Atje ku dy shpirtëra bëhen një
>> Monday, July 06, 2009
Në këtë natë të ndrytshme
Kur i tërë qyteti i nënshtrohet qetësisë
E të gjithë të dashuruarit dashurisë.
Jemi ulur
I tërë qyteti është rreshtuar para nesh
Si duket fat na uron
Don të bëhet dëshmitare e dashurisë sonë.
U ulëm në një vend ku shpirtërat prehen në qetësi
Atje ku dhe oksigjeni plotëson mushkritë tona me dashuri.
Atje ku flladi i dashurisë
Fytyrat i perkëdhel
Atje ku lulja për të dashuruarit çel,
Hëna në formë të zemrës në qiell del
Çdo gethë në pemë prodhon tinguj të dashurisë
E dallgët e liqenit thurin vargje
Zogjtë prodhonin refren dashurie
E peshqit s'duan nën ujë të rrinë
Pyesin biletat për këtë shfaqje ku mund ti gjejnë!
Yjet e zjarrtë dal nga dal i lëshoheshin qetësisë
këtë natë dëshirojnë te zbresin në tokë
e të na rrethojnë
rreth nesh vallen e tyre ta luajnë.
E ne skemi fjalë
Si duket vetë heshtja fletë
Kemi aq gjëra për të thënë
Por,skemi guxim
Këtë natë dua zemrën nga gjoksi ta hjek
Që ajo të flet vet.
E kur do e shihje
Ndoshta i mahnitur do të jesh
Në thelb të saj
Emrin tënd do e gjesh.
E pse smund të flas ?
E pse ty smë flet gjë?
Por,ndoshta ke të drejtë
Vetë sytë e tu sonte flasin
Vetë fytyra yte shpreh dashuri,
Si të flasim
Kur për ne sot
Flet toka,qielli..
Flasin peshqit në det
Flasin yjet e tërë një qytet...!
Sadete SULIMANI
0 Komentet:
Post a Comment