Era e Diellit
>> Saturday, October 17, 2009
Me erën që fryn sjell begatinë,
Sjell udhëzimin dhe mirësinë,
Aroma yte shumë e mirë,
Zbrit dy skajet e botës t’i takojmë.
Oj krijesë e bekuar,
Lute Krijuesin tënd,
Se freskia yte na ka munguar,
Me gëzim eja në këtë vënd.
Nëse prek n’at vend t’bekuar,
Me padurim po të presim,
Sill bekimin e çmuar,
Dhuratat e tua i mirëpresim.
Ndihmove mbretin e krijesave,
Atë i cili komunikoi,
Që gjallesat shumë i çmoi.
Fjalën Hyjnore e respektoi.
Si bariu që ruan kopenë,
Mbron atdheun dhe lirinë,
Me dritë t’shkëlqyer edhe fenë,
Shohim miqtë dhe drejtësinë.
Moj erë e diellit eja pranë,
T’lusim Zotin dhe t’fitojmë,
Selam dritës së mbretërisë,
Drejt vulës së pejgamberisë.
Allahume Sali ala sejidina Muhamedin Nebiji lumiji ve ala alihi ve sahbihi ve selim
Shefqet BAFTJARI
0 Komentet:
Post a Comment