Bashkë me ju!!!

>> Tuesday, September 30, 2008

Bashkë me ju!!!



Kam disa fjalë t’ua them vëllezërve të mi,
Të qeshin pak, ndoshta jo kot,
Që të jen të vetëdijshëm çka t’u thonë të tjerëve:
Puna për Allahun kurrë nuk shkon poshtë.

E t’u them nga thellësia ime,
Se ata janë të vyeshmit e shoqërisë.
Asnjëherë asgjë nuk lënë në hije.
Privilegj për ata: të jen’ djem të shtëpisë.

Puna e tyre shihet në mes të shkretëtirës,
Edhe mu në pol me akull plot.
Në thatësirë sjellin mëshirë,
E në det përkrahje e ndihmë.

Por një punë e bëjnë të gjithë,
Që e gjithë bota habitet e ia ka lakminë:
Në të njëjtën kohë hanë e pinë,
Dhe po në të njëjtën e pushojnë e e kënaqin shpirtin.

Agjërojnë tërë ditën nga syfyri në iftar,
Dhe janë të lumtur e të shëndoshë si përherë.
Pos atij farz falin namaz vullnetar,
Dhe mendja për emër s’u shkon asnjëherë.

Pos lumturisë në këtë botë,
Allahu i shpërblen edhe në ahiret:
U mundëson frone e kurorë,
E jetojnë përgjithmonë në Xhenet.

Suksesi i vëllezërve të mi,
Është kur e gëzojnë Zotin e tyre.
Për ndihmën vëllezërve që ua ofrojnë,
Emri i tyre përmendet me krenari,
Dhe mundi i tyre është vetëm për Krijuesin e Lartësuar
Për durimin që e bënë, Zoti i ka shpërblyer,
Gabimet që kanë bërë, Zoti ua shlyen.
Kur u dha kohë, natë e ditë,
Gjithmonë janë vigjilentë që të jenë më të mirë.


Të parët në shtëpi.
Të parët në shoqëri.
Të parët në rini.
Të parët me burrëri.
Të parët me besnikëri.
Të vetmit me vazhdimësi.
Të parët nga sevapi.
TË FUNDIT nga kotësia.

Vëllezër të dashur, mezi e prita këtë ditë,
T’ua them një fjalë e ta gëzoj këtë shpirt:
T’ju them se ju dua shumë dhe krah për krah me ju qëndroj,
E festën e Fitet Bajramit me mall e krenari t’jua uroj.

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP