Dikur dhe tash!

>> Sunday, September 27, 2009



Dikur djem edhe shumë çika,


Ishin t’mirë ishin po si shpirta,

Ishin t’mëdhenj me fjalë të tyre,

Çdo e thënë u bënte hije.

Kishin fjalën t’rënd si topi,

Axhami s’u thot babloku.

Të gjthë i donin dhe i respektonin,

Te gjithë zemrën ua falnin.

Me namuz kishin arrit,

Krejt botën për me e bind,

Se janë djem e çika t’mira,

Për këta në mal këndojnë bylbyla.

Këndonjnë zog e këndonjnë zana,

Ogurzinë e kishin shmang,

E për këta lum kishte bërë nana.



E më vonë kur erdh halia,

U fshehën burrat, humbi burrnia,

E nuk kishin ftyr me dal,

As n’sokak as n’oborr,

As n’xhami as në arë t’vet,

Turp i madh iu është rrekë.

Në qafë i ranë t’gjitha marritë,

Djem e çika s’dojnë me pritë.

S’dojnë me prit fjalën e babës,

As veshin s’ia vënë nanës,

Me e ni një fjalë të mirë,

Për namuz edhe burrni.



Dikur herët nuk kishin shkolla,

S’kishin pare ndër-mbi dorë,

S’kishin kohë me humb së koti,

Skishin vende që të nxjerr lotin,

S’kishin bukë me e çit n’tokë,

Kishin turp me u përdhosë,

Kishin nder ene burrni,

Kishin pushkë fjalën e tyre,

Kishin fëmi të fortë si zana,

Për ta gjithmonë bënte lum nana.



Po kujt i hyne oj nanë në hak,

Nipa e mbesa të janë hallakatë.

Të kanë dalë prej rrugës Zotit,

I shkon stina e i shkon moti,

I shkon jeta në hajni,

I shkon jeta në tradhëti.



Këto fjalë, punë aktuale,

Ia kushtoj burrave t’malev,

Që jetojnë nëpër qytete,

Që ende për burra e marrin veten.

Kane thënë t’vjetrit fjalë të mëdha,

Një prej tyre në vesh u ra:

Për të kshyr n’oborr t’komshisë,

Vetëm vetes ktheju ti,

Ndreçe shpinë e oxhakun tan,

Fshije mirë oborrin tan,

Kur ti bësh të gjitha këto punë,

As atëherë nuk ke kohë me shpif,

Për namuz e burrni të komshisë!!!



Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP