Iftari-8

>> Tuesday, September 09, 2008


Iftari-8



Si lule e bardhë që lulëzon
është jeta nën hijen e kësaj feje
E bukur nga do që e shikon
Në mundesh një të keqe gjeje

Po s'gjindet e keqja e zezë
Në rrugën që Zoti ka shtrue
Për besimtarët e mirë me kalue
Ngadalë e qetë pa u lëndue

Dhe sonte pranë sofrës mendoj
Për shtigjet e jetës së gjatë
Dy rrugë që po mbajnë inatë
Kush në te do kaloj

O vëlla që rrugën ke lëshue
Të drejtën , Zoti që e ka bekue
Kthehu sa mend ke në krye
Se kur s'ke s'mundesh me u kthye

Mbramjet për qdo ditë po kalojnë
Veq gjurmat e tyne po mbesin
U kujtofshin për të mirë
Të gjitha netët që po vdesin...

Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP