Miku im
>> Wednesday, July 01, 2009
Këtu afër pata një mik
Në këtë qytet i cili fund nuk ka
Ditët po ecin, javët fluturojnë
Deri sa të kthehesh, viti kalon
Assesi mikun ta vizitojë
Edhepse çdo ditë në të mendojë
Plot dinamikë e ashpër kjo jetë
Obligimin po e bëjmë adet
Tash vajtoj kohën kur rrinim së bashku
Gjithnjë të hapur kishim konakun
Ai vinte tek unë, e unë te ai
Por atëherë ishim që të dy të ri,
Tani jemi t’nxanun dhe të lodhur shumë
Nga loja e dalldisur, që nuk paska fund
Të lodhur nga tentimi, për t’fituar shumë
Se syri i njeriut nuk ngopet kurrë
"Nesër them në vete" mikun do të vizitoj
Dua t'i tergoj se në të mendoj
Por e nesërmja vjen dhe shpejt kalon
Largësia mes nesh hendekun e thellon
"Miku sot vdiq" fjalët mbetën pa thënë
Sepse me këtë botë ishim shumë të nxënë
Kjo është ajo që në fund e meritojmë
Gjënë e vërtetë nuk mund ta fitojmë
Adnan AMETI
0 Komentet:
Post a Comment