Poezi Came e shekullit XIX

>> Wednesday, August 11, 2010

Poezi Came e shekullit XIX


Per poezia islame O.J.

Binamàzi

Pa digjo ti, o binamàz*, Perëndija se ç'na bën vaz,

të falemi, e bëri farz, gjer të ndërrojmë dun-jânë.

Binamazi le ta dînjë, mbi dhe, nënë qiell mos rrînjë,

hall për tjatrë Zot të bìnjë, që të kërkonjë dermànë.


Faqe, duar nuk i lan, zëmërënë e ka katran,

mënd, sitë hapët i mban, në xhëhnem kërkon meqànë.

Ta dînj binamaz' i mjeri, prej Allahut erdh haberi,

do të ngordhinjë si derri, shubhelì e ka imanë.

Zoti rob të jaradisi, një qind mijë lanet nisi,

përmbi krije t'i kurdisi, për ditë ta bën xhezanë.

Binamazi le ta dinjë, vitër tetëdhjetë mijë

për çdo vaht në zjarr do rrinjë gjeram në krije, gjera mb'anë.

Foli Perëndija vetë, dun-jâja s'isht e vërtetë,

se njeri në të s'mbetetë, jabanà binë duânë.

Binamàzë kush e bën mik, tek u nuk ishtë sadìk,

bezbelì ishtë munafìk, miqësì do me shejtànë.

Kush ishtë turk në dini-islam, binamazit s'i jep selam,

ç'ha e pin gjith i ka harram që nuk bën itâàtnë.

Në akshàm dhe në të gdhìrë, i binë azàb me zinxhìrë,

more binamàz i ndìrë, të panûr e ke surràtnë!

Këmbë, duar i ke tamam, i pafalë rri mudam,

veç një herë zhdo bajram, jabanà ther dhe kurbanë.

Qen e derra të padirë thonë: «Jemi më të mirë

ngaha binamazi ndirë, ndose janë dhe hajvanë».

Muezìni del e thrret, xhemâàti janë hasrét,

Allahut i binë ibadét t'u binjë kabùll dun-jânë.

Binamazi kur e digjon, prej xhamisë nukë vështon,

me të shpejtë ngrihet e shkon, hiqetë vetë mënjanë.

Duketë surati insàn Duketë surrat-i insan thotë: "Jam turk dhe me iman";

mu ndë vesh i hîn një shejtan që ja dëfton nasihàtnë.

Binamazi kur të vdesë, do shastisi, do thërresë,

gjuhë s'ka, çilë të piesë, t'i binjë telakin imanë.

Vjen shejtani, kumbisetë, nanë, baba i bënetë,

në hizmet përkujdesetë, në dorë i mban mastrapanë.

Thuaj: «S'ishtë Perëndija, isht e rrëme turqëria¹»,

këto fjalë zë të dija, rreh që t'i gremìsnjë imànë.

Binamazi, hasm' i Allahut edhe i Resul-Allahut,

ju ka qepurë gjynahut, që qelbi gjithë dyn-jânë.

S'isht ummeti i Muhamedit, s'e sheh derën e xhenetit,

ishtë zënë prej lanetit, ujdisurë me shejtanë.

Binamazi ishtë murdâr përmbi çdo nonjë gjunahqâr,

besësë nuk i vë karâr, veçë po kërkon rehatnë.

Ha si lopë, o i varfrë, namazë e lë të tërë,

shtije brënda në zëmërë, s'do të paradhosiç xhanë!

Le ta dinë dhe komshìtë, t'i presënë gjitonìtë,

të mos t'i hanë faitë, surgjun, të rrinjë mënjanë!

"Turk" njeri të mos t'i flasë, në shtëpi të mos te qasë,

zëmërënë t'i pëlsasë, ta mundonjë din-dushmanë!

Duartë pa larë kurrë, mjekërtë të pakrehurë,

dreqi t'i ka ujdisurë, me të bashkë e ke belanë!

E braktise jóllë e drejtë, që tha Perëndija vetë,

faqezì në të dì jetë, kujto aresatmejdànë!

Shtëpija pranë xhamisë, digjon ezanë turqërìa,

në divan të Perëndisë, çish lloji do japç xhevapnë?

Dhe në varr që të kêç hirë, ti të kanë për të grrirë,

do të shpien në qafirë, të rriç me ta bashkë pranë.

Binamazit kurrë sohbet dhe n'u nistë për ahiret,

mos i ec në zijaret, në ishtë që do rizanë!

Dhe në vdektë, xhenazenë turqitë mos t'i falënë,

po ta kllasinë si qenë, se fajde nukë kanë!

Edhe kur të martonetë, grua të mos t'i gjëndetë,

dita natë të kthenetë, nd'ishtë që t'i japiç evlatnë.

Vdekëla kur t'i qasetë, do t'i vinjë me të shpejtë,

që të mos të kujtonetë të përtërinjë imanë.

Dhe kush a ki, le ta dinjë, krushqi me të mos të binjë,

në gjunah të madh do hinjë, që nuk ia ka takatnë!

Ke në qafë vetëhenë, poq i bëre muhabetnë,

hosh ta mirri posi qenë, binamaz juzìkarànë!

Ju nxi surrati të mjerit me baltë posi derrit,

z'bën fjalën e Pejgamberit, s'e ka kismet shefâàtnë.

Kam umidh në Perëndinë, që të mbledh gjithë fuqinë,

binamazit t'i qit sitë, ta verboj posi shejtanë.

Zëmëra e zezë pisë ç'do të thêtë, ç'do të nisë

dêj përpara Perëndisë, kur të gréhinjë divànë?

Faqezi në të di jetë: «Ku do t'i fshéhiç tùrpetë?»,

hiç nukë silloìsetë, të kujtonjë aresàtnë!

Edhe sabah kur të bënetë, atît abdest s'i duhetë,

brënda në stromë shtrihetë, ul krijet e heq jorganë.

Se z'bën tahmin për të ngrirë, të shtrihetë i vjen mirë,

në mahsherr e mbledh fiqirë, se tani kërkon rehatinë.

Flë si derri dhe rohalit, hap dhe golënë, agsit,

kur ngrihet, zë angarrit si gomari prill' e màjnë.

Dhe Jâ Allah i bën ferman, meleqëvet ua bën bejan

për një të tilinë dushman, në xhehenem ja bën meqànë.

Binamazë edhe qénë, të di një si një t'i kenë,

në zijaret mos t'u venë, se të di murdarë janë.

A nuk e shihni murdàrë, do binjë zijarét zijàdé,

mbi munafikë isht' i parë, gjithë bulukbàsh e kanë.

Dhe kur ngrihetë në mëngjes, bukënë e ha pa abdést,

shejtanëtë e vënë në mes, dhes çibuknë, pin duhanë.

Inshallah do të pëlsasë, buka që hëngri ta vrasë,

në xhehenem do të bërtasë, prej zjarrit e ka hërkànë!

Binamaz, iman nukë ke, i vëllai shejtanit je,

Perëndisë s'i bën sexhdê, të të sagllandisnjë imanë!

Se namàzi ishtë sulltàn, themelosurë me Kuràn,

turqitë i sjellënë imàn, gra e burra borxh e kanë.

Binamazi ishtë zbuarë, prej Allahut larguarë,

rùku-sexhdê pa punuarë, në Kuran "murdâr" ja thonë.

Binamazi ishtë merbut dhe në besë ishtë hajdut,

brënda në turq ishtë çifut dhe për munafik e kanë.

Binamaz, as rri me edép, prej gjunahut më mos u qep,

se Allahu të ka në gazép, prej zjarrit ta ka hërkànë.

Në zjarr do rrîç natë, ditë, të të digjenë mëlshitë,

për ùjë do biç pipìtë, ujëra prej qelbit janë.

Zoti rahmetnë e ka grirë ngaha binamaz i ndirë,

mu ndë vesh i kanë rirë shumë, një buluk shejtanë.

Ti nuk e di hiç turqërinë, e bën inqâr drejtërinë,

nukë trëmb Perëndinë që ta bën me zjarr xhezànë.

Namazi gjunahn' e bën fert dhe të vë brënda në xhenet,

të shkoç rahat edhe lezet me hurî e me gilmànë.

Binamazi i pa iman kurrë nukë këndon Kuran,

i paqeder, i pafigan kërkon zévkën e sefânë.

Çilido që të faletë, bën huzûr në të di jetë,

varri me nûr i mbushetë, pa qeder e shkon siràtnë.

Dej, ditën e kijametit bije në det të rahmetit

dhe me hurî të xhenetit bën xhumbushnë dhe rahàtnë.

Namazliu që faletë, punën e ka mbi të drejtë,

binamazi shtërngonetë, mbi të rreh, zë inàtnë.

Dhe shejtan' i kaurîsë s'i bën sexhdê Perëndisë

dhe tjerr të të ujdisë, në xhehenem ta zëç jatàknë.

Bes' e binamazit haràp në çdo ditë e binë azàp,

e shkruan brënda në qitàp, hajde, të pjeç ulamànë!

Binamaz, more i mjerë, pa digjo edhe një herë,

në vënd t'ujit ti pîn verë, në dorë mban mastrapànë.

Binamaz, murdari vetë, varri ti do të mblidhetë,

gropë zjarri do bënetë, krrimbatë do të hanë.

Dhe melekët i bezdìse me gjunahe që pohtìse,

dogri për xhehenem u nise, mu ndë dorë mban fermànë.

Binamaz, e bëre belì, imanë e ke shubhelì,

andaj punon posi delì, turqërinë le më nj'anë!

Edhe kur të të binë suàl, xhevapnë ta binë batall,

shejtanë që ke në të gjallë, ata do keç terxhumànë.

Binamaz, i tili zëndìk, nd' ashiqare turk dhe sadìk,

në të fshehurë munafìk, rri e pazaris imànë.

Dhe në isht i martuarë, grua që paska marrë,

nigjahu i ka shkuarë, fëmij' e tî bàshto janë.

Ezanë kurrë nuk e digjon, namazlinë nukë shikon,

po për dun-jâ rri e punon, nukë sos dot masllahàtnë.

Binamazi s'hin në xhenét, i dha Perëndia lanét

në dun-jâ dhe në ahirét, të di bashkë me shejtànë.

Preja miqësi, gjitonìnë, kurrë mos ha faìnë,

shtoja edhe hasmërìnë, në ishtë që kërkon rizànë!

Edhe «turk» të mos t'i thuaç, me zemër mos t'e duaç,

në t'artë dore te paguaç, atë mos t'e sjelliç pranë!

Ha si lopë dhe s'frrìhetë, në paç, jepi të ngosetë,

se tjatrë s'i lipsetë, çish të dreqnjë tabiànë.

Gaha veshi u shurdhua, gaha siri u verbua,

gaha namazi u harrua, s'ishtë në qitape tanë.

Dhe kush t'i japë nasihàt një mijë herë në sahat,

atë punë e bën tabiàt, s'fal namaz e z'bën duànë.

S'merr nasihàt dhe të vdesë dhe s'i ìpetë të pijesë

ndonjë mesele ndë besë, qish lloji e ka davànë.

Binamazi që s'faletë, mbi të liga do gjëndetë,

siçilido që të jetë, për razî ta dinjë azàpnë.

Haj fëmër, haj mashkull qoftë, gaha zjarri mos shpëtoftë,

namazë në mos punoftë, ka lanetnë edhe belanë.

Dhe kush t'u flasë të drejtë, hatëri fort u mbetetë,

sklepi siri s'u ndahetë, në surrat nûr nukë kanë.

Binamazi ishtë zullumqâr, te Perëndija fort gjunahqâr,

Mez'hépin' e ti bëri inqâr, që të katrë s'e duànë.

Binamazi shumë i lik, në gjunahe më z'bën derìk,

shejtani atë zuri mik, e do posi të vëllanë.

Dhe shejtani e pa xhais munafikë të ujdis,

binamazë të vë reiz, që t'e kenë si babanë.

"Binamaz, në sî të alémit, shejtani të heq prej gjémit,

more diréku i xhehënemit, kaluar e heq shejtànë".

Nuk më bën kabull as derri, të jem si i tili njerî,

se grremìsem gaha ndéri dhe me zjarr e kam xhezànë.

Në sabàh thërret ezàni: «Të grihetë turqistàni!».

Ki qepetë prej jorgani, shtrihetë dhe bën rahatnë.

Gjum' i dérrave te zërë, xhenabét isht, i pëgërë

fund e krie, kërm i tërë dhe duartë nuk i lanë.

"Bukë kismet të dha Haku, punon si lùar çarku,

hej, gjidi të plastë barku, pa kujton edhe nizânë!

Mjekër të palara kurrë t'u kanë nakatosùrë,

q'ishtë sunnét i bukurë në gjithë pejgamberànë."

Dhe fakiri, çarkaxhìu u mundua zavallìu,

«shùqure» bëri te Rabiu, Zoti ja bëftë muràdnë!

Këto fjalë që na solli, shqip me bejte që i foli,

binamàzë e përcolli, zullumqâr posi shejtanë.

Binamazi ka mbi krije punëra prej qelburìje,

sa gjunàh i madh, ta dije, male, fusha nuk e mbajnë.

Në të madh gaflét rri ti, more binamàz i zi,

posi qeni ha edhe pi, hiç s'e kê për silloì.

Dhe u shqip tani do flas dica bejte në këtë bàhs,

binamàzë dua t'e ngas, e kam hasm din-dushmànë.

Kush e lë namazë me kast, hof-allah s'i vjen atë çast, ?

edhe prapë që t'i vinj' rast, në mënde s'e ka kazànë.

Ulemaja bënë xhumhûr: "Në qitap shkruan meshhûr,

pa shubhe t'i thoni «kaur!»"; mbi këtë dhanë fetvànë:

«Binamaz, mblidhe fiqìrrë, se ta diç që ti s'je mirë,

në xhehënem ke për të rìrë, gjilpìtë do të të hanë!

Ti Allahu të dha lanét, se ti kurrë s'bën ibâdét,

Perëndinë z'bën shehadét dhe Muhammed Mustafanë».

Dhe zabiti, në do fevàp, binamazit t'i binjë azàp,

kundrë shkruan brënda në qitap, preps që te binjë ixhrânë.

"Prej argjëndi, pesë dërhém, çdo hënë paguaj si qen,

të bëneç rezil në alem, se myftiu e dha fetvanë.

Binamàz, paguaj haràç posi kaûr, posi barbàç,

as ato tamam mos i paç, të të vënë në hapsànë!

Allahu të preftë ditë, të mundófçinë ùlqitë,

të plaçinë të di sitë, as i hap, të shoç Kurànë!

Binamaz, rri e bën huzûr, prej turqërìsë nuk ke nûr,

shëmbëllen si nonjë kaûr, ti për turk e bën davânë!".

Bejtet turçe i fola shqip, Jà Rab, të ma biç nasìp,

në namaz sahibì-tertìp sikundrë e ka ihtizânë.

Dhe ju, turq, kur t'i mësoni, bëni gajret, mos përtoni,

Fatihanë të këndoni² për Muhammet Hamzànë!


0 Komentet:

Post a Comment

There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP