Fjalët e talebes

>> Tuesday, September 23, 2008


Hevzi ZEQIRI


Eci nëpër botë
Kërkoj dituri,
Se i Dërguari i Zotit,
Kështu na porosit
T'mos jem vetë në tokë
Të jem vazhdimësi.

Kërkoj dituri
Për ta vënë n'praktikë,
Kërkoj dituri
Me respekt e frikë.

Për të shkuar larg
Për dituri,
Ndalem e mendoj
Me prindërit e mi.

Kërkoj leje nga ata
Që të pasurohem,
Duke premtuar
Se atje s'lazdrohem.

Jam i mirë me ta
Edhe ata me mua,
Afër ose larg
Ah, sa shumë i dua...

Krenohen me mua
Kur unë më shumë di,
Mu me ata duar
Më përkëdhelin që të dy...

Atë që e mësoj
Shokëve ua kumtoj,
Ku të gjithë bashkë
Njëjtë përfitojmë.

Gruan do ta mësoj
Nga ajo që di,
Me ëndje të më dëgjojë,
Urdhërin ta zbatojë...!

Mëson nga unë
Atë që ia kumtoj,
T'i edukoj fëmijët
ashtu, si të dojë.

Mësoj primaren
Të kem një bazë,
Mësoj sekondaren
Të mos jem i zbrazët.

Mësoj sekondaren
Ta forcoj atë bazë,
Mësoj primaren
Të mos jem i mbrapshtë.

S'i ngatërroj konceptet,
por i studioj,
U futem në qelizë
Që t'i përfitoj.

Për konkluzion
Kurrë nuk nxitoj,
Ndalem e mendoj
E pastaj tentoj.

Kureshtar jam
Për ndonjë të re,
Dua të mësoj
I tepërt mos t'jem.

Nga ata që mësoj
Vërtet përfitoj,
I përkrah atëherë
Kur mirë analizoj.

Kur diçka m'pëlqen
E mësoj mirë,
Nuk e bëj vepër
Mirë pa e tirë..*

Lexoj libra
Për edukatë leximi,
Flas mirë e gjatë
Pa tendencë maskimi.


* Tir – mendoj, rrah një çështje në mendje...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP