Iftari- 12

>> Friday, September 12, 2008

Iftari- 12



Urë mbi brigje të thepisun
Më ep siguri e qetësi
Të drejtën rrugë nuk ma humbet
Lehtë rrugëtoj , sa hijeshi

Edhe dielli edhe hana
Po mundohen t'më dëftojnë
Të vërtetat që fshehë jeta
Para syvet mi zbulojnë

Toka qielli dhe gjith' q'ka
Shfaqin shkoqur shum fshehtësi
Që ja humbe mendjes tande
Para syvet o njeri

Edhe muzgu dhe agimi
Njëra tjetrën që e vdesin
Nuk na janë si me pahir
Mrekulli të gjalla mbesin

Edhe ndjenjat , përjetimet
Që me fjalë nuk mund t'i themi
Sa të mira e gëzime
Na ndritojnë kur dritë nuk kemi

Plot e plot të mira o Zot
Ke krijue për njerëzinë
Lavdi pra për Perëndinë
Që krijoi gjithësinë...

Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP