Unë, shqipja dhe letërsia

>> Sunday, July 05, 2009


Të mos shkruaja fare letërsi

dikur e kisha vendosur me be,

pastaj zbuta qëndrim

nisa të shkruaj e ta fsheh,

sot mall i pashuar ndryshe për shqipen

më detyron të shkruaj e ta shpreh
të gjej aso kuptime

që natyrës sonë mirë i rrinë,

që bëjnë bashkë tonat

të tashmen,të ndërmjetmen dhe lashtësinë

T'i vesh këto kuptime pastaj

në shqipe të kulluar si qiell i kaltër,

që të na mburrë të gjithë ne

që na rrjedh gjaku ynë i pastër
Veshjes shqipe t'i jap pamje

edhe për sy edhe për dylbi,

që secila fjali të ketë

dy kuptime dhe më shumë se dy

njëri kuptim të thotë "dimër",

tjetri të thotë" verë",

sa t'i këndojnë rahmet Naimit

që tha"shqipja sa e mirë sa e vlerë"
kështu duke gjurmuar jetën shqiptare të plleshme,

matur me Islamin,me të mirën e përhershme

artit kulmor t'ia përfill të tri kushtet:

diçka jona, e bukur dhe e ndershme
Ilmi REXHEPI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP