Ra një dritë
>> Saturday, July 25, 2009
Ra një dritë
U pa hijeshia
U ra përmbi
Kujtimeve të mia
Kur po kujtohesha
Për ymetin,
Paska ra
Simbol për Muhamedin
Tek po kujtohesha
Për vatanin,
Paska ra
Shenjë për Islamin
Qysh binte ky nur shenjëtar,
Lumë për ne! Del lajmtar
Që ymeti shpejt prihet mbarë,
Gjithë myslimanë mbetin ç'janë shqiptarë
Po për këto dyja
Kisha frikën para sotit,
Ma flaku tej drita
Shfaqur mëshirë e Zotit
Rreze e saj m'i depërtoi në shpirt
Ato të larta kuptime krejt mrekulluar:
Dhe ndrinte për idealet fatzbuluar
Dhe ndriçonte për ne udhëdrejtuar
Ilmi REXHEPI
0 Komentet:
Post a Comment