Syfyri-14

>> Sunday, September 14, 2008



Hamdi NUHIJU


Nata është e gjatë,
E qiejt janë errësuar,
Nuk duron kjo zemër heshtjen tënde,
Në thyerjen e urdhërave të Zotit..
Mëkatet kanë peshuar mbi ne,
E sytë na u kanë verbëruar,
Nuk shohim më larg se kënaqësitë,
E për kënaqësitë nuk ndëgjojmë askend..
Sheriati rregullon jetën në Islam,
Po pjesa kryesore e tij ka të bëjë më kënaqësit,
Që ti kufizojë ato,
Se prej tyre njeriu hyn në mëkat..
Kënaqësia e kufizuar është në rrugën e Zotit,
Ajo me kryelartësi dhe padëgjueshmëri është në rrugën e DJALLIT,
Na ruaj Zot mendjen dhe zemrat,
Që të mos mëkatojmë në muajin e bekuar..
Duke menduar se bëjmë mirë,
Ne gravitojmë në mëkat,
Ndoshta mendojmë se përmirësojmë,
Ne, në fakt shkatërrojmë..
A e di o njeri HAKUN e nënës?
Nëna, ajo që Zoti xhennetin e bëri nën këmbët e saj,
Që nëse of i themi në Kur`an Zoti na qorton,
Po ia kthyem fjalën mos të shpresojmë xhennetin..
Në këtë natë syfyri plotë nur,
U mbyllë edhe një fletë e dashurisë,
Në repertoarin e meditimeve,
U vizatuan shkronjat gri...

13 09 2008, e shtunë


0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP