Marrëzi

>> Friday, July 31, 2009


Nga fundi i rrugës ,
Deri në fillim ,
Ngado që shkon bëhet krim,
Krim mbi vehten mbi të tjerët ,
A thu humbi marrëzia,
A thua u tret
nën shkëmbinj të bashkuar
që sndahet kurrë,
a thua po e she dritën
që sheh ato që humbën marrëzinë,
a thua dikujt po i kujtohet se ka e ekzistuar diçka,
diçka që është qujtur marrëzi,
mdoshta e kanë harruar ,
por do ju kujtohet nëse pyesin ndokën
që nga mosha është më i vjetër e që e ka njohur marrëzine.
Mund të pyesni nuk ju ndali kush,
Por ta di se kë po e pyetni,
Ta njihni atë që po pyetni a thua vallë ai a e njeh atë!?
Unë do ta kisha pyetur vëtëm ndokënd por nuk po e gjej dot.
Unë po kërkoj por marrëzin,
po e hasi në gjëra ku sduhet të jetë ,
në ulse ku nuk iu është caktuar vendi,
po ta gjeja diku ku do tëa dija se aty e ka vendin,
do të vrapoja e do ta përqafoja me mall,
edhe do ti ulesha pranë e do ti thoja :
më vjen mirë që të gjeta në vendin tënd ,
të lutem mos luj vend se do humbesh,
po të mundja do ja shtrojan me ar nëse nuk lëviz nga vendi i saj,
po të mundja do të ruaja si veten time ,
por marrëzia ndoshta do mbetet vetëm ndokund ,
e ndokund do mbetet karrigeja e saj e zbrazur,
jo vetëm që do të vijë keq që atë karrige tja marrë arroganca.
Marrëzi po të drejtohem ty unë që të dua ,
Ruaje veten se ndokush po të përcjell ,
Mos lër që në ulësen tënde të artë të ulet “mbeturina”
Tui duhesh ta kesh atë ulëse jo arroganca ,
Ruaju mos u humb se ndokush smund të jetoj pa ty...

Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Gur mbi det

>> Thursday, July 30, 2009


Isha ulur,
por nuk shihja gjë tjetër vec ujit,
çka më duhej të mendoja ,
çka më duhej të shikoja,
çka më duhej të pyesja,
kur dija se mbi uj nuk rrin një gur I madh.
Kisha patur menduar diçka,
Por nuk pashë se isha larg nga vemdi që shikoja ,
Po ta kasha pare nuk dom të kasha pyetur,
Po ta kasha ditur nuk do të kisha vështrur,
Por prapë po shikoja ,
E luta dike që të më çojë deri atje të shohë ç’është,
Ngadal po afrohesha ,
Ndotsha ndokush do thonte se ndonjë “gjigant”
paska gjuajtur një kodër e ajo paska ngelur aty,
jo jo jo është Allahu Ai I cili ka bërë këto çudira,
andaj është Ai I vetmi që mahnit me gjërat që ka bërë .
Ai është I vetëm, Ai është krijues,
I cili e bën të mundur që edhe një të qëndrojë mbi ujë.

Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Këtu sakrifica

Këtu sakrifica

http://fuel411.com/juan/uploaded_images/KiwiSacrifice-780974.jpg

All-llahu krijoi botën

Me një imazh të pakrahasuar

Pastaj krijoi njeriun

Këtë botë për ta shijuar

I sqaroi robit të vet

Se halife e caktoi në tokë

Të punoj atë që urdhërohet

E ti shmanget asaj që indalohet

Prandaj duhet mire ta dijë

Ti shprehë nënshtrimin vetëm Atij

Kush I nënshtrohet All-llahut të lartësuar

Do të meritoj shpërblimin

E kush bëhet mendje madhë

Do të meritoj dënimin

Nuk e krijoi All-llahu dunjanë

Shtëpi shpërblimi që të jetë

Këtu është mundi e sakrifica

Për tu shpërblyer në Ahiret.

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dorëputhësitë


Dorëputhësitë


http://polandcycling.com/images/kiss-hand.jpg

Dorëputhësit janë të pa identitetë,

Të pa kombë, dhe të pa fe,

Genjeshtërës i thojnë: “e vërrtetë”,

Gjunjëzuar jetojnë pranë ne,

II.

Gjithënji janë në dijeni, se si me u laritë,

Për interesa ditorë, dhe vendin me shitë,

Nuk njofin asë nanë, asë babë, as motër asë vlla,

Për interesat vehtijakë, nuk lan sendë pa ba,

III.

Okupatorve shekullorë duartë ua kan puthurë,

për vllazërim-bashkimë,

Tani dorëputhin protektorët e u bëjn glorifikimë,

Pse na ruajnë gjendëjen në huti dhe haotimë,

IV.

Bëjn ç`mos të na bindin, “miqët me i nderuarë”,

“se në kohë më të vështirë nga rreziku na kan pështuarë”,

Ashtu na mësojnë se si duhet të i përkujtojmë,

Si identitetin tonë nën thembëra të tyre të shtrojmë,

V.

Ata janë të lindurë, servilitet me ushtruarë,

Sa regjimë që ndërrohet,

Shpejtë me u konvertuarë,

Shpirti fortë ju gëzohet,

Kur arrinë më të “madhen vlerë”,

Që si fitimë për përulëjen më të mjerë,

Gjunjëzuar protektorëve, në të prapëmen tu marrin erë.

Mustafa Hoxha

Olten-Zvicër

17.07.2007


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islami

>> Wednesday, July 29, 2009


Pesmëdhijetë shekuj ngrinë flamurin e Lirisë,
Qëndron Lapidarë në shërbim të njerëzisë,
Ç`prej kur ndrite botën, të çetë nukë të lanë,
“Ty për të çfarosur ”, shtatëmëdhijet lufta i bajnë,

Vijnë dukë u “zotuar te sjellin demokraci”,
Ku shkelë këmba e tyre ndodhë tragjedi,
Lavderohën se vijn “për të sjellë progresë”,
Ku shkelë këmba e tyre edhe toka vdesë,

Thojnë: “bijnë, bujari, kënaqësi dhe kulturë”,
Ku shkelë kambë e tyre vetëm ndodhë torturë,
Aspakë nuk skuqën botën dukë plaqkitë,
Qëllim kan gjakëpirësit, “Ty fare me të çitë”,

Premtojnë ndihma, “popujve me u derguar”,
Bijne atomë “fisnikë” planët me i zbatuar,
Eksperiment “humanitarë” ne njerëz më ushtruar,
Me të vetminë planë “Ty me te shkatrruar”,

Organizojnë tryeza të ndryshme, dukë ngrër e pirë
Me një pikë rëndë të ditës të pregatitur mirë,
Me e kthye ym-metin Tënd prej dritës në errësirë,
Në errësirë të ndytë; kinse: “gjyshët kan besuar”,
“Andaj: në besimë të parëve, të gjithë me u konvertuar”,

Mirë e kan të ditur,
Se besimtarët në Krijuesin sa ç`janë,
Shtatëmëdhijet lufta kundër tyre,
Dhe më të çelikosur i banë,

Gënjeshtra dhe intriga, sa ma shumë të mbështjellinë,
Aqë më tepër Krijusin në zemëra të njerzimit e mbjellinë,
Dhe atë, jo vetëm në lindëje edhe përendim,
Por, në tër ruzullin tokësore ku besimtarët kënaqësi
të pa matur-shpirtërorë ndaj Krijuesitë ndijnë,

Tani është në vepër
Lufta e shtatëmëdhijet,
Muslimanët gjdo ditë shumohën,
Kjo është më se e vërtetë,

Propagandë kundër Krijuesit nuk ndalën të turthurojnë,

Por, aq më tepër besimtarët me Krijuesin i bashkojnë,
Në vend të çetësohen, realitetin të kuptojnë,
E me botën Islame progrese të ndertojnë,
Ata në drejtimë të kundërt me shekuj lavërojnë.


Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Natyra nuk është Zot!

>> Tuesday, July 28, 2009


Idhujtarë me bindje të gabuar
Adhuron e shenjtëron krijesat
Në zëvendësim
Me Krijuesin e lartësuar

Në njeriun ekziston arsyeja
Vullneti e dituria
Shqisa për të parë e për të dëgjuar
Por, prapë mbështetet e beson
Në natyrën që nuk e ka krijuar

Natyra gjë s'mund të japë vetë
Mbi atë që nuk ka pushtet
Njëlloj si krijesa që nuk mund të jetë
Më e përparuar se Krijuesi i vet

All-llahu natyrën
Njeriut ia nënshtroi
Mirë ta shfrytëzojë
Dhe me atë të jetojë

Por, idhujtari është frymëzuar
Se vetë natyrën e ka nënshtruar
Një absurd, e pavërtetë
Si ka mundësi krijesa
Të nënshtrojë Krijuesin e vet?

Çudi si Krijuesi nuk mund të largon
Dhunën nga krijesa mbi të kur ushtron
E gjithë kjo është besim i kotë
Se kurrë natyra nuk mund të jetë Zot!

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bukuri e zezë

>> Monday, July 27, 2009


Pranvera preku flokun

Zemra kohë ndarje

S`pranon

Sahar duket trishtimi

Në bukurinë e zezë

Ngadalë
vritet shikimi


Sejhane MEHMETI



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Valixhe malli

>> Sunday, July 26, 2009


Në rërën e lagësht

zbraza valixhen e mallit

në arratinë e kohës

kujtimin varrosa

jeta emigroi mureve

petalet e hirta zmadhohen

i panjohur mallkimi

apo jeta është sprovë

Dëshperimi


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ra një dritë

>> Saturday, July 25, 2009


Ra një dritë
U pa hijeshia
U ra përmbi
Kujtimeve të mia

Kur po kujtohesha
Për ymetin,
Paska ra
Simbol për Muhamedin

Tek po kujtohesha
Për vatanin,
Paska ra
Shenjë për Islamin

Qysh binte ky nur shenjëtar,
Lumë për ne! Del lajmtar
Që ymeti shpejt prihet mbarë,
Gjithë myslimanë mbetin ç'janë shqiptarë

Po për këto dyja
Kisha frikën para sotit,
Ma flaku tej drita
Shfaqur mëshirë e Zotit

Rreze e saj m'i depërtoi në shpirt
Ato të larta kuptime krejt mrekulluar:
Dhe ndrinte për idealet fatzbuluar
Dhe ndriçonte për ne udhëdrejtuar


Ilmi REXHEPI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kosovë

>> Friday, July 24, 2009


Askush nuk ndëgjoi
zhurmën e tupanit
ne flladin e acartë
harruan moshën
në kalendarin pa datë,
brezave të tërë
hirin ia dogjën
këngët epike,legjenda
shpërthyen sërish


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

AH MOJ TOKË E ISRASË

>> Tuesday, July 21, 2009

AH MOJ TOKË E ISRASËAlign Centre


I mërzitur, shikoj përreth
Njerëzit që kokën ma hanë
Në plan çfarë do të kesh
Të flasësh për Isranë

I

T’iu them se natë e madhe është
A këtë mendoni se në plan e kam
Jo, zemra ime digjet prush
Dert tjetër unë kam

II

Rrëfimin nuk e mohoj, e dua
Tekstin me qejf e lexoj
Por mua më dhemb diku tjetër
Që vendi vend s’më zënë

III

Iu them njerëzve se atje ishte profeti
Atje të gjithë profetët takoi
Atje fali namazin
Xhaminë Kuds të shenjtë e cilësoi

IV

Kurse sot shoh muslimanët
tek përgënjeshtrojnë Isranë
ani pse për festim kanë vendosur
të hanë hallve me kazan

V

Ej, o ju muslimanë të mjerë,
o ju llafazanë
Aksaja vuan shumë
Nuk ka çfarë të feston

VI

Atje ku shkeli këmba profetike
Atje ku Xhibrili e dërgoi
Atje ku fali namazin
Ku pejgamberët, vëllezërit e tij, takoi

