Në Evropë

>> Monday, October 05, 2009

Zeri yt po më bën dritë
Sikur t’ishte yll qiellor
Dhe pse larg po t’i dëgjoj
Valët e zërit në telefon

Brigjeve të burrërisë
Vazhdimisht unë po udhëtoj
Duke dashur t’imes dashuri
Ekzistencë t’i siguroj

Në Europën shumë të vjetër
Duke bredhë duke kujtuar
Nuk mendoj për asgjë tjetër
Fëmijët si je duke i edukuar

A thirrin ndonjëherë baba
A e mbajnë mend fytyrën time
I thuaj se baba është larg
O e shtrenjta dashuria ime

Duke bredhë e duke punuar
Me zemër unë po notoj
Në hapsirën shumë qiellore
Duke dashur të t’takoj

Shpesh herë më hidhet mendja
T’u shpall luftë e t’i asgjësoj
Armiqve që s’u punon zemra
Që s’më lënë të t’takoj

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP