04 Korriku
>> Saturday, July 04, 2009
(me rastin e njëvjetorit të mbulesës)
Më dridhen duart
S'kanë fuqi të shkruajnë më,
Me dridhet zemra
Për një moment
Mendoj se do pushoj së rrahuri,
Por, jo
Ajo sot i ngjan një fortese që nuk mposhtet dot,
Nga gëzimi,
Në sy rrjedhin dy pika lot.
Për një moment ndjeva dhe pikëllim
Ngase ky është vetëm një kujtm i ëmbël
Ah, sa do të doja ta kthej kohën mbrapa!
E sa shume njerëz këtë e dëshiruan
Por, nuk arritën
Çdo herë pamundësia është ajo që e dëshirojmë
Duke e braktisur të mundshmen, dhe pse me të jetojmë.
Sikur i tërë viti
Të kishte qenë vetëm brengë e mërzi
Prapë do të doja të kthej kohën mbrapa
Ta përjetoj atë ditë, atë kënaqësi!
Më duket se kemi mungesë të shkronjave
Ngase s'më mjaftojnë
Të thur fjalinë që dëshiroj,
Mundohem ta gjej në horizontin e mendimeve të mia
Por atje nuk mundem ta takoj.
Atë ditë seç u ripërtriva,
U çlirova nga prangat
Që më mbanin zvarrë në mëkat,
U thashë lamtumirë
Se nuk do t'ju takoj më
Edhepse jeta është e gjatë.
Shfletoj mendimet e asaj dite
E atë ditë,
Si duket edhe qielli më kishte zili,
Më duket se toka me mua u hidhërua
S'mundte ta mbarte tërë atë lumturi,
E çdo gjë që kishte mes tyre
Më shikonin me habi,
Më shikonin,
Më shikonin se si nga gëzimi
Nuk ecja, po fluturoja,
Më shikonin!
Një çikë lumturi kërkonin,
Rrezet e diellit mbi mua kishin rënë
Fokusoheshin në shaminë time,
Hëna prapa kodrave
Sa shumë që e xhelozonte
Mezi priste të vijë nata
Që ta zëvendësonte.
Atë ditë e mposhta armikun
Atë ditë çdo pabesimtar me mllef më shikonte
Djalli u tërbua
S'mundte të shihte
Se si mbretëria e tij u rrënonte.
Ajo ditë
Është legjenda e Unit tim
Ajo ditë për mua
Është më i ëmbli kujtim
Atë ditë e kuptova
Se Zoti lutjen time e pranoi
Nga mëshira e Tij
Dhuratën më të mirë më dhuroi,
Prandaj, edhe nëse tërë jetën e kaloj në adhurim
Nuk do të mjaftojë aq sa e meriton Zoti im!
Sadete SULIMANI
0 Komentet:
Post a Comment