VII

Atje sot era nuk vie qumësht
Siç në rrëfime tregoni
Atje sot kundërmon erë gjaku
A fare nuk mendoni

VIII

Atje ka mungesë buke
Ka edhe mjerime
Por më keq se gjithë kjo
Ka mungesë vëllazërie

IX

Atje nën rrënoja e gërmadha
nën plumba e granata
Vlerat e Israsë dhe Miraxhit
Mbesin të gjalla

X

Zoti qoftë me ju
Zoti iu ndihmoftë
Kurse neve me zemra të vdekura
Zoti na udhëzoftë


Sedat ISLAMI,
17.07.2009
Vushtrri, Kosovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Çaste një nate

>> Monday, July 20, 2009

Çaste një nate


minareja jote e lartë
porsi rrufeja ndriçoi
sa mirë ia thotë Artani ezanit
sa shpejt akshamin jacia ndërroi


unë ndanë të kam ardhur
Allahut pergjigjur
dhe si gurët tu të fortë
kujtimet e mia rrënjëve kanë zbritur


kudo, fshatit tim të shtrenjtë
këmbon ezani e m'i përzien në vetëdije
të sontme të përjetuar e kohë të moçme
rrefyer në fytyrë-mënyra pleqërishte


po ikën koha, djema!
ç'ish dje ,s'është më sot
dhe e nesërmja do gdhijë pa ne
të na ruajë i madhi Zot!


xhemati hyjnë shpejt
jashtë po bubullon
sytë s'më ndahen nga shaipi
iliri që mes nesh rron


o thërmija të bukura lashtësie
që më shfaqeni te ky njeri
a më bini mundime
a më bini krenari!?


unë jam mbase imam
s'jam dhe i ndonjë derexheje sufi,
po para kujt deri sot m'u zgjua vixhdani
doli gjithë të jetë ndaj nesh prej vlere mbi


jashtë dritoreve shoh femijë
pamje që më përlotoi
dhe vetë m'i ngriti duart lart
Allah mbroji!


hajje alelfelah,-
gati myezini po mbaron
s'jam gati sot për imam
dikush si Shaipi më ndërron


sjam gati ,-thashë,- dhe s'jam
vetëm më nxitet kërshëria
çka do të këndojë nga kurani
ky që do na dalë imam

pres

e pritja më shpejton dridhje
një ajet që unë s'e di, por që ai ta këndojë
e lëmshit në shpirt të m'i japë zgjidhje


dhe ç'është e shumëpritur ngjan,
elveznu jewmeidhinilhak..,- u këndua
dhe nuk i ktheva dot në fjalë
kuptimet që në namaz u përjetuan

Ilmi REXHEPI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FRIKA DHE VDEKJA

FRIKA DHE VDEKJA



Vdekja sytë e ballit lehtas mi mbyll
Dhe për të fundit herë me afsh i puthë
E ballin të djersitur butësisht përkëdhelë

Sytë me shikim të fërguar të futur në gropëza
Mbesin dëshmitarë të fundit që shohin engjëjt
Tek marrin shpirtin mbi krah të tyre të pastër

Të gjitha ëndrrat të tubuara në një vend
Në heshtje si qirinjtë treten e fiken përjetësisht


Loti mbetet ilaç shpirti mbi buzën e tharë
Frika çuditërisht në ikje mbetet e vetmuar

Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Qoftë edhe me vargje të poezisë

>> Thursday, July 16, 2009

Qoftë edhe me vargje të poezisë




Dhibjen të cilën e dëgjon …është Jeta
Jeta është si lulja në verë
Kur e ujit ajo lulëzon
E thahet kur largohesh e lëshon

Tragjedit ndodhin
Është caktim I All-llahut
E çka? të ndalesh !
Ti ngresh duart
Jo!
Me vështirsit duhet të përballesh
Sepse je I gjallë

E dhimbjen që ke…Ajo është jeta…
Turbulenca dhe frika
Të përkujtojnë se dikund
Ka diçka më mire
Për atë ja vlenë të luftosh
Të mirën ta kërkosh
Se koha gjithçka fshinë
Stë lejon gjat të mendosh

I kapërdinë të gjitha
Në fund mbetesh në terr
Dhe në atë terrin
Dikë tjetër e ndin
Prap zhduket dikund
Ti mundohesh por
se gjen më dot askund.

E din për atë thonë
Mjerisht
Nuk I njohim momentet me vlerë
Që na ndodhin në këtë jetë të brishtë

Rritemi të knaqur me idetë
Gjërat apo njerëzit
Dhe I marrim në pjatë
Të bluara e të gatuara
Dhe kjo është ashtu
Deri sa gjërat nuk mbërrin
E të ikin nga dora
E bëhen të harruara

Atëherë e kupton se ke qenë gabim
Kjo fort të mundon
Kupton se për to ke shumë nevojë
Dhe sa fort I dëshiron

Kohë pas kohe
Njerëzit mbikalojnë veten
Ndonjëherë befasohen
E ndonjëherë edhe gjunjëzohen

Jeta… pra është e çuditshme
Të shtrëngon
Por nëse I hap sytë
Gjenë shpresë ti përballesh
Dhimbjes e mërzisë
Qoftë edhe me vargje të poezisë


Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vetëm nga Ty ,Zoti Im

>> Tuesday, July 14, 2009



Flamuj,ninulla
shami të përgjakura
në klithjet e shembura
mallkova robërinë
në dushkun qelibar
pikoi një lot
po si bilbil
në ndërgjegjen e plagës
kërkoj ndihmë
vetëm nga Ty
Zoti Im


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mëkati


Mëkati i përsëritur
shkopin verbëroj
unin narcist
s`mbeti amore
s`lozja me shpirtin
në përditshmëri
dhembshuri pa fund
mbështolli trupin
gjithësinë,
cdo gjë


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DUAJA E FAKIRIT !!!

>> Sunday, July 12, 2009


SHEJH Jusuf KARDAVI


O Zot, Ty që të nënshtrohen fytyra dhe raca
Ty që ke nënshtruar gjallesa e masa
Ballin tim për Ty e vë në tokë
Ti e meriton e askush tjetër në këto botë.

Duart e mia drejt teje zgjaten
Me ankth e përmallim
O Zoti im !
Mirësitë e tua kërkoj


Unë jam ai që Ti më njeh më mirë
Gjynahembyturi tek Ti kërkoj mëshirë.
Eh sa kohë kam kaluar
Larg Teje duke e tepruar.

Si djalë, Netët e gjata i torturoja,
i pagjumë i sfidoja, e lodroja
Megjithëse kisha pranë meje
Adhurues që natën e bënin ditë
Asnjëherë nuk arrita
Ta kuptoj ku i gjenin fuqitë

Vetës asnjëherë
Nuk i kam vënë fre
E viktimë e saj kam rënë
Sot jam bërë pre

Edhe kur ndonjëherë
Kuranin lexoja
Ajetet që malet
Dot nuk i mbanin
Por unë fakiri nuk i kuptoja.

Zemër moj
Çfarë stralli je?
Të flet Krijuesi
E ti nuk e ndjen?

Shokët e mi
Tash më kanë kaluar
Allahun e kanë njohur
Sot shumë lart
Kanë fluturuar.

O Zoti im !
Mëshirën Tënde
Derdh mbi mua !

Unë fakiri
Në derë të kam ardhur
Flokët shkapërderdhur
Këmbët zbathur

Zemër vrarë
Nga kjo botë i lodhur
Merrmë!
Mos më lër
Të harruar!

Unë jam i mashtruari
Me dhuntitë që më dhe.
Ti je Madhështori
Sa Falës që je!

Kështu jemi ne
Fakiri dhe beu
I keqi dhe i miri
Të krijuar nga dheu.

O Zot, sikur Ti
Mos më mëshirosh,
Të më drejtosh
Të më ndihmosh
I humbur jam fakiri
S`më bën dobi
As argjendi
As floriri.

Muskujt e fortë
Krimbat do të ushqejnë
Tokën do të plehëroj
Po shpirti i shkretë ku do më ndalojë?

Ah sikur o Zot
Drejt Teje të më ngjitet
Mos atje poshte
Prejt Teje mos më braktiset.

Kjo botë mashtruese
S`është faji i saj
Më është nënshtruar
Inat pse ti mbaj?

Zjarri, liqenj të dallgëzuar
Nga këtu ku jemi
Na ngjan
Me bukuri praruar

Parajsa, lulishta e kënaqësisë
Kur jemi këtu
Vështirë e larg na duket
O vetja ime
Mbi të është Zoti i gjithësisë.

Rrugën e mora
Malet e vetes i kaplova
U rrëzova !
Por prapë po ngrihem
Zot ti më jep fuqi
E unë rrugën
Përsëri vazhdova.

E di se do të arrij
Zoti im nuk kam dyshim
I dobët jam
Por Ty të kam në ndihmë

O Krijues!
O Mëshirues!
O Mëkatfalës!
O Ndihmues!

O Zoti im !
Nëse në hak kam hyrë
Ti borxhin ma shkarko
Mua fakirin mos më harro.


Zoti im !
Derë tjetër
Veç Mëshirës Tënde
Nuk kam!

Frikësohem, dridhohem
Gjynahet pas më ndjekin.
Hapma derën!
Ato do më djegin.

Nuk kam asgjë
Për të të ofruar
Veç lotët e nxehtë
Të zemrës së frikësuar.

Ti je afër Meje
Ti më ke kuptuar

Askush se ka bërë
Askush nuk mundej
Nga pesha që kam marrë
Për të më shpetuar.

Marrë nga Vellimi poetik i Shejh Jusuf El Kardavit “Frymëzim dhe freski” F/114

Shqipëroi: Eduart Thartori




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ti je vetëm Një


Ti je më pranë njeriut
Se sa njeriu pran teje
Dëshmoj me veshët e mi ja:
Ende askend s’dëgjova
Nga të dobtit e të fortit
Në lutje t’emrojnë me Ju.

Nga çdo lloj numërimi
Ti je vetëm Nji
Dhe për T’krahasuar
Ska shkas as dëshmi

Natyrën se le kokë më vete
Rendin ia ke caktuar
E në tokë kujdestarë
Mua më ke emëruar

Që mos të mbetem në injorancë
Librin ma dhurove
Më urdhërove të lexoj
N’emrin tend un të mësoj
Se je fillimi dhe mbarimi I çdo gjëje
Me mendje t’shëndosh të pranoj
Për çdo gjë tkrijuar
Ndërgjegje më ke dhënë secilën dhunti
Në mendje me nxënë

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

...ATA JANË TË GJALLË...

>> Saturday, July 11, 2009


Milazim MUSTAFA


Shiu freskon tokën
Loti freskon mërzinë e nënës
Rihap varrën e pashëruar
Vret dhimbjen, ringjall shpresën
Përkujtomë marrin e botës së “civilizuar”
Përkujtojmë humbjen e përgjithshme të njerëzimit
Ditën e mërzisë dhe përkujtimit
Qetësinë e gjetur të shehidave
Jeta ngritet mbi Srebrenicë nën zërin e hafizave
Dhe krenarinë e trupave të paprishur
Mbi përkujtimin e fëmijëve për baballarët që nuk i panë
Mbi sabrin e nënave që lindin shpresën...
Xhemati vendos trëndafila të freskët mbi varre
Ashtu siç është i freskët kujtimi për shehidat e rënë
Ashtu siç është e freskët vetëdija
për nderin dhe krenarinë që lindi nga gjaku i tyre


(Poezi me rastin e 14 vjetorit të masakrës së Srebrenicës)
11 korrik 2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në Ty jam i sigurt


Asgjë pa dëshirë
Nuk më imponove
Por prap pa dhuntin tënde
As lapsin s'di ta mbaj në dorë
Prandaj në Ty jam i sigurt
Se je vetëm Një Allah xh.sh.
I pakrahasueshëm
Në krijimtarinë hyjnore
Dhe besimi im aty
Nuk ka aspak dyshim!

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Tradhtarët

>> Friday, July 10, 2009


Janë të betuar armikut ti shërbejn,
Po dhe vendi të kallët flakë,
Asgjë nuk kursejnë,
Popullin të ulin në gjakë,

Kur ndodhë Lirija,
Jo, tradhtarët nuk gëzohen,
Të mbuluar nga tradhtija,
Armikut i betohen,

Edhe pse okupatori i flliqët iku,
E u kthy në shtëpi të vetë,
Por, siq vepron armiku,
Në Kosovë i la klyshët,
te ushtruar me vjetë,

Klyshët tradhtarë si qyqe,
Kan infiltëruar poltronët ,
Që ne vendet kyqe
Të vendojn, pionët

Dukë u thirrë në demokraci,
Vlerë të imponuar,
Bajn ç`mos ata dilinxhi,
Vendin me shkatrruar,

Mirë e kan të ditur,
Se popujt në Ballkan,
Fetarisht nuk jan aqë të ngritur,
Por, për fe kokën e lanë,

Na propozojn “një fe shqiptare”,
Nga Pashko Vasko Shkodrani,
Pa hy në analizë asë fare,
Pse Ai zotërij, n`atë botë ashtu bani,

Sulmojnë hoxhollarët,
Pse, “fëmijët ua shqetësojnë”,
Qëllim kan tradhtarët,
Konfliktin shqiptarë -fetar të organizojnë,

Të pa ngopur me gjak,
Ata në çdo shtresë të jetës,
Zejn vendet kyqe pa hak,
Për mposhtjen e të vërtetës.

Më shumë se nëndëdhijet vite,
Vuajtëm në robëri,
Nuk menduam se na përsëritët,
N`besim me na u përzi,

Tradhtarët na “mësojn”
Se “q`eshtë më e mbarë,
A Krijuesit ti besojmë“,
A “të kthehemi në besim të parë”,

“Besimin e parë, të parëve”,
Tradhtarët aspak nuk e dijn,
Por lehin si qejt e gjahëtarëve,
Qëllimin tradhtarë të arrinë.

Ashtu ngrijn kokën,
Sundimin për ta marrë,
Për te la me gjakë tokën,
Duk nxitur konfliktin fetaro-shqiptarë,


Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pranvera

>> Thursday, July 09, 2009


Ojë, pranverë, ojë bukuroshe,
Skej m`skej e qoshë em qoshe,
Bukurija të ndriqonë,
Dashurija në ty lulzonë,

Me Ty gëzohet kjo dynja,
Gjdo gjallesë në Ty gjen sefa,
Me ty gëzohen plakë e i ri,
Me Ty gëzohen nënë dhe fëmi,

Ngjallë gjallesa për bukuri,
Ke hare dhe shumë knaqësi,
Lulëzojn lulet gjithë sa ka,
Ti na vjenë pa ja nda,

Me Ty ringjallët çdo krijesë,
Cicërrojn shpendë në çdo pjesë
Lulëzojn lulet pa pushu,
Këndojn shpendët, gu, gu, gu,

Fluturojnë fluturat, flutorojnë...,
Lulë em lule, këngë këndojnë
Bletat punonëjse gjthë vallëzojnë,
Nepër lule mjalët tubojnë.

Në pranverë qingjatë, blerojnë,
S`bashku me delet në kullos shkojnë,
Duk kërcyar, duk ladruarë,
Me pranverë te bukur për tu gëzuar,

Të gjithë të presim me mallëzim,
Ti na vjen për shpetim,
Bjen gjëlbërim dhe çdo knaqësi
Na sjellë fryte dhe lumturi,

Në Praverë shkojm ku buron kroni,
Ku bind çdo send që ne e domi,
Te gjithë shkojn ujë me pi,
Dhe bariu me bagëti.

Cdo krijes mirë e dijë,
Se uji është jeta e tijë,
E pranvera bukuri,
Si për t`rritur, si për fëmijë.

Të bukura jan dhe stinët tjera,
Të gjitha i kan t` vetatë vlera,
Por ndër to si lulë plot erë,
Je më e bukura oj Pranverë.


Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Poltronët

>> Wednesday, July 08, 2009


Ata jan të gatshëm në gjdo situatë,
Vetën duk lavdëruar, ditën të bëjn natë,
Aftësi kan të t`merrësheme, njerëzit me i mashtruar,
Gjithnji janë të gatëshëm gjendëjes me ju adaptuar,

Kur populli është në robëri, ata ndërrojn zagarët,
Kur flitët për liri, ata janë të parët,
Kur fillon lufta çlirimtare, nuk ndihen të gjallë,
Kur ndodhë çlirimi, ata gjindën në ballë,

Në ballë të kolonës çlirimtare, ata brohoritin,
Të gatshëm vetin sheshazi ta rritin,
Kinse, “sa ma lart moralin popullit t'ia ngritin,
Qëllimin e kan, kontributin e lirisë ata ta grabitin,

Kur ndodh e dashura Liri,
Ata t'parët turrën,
Që të gjejnë mundësi,
Me çlirimtarë të “mburrën”
Nën bisht dukë ju hi
Ndonjë ashtë të cofët me lëpi


Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shiqoni! Kjo është dashuri:


Xhelaludin RUMI


“Ditën që vdiqa, ngopja ime vazhdoi-
Por mos mendoni se zemrën e kam ende në tokë!
Mos qani e as mëshirë për mua mos kini: "Oh i mjeri, sa tmerr!"
Ju ratë në kurthin e satanit – të mjerët, ç’tmerr!
Mos vajtoni në varrimin tim "i mjeri, u nda!" -
Për mua kjo është koha e një takimi të lumtur!
Mos thoni "Lamtumirë!" kur të jem vënë në varr -
ajo është një perde për harenë e përjetshme.
Ju e patë "rënien" – tani shiheni gritjen!
Perëndimi është i rrezikshëm për Diellin dhe Hënën?
Juve ju duket perëndim, por ajo është lindje;
Arkivoli për ju është një burg, por tani ai do të thotë liri.
Cila farë u hodh në tokë e të mos rritet në të?
Përse dyshoni në fatin e farës së njeriut?
Cila kovë nuk doli e mbushur nga sterna?
E pse “Shpirti” i Jusufit frikë nga pusi të ketë?
Tani mbylleni gojën këtu dhe hapeni matanë.
Ashtu që himnet tuaja të tingëllojnë, atje ku vend nuk ka!”

Schimmel, Annemarie. Look! This Is Love: Poems of Rumi.
Boston, Mass.: Shambhala Publications, 1991.


Nga Anglishtja:Dritan SKENDERI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Burimi

>> Tuesday, July 07, 2009


Aty ku uji buronë,
Aty jeta fillonë,
Nga aty qarkullonë,
Tërsinë rrumbullaksonë,

Nga uji m`varën të gjitha burimet,
Nga uji gjithësija egzistonë,
Nga uji m`varën të gjitha krijimet,
Nga uji gjdo lulë lulëzonë,

Nga uji përbëhet gjdo gjallesë,
Me ujë ushqehet gjdo krijesë,
Pa ujë nuk kishte dotë burime,
Pa ujë nuk kishte dotë krijime,
Pa ujë nuk është e mundur jeta,
Pa ujë, gjithësija as që ka mundësit e veta
Pa ujë nuk lulëzojn as lule as fleta,
Pa ujë nuk egzistonin dot, as ato planeta.


Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kuvendi

>> Monday, July 06, 2009


Në Prizren mbahet Kuvendi,
Vijnë Shqiptarët siq është rendi,
Në Kuvend gjithënji i pari,
Naim Frashëri, ai birë Shqiptari,

Naim Frashëri gjithnji prinë,
Me Abdylë dhe Saminë,
Pa ndërpre kërkuan Lirinë,
Për t`ndriquar tër Shqiprinë,

Në Kuvend vijn, dhe të tjerë,
Imer Prizreni, burrë me nderë,
Haxhi Zeka, trimë dai,
Flijoj dëjem, gra dhe fëmijë,
Për aqë të dashurën Liri¨,

Në Kuvend vijn me kuvenduar,
Azem Bejten me kujtuar,
Azem Bejten, Shotë Galicën,
Me nderuar tër Drenicën

Hasan Prishtina, në Kuvend fletë,
Jo, Drenica nuk është vetë,
Por, së bashku me të tjerë,
Tër kombit i dhan nderë,

Ismail Bej Qemali me bes burrë,
Në gjdo Shqiptarë vuri flamurë,
Buletini dhe Bajram Curri,
Brohoritënin rrofët Flamuri,

Kuvendi aprovoj porosit e legjendarëve,
Të bijëve e të bijave të Jasharëve,
Të cilët e kryen amanetin e të parëve,
Për të ardhëmen e Shqiptarëve,


Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Atje ku dy shpirtëra bëhen një


Në këtë natë të ndrytshme
Kur i tërë qyteti i nënshtrohet qetësisë
E të gjithë të dashuruarit dashurisë.
Jemi ulur
I tërë qyteti është rreshtuar para nesh
Si duket fat na uron
Don të bëhet dëshmitare e dashurisë sonë.
U ulëm në një vend ku shpirtërat prehen në qetësi
Atje ku dhe oksigjeni plotëson mushkritë tona me dashuri.
Atje ku flladi i dashurisë
Fytyrat i perkëdhel
Atje ku lulja për të dashuruarit çel,
Hëna në formë të zemrës në qiell del
Çdo gethë në pemë prodhon tinguj të dashurisë
E dallgët e liqenit thurin vargje
Zogjtë prodhonin refren dashurie
E peshqit s'duan nën ujë të rrinë
Pyesin biletat për këtë shfaqje ku mund ti gjejnë!
Yjet e zjarrtë dal nga dal i lëshoheshin qetësisë
këtë natë dëshirojnë te zbresin në tokë
e të na rrethojnë
rreth nesh vallen e tyre ta luajnë.
E ne skemi fjalë
Si duket vetë heshtja fletë
Kemi aq gjëra për të thënë
Por,skemi guxim
Këtë natë dua zemrën nga gjoksi ta hjek
Që ajo të flet vet.
E kur do e shihje
Ndoshta i mahnitur do të jesh
Në thelb të saj
Emrin tënd do e gjesh.
E pse smund të flas ?
E pse ty smë flet gjë?
Por,ndoshta ke të drejtë
Vetë sytë e tu sonte flasin
Vetë fytyra yte shpreh dashuri,
Si të flasim
Kur për ne sot
Flet toka,qielli..
Flasin peshqit në det
Flasin yjet e tërë një qytet...!


Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rruga deri tek ti


Të falemnderojë
Që edhe këtë mëngjes më zgjove
E di që shumicës
Që në nji kohë me mua I zuri gjumi
Kjo mundësi nuk I është dhënë

Vetëm të shikoj në dritën tënde
Nga burimi I syve të mi
Dhuratë më e mire
Që mua mund të më jepet
Ajo që mund të shoh
Gëzim I madhë është për mua
Edhe Shumë I madhë
që në mua të mbetet.

Çdo gjë që më dhurove
E pranova me zemër
Pranova këtë trup
Siç pranohet lulja
Ndryshe mbi kë do të binte
Shkëlqimi I dritës tënde
Mos të kishe krijuar botën

Më mësove të shijoj natën
Të shijoj tokën
Të shijoj ditën
Dhe qiellin e kaltërt
Me zjarrin jam mik
Edhe me rrezen që shëndrit
Sikur t’isha nga uji
Dhe drita e fikur
Prap do mbetet si më pare
Edhe sikur t’kisha ikur

Të falemnderoj
që mi fale tri vajza
një mundsi për tfitu xhennetin
edhe një djalë
që I dhashë emrin e Profetitmë fale fuqi, shëndet
vetbesim dhe mburrje
mes kësaj më solle
jetën me gëzime
deri në kupë ma mbushe
Obligimin prindor
mes syve vendosa
dhe do ta barti
deri sa Ti më bartë muanën sjetullat e mia
fole do ti mbështjelli
që vajzat dhe djali
të rriten me mirësit e tuaqë para Teje
fytyrën t’ma zbardhin
edhe atëherë
kur un nuk dot jemë
secili që veten
në ty e mbështeti
me frikrespect t’vështron
Pema nuk ka fjalë
Se nga Ti gjelbëron
Toka nuk ka fjalë
Nsaje tënde qëndron
Edhe gojën time
Me varrë të hapurangadal
Drita jote e shëron
Kur vetima ndriçon rreth diellitnë ndarje verbësia shkëlqen
Mu paraqit pamja Jote
Rruga deri tek Ti në mua

Tani e di
Siç uji që e dise jamë vetë loti yt
Që buron nga ëndrra
Dhe prap I kthehet
Syve të vetë

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Unë, shqipja dhe letërsia

>> Sunday, July 05, 2009


Të mos shkruaja fare letërsi

dikur e kisha vendosur me be,

pastaj zbuta qëndrim

nisa të shkruaj e ta fsheh,

sot mall i pashuar ndryshe për shqipen

më detyron të shkruaj e ta shpreh
të gjej aso kuptime

që natyrës sonë mirë i rrinë,

që bëjnë bashkë tonat

të tashmen,të ndërmjetmen dhe lashtësinë

T'i vesh këto kuptime pastaj

në shqipe të kulluar si qiell i kaltër,

që të na mburrë të gjithë ne

që na rrjedh gjaku ynë i pastër
Veshjes shqipe t'i jap pamje

edhe për sy edhe për dylbi,

që secila fjali të ketë

dy kuptime dhe më shumë se dy

njëri kuptim të thotë "dimër",

tjetri të thotë" verë",

sa t'i këndojnë rahmet Naimit

që tha"shqipja sa e mirë sa e vlerë"
kështu duke gjurmuar jetën shqiptare të plleshme,

matur me Islamin,me të mirën e përhershme

artit kulmor t'ia përfill të tri kushtet:

diçka jona, e bukur dhe e ndershme
Ilmi REXHEPI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më keq se më parë


A thua këtu po i vie fundi?
A thua di ndokush ç’bëhet?
Do të kisha pyetur derisa të më thonit të mos shushurisja më,
Do ti qaja ato pyetje derisa të gjeja një përgjigje,
Do mundohesha të kuptoja gjithçka nëse do fshihej diçka,
Por në të vërtet unë spo mundohem ,
Gjërat po i shoh si në qelqin e ndritur që shëndrit.
E vërteta flet,
Ndonëse e hidhur ende jeton por duke u idhëtuar edhe më tepër ,
Më parë e dija se jam i “okupuar”,
Tani nuk di se ç’do bëhet,
“okupimi”i huaj kuptohet dhe kundërshtohet,
Por kur njeriu i ytë të “okupon” të vret.
A thua thikë mbas shpine është kjo?
A thau a do vijë koha e paqës?
A thua do të vdes drejtësia?
Pyeta,pyeta por pa përgjigje,
Ndonëse nuk përfillej gjëneshtra,
pëprgjigja u tret në fund të detit.
Prit sa të duash se s’do merësh atë që kërkon,
Mendova se koha që po kalon
do humbas padrejtsinë.
Por jo....jo
Kërkuam diçka por humbës të gjitha...
Jemi më keq se më parë,
Më keq...


Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kosova


Shekuj me radhë Prite Lirinë,
Shekuj me radhë Vuajte tiraninë,
Shekuj me radhë në Ty qëndruan barbarët,
Shekuj me radhë në Ty vuajtën Shqiptarët,

Shekuj me radhë në Ty u pasuran tregëtarët,
Shekuj me radhë ata thonin se“ jan të parët”,
Shekuj me radhë në Ty u thy kulaqi,
Shekuj me radhë nga Ti u morë haraqi,

Shekuj me radhë Ty të shitën “miqët”,
Shekuj me radhë, Të pervehtësuan armiqët,
Shekuj me radhë Ti u lave në gjakë,
Shekuj me radhë, Ti nuk pate fatë aspakë,

Shekuj me radhë Qëndrove e okupuar,
Shekuj me radhë, Durove me Të toruturuar,
Shekuj me radhë Prite një zë me të then,
E LIRË, E LIRË JE TI, OJ KOSOVË OJ NËNË.


Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ç'mall?!


U zgjova nga gjumi me një mendje të kthjellët,
Sikur ndjeja diçka,prandaj u ula në një stol.
Pyesja veten ç’më ka gjetur!?
Përse gjithnjë gjërat më duken kot!?
Eh,sikur të dija ç’më ka kapluar mua.
Të ç’lirohem njëher shpirtërisht e të mos kem dert,
Të kisha nderin edhe unë të shprehem lirishtë,
Të largohem nga këto labiriuthe që svlejnë hiq...
O Zoti im,të lus me gjith zemër e shpirtë,
Të lus të më jepësh kohë edhe pak,
T’i zgjidh problemet që më rrebeluan e që nuk më lënë të ç’mallemaspak...
Ngadal,ngadal,kështu erdhi koha e mirësis.
Tendencat e mia ëndërrore zunë të realizohen.
Një erë e lehtë e së vërtetës ngacmonte trupin tim.
Që tash e tutje u binda se ç’do gjë nuk mund të jetë absurde...
Tashmë faleminderimet nuk mbarojnë rishtazi ndaj Allahut,
Që më bëri të ndrzshoj mendim për të Gjithë ato gjëra që ndaluan udhtimin tim...!


Valon ISENI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

04 Korriku

>> Saturday, July 04, 2009


(me rastin e njëvjetorit të mbulesës)

Më dridhen duart
S'kanë fuqi të shkruajnë më,
Me dridhet zemra
Për një moment
Mendoj se do pushoj së rrahuri,
Por, jo
Ajo sot i ngjan një fortese që nuk mposhtet dot,
Nga gëzimi,
Në sy rrjedhin dy pika lot.
Për një moment ndjeva dhe pikëllim
Ngase ky është vetëm një kujtm i ëmbël
Ah, sa do të doja ta kthej kohën mbrapa!
E sa shume njerëz këtë e dëshiruan
Por, nuk arritën
Çdo herë pamundësia është ajo që e dëshirojmë
Duke e braktisur të mundshmen, dhe pse me të jetojmë.
Sikur i tërë viti
Të kishte qenë vetëm brengë e mërzi
Prapë do të doja të kthej kohën mbrapa
Ta përjetoj atë ditë, atë kënaqësi!
Më duket se kemi mungesë të shkronjave
Ngase s'më mjaftojnë
Të thur fjalinë që dëshiroj,
Mundohem ta gjej në horizontin e mendimeve të mia
Por atje nuk mundem ta takoj.
Atë ditë seç u ripërtriva,
U çlirova nga prangat
Që më mbanin zvarrë në mëkat,
U thashë lamtumirë
Se nuk do t'ju takoj më
Edhepse jeta është e gjatë.
Shfletoj mendimet e asaj dite
E atë ditë,
Si duket edhe qielli më kishte zili,
Më duket se toka me mua u hidhërua
S'mundte ta mbarte tërë atë lumturi,
E çdo gjë që kishte mes tyre
Më shikonin me habi,
Më shikonin,
Më shikonin se si nga gëzimi
Nuk ecja, po fluturoja,
Më shikonin!
Një çikë lumturi kërkonin,
Rrezet e diellit mbi mua kishin rënë
Fokusoheshin në shaminë time,
Hëna prapa kodrave
Sa shumë që e xhelozonte
Mezi priste të vijë nata
Që ta zëvendësonte.
Atë ditë e mposhta armikun
Atë ditë çdo pabesimtar me mllef më shikonte
Djalli u tërbua
S'mundte të shihte
Se si mbretëria e tij u rrënonte.
Ajo ditë
Është legjenda e Unit tim
Ajo ditë për mua
Është më i ëmbli kujtim
Atë ditë e kuptova
Se Zoti lutjen time e pranoi
Nga mëshira e Tij
Dhuratën më të mirë më dhuroi,
Prandaj, edhe nëse tërë jetën e kaloj në adhurim
Nuk do të mjaftojë aq sa e meriton Zoti im!

Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nga labirinthi i mendjes

>> Friday, July 03, 2009


Nga shumë gjuhë që fale
Më lejove
Të zgjedhi gjuhën time

Nga shumë gra
Më lejove
Të zgjedhi nënën
E fëmijëve të mi

Nga shumë vendbanime
Më lejove
Të zgjedhi vendin ku të jetoj

Nga shumë shokë
Më lejove
Të zgjedhi më të mirët
Dhe që të zgjedhi
Shembuj nga shembujt

Më fale mendjen
E mi hape sytë
Që nga labirinthi i mendjes
Të nxjerrë dhe vetë të dallojë
Se koka është – mprehje
Mendimet - bleta
E mendja - një vrimë drite

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Paska fisnikë


Në botën tonë ka çudira konkrete
Ato numërohen dhe të gjithë i dimë,
Po paska dhe një palë syresh të tjera,
Të fshehta e që veç me shpirt i arrijmë

Nuk ma kumtoi ndonjë i tejbotshëm sufi
As e mësova këtë ndër libra e ndër shkolla,
Mua ma rrëfeu përjetueshëm shpirti, i parrejshmi
Kur trup i tij shkeli vendin, të quajtur ashtu Kumanova

I zhgënjyer fort se do na prishej çdo themel
I lodhur shumë nga punët që fryte pak dhanë,
Ç'mu kthye shpresë, ç'mu shfaqen dritëra në tunel
Ç'u gjallërova, ç'u bëra gati për sabrin në punën për Islam

Të kisha udhëtuar qiejshit do të thosha
Na ndodhka dhe neve si resulit isra e miraxh
Shiprtin ç'ma tërheqkeshin nga vetja ata shpirtra
Siç na tërheq trupat gur i zi kur shkojmë për haxh

Dhe këtë e përjetuaka shpirti
Dhe kjo po ndodhka edhe ndër ne
Se paska për fat, hamdi i qoftë Allahut,
Fisnikë si Arsimi e Hamdiu që na ndritin për fe!


Ilmi REXHEPI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta


Jeta nuk është e verbët,
Pse nuk shef me sy,
Ajo është e verbët,
Nëse nuk punon me kry,

Jeta nuk është e plotë,
Pse jemi të gjallë,
Jeta është e kotë,
Të gëzohemi se jemë budallë,

Jeta është e mjerë,
Kur i bëheshë poltronë dikuj
Jeta është e ndëjerë,
Kur lavron në arë të huaj,

Jetën për të gëzuar,
Kërko dituri,
Me jetë për tu lavdëruar,
Vepro të jetojshë në liri,

Ne jetë të ndijm kanqësin,
Duhet luftuar robërinë,
Duhet çmuar m`vehtësinë,

Duhet përqafuar miqësinë!

Mustafa HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Piktura abstrakte e mendjes

>> Thursday, July 02, 2009


Minushe DAKU


trazoj mendjen nen mbeshtjellsin e nates,

dhe dora humb kontrollin

nga vershima e fjaleve te parenditura.

mozaik me tekst pshtjellues...

dhe i ngjan kryevepres abstrakte.

e embel te shkruhet...

e hidhur te mos thuhet..

e idhet te flaket e njelmet te mos shprushet.....

nje varg me shumedhe zemra gufon....

nje xhihad me pendse ndryshe s'bon...

abstrakt ne vijat e lakuara dhe kuptimin e saj.....

mendje hollet,

boshatisur dritherojne rreth e qark..

t'i del nje fjale, nje kuptim ...

nje shprehje me shume a pak,

por ...ngec ne vargun e pikave qe poezine time spikasin...

pa t'o s'ban per mua ato kuptim kane....

kuptim dredharak a adekuat ,

per mua s'qon peshe aspak...

pikenisjen synoj..

vazhdimin tentoj,

si njeri qe jam gaboj...

Allahun besoj dhe parimet s'i tradhtoj .

me dhuro nje fjale te ti fali dhjete...

me dhuro nje heshtje te vogel...

se aty flen pushteti i nje poeti te etur.

me mendim abstrakt....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP