AMARANT
>> Sunday, September 13, 2009
sa fjale ka thene kjo goje njeriu
ne kujtese mbeten te faqosura
me mijera pete te materieve te ndryshme
e te paktat kishin boje dashurie
qe ta mbajne si fiksatori parfumin
era ndjen ta ndjej une i hutuar
me ate bukuri qe s'plaket
dhe vetem keto mbesin tatoo
ne kanjonet e perhimta te trurit
momentalisht ruajne freskun e veses
se mbarsur me faren e diellit
Fahredin SHEHU
0 Komentet:
Post a Comment