Shkon...!

>> Sunday, May 31, 2009


Kohët, mirë a keq jetohen, shkojnë...
Mos mendo se kjo rrugë shkon në amshim!
Vjen një ditë e çelësi s’e çelë drynin!
Çka ka mbet brenda, vyshket e shkon...
Një ditë e kupton se çdo gjë është e kotë!
Njeriu nga njerëzishmëria e tij turpërohet, shkon...
Qielli i rëndohet në krahërorin e tij!
Çka ka gjetur, nga të gjithë bezdiset, shkon...,
në një vend të përjetimit që s’kthehet!
Çdo njeri nga një ëndërr zgjohet, e shkon...
Një ditë kalon e shpresat vyshken, paqare!
Ata që duan e duhen, mashtrohen, shkojnë...
E kuptojnë çdo të vërtetë në momentin e fundit!
Dhe, një thikë në gjoks hyn..., e shkon...!

Nga gjuha turke

Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PA MASË DHURON


Kur pranvera hyn mes dyerve të qytetit
Lulëzimi i butë zgjohet si shpresë e re
Atëherë çdo natë lulevjollce ju ofrojë
E nga ju një buzëqeshje të ëmbël kërkoj

Në çdo anë era e ëmbël shkëlqen
Athua për ju paraja më shumë vlenë
Më shumë se lulevjollca me fatin në jetë
Që unë ua solla në këtë qytet

Çdo ditë jetojnë me erë e freski
Bëje edhe ti rend në shtëpi
Pesë here në ditë ujite që të jetojë
Se shumë pak kërkonë e pa masë dhuron


Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pikëllim


U ndjeva e pikëlluar
Në këtë vend të huaj
Për ta larguar këtë mërzi,
Dola tek parku që të rri.

Sa shumë njerëz aty kishte,
Vendi i mbushur shumë ishte
Në një anë pleqtë kuvendonin,
Nga ana tjetër rinia jehonin.

Pyetje të shumta në kokën time,
Mendime të thella që s'kanë mbarim.
Para meje shfaqet një fëmijë,
Që qan e e kërkon prindin.

E shikoj, e e shikoj,
Lotët e tij s'munda t'i duroj,
Sapo desha t'i ndihmoj,
Erdhi prindi i tij,
Gjë që më ndaloj...

Fëmija kërkonte diçka,
Pyetesha se vallë çka i ka humbur,
Mendova se qaforja e tij,
Por ky ishte vetëm mendimi im.

Misteri i përgjigjes mua po më vret,
Çfarë kërkon ky fëmijë,
E s'mundet me gjet...!?

Gjurmonin me prindin
Në kopshtin e gjelbëruar,
Kur pashë prindi i tij,
Po vinte me një gjë në duar!

Çfarë ishte ajo?
A ishte qafore; dua ta shoh!
Gjëja që ata kishin kërkuar,
Ishte aparati i fëmijës,
Që e përdorte për të dëgjuar!

Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Falma një buzëqeshje

>> Friday, May 29, 2009


Përkundma shpirtin tim në erën e lehtë të amshimit
E ti falem kohës pa kohë, të shekujve të përjetësisë
Të ndalem si muzg në muzikën e kitarave të gëzimit
E ti dorëzohem lehtësisht botës së pafajësisë

Ma fal Zot, një ditë, një jetë, një stinë
Një këngë ta kompozoj si nga hera për emblemën e shpirtit tim
Të dridhem në dehje, ta kaploj agun e dashurisë
E mallin ta derdh në tokën e vjetër përbri historisë

Në këtë tokë betejash, ku zhurmon koha e robërisë
Ku myket loti, e zemrat zjarr digjen pa u shuar
Në këtë ndjenjë pa kohë, dua të dorëzohem o Zoti im
Vrapimtar në shekullin e marrë, në pranga ngujuar

Falma një buzëqeshje, ta ndez nurin si diell i urtësisë
E këngën e shpirtit, zogjtë e rebeluar të ma këndojnë
Në artin Tënd të vdes, pa mundur të bëj përngjasim
Ta trazoj brendinë o Zot, me besim gjer në amshim

Në strehën e freskët, t’i çliroja sytë e verbër
Në ngrohtësinë e ashkut Tënd, ta falja shpirtin tim
Në hijen e pemës së përjetësisë të qëndroja i heshtur
E ta gëzoja gjer në robëri, atë botë të paqes, atë botë të lirisë

Në strehën time qiell, vetëtin një ndjesi në arrati
Kapërcen në kohë, e lë pas shekujt e historisë
Qëndron në lëmën e asaj bote të premtuar
Atje ku besimi, dashuria, flijohen në këtë përditshmëri

Saimir LLESHI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pyes veten...


Shfletoj libra pa ndal'
Dhe ulem e mundohem me mall'
Mendoj për jetën që jetove ti
Për ata që të bënin shoqëri.
Nga e tërë ajo që unë lexova,
Me të vërtetë u pikëllova.
Krijesë më e ndershme
Nuk shkeli mbi këtë dhe,
Njeri më bujar,
Historia nuk njeh!
Me sinqeritet e flisje çdo fjalë
Me vullnet të zjarrtë thirrje në Islam,
Edhepse armiqtë asnjëherë
Të qetë s'të lanë.
Nuk frikoheshe fare,
Jepje çdo gjë për Islam,
E pyes veten: vallë, unë ku jam?
Vallë, çfarë dhashë unë për Islam,
Veprat e mia, a thua ku janë?
Mos vallë gjatë historisë u shuan,
Por, jo – ato kurrë nuk ekzistuan!

Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kanë hapur krahët

>> Wednesday, May 27, 2009


Hamdi Nuhiju

Në karavanin e thirrjes
Për të pranuar njeriun e mëshirës,
Nga i Mëshirshmi Allah,
Përmes Engjullit Xhibril...

Kur qiejt u puthën me tokën,
E kodrat nuk pranuan emanetin,
Në errësirën e mbrëmjes,
Zbriti drita e Krijuesit tim..

Kanë hapur krahët,
Engjujt për ta pranuar Resulullahun,
Si bartës të mesazhit,
Nga errësirat e shumta në dritën e vetme...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ju lutem, o të dashurit tanë!

>> Tuesday, May 26, 2009


Prindër të dashur
Allahu ju mëshiroftë ,
Ai ju begatoftë me devotshmëri,
Ju shpërbleft me mirësi.
o prindërit tanë,
o nënat dhe baballarët tanë na edukoni,
si na meson Kur’ani famëlart,
mos na lini të vetmuar në zhgjedhje,
se do larejm rrugëve ,
duke humbur rastin e shpëtimit tone.
O të dashurit tanë,
nuk jua kërkojmë pasurinë trashëgimi,
o prindërit tanë na mësoni islamin,
fënë e shpëtimit,
na mësoni Kur’anin,
librin e udhëzimit.
Do ju kisha lutur diçka..
Mund t’ju pyes?
A doni ti shihni fëmijët tuaj të shpëtuar?
Padyshim do thoni po,po,po.
Atëher në zemrat e tyre mbjelleni islamin,
në shpirtin e tyre zgjeroni imanin,
po të isha prindër nuk kujtohesha të shkruaja,
po jam I ri dhe këtë gjë desha t’jua kujtoj.
Me pak fajalë ndoshta po flas,
Por me shumë mall po ju thërras.
Nuk do më hiqej malli,
po që nuk do shoh shokët e mi,
duke shkuar në xhami,
duke mare abdes në shadërvanin e xhamisë,
ku rrezon dielli,
ku për ç’do pike uji shpërblen i madhi Zot!

Ju lutem o të dashurit tanë!

Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Edhe nëna po vuan moj

>> Wednesday, May 20, 2009


Kur e pash nënën duke qarë
Sikur shpata të më kishte therrur.
Zemra mu shëndërrua në vullkan zemërimi.
Dhe se shtëpia më ra mbi kokë.
Ishtë rëndë shumë, shumë.
Kur nga pabesia e njërit apo njërës
Të i shohësh të tjerët duke vuajtur.
Nëna, ah moj nënë, ah moj nënë
Pse më je zemëruar edhe ti?
Pse ti u zemërove?
A mos isha unë shkaku?
Me të ma shtove dhimbjen edhe më.
Mjaftoi, mjaftoi kur të pashë me zemër të therrur
Të kisha ikur nga kjo botë.
Por jo. Jo dhe jo! Jo moj nënë se nuk iki!
E nuk të lë të vetmë në vetmi.
Derisa ti të gëzohesh me mua.
E të të zbardhohet zemra nga të bëmat
E t’ët bir.
Edhe në qoftëse marr urdhër nga ti
Për t’i pastruar punët me të padrejtit
Me gjuhën të cilën ata e kuptojnë.
Dhe dije moj nënë se atë po bëj.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jetë

>> Monday, May 18, 2009


Minushe DAKU


Jetë të thonë
dhe njerzit të jetojnë...
të ndjejnë e s'të përjetojnë..
varg frikash ngjitur
në emrin tënd.
Definicion të saktë
të paktë i than.

Të paktët
u friguan nga
kthetrat e tua,
të paktët u trishtuan
dhe të përjetuan...
nga të tjerët u dëbuan
por në Kur'an
më të mirët u emëruan..
TË DËRGUAR .


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shekulli i dritës


E rëndë fjala nën kthetrat e dyshimit....

e ajo, lehtë, valvitet në turbinat llomotitëse të injorantit modern.

Të them se s'bën ndryshe..

plaga më rri në zemrën e rënduar nga mëkatet

e ti armiku im qarkullo shlirshëm ndër venat e mij...

"humanët" shkatrrimtar! thoni se jeni demokrat...

e ligësia ju ecën zvarrë...

pohoni se jeni mendje hapur por smira ju qëndron mënjanë...

Gjithmonë nj1ë mision patët...

Thonë se të gjitha u provuan...

deri te modernizimi total

dhe tani më keni ngecur,sikur,

s'gjeni alternativë...

sa i paarritshëm paska qenë materializmi

ndër shekuj mbanë...

por ja që edhe ajo iku me tufan e murlan.

Shkatrruat bukurinë njerzore...

o ju injorantët modern...

helmuat shpirtin e padjallzuar

dhe pikë nderi s'treguat...

cfarë turpi melankolik ndër kataklizmat

periodal...

klasicizmi...

baroku....

humanizmi...

materializmi

dhe në fund shkatrrimi i zemrave.....

post modernizmi i mendjës...

zemrës dhe unit shpirtëror.

Sa thyerje ndër popujsa luftëra barbare...

urrejtje shtazarake në zemrat e kallëpit Njeri..

Sa vetmohues e jo falendëruesdhe koha tik tak po ikën ...

fundi lehte nën tytat e tankeve e shpjetesisë B-2 shjane po mbërrin,

e njerzimi mbeti pa rezultat adekuat...

Tani më mbetet dhe një shansë ..

e ju o mendje "ndritur"

nxitoni ta kapni me dhëmbët e mramë.

sepse këtij shekulli i thonë,

pa dashur për ti thënë....-

kapërcimi nga Shkenca në Islam.

Ti refuzo po të duash,

por faktet e kanë treguar,

e keni thënë dhe vet....

se shekulli i pas post modernizmit

është shekulli i Besimit.


Minushe DAKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pranverë në qytetin tim


Pranverë në qytetin tim



Rruga është mbushur me errësirë
Këpucët derdhi pluhurin e huajtur të qytetit
Përzier me re vocërrake drite të huajtura një makine që vjen nga pas
Rruga është e zënë nga heshtja e këmbëve të kalimtarëve
Nuk ke ku hedh një ftesë, një zë, një dorë të prerë pa shtrëngim

Të jesh i dashuruar është e pamundur në qytetin tim
Sepse s’ka trëndafilë që kuqëlojnë si fytyra të ndrojturish
S’ka as zogj, që si gjithëherë, të na mësojnë
S’ka si të ketë
Se nuk ka zogj të braktisur
Si njerëzit e braktisur të qytetit tim

Të duhet të vraposh
Pa këpucë të ngarkuara me qytet
Si vaporrë rënkues kreshtave të oqeanit

Me duar të lyera me hënë
Si bukë fëmijësh
Të duhet të vraposh

S’mbetet tjetër, veç të hedhësh një muzg supeve
Të mblidhesh kruspull në një shpellë të djersitur mendimesh
Të shkruash me gishta të ngjyer në hënë
Letrat e panisura të dashurisë

Vehap S. Kola


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Çdo ditë luftë mes melaikeve dhe djallit

Çdo ditë luftë mes melaikeve dhe djallit



Për çdo natë kurdisi orën
Që të zgjohem në mëngjes
Me All-llahun të takohem
Ti kërkoj falje e ndjesë

Dhe mu atëherë lufta fillon
Mes melaikeve edhe djallit
Se kush do të ngadhnjejë
Të fitojë titullin e fitimtarit

Tek unë kështu dita fillon
Në kohë të sabahut ora cingrron
Unë nga shtrati ngrihem ngadalë
Ndezi dritën dhe abdest marr

Por djalli afër gati qëndron
Dhe menjëherë shpejt vepron
Thotë mos u ngut, gjumin vazhdo
Se për sabahun ende ka kohë

Unë sa dua që të shtrihem
Melaiket menjëherë në punë vihen
Jo jo më thonë mos u shtri
Me ujë të freskët laj këto sy

Djallin e mallkuar dëshprimi e ka zënë
Hyn më thotë në banjo lai këto dhëmbë
Shfrytëzon mungesën e melaikeve për pak
Dhe më thotë sa shumë të qesin dhëmbët gjak

Unë nga meraku dal në korridor
Atëher melaiket e bëjnë djallin horë
Dhe mua më ofrohen në vesh më pëshpërisin
Fillo merr abdest , mos dëgjo iblisin

Pasi marr abdestin nisem për në xhami
Prap vepron iblisi më thotë falu në shtëpi
Koha është e keqe shi po bie shumë
Fale thotë namazin dhe prap vazhdo me gjumë

Melaiket e Allahut përgjigju më thonë ezanit
Ec shko në xhami e lidhju imamit
Fito sevapet e namazit me xhematë
Dhe dil kërko rriskun mos ubën i ngratë

Kur dal nga xhamia me plot energji
Djallit të mallkuar këmba iu thy
Melaiket e Allahut gjithnji triumfojnë
Për besimtarin e sinqert duat i vazhdojnë.


Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

AGU I MËNGJESIT

AGU I MËNGJESIT


Shikim yt më i ftohtë
Se buzëqeshja e xhelatit
E etja jote mi shteri lot
Nga sytë e mi të thella
Sa deti....

Bëhem shpirt fëmiu i posalindur
I shkrirë në ngjyrat e ylberit
Agu i mëngjesit sërish
Në mua ëmbël buzëqesh...

Xheladin Hamza


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Miliona dashuri pluskojne

>> Friday, May 15, 2009


yjet e pare shpuan hapesiren blu

fluturim ezanesh ne qiej

zemer e mbushur me drite

drite qe naten e kthen ne kenge.

perulja ne sexhde

cel lumenj lutjesh,

koralesh.

miliona dashuri pluskojne

ne duart e ngritura te duas.

balli puth token,

per mirenjohje,

engjejt sjellin "selam".


Jerida KULLA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ndjenjë…

>> Monday, May 11, 2009


Nga jeta mësova
se jeta është dashuri!
E, që i lumtur të jetosh
duhet të dashurosh!
Ndërsa dashuria,
ajo më mësoi se as vdekja
nuk e ka idhëtinë më të madhe

se sa ndarja e të dashuruarve…!

Dritan SKENDERI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jepuni aromë xhenneti

>> Tuesday, May 05, 2009


Nën shaminë e kaltërt është gjetur dashuri
që mbreteronte në teatrin e kësaj bote
vetëm për të arritun ridanë Hyjnore
Valzonin në shiun e shume pritur që më parë,
të lodhur të gëzuar mezi janë gjetur,
kane vjedhur dashuri ledhatim dhe përqafim dhe
kanë mbetur të varfër, të dehur pas njëri tjetrit,
nuk duhet të ishte ëndër sepse qe shkruar në gur.
Jepuni aromë xhenneti të ringjallen, ktheujani fuqinë
dhe...lirojeni nga prangat të ledhatohen për hir të Tij
sepse ata nuk jetuan për të jetuar e as për tu ledhatuar
por për tu gëzuar në dashurinë e lejuar
e për të fituar dashurinë e Hyjut te Madhëruar.


Metin HOXHA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për Krijuesin...!

>> Sunday, May 03, 2009


Sa bukur është të jetosh...,
për Krijuesin e bukurisë!
Sa bukur është të buzëqeshësh...,
për Krijuesin e lumturisë!
Sa bukur është të flijosh...,
për Krijuesin e njerëzisë!
Sa bukur është të mos kesh punë,
që s’është vetëm për Të!
Sa bukur është të ngritesh tek Ai...,
Vetëm për Të...!


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bindem

>> Saturday, May 02, 2009


Bindem për fuqinë tënde, o Allah!

Me zemrën time të besoj,

Je krijuesi i çdo gjëje

Andaj ty të madhëroj.


Të madhëroj dhe dëshmoj, Allah!

Përveç Teje tjetër Zot nuk ka.

Ti je Zoti i vetmi qellim,

Për këtë kam ardhur në dynja.


Shikoj botën që më rrethon,

Për Allahun çdo gjë pohon

është i Gjallë e Kreator,

Krejt gjithësia këtë e dëshmon.


Ç'është shpirti pa besim?

Ç'është një trup pa adhurim?

Si rri mendja pa kujtuar,

Për Allahun që e ka krijuar?


Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më thuaj!

>> Friday, May 01, 2009


Shikon, lexon
E nuk flet.
Më duket ishe diku më parë,
Më thuaj rri në karar,
Më thuaj,
Pse humb diturinë
Duke solloitur si i huaj,
Më thuaj pse humb veten,
Pse le diturinë të ta mbulojë pluhuri
Në mendjen tënde,
Ringjallu në mendje dhe fillo,
Shprehe atë pasuri që posedon,
Më thuaj ende don të rrish në karar?
Të gjithë thonë se heshtja është ar për...
Por jo për ata që janë akil.
Frigë, ankth,
Emocione-ndien edhe për një fjalë,
Fjalë që nxjerr nga goja,
Apo duke e artikuluar në proceset e shpejta
Edhe një fonem të vetme.
Më thuaj,
Kumbise kokën dhe fillo,
Fillo të mendosh për këtë
Mu përgjigj:
Dituria është ar,
Po nëse nuk e përpunojmë, asaj i humb vlera.
Vallë, këtë që di ti për kur po e ruan?
O ti njeri që Allahu ta dha diturinë,
Konsumo nga ai ushqim frytdhënës,
Gabim e kisha që në fillim po them me vete,
Duke lexuar këtë poezi që më fishkëlleu thellë,
Në trurin tim si një sirenë.
Sirenë më të embël nuk kisha dëgjuar,
Në gjithë jetën time që kur linda.
Më përshpëriti fort sa më fryu në fytyrë,
Për të më zgjuar nga gjumi i trubulluar,
Nga pluhuri që ma mbuloi mendjen.
Kjo dritë që shoh po më ndrit syrin,

Nga malli që paska për të...

Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP