Paska fisnikë
>> Friday, July 03, 2009
Në botën tonë ka çudira konkrete
Ato numërohen dhe të gjithë i dimë,
Po paska dhe një palë syresh të tjera,
Të fshehta e që veç me shpirt i arrijmë
Nuk ma kumtoi ndonjë i tejbotshëm sufi
As e mësova këtë ndër libra e ndër shkolla,
Mua ma rrëfeu përjetueshëm shpirti, i parrejshmi
Kur trup i tij shkeli vendin, të quajtur ashtu Kumanova
I zhgënjyer fort se do na prishej çdo themel
I lodhur shumë nga punët që fryte pak dhanë,
Ç'mu kthye shpresë, ç'mu shfaqen dritëra në tunel
Ç'u gjallërova, ç'u bëra gati për sabrin në punën për Islam
Të kisha udhëtuar qiejshit do të thosha
Na ndodhka dhe neve si resulit isra e miraxh
Shiprtin ç'ma tërheqkeshin nga vetja ata shpirtra
Siç na tërheq trupat gur i zi kur shkojmë për haxh
Dhe këtë e përjetuaka shpirti
Dhe kjo po ndodhka edhe ndër ne
Se paska për fat, hamdi i qoftë Allahut,
Fisnikë si Arsimi e Hamdiu që na ndritin për fe!
Ilmi REXHEPI
0 Komentet:
Post a Comment