Gëzim për muslimanët(tekst ilahije)

>> Sunday, September 14, 2008


Labinot KONUSHEVCI



Të lumët ne që agjëruam
Dhe Allahun e besuam
Sot ka gëzim për musliman
Përhajr na qoft ky Bajram.

Të lumët ne që jemi musliman
Jemi pjestar të sinqert në Islam
Me Ibadet dhe me frikë-respekt
Lusim Allahun të na fus në Xhennet.

O Zot plotësona ditët me besim
Të jemi të devotshëm në këtë Din
O Allah të lutem mos na dëno
Jemi të mangët prandaj na mëshiro.

O Zoti jon ti na begato
Me rahmetin tënd ti na forco
O i madhëruar ti na mëshiro
Me furnizimin tënd të mira na dhuro.

Refreni - 2 herë
"Krenohemi me Dinin Islam
Dhe me Pejgamberin alejhi selam
Jemi të mbushur në zemër plot Iman
Sot ka gëzim për musliman".

O Mëshirëplot me Kur’an ti na drejto
Të shijojm Xhennetin ti na mundëso
Vërtet vetëm ti meriton adhurim
Me frikë-respekt, përulje e nënshtrim.

Je një paqe-dhënës dhe i fuqishëm
I Falënderuar dhe i mëshirshëm
Ishim të humbur por tani të udhëzuar
Vërtet meriton për tu lavdëruar.

Kaloi ky muaj i rahmetit
Muaj i faljes dhe i bereqetit
Solle mëshir, shpëtim dhe gëzim
Vërtet meriton shumë falënderim.
O Udhëzues ti na udhëzo
Me emrin tënd ti lutjet na i prano
O Begatues i gjithësis ti na begato
Të lutemi nga haramet ti na largo.

Refreni - 2 herë
"Krenohemi me Dinin Islam
Dhe me Pejgamberin alejhi selam
Jemi të mbushur në zemër plot Iman
Sot ka gëzim për musliman".

Fund

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP