Mbulesa
>> Friday, October 16, 2009
I thonë asaj “ Oh vajza e gjorë, e din sa e bukur je
Fatkeqësisht, po mbulon bukurin tënde”.
Ajo vetëm buzëqeshi dhe me krenari u përgjigj
“ Këtë bukuri që kamë është vetëm një pjesë e imja
Këtë trup që kamë, ska drejtë ta shohë I huaji
Mbulesën që po mbajë,pasqyron moralin tim
Feja është më me rëndësi,
A nuk do të pajtoheni me këtë mendim
I thonë asaj ,
“ A nuk e din se ky është perëndim dhe je e lire
Nuk duhet të ndihesh e nënçmuar
Për gjinin tënde e turpëruar
Ajo vetëm lëkundi kokën dhe me bindje u thotë
A shikoni gazetat e revistat fare
Dhe njerëzit e mbuluar pas gënjeshtrës
dhe buzëqeshjes gënjeshtare
Veshja e tyre dhe fundat e shkurtë
nuk janë për mua
Ju këtë e quani liri,
kurse unë anarki
Kjo mbulesë shenjë besimi
Është feja ime , simboli im
E tërë bota le ta sheh
Thjeshtë është pjesë e veshjes,
që më ruan krenarin dhe moralin tim
E Ju Largoni mbulesën nga zemrat tuaja
Që ta shihni më mire të drejtën
Tërhiqni perden nga sytë tuaj
Ballafaqohuni me të vërtetën.
Adnan AMETI
0 Komentet:
Post a Comment