Rrëfenjë

>> Thursday, July 02, 2009


Të renditesh në muret e mjerimit,
Që afishojnë mendjen,
Zemrën,
Kotësinë,
Si lule të zverdhëruara të vjeshtës,
Nëpër udhëtimet e mia të çmendura,
Në rrugën pafund,
Fillojë meditimet mbi episodin e dytë.

Gjykimet e dashurisë janë jetë,
Ndoshta edhe vdekje në fjalorin e murrmë të filozofit,
Në puçitjen e emocioneve me gjenezën,
Të gjej në kraharorin e tij…

E ëndërruar është jeta me ty,
Momentet,çastet, mrekullitë,
Janë një ëndërr pa fillim,
por me një përfundim të hidhur,
Janë breshërimë e dyndjeve pa cip.

Dikush tha, ‘në mua gjen Allahun’,
Sikur të isha dëshmi e kohës së kaluar,
Gjurmë nëpër të cilën kalojnë poetët,
Dhe që shënojnë dashuritë...

Reflektimi i ndjenjave të dashurisë,
Është ngurtësi dhe errësim i qenies femër,
Ndrydhje dhe kërkim dëshirash e mashkullit,
Vrushkull buzësh e nxehtësisë...


Hamdi NUHIJU

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP