Vendit tim
>> Friday, September 12, 2008
Vendit tim
Një tokë që lindi shqipëtar
një vend me histori te gjatë
vend që la trashëgimtar
komb të pashuar dhe besimtar
Vend ku mbretëron tradita
aty ku ende buron lashtësia
aty ku nuk tradhëtohet besnikëria
nderohet miku dhe kojshia
Shumë pushtues e lakmitar
e improvizuan si margaritar
me shumë ëndrra dhe dredhi
por prap mbeti e jona vushtrri
Vushtrri e lashtë dhe krenare
mu ne mes Xhaminë më të madhe
Ku therret cdo motër e vëlla
që t'i bashkoi në ditën e Xhuma
Monument i qëndresës
është Kalaja ku ngjall shpresën
e pranë saj buron Ceshmja
Është Hamami edhe Teqja
Me shekuj e ndërluftuar
që triumfoi në mijëra beteja
nga dorë e shqiptarisë e ndërtuar
Ura e Gurit bashkon shumë breza.
Mbetet qytet i trimërisë
dhe Kryeqytet i Lashtësisë
që kujton dëshmorët e lirisë
Vushtrria simbol i pavarësisë.
Jehona Perquku
0 Komentet:
Post a Comment