Në lulen e rinisë...!
>> Saturday, October 31, 2009
Në lulen e rinisë,
Ëndërrohet për lumturi
Rrafsheve të lëmuara të dashurisë...
Në bukurinë natyrore,
Nga shëtitjet e shpeshta
Bie në kafazin e robërisë...
Në lulen e rinisë,
Në mesin e të mirëve të shoqërisë
Me zemër të hapur ndaj dashurisë...
Po si zogu në mal që këndon,
Po si balena në ujë kur ujdiset,
Jetoj me lulen e rinisë!
Hevzi ZEQIRI
0 Komentet:
Post a Comment