Dikur dhe tash!

>> Sunday, September 27, 2009



Dikur djem edhe shumë çika,


Ishin t’mirë ishin po si shpirta,

Ishin t’mëdhenj me fjalë të tyre,

Çdo e thënë u bënte hije.

Kishin fjalën t’rënd si topi,

Axhami s’u thot babloku.

Të gjthë i donin dhe i respektonin,

Te gjithë zemrën ua falnin.

Me namuz kishin arrit,

Krejt botën për me e bind,

Se janë djem e çika t’mira,

Për këta në mal këndojnë bylbyla.

Këndonjnë zog e këndonjnë zana,

Ogurzinë e kishin shmang,

E për këta lum kishte bërë nana.



E më vonë kur erdh halia,

U fshehën burrat, humbi burrnia,

E nuk kishin ftyr me dal,

As n’sokak as n’oborr,

As n’xhami as në arë t’vet,

Turp i madh iu është rrekë.

Në qafë i ranë t’gjitha marritë,

Djem e çika s’dojnë me pritë.

S’dojnë me prit fjalën e babës,

As veshin s’ia vënë nanës,

Me e ni një fjalë të mirë,

Për namuz edhe burrni.



Dikur herët nuk kishin shkolla,

S’kishin pare ndër-mbi dorë,

S’kishin kohë me humb së koti,

Skishin vende që të nxjerr lotin,

S’kishin bukë me e çit n’tokë,

Kishin turp me u përdhosë,

Kishin nder ene burrni,

Kishin pushkë fjalën e tyre,

Kishin fëmi të fortë si zana,

Për ta gjithmonë bënte lum nana.



Po kujt i hyne oj nanë në hak,

Nipa e mbesa të janë hallakatë.

Të kanë dalë prej rrugës Zotit,

I shkon stina e i shkon moti,

I shkon jeta në hajni,

I shkon jeta në tradhëti.



Këto fjalë, punë aktuale,

Ia kushtoj burrave t’malev,

Që jetojnë nëpër qytete,

Që ende për burra e marrin veten.

Kane thënë t’vjetrit fjalë të mëdha,

Një prej tyre në vesh u ra:

Për të kshyr n’oborr t’komshisë,

Vetëm vetes ktheju ti,

Ndreçe shpinë e oxhakun tan,

Fshije mirë oborrin tan,

Kur ti bësh të gjitha këto punë,

As atëherë nuk ke kohë me shpif,

Për namuz e burrni të komshisë!!!



Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për ty e dashur në imagjinatën time!

>> Saturday, September 26, 2009



Kur shiqoj hënën shoh fytyrën tënde,

Duke më buzëqeshur.

Kur bëj ndonjë punë je afër duke më ndihmuar,

E duke më dhënë kurajë.

E kur mërzitem shumë, shiqoj rreth e rrotull,

Tokë e qiell më mbushet me fytyrën tënde,

Aq të bukur sa kurrë s'e kam parë.

Pos në imagjinatën time!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nga KRAHU I SERAFIMIT

>> Friday, September 25, 2009


PLANKTON

Oh…njerëz mjerimi i thënë
Në gjuhën e kuptueshme
Oh…të pezullt mosmirënjohës
Me alveola të plota
Me ozon të freskët dhe mendjet
Të plota helmesh vetproduktive
Me zemrat boshe prej dashnie
Me venat e plota substancash jeshile
Dhe nervatura boshe kosmike
Me shpirtocite të avulluara
Të lënë mbi këtë kënetëplanet
Të jetoni mjerrëshëm koloni hemoglobine
Të rubinta dhe vetëm kaq

Masën e prerë të shpirtit
E kanë shqyer
Edhe masën e prerë të trupit
Do ta shqyeni dhe ku e di cili krimb
Do ta ngre dollinë mbi eshtrat
Që pëlcasin nga mburrja e krijimit
Të huaj që konsumohet pamëshirshëm.

Fahredin SHEHU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të pres!




Nga malli për ty sytë po m’lotojnë,


Derisa të vish malli do m’mbulojë.

Kthehem para e prapa i shoh sytë e tu,

Derisa të vdes do t’pres ty këtu!



Nuk ka vajzë më t’bukur në këtë dynja,

Syri im vajzë si ti s’ka parë.

Me atë vetull t’hollë me qerpik të gjatë,

Sy filxhan e gojën mjaltë.



Kështu është dunjaja kohën e zgjat pak.

Por të rinjt si le kurrë për t’u plakë,

Pa u ba me nuse a me burrë të mirë.

Dashuria nuk është aq e lirë!



Nuk kam ndërmend të pres shumë gjatë,

Nuk lejoj që sytë t’më rrjedhin gjak.

Për ty moj e mirë unë po lotoj.

Kthehu sa më shpejtë e të t’martoj.



Sikur ti t’më lësh edhe një vit t’pres,

Asgjë nga unë s’ka për të mbet.

Fytyra do t’më rrudhet nga lotët e mi,

Zemra do t’më plas nga kjo dashuri.



Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Urime Fitër Bajramin

>> Sunday, September 20, 2009


Agjëruam këtë Ramazan,
Dikush e ndjeu e dikush më pak,
Ata që vrapuan edhe e fituan,
Të madhin sevap.

Kënaqësinë më të madhe besimtari e ka,
Atëherë kur feston për të bëmën e tij,
Ku edhe Zoti e ka lënë,
Ramazanit Bajramin si gëzim t’ia bashkangjesim.

E nga zemra del një valë e madhe,
Sikur të ishte nje vullkan me shekuj pasiv.
Por ky vullkan nuk është shkatërrues,
Është i dashurisë së mirfilltë.
Të falenderimit e të gëzimit.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 30


Kur dielli i afrohet perendimit,
Skuqet qielli e behet se flakë.
Banorët e tokës e presim me mallëngjim,
Ditën tjetër kur ai prap të lind.

Ramazani i këtij viti
E flakëroi të tërin qiell,
Me lamtumirën e tij të përhershme,
Kurrë për të mos u kthyer.
E me urimet për tjetrin që do të vijë,
Na e la një emanet,
Që të bëhemi edhe më të devotshëm
E më shumë t’i bëjmë hizmet.

Zoti ynë na i prano duatë,
E na fal për gjunahet që kemi bërë,
Pos teje nuk ka kush të na falë,
E shpërblim më të madh
Se shpërblimi yt nuk ka.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 29


Fundi i të bekuarit është afruar
Na bën me shenjë një lamtumirë
Kurrë për të mos u kthyer më
E do të na shohë vetëm në botën tjetër
Për në ku edhe do të dëshmojë

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zbardhi dita

>> Saturday, September 19, 2009



Zbardhi dita, sa e bardhë
Të lumt na që na ka ardhë
Po na thërret bashkë një ezan
Lamtumirë o Ramazan


Zbardhi dita, sa e mirë
Po na vijnë shum musafirë
Mbushen zemërat plot gëzim
Donë fitore O Zot, ngadhnjim


Nga tekbiret xhamitë ushtojnë
Ngrihen gjakrat, zemërat pushojnë
Na beko Zot me mirësi!
Na bashko në përjetësi!


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 28


Erdhi fundi i këtij muaji,
Të bekuar që kurrë s’vjen më,
Të mirat bëhen me durim,
Në ahiret presim shpërblimin.
Qoftë ujë apo hurme,
Të parën që në gojë e fusim
Në kohën e iftarit,
Zbret bereqeti dhe të mirat shtohen.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 27

>> Thursday, September 17, 2009


Besnikëria nuk përulet!
Dituri, Edhe durim,
Kurrë nuk ndalet gjaku ynë.
Edhe tokë edhe qiell,
Edhe dritë mos bëftë ky diell.
S’e lëmë mbrapa, Emanetin,
Pa ia zbardh fytyrën këtij ummeti.
Plot të fëlliqur kemi parë,
Plot borjgez që s’na kanë parë.
Nuk e njohin, Këtë rahmet,
Me halife mbi ummet.
Shitet feja si çorape,
Si kanë fytyrë e si kanë faqe?
Para njerëzve, Të prezentojnë,
Hallet njerëzve t’ua shtojnë.
Merr guximin del llafosë,
Burrë i madh por i përdhosët.
Ndan ummetin, Në xhemate.
Do të shqyet tërë kjo faqe.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 26

>> Wednesday, September 16, 2009


More gëzim gëzim i vjetër
se ç'pësove një rrugë tjetër.
Dashurinë kthyem n'hidhërim
zemrat t'mirën s'e shpalosin.
Erdhi një kohë humbi kuptimin
ndjenja vetëm nxit hidhërimin.
Erdhi koha e t'pabesit
me krenari e merr pushtetin.
Injorancë pas injorance
dashurinë e hodhën tutje.
Dashuri e shtrenjt sa shpirti.
Gjë e cila mbyt hidhërimin.
Jetë të jep të mbyt mallengjimin.
Zemë çarë e shpirt dredhuar
i përgjakur në damarë.
Njeri burrë me zemër shpirt
i kthen hakun dhe armikut.
Trim i madh me gjoksin çarë
se ka dert se është përmallë.
I kthen pushkën çdo armiku
e merr vesh edhe çetniku.
Kohë e vjetë kthehet n'shesh
morrën vesh krajl e mbret.
Kohë e shtrenjtë e larë me gjak
mëshire umetit i kthen të shtrenjtën krenari.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 25


Dashurinë që ndjen njeriu
Ndaj çifit të tij si për mallë,
Është pjesë shpirti
E cila rrit zemrën.

Dhe kur takohet për së pari here,
Mbase, edhe nuk i përlqen,
Por ja që kontrollon gjendjen.
Zemrën mekanikisht detyron të punojë,
Të shtojë dashurinë, e tjetrin ta martojë.

Me martesën e çiftit zemrat qëtësohen,
Shtohet e mira në familje.
Shpërthen dashuria mes tyre,
Që si ndan gjë pos të ngopurit me zemër,
Edhe pse rrallë herë ndodh.

Dashuroni në emër të Zotit tuaj,
Gëzoni partnerin tuaj.
E mos dilni nga binarët e së mires,
Së nuk ka humbje më të madhe.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ah sikur…!!!

>> Monday, September 14, 2009


Hamdi Nuhiju

Të mos me ikë asnjë çast
Nga vrushkulli i nxehtë
I oazës së mendimeve rozë
Nga vyshkja e trëndafilit të kuq,
Kthehem në errësirë...

Të mos më zhduket jeta
Në kërkim të romancave blu
Nga tymi i zi i oxhakut,
Në stinën e dëborës...

Të mos fshehem
Në kraharorët e saj
Sikur të isha fëmijë 2 vjeçar
Me këngën e lotit...

Ah, sikur të isha i vetmuar
Pa prezencën e mendimeve
Ndoshta do ta kuptoja
Lirinë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të na kthehesh mik i mirë!


Sa bardhë, sa mirë, sa qetë

Pse ik mik i vërtetë?

Të pritmë si të fundit herë

Të na kthehesh me pranverë

Më ngjallë, më ndri, më zgjo!

Pa rri, mos ik, mos shko!

Të të vjelë dhe ca nga ty

Të na kthehesh përsëri

Sa mirë qe se ditmë

Na erdhe si s'të pritmë

Si erdhe i mirë dhe shko

Të na kthehesh, mos na harro!


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 24


Agjëruesit e sinqertë në iftar pendohen,
Edhe pse agjëruan gojën plot me dhikër,
Edhe pse e dinë se janë prej të shpërblyerve,
Të futur nën pëlhurën e mëshirës,
Që kurrë nuk shterret për ata që pendohen.
Sa e sa njerëz ka që agjërojnë,
Zemrat e të cilëve kushedi sa shtresa ndryshku kanë,
Të cilat as që mundohet t’i asgjësojnë.
Pëlqejnë kryelartësinë e kotësinë,
Duke u marrë me punët e qëllimet e të huajve,
E duke mos patur as edhe idenë se ku janë futur.
Hiqni ndryshkun nga zemrat tuaja,
E mos shikoni pluhurin në zemrën e tjetrit.
Kjo do të jetë më e mirë për ju,
Se pasha kohën do të jeni në humbje.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

AMARANT

>> Sunday, September 13, 2009


sa fjale ka thene kjo goje njeriu

ne kujtese mbeten te faqosura

me mijera pete te materieve te ndryshme

e te paktat kishin boje dashurie

qe ta mbajne si fiksatori parfumin

era ndjen ta ndjej une i hutuar

me ate bukuri qe s'plaket

dhe vetem keto mbesin tatoo

ne kanjonet e perhimta te trurit

momentalisht ruajne freskun e veses

se mbarsur me faren e diellit


Fahredin SHEHU



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 23


Në iftaret që janë mëshirë
Takohen miq e akraba
Se janë përmalluar që së bashku
Si miq të hanë ndonjë iftarë

Dhe kur fillohet me të ngrënë
Zemrat qetësohen e të këqijat harrohen
Bazat e njerëzisë se ç’shpalohen
Në tryezat që bëhen pas iftarit

Për ata që nuk agjëruan
Bëjnë lutje për faljen e tyre
Kërkojnë të falur prej Falësit
Dhe udhëzim në rrugë të drejtë

Jo agjëruesit lë ta provojnë
Se a munden shpirtin ta qetësojnë
Gjoksi i tyre merr një flakë turpi
E cila kërkon të shuhet
Por ja që nefsi rrugën s’ia lëshon

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 22

>> Saturday, September 12, 2009


Duaja e jo të sinqertit nuk pranohet dhe është keq për t’ardhë,
Jo i sinqerti gati është i njejtë sikur të ishte gënjeshtarë.
Gënjeshtrat në ditë agjërimi marrin gjunah edhe më shumë,
Se është muaj që falen gjunahet e jo që shtohen palidhshmëritë.
E për atë që e pandeh tjetrin për gënjeshtarë,
Tjetri bën dua për të parin çdo syfir e iftarë.
Dhe kur thuhet një e vertetë nga mesi i shpirtit të t’sinqertit,
I hapen edhe më dyert për pranimin e lutjes së vet.
E për atë që bën dua për gënjeshtarin që mirë e njeh,
Zoti e shpërbleftë me të mirat që robi i Tij nuk i njeh.
Atij që i rreket gënjeshtra dhe shakaja pavend nga dikush tjetër,
Ai bën durim dhe pret shpërblimin që e ka vetëm për veten.
Duatë në syfir e në iftarë nuk kthehen duar thatë,
Për atë i akuzuari në këtë botë e në tjetrën është më me fat
I cili bën dua për udhëzimin e tjetrit drejtë një pozite më të lartë.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kam nevojë për Ty

>> Friday, September 11, 2009

Kam nevojë për Ty
Rabi'ah al-Adawiyya












Shpresa jote në zemrën time është thesari më i rrallë
Emri Yt në gjuhën time është fjala më e ëmbël
Orët më ngazëlluese
Janë ato që i kaloj me Ty
O Allah nuk mund të jetoj këtej
Pa të kujtuar Ty
Dhe si mund ta duroj botën tjetër
Nëse nuk e shoh fytyrën Tënde?
Jam e huaj në tokën Tënde
Dhe e vetmuar midis adhuruesve Tu
Ky është themeli i çirrjes sime

Rabi'ah al-Adawiyya, a major spiritual influence in the classical
Islamic world, is one of the central figures of the spiritual
tradition. She was born around the year 717 C.E. in what is now Iraq.

Shqiperoi H.I.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Poezi për Ramazanin

>> Thursday, September 10, 2009




Sa i bukur je o Ramazan sa ditë të lumtura në gjirin tënd përmban
Ditët tua përplot me agjërim dhe përqëndrim
Ndërsa netët e tua me e lot e mallëmgjim dhe falje deri në agim
Në Ramazan hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e xhehennemit, e si mos të gëzohemi?! Në Ramazan zbret mëshira, shtohet bereqeti, si mos të gëzohemi?
Në Ramazan gëzohen dhe qetësohen shpirtrat, si mos të gëzohemi?!
Në Ramazan është ibadeti i agjërimit të cilin e don dhe e shpërblen Allahu, si mos të gëzohemi?! Në Ramazan është namazi i teraviheve, dhe lutja ndaj Sunduesit të Madh, si mos të gëzohemi?
Në Ramazan lotët kanë një shije tjetër, ndërsa përqëndrimi dhe devotshmëria kanë lumturi tjetër, si mos të gëzohemi?
Në Ramazan ndodhet Nata e Kadrit e cila është më e vlefshme se një mijë muaj, e si mos të gëzohemi?!
Në Ramazan unjësohen muslimanët me të njejtën vepër, iftari dhe imsaku hapen në të njejtën kohë, si mos të gëzohemi?
Në Ramazan shtohet bëmirësia ndaj fukarave, dhe shpërndahet mëshira ndaj të dobtëve, si mos të gëzohemi?
Në Ramazan ka shumë dyer që ftojnë në vepra të mira dhe dritare të panumërta për të arritur deri në Xhennet, e si mos të gëzohesh o agjërues? Nuk ka mundësi që mos të gëzohemi, qetësohemi dhe të përqëndrohemi në këtë muaj fisnik.

Luftoje veten tëndë në mënyrë që ky muaj të jetë rrugë për në Xhennet dhe shpëtim nga Xhehennemi.

Përktheu dhe përshtati:
Dr. Hatixhe Ahmedi




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 21


Biri i Ademit agjëroi
10 ditët e fyndit po i pret
Se gjysë e më tepër kaloi
Ditët e agjërimit gati i përfundoi
Dhe kur erdhi blloku i tretë
Lotët në faqe i rrëshqitën
Nga malli se kaloi kohën e vet
E Ramazan tjetër se di a pret
Mall e lot filluan t’i shtohen
Adhurimim e sinqertë e shpeshtoi
Se gati iku Ramazani
E çfarë përgatiti për atje ku do t’shkojë
Namazin e natës ia bëri vetes obligim
Se ka mallin e sevapeve të mëdha
Nuk ndalet së luturi natë e ditë
Dhe gjymtyrët i japin vazhdimisht sadaka


Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 20


Agjeroi sikur të tjerët por edhe më shumë.
Tërë jetën e kaloi në adhurim.
Ishte i mirë ndaj popullit të tij dhe ndaj urdhërit,
Të të lartit Zot.
Tërë jetën, një ditë po e një ditë jo,
Agjëronte pandërprerë nga bindja ndaj Zotit të tij,
Bujarit e të mirit me robërit e sinqertë të Tij.
Davudi a.s. bëri vepren që duhet pasohet,
Por, interesante,
Robi i Zotit sot nuk po arrin ta kryej atë obligim
As edhe një herë në vit.
Por do të kryhet inshaAll-llah
Se jemi bijtë e Ademit e të gjithë jemi gabimtarë.


Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

I mire!

>> Wednesday, September 09, 2009


Shiqoje trupin tënd dhe mirë mendo nga se je krijuar.
Kujtohu se nga ke ardhur në këtë botë dhe ku ke për t’shkaur.
Kur të të vijë dita të shtrihesh në shtrat,
Të mos i thuash vetes se ç‘farë bëre more i ngratë.
O njeri, ishe i burgosur në shpindën e babait tënd,
Përsëri i burgosur në barkun e nënës tënde të ndershme,
Burgosu në këtë jetë të shkurtër që të mos burgos Zoti në ahiret.
Le të qendiset gjiksi yt me më të mirën për të cilën je krijuar,
E të bëhesh nga ata që shpirti të lundron në hapsirë,
E cila asnjëherë nuk është e zbrazur nga krijesat prej drite,
Të cilat e madhërojnë atë natë e ditë.

Njeriu si krijesë prej balte është i prirë për nga e mira.
Vepra e lig e tij bën që ai të ndjehet i thatë mu në mes të detit,
Që kur shikon përpjetë sheh shejtanin mbi kokëne tij
.
Ndersa për tjetrin që me një pikë ujë në shkretëtirë
Ngjallet e rritet sa të jetë jeta mbarë
Lirisht le të shiqojë poshtë se do t’i sheh krijesat e larta të Zotit të vet.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 19


Shpërpblimin, shpëtimin të gjithë e duam
Sikur të ishte gjë më e shtrenjtë e cila edhe është
E duam atë më shumë se familjet tona
E duam edhe më shumë se fëmijët tanë
Më shumë se baballarët e nënat tona
Më shumë se gratë tona dhe pasurinë tonë
Në një ditë të vështirë
Nga e cila u frikësuan edhe të përgëzuarit
Të cilët ishin të falur e të mbrojtur
Por kishin frikën nga Ai
Dhe kërkonin faljen e Tij
E duam shpëtimin nga Zoti i botërave
Në atë ditë kur nuk ka mbrojtje tjetër
Pos mbrojtjes së Tij
Po pse vetëm në atë ditë?
Pse vetëm atëherë?

Të jemi të bindur se agjërimi
Leximi i Kur’anit e falja e namazit
E të gjitha punët tona të mira
Do të ndërmjetësojnë për ne
Atë ditë kur më së shumti na duhen
Për të shpëtuar.
Faluni e agjëroni me bindje
Lexoni Kur’anin me bindje
Jepni sadaka me bindje
Se një ditë do t’u dalin para
E do të kërkojnë nga Zoti që t’u falë.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

JAM DËSHMITAR!

>> Tuesday, September 08, 2009




Unë jam biri i Ademit që vij në tokë me amanetin që s’e mbanë as toka.
Dallohem nga katërkëmbëshi, prandaj kam duar që i ngris drejt qiellit,
Por, nuk i lutem qiellit, sepse atë që bartë gjoksi im, nuk e bartin shtatë qiejt.
Nuk kënaqem pse e shëtis bjeshkën pëllëmbë për pëllëmbë,
Sepse më shumë më joshë miniera që gjendet në bjeshkë.
Nuk më duhet të arrij në Hënë, nëse nuk arrij në zemrën time.
Nuk dua t’i gëzohem fatit as t’i pikëllohem fatkeqësisë,
Sepse të dyja janë të përkohshme dhe përfundojnë te i Pafundmi.

Jam lënduar për ta kuptuar se dhimbja është për të gjallët.
Jam sëmurë për ta kuptuar se ilaçi nuk ka vlerë pa sëmundjen.
Kam qarë për ta kuptuar se loti që del nuk I kthehet kurrë më syrit.
Kam buzqeshur për ta kuptuar se shtazëve u mungon buzëqeshja.
Kam folur për ta kuptuar se heshtja nuk ka kuptim pa fjalët.
Kam pyetur për ta kuptuar se nuk ka pyetje të paarsyeshme, vetëm përgjigjet janë të tilla.
Prandaj, i kam dëbuar ata që me përgjigjet e tyre m’i ndreqin vetullat e m’i vrasin sytë.
Në këtë zemër nuk ka vend për urrejtje ndaj të paditurve, por ndaj paditurisë.
Sepse, unë jam biri i Ademit që më janë mësuar të gjithë emrat.

Shpirti im ka çmimin e të gjitha përuljeve të engjëjve.
Ulja e çmimit për shpirtin tim kushton më shtrenjtë se toka dhe qiejt.
Sepse toka dhe qiejt u krijuan për mua.
Toka nuk hidhërohet nëse njerëzit nuk mbjellin,
por nëse nuk mbjellin, njerëzit do të vdesin nga uria.
Qielli nuk hidhërohet nëse njerëzit nuk freskohen me ujin e zbritur,
Por nëse nuk freskohen, njerëzit do të digjen nga etja.
Unë jam biri i Ademit që nuk e krijova as urinë e as ushqimin, as ujin e as etjen,
por jam dëshmitar i të gjithave.
Prandaj, jetoj për të dëshmuar se gjithçka nuk është E vërteta por E Vërteta është Gjithçka.

Fatmir Muja
Ramazan 2009, Prishtinë, Shkup


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MALLI


Ja u kthyem o biri im
në vatrën e vendit tim
fluturuan vjetë e stinë
kur qanim për lirinë

Jeta e rëndë në kurbet
si të ikur bëmë një jetë
e sot në vendlindjen tonë
Si të huaj na emërojnë

Në shtëpinë e në arën time
këtu Zoti më fali ,këtu është malli im
në këtë truall në këtë shtëpi
kënga e gëzimi jehon në liri

Rrethë e rrotull shiko mirë
e gjithë kjo është e jona birë
e lënë dhe e harruar
tani e djegur dhe shkatrruar

vetëm oxhaku lartë mbi kulm
stoik po qëndron krenarë
nga jashtë e brënda i nxirë
priti kthimin tonë me mallë

Prap këtu do të jetojmë
në këtë vatër të vjetër
në vendlindjen tonë në këtë shtëpi
nuk dua të jemi më qeraxhi.

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 18.doc


Përkujtimi nga të vlefshmit
Është nga të sinqerit
Po edhe nga agjëruesit
Mësimdhënës e mësimmarrës

Në kohën kur më shumë duhej
Të shkruhet fjala e të lexohet
E bëri një njeri, por ama një
I cili e ndryshoi tërë botën
E bëri atë të shijshme
Të ëmbël e të kuptueshme
Të lehtë e të dashur

Edhe ky agjëronte
Edhe ky punonte
Edhe ky falej
Dhe ishte i bindur
Ndaj urdhërit të Zotit të tij
E që të gjithë e thërrasin Idris a.s.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TRE MUAJT E SHENJTË

>> Monday, September 07, 2009


Krijuesi i gjithësisë po na jep mundësi
të riparojmë shpirtërat nga çdo ligësi

Tre mujat e mëdhejë
REXHEP, SHABAN , RAMAZAN
Rast i mirë për gjithë ata
që duan ti ofrohen të madhit All-llah

Tre muaj të shenjtë
me shumë të mira e vlerë
besimtarit për çdo hapë
i mundësohet të fitoj sevapë

Shumë netë të mëdhaja
që muajtë tjerë nuk i kanë
shto ibadetet e lutjet
Edhe natën gjumë mos bënë

Në këta muja t shenjtë
Zoti i madh shumë dhuronë
të shpërblenë me xhennet
nga xhehennemi të shpëtonë

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 17


A fluturon zemra?

Edhe zemra flutron.

Fluturon në gjithësi bashkë me yjet

Kur dashurinë e ka pranë vete

Me të cilën han e pin

Me të cilën udhëton ditë e natë

Kur e di se ka ku mbështetet.

A bëhet gjaku hirrë?

Po, bëhert hirrë e pa kulluar

E zhytur në llumin e së keqes

Kur e di se dashurinë se ka pranë vete

Me të cilën ka jetuar

Nga e cila ka fluturuar.

Dashurinë në zemër e ke o njeri

Po pse atëherë nuk bën që ajo të lulëzojë

Si dashuri nga më e mira

Nga më e dashura edhe nga krijesat e larta.

Njeriu është i prirë nga e mira

Pra behu i mirë se bashku me qenien tënde

E agjëro për hir të Zotit tënd Bujarë!

E për qëllim të kesh kënaqësinë e Tij

Me dashuri ndaj Tij.


Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 16

>> Sunday, September 06, 2009


Kur agjëruesi ditët e Rmazanit
I agjëron me sinqeritet të lartë,
Të gjitha ditët e tij më kujdes,
E bën lutje për ummetin për udhëzim,
All-llahu ia hap zemrën në frymën e Islamit.
Kur zemra e besimtarit
Hapet në frymën Islame,
Ajo zgjerohet në galaktika e hapsirë e jeton
Duke medituar në gjithçka ka në të
Dhe gjithmonë është i kënaqur,
Nga ato që Zoti i tij ia caktoi.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 15

>> Saturday, September 05, 2009


Çka ke o hënë që po shikon
Me madhësinë tënde rrumbullake?
Mos shikon robërit e Zotit tënd,
Agjërues e joagjërues?
Ke dal në shesh po pesëmbëdhjetëshe
Dhe vështron me mallëngjim
Bën dritë e na gëzon
Për ditën që agjëruam
E sikur na porosit që të jemi
Edhe më të sinqertë
Se sa dimë për sinqeritetin
E jo vetëm sa jemi.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

M’BESO PASHA TË MADHIN ZOT!

>> Friday, September 04, 2009


Këmbëzbathur pamëshirshëm

Shkele mbi shpirtin tim të virgjër

Dhe në mua mbetën vragë

Që hapën një jetë dënese...



Dëshirova në ëndrrat e mia

Sytë e tu të jenë shkëlqim

Rreze dielli sall për mua

Pasha të Madhin Zot!



Me shpirtin të bezdisur

Ta fala buzëqeshjen

Më të pastër se qielli

Pasha të Madhin Zot!



Vdekjes nuk ia kam frikë, jo

Rrugëtoj me të dorë për dore

Çdo ditë e natë deri në amshim

M’beso pasha të Madhin Zot!



Një mëngjes në vjeshtën e vonë

Do të udhëtoj dhe unë drejt perëndimit

S’bashku me shumë shpirtra tjerë

M’BESO PASHA TË MADHIN ZOT!

Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pse kështu


Pse kështu njerëzit
E vështirsojmë jetën
E pastaj ankohen në kohën
E jo në vetveten

All-llahu thotë
Mos e shajë kohën
Se koha jamë Unë
Mos e ngarko veten
Me barrë që smund

Njeriu ska besim në vetvete
Është bërë laik
Me gjëra të kota
Mundohet nga vetja të hik

Rrespekti ka humb
Në përgjithësi
Më shum ka vlerë kafsha
Se sa një njeri

Prindërit nuk emrohen si duhet
I biri uthotë plaku e plaka
Keni frikë All-llahun
Thuaj Nëna ,Nëna,Nëna e Baba

Mos u habitni kur dimrit
Dëgjoni bubullimën
E në mesin e verës
Ndërrohet koha na bëhet dimër

Kjo ndodhë dhe ka ngjarë
I huaji emërohet vëlla
Vëllau llogaritet shkja
E huaja thirret motër
E për motrën vend nuk ka

Pse kështu?

Përgjigja është evidente
E shohim por e refuzojmë
E vërteta na dhemb
Dhe nuk e pranojmë

Largohemi nga e vërteta
Të kotës I bëjmë nderë
Besimi gati është zhdukur
Morali nuk ka vlerë.


Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 14


Zoti njerëzit të njejtë nuk i bëri,
Edhe pse kishte fuqi e mundësi.
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!
Të ndryshëm i bëri, më të mirë e më pak të mirë,
Që tanjohin e ta dinë se:
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!
Namaztarë e mohues, falënderues e lakmues,
Për dunja e ahiret njerëzit i ka ndarë Ai vet.
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!
Edhe sikur të ishin të njejtë e jo gabimtarë,
Ai do ta shkatërrontë këtë botë,
E do të silltë gabimtarë e pendues.
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!
Meqenëse nuk jemi të njejtë,
Cili do të jet më afër Tij?
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!
O njeri, oj krijesë e bukur ku je ti?
A dëshiron të jesh pran Tij?
Njëra prej rrugëve është agjërimi.
Ai është më I Madhi, Ai është më me fuqi!


Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FLISTE ME ZEMËR MERRTE FRYMË ME DHIKËR

>> Thursday, September 03, 2009

FLISTE ME ZEMËR MERRTE FRYMË ME DHIKËR




Jetë martiri, shpirt shehidi,

Vuajtje në trup, dhikër në gjuhë,

Simbol i trashëgimtarëve të pejgamberëve,

Shpirit dhe zemra e epopesë palestineze.


Yll i ndritshëm në horizontin e turbullt,

E mbushi me iman vatanin e shenjtë Kudsin,

Me Hamasin e lartësoi fjalën e Allahut,

I futi frikën në palcë kështjellës së kufrit,

I ngritur nga të humburit për të mallkuarit.


Keenesti i mallkuar kurth çdo ditë i përgatiste,

Por i madhi me dështim i shpërblente,

Shehu i madh, më i madhi i kohës së tij,

Belbëzonte ëmbël: “IJAKE NA’BUDU UE IJAKE NESTEIN”


Djema mbroni truallin nga i cili u ngrit në qiellin e shtatë Resulullahu (s.a.u.s),

Na i ka lënë amanet Umeri (r.a) si obligim nga Allahu,

Zemra i rrihte fort, sytë e përlotur e i dridhej trupi i bekuar,

Ah sikur të kisha mundësi në vinë e parë me të të kisha luftuar.


Armiqët e fesë së Allahut dhe Umetit të Muhamedit (s.a.u.s),

Shejh Ahmed Jasinit ia mundësuan atë për të cilën rënkoi Halid ibn Velidi (r.a).


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 13

 
Hevzi ZEQIRI
 
Shiko cepet e objekteve që të rrethojnë,
Se si duken shumë të rrezikshme.
Sikur t’u biesh me shpejtësi
Dhimbja do t’detyrojë që për një kohë
Të kërcesh rreth një vendi
Në të cilin humbesh
Dhe kurrë nuk do të t’shkojë mendja
T’i biesh prap atij cepi
Sepse dhimbja dhe kërcimi të qepen.
Kështu është agjërimi yt
Për armikun tënd të përbetuar
O besimtar.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Unioni Evropian

>> Wednesday, September 02, 2009


Dhurove botės humanizmin dhe renesansėn,

lumturi dhe progres,

qė tė gjithė tė gjejnė shansėn,

kushė pėr bukė mos tė vdes,

II. Zbulove vlera epohale,

njerėzimit me i ndihmu,

rrumbullakėsove projekte kapitale,

tė gjithė para me shku,

III. Nė ty lindėn gjeni,

me pėrarėdhėje tė thyshėme,

botės i dhan fuqi,

pėr tė pėrballu problemet e ndryshėme,

IV. Pas dy luftave botėrore,

Kur, disa miliona njerėz psuan fatėkeqėsi,

po, tė shkoj pėr dore,tė themeloshė,

tė thėngjillit dhe ēelikut Bashkėsi,

V. Dhe, s`bashku me themelet e progresit,

qė vuare nė Rromė,

ishe dhe pjesėmarrėse e progresit,

qė njė religjion

kė tė europės tė shkatėrronė,

VI. Kur hoqe qafe komunizmin,

Pse, planeta nuk realizoj dotė,

Ushtrove pėrsėri fashizėmin,

ndaj popujve, qė si Ti nuk besojnė nė Zotė,

VII. Bkotėn e shqetėsove,

Kur fute hundėt nė Ballkanė,

Transparent qėllimin tregove,

se je ajo qė je kanė,

VIII. Sheshazi u zbulove

Se je "faktorė", vetėm pse ke pare,

Tani, edhe nė vendėbanim nau bashkove,

tė na ndihmshė tė dalim fare,

IX. Si "vlerė mė tė larėt bashkėkohore",

nė EU pėr tė pas vendė,

Tė arrijm shkallė tė larėt kulturore,

na mėsonė tė flejm me qenė,

X Nė EU nuk na pranoni tė hymė,

Njė "kulturė pa pėrvehtėsuarė",

qė mashkulli me mashkullė tė ėshtė i shkėrdhymė,

E ajo tė ėshtė pėr tė gjithė normė e ligjėshmėruarė,

XI. Tani nuk ndieni pėrgjegjėsi,

ata Gey me i sheruar,

Por nxijerrėni ligje tė ndryshėme,

smujėn me ua sigmatizuarė,

XII. Nė vend qė tė investoni,

shėrimin pėr ta zbuluar,

ju "drejtėsin" e angazhoni,

pėr jetė me i m`vehtėsuarė,

XIII. Shekulli njizetė na iku,

dukė kėnduar kėngė proletare,

Nė fund tė atij shekulli na futėt nė lufėt,

me nji qėllim, qė tė na qitni fare

XIV. Tėr shekullin njizetė,

e luftuam komunizmin,

Tani, mos ndieni lezetė,

tė inkarnoni fashizminė?.


Mustafa Hoxha


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Allahu është pa fillim

 
Adnan AMETI
 
Ai ekziston pa filluar amshimi
Ku para tij nuk paramendohet
Kurrfarë ekzistimi
Ai krijoi çdo ekzistim
Të gjithave Ai u paraprin
Allahu është pa fillim
Pa mbarim…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...
There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP