VAZHDO ME MUA!

>> Tuesday, September 30, 2008



Me një buzëqeshje filloi!
E vazhdoi…, vazhdoi…
Erdhi si një ndihmës,
E përmirësim për mua!
C’ka mendoni, ç’është kjo për mua?!
Ndoshta e thjeshtë, modeste,
Por një shoqe zemre!

S’ndryshoi jo, s’ndyshoi dot!
Por, vazhdoi me drejtësi,
Mbajtje premtimi e betimi!
Nuk gënjeu kurrë,
S’tradhëtoi asnjëherë!
Kjo, që…
Më bëri edhe mua si vetja!

Tash ende vazhdojmë bashkë,
Me përkrahje në bashkjetesë!
Një lot i saj ma lëndon zemrën!
E në hijen e përqafimit,
Ma freskon atë!

Shoqe, shpirt i paparë më parë!
Lexoje, se per ty e shkruar është!
Të dua, për hirë të Tij që më duash!
Vazhdo me mua,
qe të vazhdojmë bashkë edhe në Ahiret,
deri në Amshim! Të Dua!

InshAll-llah, poezia ta qetëson zemrën!
Ta shton durimin!
Ta freskon shpirtin!
E vazhdo me mua,
Sepse …
TË DUA!


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Do të doja që...!



Jam e etur...,
e s’mund ta shuaj etjen!
Jo sepse agjëroj!
Por e etur për ty ja RasulAll-llah!
Ku je?
Më vizito...!
Së paku në ëndër të lutem,
të lutem..., eja!
Eja e më përkkëdhel...
Më përqafo...
Të dua...!
Më ka marrë malli shumë, pa kufi...!
Si që të dua pa kufij...!
S’mund të fryhem me ty,
sepse pa ty s’jam e gjallë!
S’jetoj, skam shije jete!
S’mundi në jetësë!
Dua të jetoj për ty
e të vdes për ty!
Dua të ringjallëm e ty
e të hyj në Xhennet me ty!
Dua ta ndëgjoj Kur’ani Kerimin nga ti
e të lotoj për ty...
Të turpërohem nga ti!
Dua ta dua atë që e don ti
e ta urrej atë që e urren ti!
Dua të fal Namaz pas teje...
Të ndëgjoj ligjeratë nga ti...
Të ulem para teje...
Të të shiqoj
E të lotoj...!
Dua të më bësh shefaat,
Të më ndërmjetësosh!
Të më thuash:
Hyr nën Hijen e Zotit Mëshirues,
sepse dashurove për Hir të Tij!
Dua të më kapësh për dore
e të më thuash: Eja!
Hyr në Xhennet!
Je fqi me mua!
Dua të lutem si ti e për ty!
Dua të jem e pranuar te Ummeti yt!
A më pranon, ja RasulAllah?!
M’u rrënqoth trupi,
e sytë m’i mbuloi loti...
Në Natën e Kadrit!
E kuptova nga shenjat,
se më përshëndeti el Emini (Xhibrili alejhisselam)!
Më përshëndet edhe ti, ja RasluAll-llah!
E di se m’i kthejsh Salevatet,
por dua që ta ndëgjoj zërin tënd,
ta shijoj të pamurin tënd,
e me ty,
të pamurin e Krijuesit tonë,
në Xhennet,
InshaAll-llah!
Gjithë çka dëshiroj për mua,
E dëshiroj edhe për tërë Ummetin tënd,
Ja RasulAll-llah!
E, për hir të asaj se u luta për Ummetin tënd,
më prano edhe mua nën flamurin e këtij Ummeti...
Ja RasulAll-llah!


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bashkë me ju!!!

Bashkë me ju!!!



Kam disa fjalë t’ua them vëllezërve të mi,
Të qeshin pak, ndoshta jo kot,
Që të jen të vetëdijshëm çka t’u thonë të tjerëve:
Puna për Allahun kurrë nuk shkon poshtë.

E t’u them nga thellësia ime,
Se ata janë të vyeshmit e shoqërisë.
Asnjëherë asgjë nuk lënë në hije.
Privilegj për ata: të jen’ djem të shtëpisë.

Puna e tyre shihet në mes të shkretëtirës,
Edhe mu në pol me akull plot.
Në thatësirë sjellin mëshirë,
E në det përkrahje e ndihmë.

Por një punë e bëjnë të gjithë,
Që e gjithë bota habitet e ia ka lakminë:
Në të njëjtën kohë hanë e pinë,
Dhe po në të njëjtën e pushojnë e e kënaqin shpirtin.

Agjërojnë tërë ditën nga syfyri në iftar,
Dhe janë të lumtur e të shëndoshë si përherë.
Pos atij farz falin namaz vullnetar,
Dhe mendja për emër s’u shkon asnjëherë.

Pos lumturisë në këtë botë,
Allahu i shpërblen edhe në ahiret:
U mundëson frone e kurorë,
E jetojnë përgjithmonë në Xhenet.

Suksesi i vëllezërve të mi,
Është kur e gëzojnë Zotin e tyre.
Për ndihmën vëllezërve që ua ofrojnë,
Emri i tyre përmendet me krenari,
Dhe mundi i tyre është vetëm për Krijuesin e Lartësuar
Për durimin që e bënë, Zoti i ka shpërblyer,
Gabimet që kanë bërë, Zoti ua shlyen.
Kur u dha kohë, natë e ditë,
Gjithmonë janë vigjilentë që të jenë më të mirë.


Të parët në shtëpi.
Të parët në shoqëri.
Të parët në rini.
Të parët me burrëri.
Të parët me besnikëri.
Të vetmit me vazhdimësi.
Të parët nga sevapi.
TË FUNDIT nga kotësia.

Vëllezër të dashur, mezi e prita këtë ditë,
T’ua them një fjalë e ta gëzoj këtë shpirt:
T’ju them se ju dua shumë dhe krah për krah me ju qëndroj,
E festën e Fitet Bajramit me mall e krenari t’jua uroj.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fitër Bajrami

>> Monday, September 29, 2008


Kaloi një muaj i madhërishëm

një muaj me plotë begati

Durim dhe ibadet i pafundshëm

dhe që na i falë të gjitha ligësit.


Shkoi edhe ky muaj i ndritshëm

që bashkoi vëllezër e motra

që nuk e la asnjë musliman

Pa mbështetje e bukë në sofra


Muaj i gëzimit dhe i lumturisë

Muslimanin Allahu kurr nuk e braktis

në festën e Zbritjes së Kur' anit

në festën e Ditës së Bajramit


Bekoje me bekimin tend o Zot

ditën që na i falë këto të mira

të mirat dhe begatit e kësaj bote

që pas shumë durimeve na i solle


Gëzohu Musliman i devotshëm

përfundove dhe një etapë të obligimit

tani erdhi dita më e madhe

Urime festa e Fitër Bajramit

Jehona Perquku


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lotët e iftarit


O yj' , hanë e diell që më ndrini
Sytë edhe fytyrën edhe gjithqka shihni
Porse shpirti im , i errët ka mbetun
I vetëm , i lanun , është duke u tretun
E gjithë dritë e botës nuk mund ta ndritoj
As yjë , diell e hanë që po i shikoj
Veqse fjalë e Zotit me gjith të vërteta
E ndrinë , e pastron , për sa të jetë jeta
Dhe muzgjeve të vona kur dielli nuk shihet
Në gjithë k'të errësinë , shpirti im mirë njihet
Plot faje të liga që ja kam palosun
Dritë e bardhë e Zotit ka për ti sh'farosun
Duaja e gjatë lotin nuk e fshehë
Që buron nga faji dhe fajin e njeh
Duert edhe kambët më janë lag me lot
Nga lutja e gjatë te i Madhi Zot
Nëpër shtatë kat qiejsh ajo fluturon
Me krah të sinqertë askund nuk ndalon
Zoti e pranoftë me gjithë Fisnikërinë
Dhe më mëshiroft me gjithë Mirësinë...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari-29


Pse ndahesh mik në k'të ditë me re ?

Pse dhe një vit ti s'rri me ne ?

Pse të pikëlluar gjith po na le ?

Ardhsh me të mira ashtu si je !

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Si ta kthej borxhin?


Si ta kthej borgjin për shpirt e trup,
kur unë nuk isha askund?

Si ta kthej borgjin për qiell e tokë,
që njëra më mban e tjetra më mbulon?

Si ta kthej borgjin për furnizim,
që më mban të gjallë me ushqim?

Si ta kthej borgjin për zemrën që troket,
që në të ndjenjat e dashurisë m’i ka mbjell?

Si ta kthej borgjin për sytë në ballë,
që me to shoh botën mbarë?

Si ta kthej borgjin për buzë e gjuhë,
që më to me komuniku?

Si ta kthej borgjin për mendjen në kokë,
që më të trupi n’tërsi funksionon?

Si ta kthej borgjin për shëndet të mirë,
që nga të tjerët nuk kërkoj ndihmë?

Si ta kthej borgjin për bashkëshorte e fëmijë,
që ma mbushi plot robër shtëpinë?

Si ta kthej borgjin për diellin që ndriçon,
që na sjellë dritë dhe dobi tjera plot?.

Si ta kthej borgjin për natën me errësirë,
që na sjellë ditës së lodhur pushim e qetësi?

Si ta kthej borgjin për rrobat e ftohtit e nxehtësisë,
që me to mbuloj edhe turpin?

Si ta kthej borgjin për shërim,
kur unë isha i sëmurë e në mundim?

Si ta kthej borgjin për dituri,
që me të kam arrit gjithë këtë pasuri?

Si ta kthej borgjin për udhëzim,
që më të kam gjetur rrugën e lumtur për amshim?

Besoj në parajsë që Premton,
s’ka dyshim Ti gjithmonë realizon.

Më namaz gjithmonë të falënderoj.
Me të vërtet të adhurohet vetëm Ti e meriton.

Nuk kam ndryshe këtë borxh si ta kthej,
vetëm kokën në sexhde kur e qes .

Edhe kjo nuk mjafton o i madhi All-llah,
për të gjithat të mirat elhamdulilah!


Jashar GASHI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MU KUJTUE MEND KUSH KA

MU KUJTUE MEND KUSH KA


SHEJH ABDUL MALIK HILMI

(1865 - 1928)


Mu kujtue mend kush ka
Ne ezel qysh jem kon na
Drita hakit kur ka ra
Per mi shpirtna gjith ça ka.

A jom zoti juj u tha
Ti je jarab qeter ska
Nefsin haki masi na dha
E pam vehten pa maëna.

Zemra u kthy ne dynja
Tern suretve e kemi ra
Beses hakit jemi da
Hallk po shohim jer te na.

Qysh nuk tutem more vlla
Kem harru kalubela
Bosh po cillem ne dynja
Nuk kujtohem n,vorr ca ka.

Zemra cillet daima
Nuk dim ç,var dert ajo ka
Dever bon hiq pa u da
Emrit hakit s,mun mu da.

Serhosh u bo me sevda
Me zo t,hakit lezet ka
Sikur çarki uj kur ka
Thret allahin daima.

Mos u habit Hilmija
K,qyre zemren qa po ka
Si jusufi zandan ra
Dritë xhemalit lyp me pa.

Ja allahu ja mevla
T,bojm ikrar ty çeter ska.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Unë fali

>> Sunday, September 28, 2008


Më munduan deri në fund,
Sa më shpallën edhe kafir.
Shkoja ndihmë për të kërkuar,
Më provokonin sikur miun.
Shpërblimin shkoja për ta marrë,
Më nxiste për ta sharë.
I jepja selam njeriut t’gjorë,
E ngriste kokën si të ishte me kurorë.
Më thanë se do të më braktisin,
Për të më frikësuar.
Që të më kthejnë në shërbim,
Në vend që të më denojnë.
Funksionoi dhe u ktheva,
Në gropën e vjetër të varfërisë.
U tërhoqa se më munduan,
Menduan se fituan.
U tërhoqa me kokë ulur,
Faqen për t’mos ua nxirë.
Edhe unë jam njeri! – u thash,
Askush s’më dëgjoi.
I shkëputën lidhjet e gjakut,
Për të më lënë të varfër.
Që pranova të largohem,
Dhe për t’u kthyer aspak s’lodhem,
S’është arsye lodhja ime.
Ajo ia vlen.
Tash jetoj mirë,
Bukë e zemër madje edhe për ata.
Babai më pati mësuar,
Kurrë mos ta shes të shtrenjtin nder.
Atë kurrë s’e bëra,
E as që mendoja.
Aq shumë u lodha e punova,
Dhe kurrë nuk më thanë të lumtë.
Djersët që më dolën,
Për hatër t’Zotit hallall ua bëj.
Nuk mërzitem se më shanë,
E aspak që më vranë.
Për hirë t’Allahut jetoja,
Sprovat lehtë i kaloja.
E për gabimet që kam bërë,
Për sabrin që bëra pikëllimin ma largoi!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Meshira e All-llahut


Lutesi tani ty te drejtohet

Meshira e jote qe ta kaploi

Ne sexhde ulet dhe shume pendohet,

All-llahut per falje ju drejtoi.


Kjo eshte nata e Kadrit

me e vlefshme se 1000 muaj

Ai qe Te drejtohet me sinqeritet

Ti do ta ruan.


Nese lutesh per pendim

All-llahu do te fal,

Nese ke vuajtje

All-llahu do ta ndal.


Meshira e All-llahut

ketu nuk perfundon.

Ai sundon qiejte,

gjithcka egziston.


Vetem tek Ai lutu,

bej sa me shume dua

All-llahu te degjon i nderuar vella.


Nese Ai do gjithcka ka per tu realizuar,malet, detrat...

urdherat e Tij jane duke i zbatuar.

Edhe ti o njeri, si krijese me e persosur

All-llahut drejtoju me sy te perlotur.


Ska dyshim se Zoti do te ndihmoje.

Behu i sinqerte dhe Ai do te meshiroje.

Behu i ndershem, mos vrapo pas dynjase

ndihmoji jetimit edhe fukarase.


Zana SHARKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Histori varresh


Sa qetë e ters më ndillni zogj

Mbi pullaz tek qëndroni edhe të heshtur

Pa frymë më lat mordja u raftë

ç'lajm më sillni apo ini veq mite


E kokëvet të padituna tek polemizojnë

Për të kotat fjalë me muej e vite

Për gjurmë gjurmoj po gjurmë nuk gjej

Hekurnajave historitë në plagë që kan prangosur

Me bojërat e gjakta mbështillen pa faj

E epitafet shkruhen me ngjyrna të metalta...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari-28


Qanje , qanje këtë ditë
Të gjith ju 5'e keni pritë
Të bashkuar gjith sa jeni
Ngrihuni të gjith e eni
Se ky muaj po mbaron
Ta përcjellim mikun tonë
Të duruar siq e pritm'
Sa i mirë qe e ditm'
Ma i mirë se e gjith jeta
Që na fshehë plot të vërteta
Përmbi qiell edhe më dhe
Ka qudira , si dijm' ne
Dhe në detin shum të gjerë
Shum të mira ka me vlerë
Mendja jonë qe si mendon
Nja ky muaj na shpalon
Zemërën përplot të kqija
Që më mirë mos t'i dija
Mi pastroi gjith ngadalë
Dhe ma ngrohi zemërën valë
Qanje qanje këtë ditë
Më të bardhën me plot dritë...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Syfyri-28


Hamdi NUHIJU


Nate e kuqerremt me hije plot,

Nga avazi i vjeter i dashnise,

Nate plote nur e zemer te holluar,

Ne perendim te Ramazanit..


Gjerat ne lindje lindin,

E nga lindja ne lindje,

Qendron mesi i tij,

I urdheruar nga begatite e sofres se syfyrit..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ÇO PEJ XHUMIT MORE VLLA

>> Saturday, September 27, 2008

ÇO PEJ XHUMIT MORE VLLA



SHEJH ABDUL MALIK HILMI
(1865 - 1928)


Ço pej xhumit more vlla
Hak dizarin ndash me pa
Pej dynjas dona mu da
Hak dizarin ndash me pa.

Zoti hak fursat na dha
Pes gjasht ditë me ndejt dynja
T,bojm ibadet pa ju da
Hak dizarin ndash me pa.

Hasem t,bohet shok e vlla
Pej ibadetit pse t,kan da
T,kan hutue n,ket dynja
Hak dizarin mosme pa.

Ni dit dot vjen dush mu da
Melon madhin gjith ca ka
Edhe shtatin shok e vlla
Hak dizarin lyp me pa.

Me ta falun ket dynja
Gjo dobi ne vorr nuk ka
Vetëm dot jesh qeter ska
Hak dizarin lyp me pa.

Emrit zotit mosmu da
Drita hakit ndash met ra
Keq e t,mira per mej da
Hak dizarin n,dash me pa.

Shtati fener sureta
Drita hakit gjall pot m,ba
Çili syt ej Hilmija
Hak dizarin ndash me pa.

Ja allahu ja mevla

Hiqnaj perdet per met pa.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lamtumir o Mysafir


Ramazan o muaj i bekuar

jemi kenaqur duke te agjeruar

nga frika se ti munde te jesh i fundit,

S`me binte ne mend per uje e as te untit.


Ditet e fundit po arrijne

mysafiri i bekuar per kete viti po shkon

Ai qe vleren ja diti,ne te meditoi.

nga All-llahu i Madherishem sevape perfitoi.


Ne ditet e para kerkuam meshire.

ne mesin e tij falje dhe pendim.

ne ditet e fundit nga zjarri shpetim.

Na e befsh kabull o I Madherishmi im.



Shkoi ky Ramazan

me shprese se tjetrin do e perjetojme.

se shume prej neve sdo kemi rast ta shijojme.

Andaj cdo dite ne maksimum ta shfrytezojme.


O muaj i meshires per njeriun je shpetim.

ketu jemi te gjithe nje pa dallim.

i pasuri te varferin ketu e kujton.

per hir te All-llahut ate e ndihmon.


Pas agjerimit na vjen festa ne islam

eshte feste e madhe e quajtur Bajram.

Per hir te All-llahut njeri tjetrin vizitojme

familjet tona ne i gezojme.


Zana SHARKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E bardha ditë


Gëzonje këtë ditë , të bardhën me dritë
Ku zemërat gufojnë edhe lotojnë sytë
Shpirtat pasurohen me shum mirësi
Shkrihen gjith në paq' edhe lumturi
Njerëz gjith 'jeni , sa keni e s'keni
Ngrihuni , zgjohuni e në xhami gjith eni
Të përkulemi e përulemi para Perëndisë
Zotit Një të vetëm të gjith njerëzisë
Në këtë ditë të madhe gëzimin e ndani
Edhe bukn' e gojës vetëm mos e hani
Ndani gjithë të mirat që u'a dha Zoti
Aq sa gjallë të jeni dhe sa të jetë moti
Aq sa frymë të merrni dhe me sy të shihni
Njiheni njëni tjëtrin edhe vetin njihni
Doni që t'u donë e mos u urreni
Se gjith' qka punoni tek Zoti e gjeni...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari-27


Numëroj
Ditët ikin me seëabe e une kotem
Allah më zgjero gjoksin edhe sytë m'i hap
Më zgjo nga kllapia e përtacia
Se netë si këto kam për ti kajt mallë
Kur jam i gëzuar edhe kur kam hallë
Kam frikë mos më ikë treni
E bileta më mbeti në xhep
Treni i fundit që vie nga mëkati
E shkon ngadalë në pendim
Mi hap sytë Zoti im !


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Syfyri-27


Hamdi NUHIJU


Sonte nate e madhnueshme,

Nga i lartsumi Allah,

Me e lartsume se 1000 muaj,

Ma e nderume se qiejt dhe toka..


Te lutemi ja Rab ne kete nate,

Per mbaresi ne familjen tone,

Te lutemi ja Rab,

Per muslimanet ne kete bote...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fitër bajrami


Argjend XHELILI


Flladi shpirtin lehtas m'ledhaton
I dobët qëndroj para kënaqësisë
Tek e gëzuemja ditë zemra veq gufon
Është i kotë q'do varg i poezisë
Ramazani shkoi pa u përshëndetun
Bajrami të gëzuar të gjithëve na ka gjetun
Ardht' i bardhë si drita sytë që t'i verbon
Jetën tonë të zymt' me dritë flakëron
Rroftë sa mot të ketë mbi dhenat dunjas
Ardht' në t'mir të t'pasunit edhe fukaras
Me g'zim edhe dritë përherë u kujtoftë
I miri bajram , Zoti e bekoftë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mir se vjen o Bajram


Hamdi NUHIJU


Miresia e Allahut zbriti ne shpirterat tane,

I tretur ky mendim ne sofren e varfanjakut,

Rinise dashurine me ja fal.


Sekondat ecin si shekujt,

E dikur ishin mileniume.


Vjelim bukurite e Ramazanit,

Jetimat gzohen ne pambarim,

Evolucion i shpirtit,

Ne Bajram o gezim.


O shpirt i bindur plotesisht!


Betohem se te dua ja Allah,

A e di oj zemer energjine e akumuluar ne Ramazan,

Ja Rab na Fal tane,

Ramazanin na prano,

Amin,

Mir se vjen o Bajram...



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Xheladin HAMZA

>> Friday, September 26, 2008


Shkruan:Hamdi NUHIJU


Xhenneti gjendet nen kembet e nenes,

E ate dite kur te kerkojme strehim,

Lapidaret e Perhershmerise,

Atje dikund ne mesnaten e erret,

Dikur ne vetmine e sterilizuar,

I lashe foshnjen dhe gruan jetim,

Ne shkretetiren e vdekjes, ne sahara...


Hambaret e mbushur me krim,

A te kujtohet krimi i Faraonit mbi popullin e Musait a.s.?

Me zhdukjen e nje populli te tere,

Zaten ky eshte synimi yt o Faraon,

A e di o mik se ti jeton nen hijen e Arshit te Zotit tim?


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari-26


Të shtrira e ngrira fytyrat e d'lira

Në netët e mira kuptojnë q'është mëshira

Në netët e fundme të të madhit muej

Të afërm jan vëllezërit e nuk jan të huej


Xhamitë gjallërohen plot me besimtarë

Që shkojnë e shërojnë zemërën e vrarë

Zemërën e vdekur ngjallin me dua

Në safat e gjatë nuk ka ma sevda...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Syfyri-26


Hamdi NUHIJU


Ditet po numerojme me mallengjim,

Keshtu edhe jeten do e numerojme,

Si te ishim numerator jetesh,

Ne kete teater me fund..


Rruga qe nis per ne ahiret,

Po troket ne dyert tona,

Ne misherimin tone me Ramazanin,

Ketu ne syfyr..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O All-llah...



Shihe dynjan se si po shkaterrohet,
shihe vellane se si po mashtrohet,
shihe rinine qe po devijone,
shihe evladin qe nuk na ndegjon.
na shih te gjitheve!!! O Zot, ku jemi....
kemi harruar obligmet qe i kemi!!!
Pasha All-llahun nuk jemi ne rruge te mire
All-llahu per ne paste meshire.
O All-llah te lutem na ndihmo,
popullin tone na e udhezo.
Meshiren Tende mbi ne lesho
Punet e shejtanit na i largo.
Na mbroj nga armiku i perbetuar,
mos i lejo hapesire me ne per te manipuluar.
E di qe kemi sporva, dhe duhet sprovuar.
te lutem o All-llah na bej te fituar.
Te lutem na ndihmo sprovat ti kalojme
te lutem na ndihmo boten tjeter ta fitojme
te shkojme nga kjo bote si besimtare te mire.
O ALL-LLAH, TE LUTEM PER MESHIRE...


Zana SHARKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

U prish dynjaja!


Kur bënim llafe nëpër oda,
Miqësia na shkonte mirë.
Kur bënim bashkë punën në fushë,
Edhe darka hahej më mirë.
Edhe toka ne na donte,
Edhe malet na përmendnin.
Nga ne ara seç gjëmonte,
Për ne kalliri shumë gufonte.
Punën bashkë kur e bënim tok,
Fjalën s’na prishte as pushkë, as top!
Në çdo kohë e në çdo vend,
Kemi qenë për t’u përmend.
Por kur gratë na u kollitën,
Burrat e odave u pulitën.
E futën kokën si miu n’birë.
“Eja e laji enët”, po e thirr.
Punon burrë ziu mustaqet nà,
Jo punë t’burrave po t’grave ma,
Fshi sahanët e mos bëj naze...
Nuk ka mysafir e llafe të mira,
Vetëm të gruas, as familja!
Punën ta bësh fikall i vetëm,
Se gruaja s’t’i do ortakët.
As drekë, as darkë s’po hahet me të,
Sepse më askush s’po na do.
Rri i mbyllur si i egër,
E askush s’ta mban fjalën.
Gjeneratat mbuluan gjeneratat,
Athua mos jemi të pafat?
Po s’fitove në muaj 18 000 dinar,
Beqari mbetet pa nuse,
E qentë hallin s’ia hanë.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nata

>> Thursday, September 25, 2008


Vehap KOLA


Muzgu fjeti mbi guva
Me ninullën e vesës
Treti në ëndërritje rrafshinën pas shtëpisë
Koten heshtat e maleve
Gërma të renditura hyjnisht
Derdhen shi në sytë
Prej andej mbushin zgafellat e vjetra të gjokseve
Dëgjohet kumbimi i këngës së lashtë
Nga portat e qiellit
Tufa shtegtare engjëjsh po dalin heshtur
Jehojnë rrapëllima gjunjësh, duarsh
Pastaj lëshimi vetëzhdukës i ballit
Në dyshemetë e tempujve
Në kraharorët e çarë nga ngashërimi
Buçisin thërritje përdëllyese
Shkrepin sy të zjarrtë dashnorësh të qiellit
Pëshpëritje xheloze kalojnë lehtë
Pragun e ngushtë të buzëve
Pëlhura e yjëzuar
Është ngjitur pas kubesë së tempullit
Yjet po zbresin pandjeshëm
Duar pendestarësh vjelin të tjerë yje
Nga degët e përkulura të pemës së kaltërt
Natë e bardheme
Pudrosur me pluhurin e hënës së thyer
Shiu i mëshirshëm
Planetin tim të rënduar tërheq
Litarë të ujshëm përshkojnë pandalur
Damarët e fortësuar të tokës
Thurin për së gjalli
Eshtrat hollake të një shporte
Me dorzë prej ylberi
Kapicë me fytyra të qershinjta njerëzish
Dielli lindi i përgjumur
Mbi kthinat e qëmotshme
Lëshoi vellon e bardhë të aurorës
Ajrin e ftohtë të agimit e rrahin
Disapak zogj
Dhe kënga grishëse e gjelave


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Syfyri-25


Hamdi NUHIJU


Qielli zgjate jeten time,

Karshi bukurive pa fund,

Qe ne zvetenim kerkojne,

Ledhatine e shpirtit tim..


Fjolla e fluskave te eres,

Dhe bresherimat e brenges,

Nga sofra e syfyrit e lagur,

Ne zemren e besimtarit.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari-25


Argjend XHELILI


Të ligat valigjeve plot pendim paloj

Në trenin e fundit për harresë dërgoj

E ditëve të bardha pritën u kam n'xanë

Ardhshin sa ma parë në këtë ramazan


Ardhshin edhe mbetshin me mua përherë

U kalbshin u tretshin me gjakun tim vrerë

Fryma ime lirë në to më frymoftë

Edhe shpirti mjerë pa nda u gëzoftë !


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NATA E KADRIT


Xheladin HAMZA


Nëse sonte në NATËN E KADRIT shpirti rrugën merr
Atë do e shoqërojnë shtatëdhjetë e shtatë mijë melek
Të gjithë si në kor zëshëm zikrin bëjnë LA ILAHE ILALLAH
Allahut drejt në duart e Tij shpirtin e pastër si loti e çojnë
E në tokë trupin Nur i Allahut e mbulon
Kthen kokën jetën edhe njëherë ta shikoj
Atë e sheh të bojatisur me ngjyra qielli
Derisa shpirti gëzueshëm ëmbël buzëqesh
Ruh në namaz i lidhur me tespih në dorë
I lumtur që sonte takohet me Krijuesin e tij
Tek hap qiellin evliatë mes gishtërinjve të Tij ta shikojnë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari-24


Argjend XHELILI


Pasha Zotin e gjithësisë që asht i Gjallë
Që mi dha kambët dhe sytë që mbajë në ballë
Ni natë asht sa njimij muej bashk të tanë
Që ban dritë sa yjet bashk me diell e hanë

Atë natë , kush di e pret në adhurim
Që nga muzgu zgjuar rri deri n'agim
Zemrën ngjallë nga kotje e randë e përtaci
Plot besim i nis duat nëpër gjithësi

Ah sa shpejt në gjithësi fluturojnë si zanat
Të sinqerta e të mira si i bajnë nanat
Zot Bujari e Fisniku na pranoftë
Nga e keqja që krijoi na shpëtoftë !


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Syfyri-24


Hamdi NUHIJU


Rruget e pendimit trokasin ne shpirtin tim,

Duke kalkuluar me jeten si ne Amshim,

E perseri vazhdon dyndja e shoqerise,

Ne vokabularin e ndjenjave te dendurise..


Ne renditjen e qiejve ne keto nete me syfyr,

Shpresa ringjallet ne jeten,

E ne shpirt mbjellet ky kuvendim,

Te lindemi e te vdesim ne Islam....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më vjen keq, i gjallë s’je!

>> Wednesday, September 24, 2008


Avni TAFILI


Kur ti s’ndjen

Kur ti s’dëgjon

Kur ti s’sheh

Kur ti s’vepron
Ti i gjallë s’je

Jeton kush jetë bën

S’bën kush s’vepron

Vepron kush jeton
Ti kundër vetes je

Ti kundër dritës je

Ti kundër çdo gjëje je

Kundër jetës je
Të ndijuarit ke

Të dëgjuarit ke

Të pamirit ke

Trup ke

Po shpirt s’ke!
- I gjallë s’je, keq më vjen!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP