Thashë t'u them

>> Monday, October 12, 2009

Vapë e madhe, akullnajat shkrihen.
Fytyra të zbehta, mendje të turbullta.
Lakuriqësi dhe zullum në të katër anët!
Shumicës u kanë dështuar planet.

Gra, pallate, tryeza të begatshme!
Epsh, dëfrim, teknologji dhe injorancë!
Plot rrugica dhe vetëm një rrugë!
Dy stacione dhe një hekurudhë!

Vetëm një zë dhe urdhëri zbatohet!
Vetëm një moment dhe çdo gjë asgjësohet!
Atë ditë vlejnë vetëm ligjet e ligjvënësit!
Në njërën anë huritë, në tjetrën Maliku po pret!

Të gjith robër, vetëm Një Sundues Absolut!
Të gjith fajtor, vetëm Një Gjykatës Suprem!
Oratorët memecë, shpifësit të shurdhër!
Heshtja vazhdon, Israfili pret urdhërin!

Librat jepen, peshojat vendosen!
Buzët thahen, zemrat shtangen.
Sunduesi jep shpërblime dhe cakton dënime!
Të gjith të kënaqur por pak të lumtur!

Për këtë vallë a s’keni menduar!?
JETONI PËR TË VDEKUR,
VDISNI PËR TË JETUAR.

Zejni MAZLLAMI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP