Në lulen e rinisë...!

>> Saturday, October 31, 2009

Në lulen e rinisë,
Ëndërrohet për lumturi
Rrafsheve të lëmuara të dashurisë...
Në bukurinë natyrore,
Nga shëtitjet e shpeshta
Bie në kafazin e robërisë...
Në lulen e rinisë,
Në mesin e të mirëve të shoqërisë
Me zemër të hapur ndaj dashurisë...
Po si zogu në mal që këndon,
Po si balena në ujë kur ujdiset,
Jetoj me lulen e rinisë!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Qaj moj zemra ime!

>> Tuesday, October 27, 2009


Qaj o zemra ime e dehur nga dashuria;



Qaj o syri im i fjetur në verbëri.


Qaj o zemra ime e mbushur me gjak dashurie!






Se më shkoj zemra ime e dashur


Përgjithonë në amshim!


Shkoi për të mos e parë kurrë më syri im!






Qaj e shko shumë larg kurrë për të mos u kthyer;


Qaj o shpirti im me lotët e mallëngjimit!


Vdis e shko takoje në botën e amshimit!






Qaj o zemra ime e mbytur në vetmi;


Qaj o syri im, s’ke për t’a parë më dashurinë!


Vdis e shko takoje në botë e amshimit!






Hevzi Zeqiri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E deshta fort...

>> Sunday, October 25, 2009


Emine MALIQI


Ne nje qoshe sypérlotur,dhe barku i yt i fryer!
Guximi me mungonte ,ti grua e martuar.
Mé duket nuk ndiheshe miré,ishin dhembjet ,apo torturè !
Té nesérmén ,ma nuk u duke...
thane...lindi nje bebe!

Pér ty me erdhi miré,
pér veten nuk gjeja ngushéllim!
Do t`mé mungojné syte e saj, green... do t`mé mungojnè!

Githé botès inatè ja mora,
po mé kafshon heshtja me dhambé ,
doja te shihja atje tek ti!
Njé mijé fjalé ,doja ti thoja
nese do kthehesh...?Por Ti... lehonesh!

Unè u dorézova para k`ti fati!
Sa e sa here, t` kam pa duke qare,
Jam shumé i dobét prané syve t`tu!
E Vogla ime ,né shpirté m` ke vraré!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Te porta ime!

>> Tuesday, October 20, 2009


Mbi qjellin tim mund te vallèzosh,

por kujdes: mos mi shkund retè se zhgrehen ne vajè!

Mbi liqenin tim mund te lundrosh,

por mos fundos deshira, se èshte i thell!

Ne bjeshkét e mija mos ngrit tèbane ,

se mi tremb zogjè e bagetinè!

Portès time trokiti por kujdes:

mos zgjo edhe kojshine!

Peso!


Emine MALIQI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mbretëreshë e imja!


Në të gjithë brigjet që kanë shkelur këmbët e mia,

Në sytë e mi ti je më e mira.

Je si ylli që shkëlqen ndër qiej,

Bukuroshe që s’ka ngohur diell.

Nga të gjitha ti je më e mira.

Ti je shkaku i vuajtjeve të mia!

Ti je, mbretëresha e prangave të mia.

Ti je, e bukura e ëndërrave të mia.

Ti je, me sy të bukur që s’ka parë askush.

Je ti, që me dashuri zemrën ma mbush.

Mbretëreshë moj bukuri e rrallë,

Me pranga në duar më nxirr para teje.

Me duart e tua më liro ngadal,

Më lejo të shoh edhe nën detra.

Shoh pallatin që më shikon shumë vrenjtë,

Me dragonj që vjellin veç zjarr.

Më liro të shoh me sytë e zemrës,

Në vend të dragonjve të të shoh me vello të bardhë.


Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

VDEKJE


Xheladin HAMZA


Vdekje...
Qetësi e rëndë
Heshtje...

Dielli ngadalë ik
Ngjyrat e jetës zbehen
Muzgu lehtas lëshohet
Dhe toka hesht...

Nën hapat e rëndë
Të vdekjes
Gjethet vajtojnë
Pa lot...

Shpirti i shoqëruar me engjëjt
Trupin e vet të mbështjellur
Me qefinë të bardhë si bora
Shikon...

Vdekje...
Qetësi e rëndë
Heshtje...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Do te bahem...

>> Monday, October 19, 2009



Emine MALIQI



Ylber mbi lumin tand do té bahem,

dorè zgjatur kah qjelli yjet do ti pèrkèdhel,

Gjethet e vjeshtés i mblodha per shtrojè,

zjarrin e ndezur do ta mbaj!

Me lotèt e Hanes mekatetè do i pastroj!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Falma dashurinë!

Dashuruia ime është e flaktë,
Unë në zemër kam diçka të zjarrtë!
S’di edhe sa vjet unë do të rroj,
Që të kem afër e mos të përqafoj.
Zemra ime është lënduar,
Shpirti im është lënguar,
Të paktën të t’përqafoj në ëndërr.

Nganjëherë shëtis nëpër qytet,
Me shumë ëndje i shikoj yjet,
Sikur t’ishin sytë e tu,
Vetëm mua duke më shikuar,
I frikohem zgjidhjes së gabuar.

Zjarri në zemër tashmë veç po rritet,
Ndjenjat në rrugë më nxjerrin për shëtitje,
Do të pëlcasë e do të më vret,
E ti do të mbetesh vetë
Pa një dashuri e pashterrshme!

Po të lutem të më bëhesh truprojë,
Të më ruash mos ta humbi zemrën,
I vetëm rrugëve të mos shëtitem,
E kur të kthehëm për të pushuar,
Në shtrat mos të jem vetëm.

Falma dashurinë shumë të shtrenjtë,
S’do ta harroj për shumë jetë.
Eja mua më përqafo,
Mos më lër të derdhi lot,
Lutem që të jesh me mua vite e mote!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Era e Diellit

>> Saturday, October 17, 2009



Me erën që fryn sjell begatinë,



Sjell udhëzimin dhe mirësinë,


Aroma yte shumë e mirë,


Zbrit dy skajet e botës t’i takojmë.






Oj krijesë e bekuar,


Lute Krijuesin tënd,


Se freskia yte na ka munguar,


Me gëzim eja në këtë vënd.






Nëse prek n’at vend t’bekuar,


Me padurim po të presim,


Sill bekimin e çmuar,


Dhuratat e tua i mirëpresim.






Ndihmove mbretin e krijesave,


Atë i cili komunikoi,


Që gjallesat shumë i çmoi.


Fjalën Hyjnore e respektoi.






Si bariu që ruan kopenë,


Mbron atdheun dhe lirinë,


Me dritë t’shkëlqyer edhe fenë,


Shohim miqtë dhe drejtësinë.






Moj erë e diellit eja pranë,


T’lusim Zotin dhe t’fitojmë,


Selam dritës së mbretërisë,


Drejt vulës së pejgamberisë.






Allahume Sali ala sejidina Muhamedin Nebiji lumiji ve ala alihi ve sahbihi ve selim


Shefqet BAFTJARI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mbulesa

>> Friday, October 16, 2009

I thonë asaj “ Oh vajza e gjorë, e din sa e bukur je
Fatkeqësisht, po mbulon bukurin tënde”.
Ajo vetëm buzëqeshi dhe me krenari u përgjigj
“ Këtë bukuri që kamë është vetëm një pjesë e imja

Këtë trup që kamë, ska drejtë ta shohë I huaji
Mbulesën që po mbajë,pasqyron moralin tim
Feja është më me rëndësi,
A nuk do të pajtoheni me këtë mendim

I thonë asaj ,
“ A nuk e din se ky është perëndim dhe je e lire
Nuk duhet të ndihesh e nënçmuar
Për gjinin tënde e turpëruar

Ajo vetëm lëkundi kokën dhe me bindje u thotë
A shikoni gazetat e revistat fare
Dhe njerëzit e mbuluar pas gënjeshtrës
dhe buzëqeshjes gënjeshtare

Veshja e tyre dhe fundat e shkurtë
nuk janë për mua
Ju këtë e quani liri,
kurse unë anarki

Kjo mbulesë shenjë besimi
Është feja ime , simboli im
E tërë bota le ta sheh
Thjeshtë është pjesë e veshjes,
që më ruan krenarin dhe moralin tim

E Ju Largoni mbulesën nga zemrat tuaja
Që ta shihni më mire të drejtën
Tërhiqni perden nga sytë tuaj
Ballafaqohuni me të vërtetën.

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Thashë t'u them

>> Monday, October 12, 2009

Vapë e madhe, akullnajat shkrihen.
Fytyra të zbehta, mendje të turbullta.
Lakuriqësi dhe zullum në të katër anët!
Shumicës u kanë dështuar planet.

Gra, pallate, tryeza të begatshme!
Epsh, dëfrim, teknologji dhe injorancë!
Plot rrugica dhe vetëm një rrugë!
Dy stacione dhe një hekurudhë!

Vetëm një zë dhe urdhëri zbatohet!
Vetëm një moment dhe çdo gjë asgjësohet!
Atë ditë vlejnë vetëm ligjet e ligjvënësit!
Në njërën anë huritë, në tjetrën Maliku po pret!

Të gjith robër, vetëm Një Sundues Absolut!
Të gjith fajtor, vetëm Një Gjykatës Suprem!
Oratorët memecë, shpifësit të shurdhër!
Heshtja vazhdon, Israfili pret urdhërin!

Librat jepen, peshojat vendosen!
Buzët thahen, zemrat shtangen.
Sunduesi jep shpërblime dhe cakton dënime!
Të gjith të kënaqur por pak të lumtur!

Për këtë vallë a s’keni menduar!?
JETONI PËR TË VDEKUR,
VDISNI PËR TË JETUAR.

Zejni MAZLLAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ashtu është

>> Sunday, October 11, 2009



Atëherë kur u bë synim



Që të nisemi për shpëtim


Erdhi shprehja dyluftim


Që të pastroj shpirtin tim






Doli në shesh ajo që s’dihej


Që në zemër shumë her vihej


Po rëndon e po kërkon


Atë që ti se dëshiron






Ka pas trim më me nam


Që të vërtetën e kanë thanë


Nga armiku s’kan pas frikë


Edhe sikur ta rrejpshin me thikë






O armiku rrugë ka ndërruar


Kur Omerin ka takuar


Ky burrë i madh e ky trim


Do të ketë shumë shpërblim






Mos u dorëzo o besimtarë


Se ndihma e Allahut ka me ardhë


Hyn edhe ti në këtë rradhë


E do të jesh faqebardhë


Për një shpërblim të pandërprerë


Ja Allahu të ka ba nderë


S’të ka hudhë në humnerë


Por të ka bërë njeri me vlerë






Falenderoje Allahun për begatimin


Dhe te Ai kërko shpërblimin


Te melekët të ka lavdëruar


Dhe me xhennet të ka graduar

Valbon RUSHITI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Gjeje veten!!!

>> Saturday, October 10, 2009

Dhe kur koha fluturon,
Mos mendo se je në humbje.
Shikoje veten se ku je më i mirë,
Për ta ndalur atë që s’e dëshiron.
Kështu duke punuar më këtë ide
I tregon botës se je inovator!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në Evropë

>> Monday, October 05, 2009

Zeri yt po më bën dritë
Sikur t’ishte yll qiellor
Dhe pse larg po t’i dëgjoj
Valët e zërit në telefon

Brigjeve të burrërisë
Vazhdimisht unë po udhëtoj
Duke dashur t’imes dashuri
Ekzistencë t’i siguroj

Në Europën shumë të vjetër
Duke bredhë duke kujtuar
Nuk mendoj për asgjë tjetër
Fëmijët si je duke i edukuar

A thirrin ndonjëherë baba
A e mbajnë mend fytyrën time
I thuaj se baba është larg
O e shtrenjta dashuria ime

Duke bredhë e duke punuar
Me zemër unë po notoj
Në hapsirën shumë qiellore
Duke dashur të t’takoj

Shpesh herë më hidhet mendja
T’u shpall luftë e t’i asgjësoj
Armiqve që s’u punon zemra
Që s’më lënë të t’takoj

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Libri në raft

>> Sunday, October 04, 2009

Në raftet e librave shiqon një njeri
Shiqon me ëndje një të trashë libër
Pyet veten athua se ç’libër është
Aq i trashë me ç’informata
Vjen tjetri e përshëndet me selam
Zgjat dorën në dhe merr atë, plot margaritar
Fillon ta lexojë me melankoli
Shëndrit dhoma e shëndrit zemra
Pastaj pyet se ç’është kjo gjë
I thot është libri që nuk ka të fshehta
Libër për të cilin gjithëkush ka nevojë
Shkencëtarë e bari kush di të jetojë
Është Kur’ani pa të cilin dritë nuk ka!
Pa të zemra të ndalet e njerthi të thahet.

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP