Kadare,
Nga sorkadhja deri te vezet,
Bleteza leshoi za...

Nje fjale e rendueme si kercilli mbi trupin tim,
Eshtrat e shtalbura te Shqypnyse,
Nenlokja mbi varr me shikon...

Ah mor kob qe me rrin matan,
Digje shkaun e tiran,
Mbi kry udheheqesi gri...

Bleteza dhe kercilli bukur jetuan,
Me mir Pasha se Car LLazar,
Te veshur shqiptarce me kto kaurr...

Haiku shqiptar si vetetim po jehon,
Alla-turka arratine po kerkon,
Po rri moj bukuroshe se nuk ka kush te zevendeson.. .

Se c`me gjet ky mall i shkret,
Mbeta pa bletezen vet,
Ruana Zot nga udheheqes barbar...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kthehuni te Zoti




Fitim FLUGAJ


Kur erdhi Islami n’Ballkan
Na gjeti barbar e pagan
Kur donim Islam
Kishim vatan
Kishim sulltan
Sulltani ishte njeri
E jo sllavi i zi.

Por ma vonë ç’u bë me ne
Për sulltanin villnim vner
Sllavin e donim, i bënim nderë.
Donim Evropën “e kulturuar”
Nuk donim vendin e çliruar.

Filluam ta shajmë Islamin
E ta përqafojmë Ivanin
Nënçmonim gjysh e stërgjysh
E vet ishim bërë klysh.
Klysh të kuq me zemër të zezë
Sikur kafsha hiq pa nderë.

Shanim Zot, shanim milet
Shkjaun e bëmë vëlla
Vëllain e mbytëm krejt.

O populli im ,
O ju shqiptar të mirë
Vendosni gishtin në kokë
Mos u bëni të lirë.

O shqiptar,
O kosovar
Kthehuni te Zoti
Ju sa më parë.

Se feja ju bënë njëri,
Ju bënë të dashur e zemërmirë,
Ju bënë të fort e durimtar
Mendjemprehtë e guximtar.

Ju bënë një grusht
Në mes jush zemërbutë,
E për armik ju bënë çelik,
Shpërtheni prazma edhe robëri
Nuk duroni jo tirani,
Dini të çmoni të shenjtën Liri
Që ua fali Zoti madhni.

Në fund nuk di se çka të them,
Vetëm një lutje Zotit t’ia bëjë:
O Zoti ynë, o Mëshirëplotë
Popullin tim ma udhëzo
E n’dorë t’armikut Ti mos i lësho.

Amiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiin!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

UDHËTAR I AMSHIMIT



Xheladin HAMZA


Jeta fiket...
E ndrydhur mes ëndrrave të prishura
Aty ku lindja vdekjen duar hapur pret


Herë herë e këndshme
Herë gënjeshtare e herë mashtruese
Vetëm vdekja është e prekshme


Frikë e pa frikë
Do t’takohemi sy me sy
S’do të pështyjmë një njeri tjetrin
Do të përqafohemi me afsh e dashuri


Butësisht si fëmijë do ta kapi për dore
Allahut në sexhde i bij para tij
Dhe nuk qohem më kurrë
Se jam udhëtar i amshimit...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP