Syfyri-11
>> Thursday, September 11, 2008
Hamdi NUHIJU
Të shkrihem në këtë natë të errët,
Në shoqëri me hënën si e ve që më rrëmben,
Në perlat e mrekullisë së agjërimit,
Me porosi nga sofra e syfyrit...
E çka di ti për dashurinë?
Një zemër e ngrirë e egërsuar,
E frikësuar deri në palc nga ky meditim,
I shëndërruar në robot pa vlerë..
I çmendur je dhe çmendia nuk ka kufi,
Si mysafirët e Shejh Attarit je mbyllur në qeli,
Në horizont shikimin e vendosur,
Në prapaskenë i mbyllur..
Allahu e mëshiroft Shejh Albanin,
Që nga stuhitë nuk kish frikë,
Dashuria zbutë zemrat e njerëzve,
Edhe të atyre që në mendje kanë çmendinë..
Allahu është Gjykues,
Prej kur e more rrolin e Tij?
Që t`i akuzosh njerëzit për shirk!
E t`ia sigurosh një vend në xhehenem...
10 09 2008, e mërkur
0 Komentet:
Post a Comment