Falma dashurinë!

>> Monday, October 19, 2009

Dashuruia ime është e flaktë,
Unë në zemër kam diçka të zjarrtë!
S’di edhe sa vjet unë do të rroj,
Që të kem afër e mos të përqafoj.
Zemra ime është lënduar,
Shpirti im është lënguar,
Të paktën të t’përqafoj në ëndërr.

Nganjëherë shëtis nëpër qytet,
Me shumë ëndje i shikoj yjet,
Sikur t’ishin sytë e tu,
Vetëm mua duke më shikuar,
I frikohem zgjidhjes së gabuar.

Zjarri në zemër tashmë veç po rritet,
Ndjenjat në rrugë më nxjerrin për shëtitje,
Do të pëlcasë e do të më vret,
E ti do të mbetesh vetë
Pa një dashuri e pashterrshme!

Po të lutem të më bëhesh truprojë,
Të më ruash mos ta humbi zemrën,
I vetëm rrugëve të mos shëtitem,
E kur të kthehëm për të pushuar,
Në shtrat mos të jem vetëm.

Falma dashurinë shumë të shtrenjtë,
S’do ta harroj për shumë jetë.
Eja mua më përqafo,
Mos më lër të derdhi lot,
Lutem që të jesh me mua vite e mote!

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP