Edhe kjo është jetë

>> Tuesday, July 06, 2010


 Besnik JAHA

Në vendin tim s’jam i lirë
Si i huaj n’vendin tim jetoj
Të mirës i them e mirë
Të keqen me dëshirë luftoj

Mbi dheun tim, të babës tim
Po jetoj si n’dhe të huaj
Kam mbetur kështu jetim
Padrejtësisë shumë po i druaj

E thërras pandërprerë
Ndokush të më vijë në ndihmë
Të më lë hapur një derë
Të mos lëshoj më veç psherëtimë

Dal e eci, dorështrirë
Kërkoj për jetë një kafshatë
S’ka më në botë dorëshlirë
Veç po deshe me kamatë

Ashtu rri nën streh, vajtoj
Pikat e saj me bien mbi supe mua
S’më rëndojnë më shumë mendoj
S’ka më rëndesë për mua

Rri e pres, me vete flas
Se mos i çmendur jam mendoj
Të jetoj kështu s’kam shkas
O Zot pse të jetoj?

Posa dal në rrugë, shi bie
Edhe qielli më urrenë
Për mua, kur dielli nxeh, s’ka hije
Mua bota s’më vërenë

Edhe në shkollë s’shkoj
S’kam me se të shkoj atje
Jeta mua kështu t’më vazhdojë
Jetë është edhe: sot, nesër, dje

O qiellë, o det, o tokë
Po pse jeta mua m’është e tillë
Im at për këtë dhe dha kokë
E jo unë t’kem jetë të këtillë

O popull, zgjohuni e shikoni
E mos vazhdoni me egoizëm
Mirësitë, e amanetet kujtoni
E të mos shijoj unë tash pesimizëm

Ah po, edhe kjo është jetë
Sa gati paskam harruar
Drejtësia është e vërtetë
Padrejtësia është e dështuar

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP