Ah, ç’ka ishte atje në atë dritë lëshimi të qiriut që vendos zjarr në zemër, dhe furrishëm e rrëmben atë?

>> Monday, April 30, 2007




Xhelaludin Rumi

Ah, ç’ka ishte atje në atë dritë lëshimi të qiriut që vendos zjarr në zemër, dhe furrishëm e rrëmben atë?

Ti i cili ke vendosur zjarr ne zemrën time, unë jam i konsumuar, O mik; eja shpejt, shpejt!

Forma e zemrës nuk është formë e krijuar, për bukurinë e Zotit manifestuar vetvehten nga faqja e zemrës.

Unë nuk kam asnjë ndihmës të ruajtur në ëmbëlsinë e tij, unë nuk kam asnjë dobi të ruajtur në buzën e tij.

Kujtoje atë i cili në një agim kuptoi këtë zemrën time nga hallka e gërshetës tënde.

Shpirti im, herën e parë kur të pash ty shpirti im ndegjoi diçka nga shpirti yt.

Kur zemra ime pi ujë prej fontanës tënde, mbytej në ty, dhe përrua më rëmbeu mua.

Perktheu nga anglishtja:

Visar Korenica


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

UNË E BESOJ ALLAHUN










Refik Gerbeshi

Unë e besoj Allahun
Krijuesin e gjithësisë
Unë e besojë Allahun
Krijuesin e njerëzisë

Allahu është më i madhi,Allahu është më i madhi
Nuk ka t’adhuruar përveç Tij
Allahu është me i madhi Allahu është më i madhi
Dhe për Allahun është falendërimi

Unë e besojë Allahun
Që të gjitha i ka kriju
Unë e besojë Allahun
Që pejgamberët ka dërgu


Unë e adhuroj Allahun
Që jetën ma ka falë
Unë e besojë Allahun
Dhe para Tij kam më dalë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në la ilahe il-lallah











Mehas Alija

Lindem rritem digjem digjem

Aty ku nata pa terrin vjen

Sa herë digjem lindem lindem

Aty ku dita nur më gjen.

Në m'kërkoni, t'më kërkoni

Aty ku feja është zemra e jetës

Në më doni, të më doni

Aty ku s'mbaron drita e shpresës.

Ditë e natë dashurohem, dashurohem

Aty ku zemra është banim i Zotit

Lindem digjem, digjem lindem

Aty ku gjithçka shkrihet, përveç Zotit

Në la ilahe il-lallah.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

N’shërbim tëndin jam






Mehas Alija

Udhëtar i vetmuar jam

Vendpushim amshimin kam

Ditët e mia bajram i kam

Unë robi Yt, robi Yt jam

Dashurinë prej Teje e kam

I dashuruar marrëzisht në Ty jam

N’shërbim tëndin gjithçka kam

Ngase Ti më bëre, prandaj jam


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pentagram Guackash

>> Thursday, April 26, 2007








Hamdi NUHIJU


refleks i rritur ne shkretetire,
nga uni ne un i drejtuar,
jo , nuk mjafton gjithe kjo bubullim,
ne kete plagjiatur ndjenjash...

jam i uritur si hir,
i venitur , i vdekur , i molisur,
jehoj ne zerin e kendshem te vashes,
mallengjehem per te Dashurin Tim...

kacubat e saj si vello jete,
ma trazojne kete fshehtesi,
nuk isha i tille per psheretit,
por i dendur per gjithesine...

jeta eshte e tille,
shajre , fyerje , fjalosje,
bindje , vrasje , pluhurosje,
nje pentagram i vizatuar ne mur...

ndjej ritmin e vetmise,
ate dite kur do te ndjeje nxehtesine,
Zot ma lehteso se e kam te veshtire,
t`i perballoj sprovave deri ne fund me durim...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kërkoj dritën e Zotit

















Mehas Alija


Sonte, kozmosi heshti

Hëna krenare drapëroi

Unë me fytyrë nga qielli

Se një ndjenjë ç’më kaploi

Sytë mu çelen, u shndrita

Pas një ylli ecja, vrapoja

Dritën e Zotit tim

Në këtë natë e kërkoja

Për Zotin tim, Dritëdhënësin

M’ranë lot që ndollën zjarr

Në këtë natë plot me yje

Kërkova Dritën në kozmosin mbarë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hapin ta bëjmë për tek minarja








Mehas Alija

Ndjenjat mos t’i varfërojmë

Se flaket kujtesa për fukaranë

E zogjtë kanë për të ikur

Syve t’ju japim blerimin

E shpirtrave aromën

Se lulet thahen n’damar

Hapin ta bëjmë për tek minarja

Se rrugën e humbim

E ç’bëhet nami pa rrugë

Shtatat t’i rrisim nëpër kopsht

E shpirtrat t’i kallim n’frymëzim

Se bëhemi bar i kositur para kohe


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ESELAMU ALEJKUM









Refik Gerbeshi


O Nënë e Baba
O motër e Vëlla
Paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju

Pashë Allahun që u ka kriju
E jetën ua ka dhuru
Na edukoni si është e mundur
Që ne mos të jemi të humbur


Ne nuk dijmë asgjë
Sepse jemi fëmij
Na mësoni rrugën e drejtë
Se keni me dhënë përgjegjësi


Jemi dhuratë e Zotit për ju
Por edhe sprovë e juaj
Na edukoni mirë e drejtë
Se nuk jemi të huaj


Na edukoni në rrugën e drejtë
Mos të na merrë nami
Na mësoni si është më se miri
Ashtu si thotë Kur’ani


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kush këputi lule

>> Sunday, April 22, 2007







Salim Sulejmani


Si dikur në dardani

Mu aty ku u bë pluhur e hi

Aty ku qielli dëgjoi hingëllimë

Vajin tmerrin dhe mallkimin

Aty ku morën nderin

Vranë e prenë

E bënë skëterrën

Tani lulet tek Eufrati

Të këputura për mesi

Shtypur e shkelur nga inati

Mu si ato të Dardanisë

Mëngjese të rënda

Barut tym e pluhur i zi

Varre gropa e moçale

Irak po hapen në ty

Ti do të dish të qëndrosh

Botës gjoksin t’ia tregosh

Je vatan i Ibrahimit

Besimit forcës civilizimit

Prill, 2007


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUSH NA KA KRIJUAR







Refik Gerbeshi


O vëllzërit e mi
Ndaluni e mendoni
Botën që ju rrethon
Ndaluni e shikoni

Yjet në hapësirë
Që pa ndalë notojnë
Toka,Dielli e Hëna
Rrugën s’e gabojnë

Shikoni me kujdes
Fusha, male e kodra
Dikush i ka krijuar
E nuk janë lodra

Pra o vëllzërit e mi
Mos të mbeteni të hutuar
Dijeni të vërtetën
Allahu na ka krijuar


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pa më thuaj







Sadbere Hashani

Pa më thuaj njeri
Kush të solli në këtë botë
U krijove vetvetiu...?

Po sa peshon toka?
Sa është i lartë qielli?
E sa është i nxehtë dielli?

Një hixhab që mbulon mish e kocka
Peshon më shumë se toka

Mbuloja s’është modernitet
Thonë të moderuarit e shek XXI
Po çatia a qëndron kabriolet?
Pa më thuani tani ?

Më kritikojnë mua se hodha shami
E u ktheva në parahistori
Shumë çudi!
Si nuk e shohin shoqen time lakuriqe
Që u kthye në barbari.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mëkatet e Mia




Hamdi NUHIJU

Linda i pastërt,
Ashtu sic deshi Zoti,
Jeta me çoroditi,
Më dezorientoi...
Fëmijëria e vështir më sakatosi,
Zemrën me vner ma pluhurosi...
Nuk më krijove ashtu o Zot,
Pse më le të lirë , që unë të vendos??
Kam nevojë për Ty...
U dalldisa rrugëve të jetës,
Sikur unë thash me veten,
Nuk ka kush...
Mëkatet po më rëndojnë o Zot,
Të lutem mos me le të vetëm,
Dua të të kem pran në zemër...
U rrita në gjirin e nënës,
Më këngën e bukur lotin,
Nuk kisha babanë isha i vetëm,
Nuk të njoha o All-llahu im...
Jam trazuar në këtë natë të errët,
Për ta shpalosur veten time,
Se më mungon,
Nuk ka dyshim,
O All-llahu , Zoti im...
Shaj tiran e shaj vatan,
Ndero jetën , ndero baban,
Mëkatet nuk kanë të sosur o Zot më fal,
Nuk dua të heshtë për këtë lëngat...
I shkrujta jetës , vdekjes , prehjes,
Harrova veten brenda në lëndinë,
Jam i paaftë ta shuaj etjen,
Të lutem Zot ma fal mamanë...
E Saadiu i shkret,
Patë ngjyrosur për këtë jetë,
Nuk patë faj i riu,
Kur pa veten në sintez...
Fukarai nga modestia,
Hajnit i dha ëmbëlsira,
Merrni ju lutem me buzëqeshje i tha,
Më vjen keq të ju la pa asgja...
Unë i gjori shqiptar drini,
U ftoha nga vrulli , porsi briri,
Më dy kofsha goje shpëtova,
Harrova Ndihmuesin e vërtet,
I mjeri unë për këtë jetë...
Sa vështirë e patë Omer Khajam,
Nuk vlerësoi këtë urat,
Nga rruga e drejtë i shkreti devijoi,
Me këtë shejtanin nderoi...
O shejtan i brisht si fantazmë,
Pse nuk na le të qetë bile edhe një pëllëmbë,
Me grushta jetën sakatosa,
Pse shejtanin e ndëgjova...
Të lutem o Zot , më fal,
Kam bërë shum gabime nuk mundem t`i mbaj,
Dua t`i qëndroj besnik rrugës Tënde,
Të shkrihem , venitem për hir Tëndin...
Sejjid Kutubin e munduan,
Masakruan e torturuan,
Më prit shehid të lutem njëherë,
Të ledhatoj në ahiret...
Hasan el-Bennan na e shanë,
Në copa prej ari e ndan,
E Zoti e krijoi të lirë , ju e robëruat,
Pse o të mjerë ma degradoni rejhan...
Gazaliu u strehua,
Nga jeta nga vdekja u qortua,
Më mirë të izolohem se me mëkate,
Kështo rënkoi i madhi lapidar...
O Zot më fal , e lëndova pa dëshirë,
Njeriun Zoti të dobët krijoi,
Sikur të mos ishte njeri pendimi nuk dot kishte kufi...
Rash nga shpella e Gadimes,
Iu vërsula si tatar,
Të shkatërroj me vete cka të marr,
Nënë , fëmijë , pleq e babanë...
Jakup Asipi botën çuditi,
Duke sulmuar atë të mallkuar,
I afatizuari deri në Gjykim u cudit,
Me vlimin e besimit,
Me alimin tim...
Rumi zbukuroi dy vargje dashurie,
Radhiti , soditi , feshitizoi në pambarim,
Të lutem Zot më fal dy caste,
Ta ndjejmë firdeusin me këtë kolos melmese...

Mëkatet e mia nuk kanë mbarim,
O Zot mi fal se nuk kam ku të vaj,
Vaj vatani për djal si cuni,
Vaj mileti për rregull druri...
Me xhematin je Ti o Zot,
Mos më ndaj përjetë e për mot,
Ma mëso gjuhën e komunikimit,
Ma zbukuro zemrën me drita besimi...
Do më quajnë mëkatar,
Farkëtar e shigjetar,
Nuk gjuaj dot jetën me plehra,
Një leck sinqeriteti shpalos në podium...
Nuk është feja opium,
Nga praktika Zotin njoha,
Me Atë deri në vdekje u dashurova,
Më ruaj Zot nga prishja e këtij betimi,
Sinqerisht të drejtohet Hamdi lymi...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Per ne Pervalle

>> Friday, April 20, 2007


Burhan Fili

E Prizrendin tue e lane,
Te shoqron shkoze edhe thane;
Diku ma andej: arre e lajthi.
Afer lumit po verr e bli .
N’ane te djathet Kalaja e Vashes,
Me ja kalu begut e pashes;
Qe per nder e fisnikri:
Rinin e saj e bani flij.
Qe edhe shkjau mire ta dinte:
Shqiptarja ne dore gjalle nuk binte.
Per fat te keq sot o zotni:
Kerrja e jete keq kaperdi…
Edhe sot o lum jarani:
Ba shqiptaret placke mejdani,
Neper bote, rruga e pazare,
Shite si gjaja vec per pare.
Por kto fjale jam tue I ndal,
Se ne Prevalle une due me dale:
Per bri rruges lumi gjarperon,
Nji nga njifshatrat pershkon,
Disa Shqiptar , disa Boshnjak,
Bashkjetojn por s’jane nji gjak.
E sa bajn keto fjale me u shkru,
Gryken e malit tue pershku…
Ne Mushnikove kthesa malore,
Te pershendet Ah e lande halore…
E ne Pervalle s’vonon me dale,
Ne prehen t’ Sharrit fort me malle.
Ne gjergjef t’ vet Allahu e qendisi,
Me Duer te Veta e stolisi.
Prej gjinit te bjeshkes uji shperthen,
Ne qejf te vet teposhte bjen.
Ne parzem te bjeshkes si inxhi,
Syte e mallit s’dijn me ngi.
Si dijn vet Allahu ju prijn:
Njeni burim rrjedhe per ne Drin.
Burimi tjeter ne Vardar shkon,
Ne det Egje ai pushon.
E kur dielli I shkrep rrezet,
Edge tokes drita I ndezet:
Frymarrje te re jeta fillon,
Me meshire te vet Zoti e bekon.
Edhe syte tue shetit,
Ne sfond te pa fund tue sodit…
E ngadal dhenet bjeshket marrin,
Fort me malle e hijeshojn Sharrin.
E me andje bariu ju prijn,
Qenet e Sharrit besnik ju rrijn;
Te tre bashke per bukuri,
O Zot I madh, sa mrekulli!
Tue u ngjit bjeshkes ne ato gryka:
Struken man toke e urtyta,
E sa mire asht me I shikju,
Por ma mire asht me i shiju
Shiu i bute motin freskon,
Ylberi malin e pershkon,
Te gjith s’bashku si xhevahir,
Mendjes s’dlirt ambel tuer i thirre.
E kur nata perden leshon:
Ne forme te vet cdo gja pushon.
E kur hana lehte ndricon,
Me andje naten hijeshon.
Edhe qielli kthiellt si lote,
Pesumblleteshe hana e plote;
N’kupe te qiellit si elmas,
Bukurija vete lakmi me ja pase.
Me ambelsi rrezet shetit…
Aka mendje qe keto i sodit?
Dite e nate e toke e qiell…
Tesbih Allahut tue i perciell…
Po njeriu vall ku do te jete,
Qe ne sofer te nefsit asht zatet?
Aktor jemi ne kete jete,
Secili nga ne t’ luej rrolin e vet.


Kto vargje i shkroi Burhani,
Nji copeze dhe nga Vatani,
Udhetar, jetim zamani.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pse Keshtu











Salim Sulejmani

Te pa shprese te hutuar
Tundin kokat si mistike
Mendojne se pa veper
Hapin rrugen ardhmerise

Jo po kjo ka qene e kote
Qe nga ata te lashtesise
Secili miras ila tjetrit
Hapi rrugen ardhmerise

Kur te degjoshe fjale pa veper
Eshte e kote e jo dic tjeter
Andaj thelle mendo e medito
Sa te mundesh ne hak udhzo


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Aty ku isha i vetem










Hamdi Nuhiju

Etjen e shuaja me ndjenja Hyjnore
Zemrën mbroja me mall kalifati
Të kërkoja ty o Syri im
Aty ku isha i vetëm
I pleksur si jehonë brenge
Stilizoja të gjitha notat e pentagramit
Gjithmonë në afrinë tënde
Të ndjejë o Udhërrëfyesi im...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Besa










Mehas Alija

O do të bëhemi varre
Që shenja në Rrugë tregojnë
O varre të shkreta
Që mallkim do’t meritojnë!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mallëngjim









Hamdi Nuhiju

Në zhurmën e turmës
Aty ku marria njerëzore nuk ka fund
Në fshehtësinë e porosisë Hyjnore
Që zemrën mbush me mall
Heshtja e shpalosur para vijave të kahezuara
Dhe jeta plot hir
Më mallëngjejnë për të Dërguarin
Të dashurin tim....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lutje










Mehas Alija

O Zot,
Mundësona që të të kujtojmë Ty,
Për të mos e harruar vetveten tonë!

Jepna fuqinë të të duam vetëm Ty,
Për të mos e urryer vetveten tonë!

Dhurona dritën Tënde,
Për të mos ecur errësirës pafund!

O Zoti i gjithë botëve
Ndihmoi këtij populli
Të mos i shkelet truri!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PESË KOHËT E NAMAZIT

>> Monday, April 16, 2007











Refik Gerbeshi

Zgjohem para lindjes
Namazin me falë
Shkojë ne shkollë e në lojë
E në rrugë nuk dalë

Ndrrohem e mësojë
Nënws i ndihmojë
Prap koha e namazit
Zotin adhurojë

Pushojë edhe çlodhem
Edhe më argëtim
Prap Zotit i lutem
Fali ikindin

Para përendimit
Unë mbrenda hy
Për ta falë namazin
Me prindërit e mi

Pasi t’kaloi darka
Rri me nënë e babë
Para gjumit prap
Zotit me ju falë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

VAJI I RAMAZANIT









Fahredin SHEHU

jam gjymtuar Liri nuk kam
ta vajtoj kete truall kudo errët
feste eshte Ramazan Mubarek
qyteti ne terr denes arome feste s'ka

disa gote me uje e ca hurme te embla dhe rrush
luget ne sofer kendojne simfonikisht
iftar behet me shprese te begatise
e cila moti ketu nuk parakaloi

imami shpall itijkafin lut xhematin
mos t'e pengoj uje tek pi agjeruesi
ne nje dhome te xhamise se renovuar
Zotit t'i bej kater T ( Tevbe, Tesbih, Tehmid, dhe Tekbir)

femijet Bajramin po e presin
tesha te reja duarte sheqerka plote
prinderit me ftyra te qullta prej loteve
si teshat e varura ne tel pyesin si ta plotesojne ate gezim

shpirti ma kendon dhembjen tone
me tone te heshtura e sy te perlotura
jam garib ne truallin ku jam lind
lus Allahun kemishen me lot e lag per te saten here


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të përulur shuajmë mallin












Mehas Alija

Të gjithë ne kemi besuar
Në Allahun një
Në saff të rreshtuar
E madhërojmë gjithnjë

Në sexhde kur lëshojmë ballin
Lartësojmë Zotin Mëshirëplotë
Të përulur shuajmë mallin
Si kthjellja e syrit kur bien ca lot

Gjuhët tona shpatë
S’ndalojnë së madhëruari
Presin të keqen ditë e natë
S’ngurojnë Melekët së lavdëruari

Ne halifët e Zotit në këtë jetë
Duam paqe e duam siguri
Për popullin tonë të zotë jemi vetë
Nën hijen e Islamit sigurojmë qetësi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dielli që vonohet

>> Sunday, April 15, 2007










Mehas ALIJA

Kur bën të vonohet dielli
Muzgu zgjatet si degë dushku
Vesa në fushë e shtrirë
Si ariu polar
Han pa mëshirë barin
Agimi me rezet e zëna rob
Gdhin me hapa milingonash
Diellit që vonohet
Errësira i´a ka rënduar peshën ...

P. S. Frynë një erë e pa anë
Errësirës për t´ia fshirë filizat në farë
Dhe diellit rrugën për t´ia shtruar me bar


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rinia , Rinia...











Sikur Hënë shndrite,
Nëpër tokën e vjetruar,
Etje e kobshme të thërret,
Rini, rini...

Sikur Diell jehove,
Mbi çdo zemër prore,
Etjen shuaje mbi valët e Drinit,
Rini borxh jetën ta kam...

Rini bota ndjenjat ne ty ka,
Rini jeta besim të flaktë të dha,
Të lutem thirr në din e iman,
Të lutem jeto në Islam...

Rinia, dashuria, pleqëria,
Devocioni, seksi, mençuria,
Të gjitha një rrugë kanë,
Mesi është më i bukur o insan...

Rini t’i kam borxh fjalët që t’i kam dhënë,
Fjalët, shpirtin, devotshmërinë,
Për hir të Allahut kij kënaqësinë,
Kur t’jetojmë në t’bukurën Përjetësi...

Në xhami pashë tuj psherëtit,
Dy te rinj me cilimite,
Tuj knue Kur`an e tuj bo sevab
Dy çaste në heshtje si dritë tuj bo...

Rini çave detin e dashurisë,
Sikur perla sintagme në gjithësi,
Harrova të të dua, harrova të të ledhatoj,
Rini besim kam ne ty...

Etja shuan këtë valle bilbilash,
Me rininë nuk ka drojë,
Dije oj fqinjësi,
Se rinia është nur i gjithësisë...

Hamdi Nuhiju, Kumanove


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

UMMETI IM

>> Friday, April 13, 2007











Xhemalutin LLATIC

Dil nga gafleti, o ummeti im:
fjalėn tėnde bota e pret shpėtim!
Allah, Allah!Ummeti i Kur’anit
Duhet ta ngrisė flamurin e islamit!

O Ummeti im, tėrbohet tufani nėn re!
Rrufeja gjuan! A nuk ka shpėtim pėr ne?!
Allahu, Allahu e di: nga mėkati ynė prore
turpėrohet streha e pastėr qiellore!

O Ummeti im, pse dridhesh tmerrshėm:
kur e ke Allahun tėnd tė Fuqishėm!
Allahu, Allahu mposhtė ēdo dushman
me gjoksin tonė pėrplot iman!

Lart ballin, o ummeti im
nė zemrėn tėnde hap burim
Allah, Allah!- Nga ai Harf i Pastėr
prajshėm do t’buēasė burimi i ēiltėr!

(Nga permbledhja UMMETI IM, perkthyer nga Agim Mehmeti,
botuar nga „Hena e Re“ mė 1997)


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rreshirat










Hamdi NUHIJU

Gjendesh perballe diturive ,
Hormon i stilizuar ne gjithesi ,
I etur per dashuri Profetike,
Je i vetem , me masen , i dendur,
Ne gjithesi...

Rreshirat harrojne jeten ,
Vdekjen ne drenesi ,
E kobshme eshte vdekja ,
Prane arratise tende...

Sot linda ,
Neser do vdes ,
Te lutem o Zot ,
Mi fal dy caste shpetim...

09 03 2007


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Moj filistinë e vëllezërve

>> Thursday, April 12, 2007










Mehas ALIJA

Me vite prej drite
Te jetosh
Toka ime
Koka ime
Te duhet gjak
Te duhet shpirti im

Kubeja e kristaltë e krenarisë
Kurora jote
Zogjtë si margaritar
Ta shtrenjtojnë shtatin
Moj filistinë e vëllezërve
Moj e bukura e këtij ummeti

Me vite prej drite
Të jetosh
Të duhet gjak
Të duhet shpirti im
Te duhet brezi im

Moj filistinë e vëllezërve

10\04\2007
Tetovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në zemra gjithmonë rrodhi













Mehas ALIJA

Gjersa Toka rreth diellit sillet
në minare do të thirret ezani.
S’ka forcë që bën rezistencë
aty ku troket Islami.

Në vete ngërthen humanizëm
besim që s’ndiqet qorrazi.
Fe që kërkon racionalizëm
Islami i të Madhit Perëndi.

Lum i pashterur, oqeani
në zemra gjithmonë rrodhi.
Si lule universi, Islami
i pari dhe i fundit ndodhi.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O MIKU IM

>> Wednesday, April 11, 2007














Ervina HALILI

Një ditë kur zjarri do ta mbulojë tokën
edhe retë do të skuqen nga të nxehtët
Njerëzit do të harrojnë ku e kanë kokën
Do të mësojnë ç’ka qenë mirësia

E... një ditë kur qielli do të zbehet
do të shohim se s’ka strehim
do të shohim që...edhe pa raki njeriu dehet
O i dashuri, miku im

E një ditë kur vullkanet do të derdhen
do t’i falemi Zotit deri në agim
Është koha që të paguajmë

O i dashuri miku im

E një ditë kur qielli do të çahet
e di... do të qajmë pa pushim
Por atë ditë loti do të thahet
O i dashuri miku im

E një ditë kur ajri do të tretet
do të mbetemi edhe pa frymë
Atë çka e dha Zoti do t’na e marrë
O i dashuri miku im

E një ditë do ta ulim kokën
e do të dalim në gjykim
Por qindra shekuj kokëshkretë
O i dashuri miku im

E një ditë kur do ta kuptosh pendimin
do të kthehesh në besim
Por qindra shekuj plot urrejtje
O i dashuri miku im

E një ditë kur t'na i vënë prangat
do ta kuptojmë fjalën durim
Do t'kuptojmë çka qenë liria
O i dashuri miku im

Se Zoti na i dhuroi të gjitha
E nuk e fitoi asnjë falënderim
E një ditë të gjitha do t'i tretë
Por jo pa i paguar, o miku im.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KËTA KRALËT EUROPIAN

>> Monday, April 09, 2007










Këta kralët evropian
në male përmbi Sajadhë
vunë një nishan të bardhë
për ta dhezur shamatanë.

Çamëria me junanë
dhe Kosovën e lanë me serbian.
Ti pse klan moj Çamëri
Ç’të mos klaj moj Shqipëri

Gjithë huduti i Çamërisë
mbeti resto Greqisë.
Shqipëri tre vilajete

Në mes kraleve mbete
Shqipëri t’paça fal
Të kam nënë më ke djalë.

Këngë popullore çame,viti1913
Autor anonim


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Privilegji

>> Sunday, April 08, 2007












Minushe DAKU

Bota bën sehir
Ne jemi në këmbë
Me pishtarin në dorë
Një vezullim shkrepëse
Një shpresë
Dhe pishtari të ndriçoj
Besimtarëve zemrën t´ua qartësoj...

Prill, 2007
Prishtine


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të shohësh si duket kodra e imanit












Mehas ALIJA

eja
të lundrojmë
me barkën e devotshmërisë
në detin e pafund
të pa skaj
aty ku sosen drunjtë
aty ku ngjyrat nuk mjaftojnë
aty ku sipër tij
mblidhen zogjtë
dhe festojnë lirinë
jetojnë kaltërsinë
e duan thellësinë
e detit pafund...

eja
të gjejmë shërimin
aty ku fshehur gjendet
dermani i çdo gjëje
eja, e mos u tkurr
eja të njohim gjuhën
e shpirtit
pse po serohesh me lëvoren
e mëkatit
e të të rrjedh pelini
gojës...


eja zhytu në
Kur´an
tek drita e dritave
të shohësh si duket kodra e imanit
me lulet e bardha

08.04.2007
Tetove


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nga dritaret e të bukurës hënë













Mehas ALIJA

(Elegji për muslimanin e sodit)

nga dritaret e të bukurës hënë
krah hapur
sy mbyllur
tërhiqet pas një melodie
të këngës
të ujqve në mal
që copëra xhami
bën shikimin atje larg
banori i parkut të gjelbërt

i vetmuar
pret që dikush ta fluturoj rrëmbimthi
pret të hënën e uruar të rebiu-l-evelit
duke parë nga yjet e perëndimit
ndoshta do të bie
meteori që ra në zemrën e shkretëtirës
botën ta kaploj dorë e mëshirës

(megjithëse ai një herë ra-
dhe kurrë më s´do bie)

nga dritaret e të bukurës hënë
end shpresën
siç endin vashat lulen e dashurisë
në pëlhurën e kujtimit
i robëruar pas melodisë
të këngës
të ujqve në mal
nuk sheh brenda kuadrit
as veten
as dëgjon zhurmën e barkut të tij
i shkulur si ahu nga rrënjët
tkurret gjallëria

i mahnitur
vetëm sodit
botën që vret zemrën
shpirtin
mozaikun e pasqyrave brenda
kuadrit të tij

nga dritaret e të bukurës hënë
banori i saj
sheh kulmet e tjetrës botë
të asaj që kurrë s´ke e tija
të asaj
që ia vodhi dritën
dhe mbi të la errësirën
për shkëmbim


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vula e pejgamberisë

>> Friday, April 06, 2007











Thonë se ishe mrekulli
Mbi mrekulli
Si ti s´kishte asgjëkundi bukuri
Thonë se ishe i urtë
E trimërisht duroje kamxhik e gurë
Ishe besnik e bujar
Më i mençur se çdo tregtar
Modesti...
Se jo mahi
Të lavdëronte i vjetër e i ri
Thonë...
Po çka nuk thonë??
Edhe ti ishe njeri
Nuk ishe hyjni
Por kishe më të çmuarën
Pejgamberi

prill 2007

MINUSHE DAKU , PRISHTIN


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fatihaja e njeriut

>> Thursday, April 05, 2007













Ec e vështro mbi qiellin e stolisur,
vështro Tokën e fortuar
vështro yjet që shkëlqejnë
vështro hënën si ndryshon
vështro diellin si rrugën e bënë...
Ndalu e mendo mbi kulmin pa shtylla,
mbi vendqëndrimin tënd pa themel
mbi kandilat pishtarë të gjithësisë
mbi hënën bukuroshe me trajta
mbi ajrin që të ftohë e të ngrohë...
Ndalu e kujto natën që vjen me gjumin,
kujto ditën që sjellë gjallërinë
kujto frymën që mbush kraharorin
kujto shpresën për të jetuar
kujto momentin që sjellë shkatërrimin...
Shiko e gjyko për syrin me qerpik,
për vetullat mbi sy të rënduara
për zgavrat e hundës me qime
për gjuhën fantastike me shije
për zërin që bëhet fjalë të kuptosh...
O njeri, trego se nuk u krijove nga një "bum",
se nuk ishe askush dhe u bëre dikush
se gjurmët tua janë argument
se zemra jote e dobët kërkon mbështetje
se gjuha jote fsheh besimin
se arsyeja jote njehë plotësisht Zotin...
Ndalu e vështro, mendo e beso
mbi një Krijues të pa të meta,
mbi Mëshirën që mbanë botën
mbi Fuqinë që s’njeh dobësinë
mbi Zotin një, të Vetmin, të Pashoqin!



Mehas Alija,
Tetove


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MJERIM

>> Tuesday, April 03, 2007


Te thuash nuk dita
Kur zemra me ngerthen
Si konfuz vjeshte vyshkem
Nuk heshte perballe jetes...

Ta ndjesh brengen,
Ne kengen e veres
E zhveshur si e marre
Pret mekatin e rradhes ...

Akti i gjykimit tim eshte flori ,
Nga stresi bie ne ankthe,
E harroj Perjetesine
Dita e pranveres...

Thellohem ne vargje,
Si det i terbuar pendimi,
Lotet me rrjedhin si uragan,
E pushtojne zemren e thyer...

Heshte si Hene ne cdo sarkazem,
Ky simbol ndjenjash jashte Zotit,
Te zhyte ne thellesirat e mekatit,
Mungesa e dimrit,
Shenje e denimit...

Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Edhe Hena ka Sy

>> Sunday, April 01, 2007












Mehas Alija

Mesit të natës
Ia vodhën qetësinë
Dhe menduan
Nuk i pa askush



Njeriu gaboi
Kur kështu mendoi
Si ditën edhe natën
Të kemi frikë Zotin
Se, edhe hëna si dielli
Ka sy për të dëshmuar



Edhe hapin që e bën
Pa dijen e Zotit nuk shkon


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pagezim











Mehas Alija

Unë biri i shpirtit shtegtar
të urtit të mirit

Unë biri i Ademit t'parë
njeriut të Zotit të Diturit

Unë shehid i fjalës së lartë
të Zotit të Gjithëdijshmit

Unë biri i birit të birit... të ilirit
Shqiptar vullnetar muslimtar


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Furnizuesi i pambarim









Mehas Alija


Mos u frikëso nga varfëria
Jeto i devotshëm, furnizon Perëndia!
Jeto dhe puno aq sa ke mundësi
Mos e humb veten për një pasuri!
Sa të pasur shkuan e u harruan
Sa të varfër me varfëri jetuan!
Jeta vazhdon, ti je një udhëtar
I pasur a i varfër, të jesh durimtar!
Shpresën mos e humb, Zoti të mëshiron
Nëse nuk e ke zemëruar Ai të ndihmon!
Jeto dhe puno me të vetmin qëllim
Të arrish kënaqësinë e Zotit,
Të Furnizuesit pa mbarim!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mbulesa Jote







Mehas Alija
Si pranverë në ditët
e para të gjelbërimit
dukesh ti me mbulesë
sy i qiellt zemra jote
sa e bukur e mbuluar dukesh
tokë e qiell
të bënë dritë fisnikëria
ty që m’je fisnike
çdo gjë tek ti mirësi
mirësi të fshehur
margaritar me vlerë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP