Iftari 13

>> Thursday, September 03, 2009

 
Hevzi ZEQIRI
 
Shiko cepet e objekteve që të rrethojnë,
Se si duken shumë të rrezikshme.
Sikur t’u biesh me shpejtësi
Dhimbja do t’detyrojë që për një kohë
Të kërcesh rreth një vendi
Në të cilin humbesh
Dhe kurrë nuk do të t’shkojë mendja
T’i biesh prap atij cepi
Sepse dhimbja dhe kërcimi të qepen.
Kështu është agjërimi yt
Për armikun tënd të përbetuar
O besimtar.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP