Syfyri-8
>> Monday, September 08, 2008
Hamdi NUHIJU
Në pjesën e parë të natës,
Ku gjurmët e meditimit vlojnë,
Si ujë i nxehur nga të prekurit e vashës,
Që stërpikë në çdo qosh zemrën e praruar...
Lutjet e lidhura në zingjirë,
Që bërtasin nga fuqia e vapës,
Për një ditë të mbarë,
Për një jetë agjërim...
Thërret një zë nga lartë,
A ka kush kërkon Falje?
I harruar në këtë teatër ndjenjash,
“Shkronjat” më akuzuan për shirk...
Kam ngelur në prag ja Allah,
Si Ibën Arabiu i shkretë,
Përshpërisë fjalët e tij para varrjes,
Fali o Zot se nuk dinë...
07 09 2008, e diel
Në pjesën e parë të natës,
Ku gjurmët e meditimit vlojnë,
Si ujë i nxehur nga të prekurit e vashës,
Që stërpikë në çdo qosh zemrën e praruar...
Lutjet e lidhura në zingjirë,
Që bërtasin nga fuqia e vapës,
Për një ditë të mbarë,
Për një jetë agjërim...
Thërret një zë nga lartë,
A ka kush kërkon Falje?
I harruar në këtë teatër ndjenjash,
“Shkronjat” më akuzuan për shirk...
Kam ngelur në prag ja Allah,
Si Ibën Arabiu i shkretë,
Përshpërisë fjalët e tij para varrjes,
Fali o Zot se nuk dinë...
07 09 2008, e diel
0 Komentet:
Post a Comment