Më keq se më parë
>> Sunday, July 05, 2009
A thua këtu po i vie fundi?
A thua di ndokush ç’bëhet?
Do të kisha pyetur derisa të më thonit të mos shushurisja më,
Do ti qaja ato pyetje derisa të gjeja një përgjigje,
Do mundohesha të kuptoja gjithçka nëse do fshihej diçka,
Por në të vërtet unë spo mundohem ,
Gjërat po i shoh si në qelqin e ndritur që shëndrit.
E vërteta flet,
Ndonëse e hidhur ende jeton por duke u idhëtuar edhe më tepër ,
Më parë e dija se jam i “okupuar”,
Tani nuk di se ç’do bëhet,
“okupimi”i huaj kuptohet dhe kundërshtohet,
Por kur njeriu i ytë të “okupon” të vret.
A thua thikë mbas shpine është kjo?
A thau a do vijë koha e paqës?
A thua do të vdes drejtësia?
Pyeta,pyeta por pa përgjigje,
Ndonëse nuk përfillej gjëneshtra,
pëprgjigja u tret në fund të detit.
Prit sa të duash se s’do merësh atë që kërkon,
Mendova se koha që po kalon
do humbas padrejtsinë.
Por jo....jo
Kërkuam diçka por humbës të gjitha...
Jemi më keq se më parë,
Më keq...
Ilir SALII
0 Komentet:
Post a Comment