Natyra nuk është Zot!

>> Tuesday, July 28, 2009


Idhujtarë me bindje të gabuar
Adhuron e shenjtëron krijesat
Në zëvendësim
Me Krijuesin e lartësuar

Në njeriun ekziston arsyeja
Vullneti e dituria
Shqisa për të parë e për të dëgjuar
Por, prapë mbështetet e beson
Në natyrën që nuk e ka krijuar

Natyra gjë s'mund të japë vetë
Mbi atë që nuk ka pushtet
Njëlloj si krijesa që nuk mund të jetë
Më e përparuar se Krijuesi i vet

All-llahu natyrën
Njeriut ia nënshtroi
Mirë ta shfrytëzojë
Dhe me atë të jetojë

Por, idhujtari është frymëzuar
Se vetë natyrën e ka nënshtruar
Një absurd, e pavërtetë
Si ka mundësi krijesa
Të nënshtrojë Krijuesin e vet?

Çudi si Krijuesi nuk mund të largon
Dhunën nga krijesa mbi të kur ushtron
E gjithë kjo është besim i kotë
Se kurrë natyra nuk mund të jetë Zot!

Adnan AMETI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP