Natar

>> Thursday, December 31, 2009

Më bartni
Mbi pëllëmbën e butë të erës
Që me avullin tim të laget
Goja e mpakur e harrimit
Dhe në sy përvëlues
T’i vë zjarrin hënëzave të humbura
Në tymnajën që na mban kaq larg

Në barkun e dendur të erës
Fletë – notoj me hap të ngathur
Poshtë meje
Bota fle e gënjyer nga qen besnikë
Mbi mua rëndon e gjatë rruga
Si një litar i pafund mundimi

Qytetin – mbështjellë nën sqetull
Dremit dhe frymënxjerr
Si një varkë e plagosur dallgësh
Qyteti me lëkurë të ashpër
Nga grafititë kokëforta të klithmave
Mesnatave të vjedhura të tij

I fundit ik nga ëndrra
Si një mbret i gënjyer nga shkëlqimi i fronit
Mund ta quani pushtim
Siç pagëzoni bijtë tuaj më emra toke
Ku treten etërit
Në pritje tonën
Siç presin qirinjtë agimin të shkrepëtijë

Vehap S. Kola


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Somnambul i dyanshem

>> Sunday, December 27, 2009


Erduan Kllobucishta

Dhe lotet rrjedhin vale-vale,
Ne enderr apo ne gjumin e trashe?!
Stagnim ne ekzistence virtuale,
Progres ne flatrat ankthioze!
Nje femije ne mesin e nates
Rrokulliset ketej andej
Ku po shkon, as vet ai nuk e di
I rrethuar nga erresira ne vete
I rrethuar nga erresira jashte tij
Erresira eshte e bukur per ate qe do erresire
Somnambul i vetmuar…
Hap syte nga pergjumja e thelle!
Ah, kam... kam harruar se cfare kam pare
Ishte nate…
Nje episode i thelle, i pameshirshem
Shmang erresiren, nuk ka cfare te duhet ajo…
Mos u bej si filozofet ashik qe shajne shoqerine
Nihilista, mohues te determinizmit...
pragmatiste te korruptuar...
formojne dialektizem ne meshire te fatit...
Gjejne te verteten per te mbjell injorancen
Sepse injoranca dhe e verteta jane dy boshte te pafunshmerise
Fal ketyre dyve qe filozofet kane ekzistuar dhe ekzistojne!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Familja e shëndoshë – garancë e së ardhmes

>> Sunday, December 20, 2009



Një fije drite, e can një llumë me errësirë


I jep pakës jëtë, i jep pakës gjallëri

E ai llum errësire, fillon me u ndriçu

Nga ajo pak dritë e vogël shumë me përfitu

Pastrohem, pastrohem errësira thërret

Eja o drit në mua ajo bërtita

Më shih se si jam zhytur, e asesi me u pastru

Sjam më si më parë, me shkëlqyer e me ndriçu

Errësira mua më ka robëru, ndihmë jam unë duke kërku

Nga zërat veshët po më çahen,

E nga trishtimi zemra po më boçet

Dridhem jo nuk kam aspak forcë, jam e mbushur e gjitha sëklet

Fryma më rëndohet e gjoksi më çahet

Një gur në zemër më eshtë rëndu

E copat e thyera të tij, lëng në trupin tim janë shëndrru

Nganjëhër ndihem se fluturoj, e nganjëher se jamë e harruar

Se s'kam nevojë për askënd të mendoj

E zërat, zërat ende në veshë më ushtojnë

Nga unë kërkojnë që të shpëtojnë.

Kush janë këto zëra që veshët mi çajnë

Pse s'më lënë të qetë, pse nga unë nuk shkojnë

Por jo fajin se keni ju

Guri brenda në zemër është shumë duke më rëndu

Më bën gjithcka për me harru përgjegjësitë e mia me i mohu

E një zë pra po me thërret

Nënë, nënë, ku po shkon si mund të na lësh vetë

Ky zë, me këtë emër kujt është duke iu drejtu

Mos jam në ëndërr, apo jam duke gabu

Sikur nga ky zë buron një nur, e gurin mbenda don me e shkatrru

Sikur nga ky zë vjen një val, e më bën gjaku me më vlu

Mundohem, e më në fund ja ku po arrij

Të heq gurin të hëq këtë llum të zi

E me vrrull lotët më shpërthejnë,

Klith, çirrem, bërtas e sikur, e sikur

Me të gjitha këto mundohem ti kthej ato që humba

Mundohem t'i pranoj ato zëra e ato rreze të njoma

Që ishin pjesë e unit tim

Mundohem ti kujtoj ato, e të kthehem në pakthim

E shaj, me piskamën më të madhe

Pluhurin e bardhë që ka hy në mu

Kërkoj dëmshpërblim për gjithcka që më ka shkaktu

Pata yjet në prehrin tim, pata diellin që më jepte shkëlqim

Po tani ku jan i humba, i treta në pafundësi

Ju lutem kthehuni ju përgjërohem, nuk jam më ai njeri

Më falni ju lutem falje nga zemra kërkoj

Më falni për dhembjen që ju shkaktova

Edhe pse vetë e humbur, t'ju bëj të tillë edhe juve tentova

Por jo, jo unë nuk e meritoj një falje të tillë

Nuk meritoj të quhem nënëe t'i përqafoj yjëzit e mi

Si nuk dëgjova, si u humba e u treta

Si lejova veten time në këtë gjendje me e pru

Ndihmomëni ju lutem familjen time jam duke shkatërru

E një fllad i lehtë prapë shpresë më jep

Se do të jem e falur, se do të jem hënë

Me diellin pran, dhe me yjëzit e vet.



Kaltrina Neziri, Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

HORIZONTEVE TË PASHKELURA

>> Thursday, December 17, 2009

Xheladin Hamza

Në mesnatë
Në vetmi
Për shpirtin tim
Nga thellësia qiellore
Shkëpus qetësinë
Për të ecur horizonteve
Të pashkelura

Me sytë kërkoj
Engjëjt t’i shoh mbi trupin tim
Si më përkëdhelin me dashuri
Derisa sexhde i bëjë të Madhit Zot
Nga balli më pik djersë e kristaltë
E stolisur me mijëra ngjyra shkëlqyese...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ylli i natës

Hevzi Zeqiri

Mesele nate seç ishte atëherë,
Një yll i bukur, sytë m’i morri në terr,
Kaloi me shpejtësi dhe tha një fjalë.

Më kapi shtrëngimi e rrëqetha,
Mu duk se shpirti më shkoi atje ku desha,
Mes luleve të parajsës.

Kur pashë veten me se isha veshur,
Me veten u paka duke qeshur;
Atëherë e kuptova thënien e tij.

“Kurrë më parë nuk ke qenë si sonte,
Që vashave të reja goja do u belbëzonte,
Ndoshta do kënaqesh në jetën tënde.”

O shpirt i lazdruar - i thash timit,
Përse nuk të bie ndërmend të bëhesh i pastër.
Të ka mbuluar llumi e helmi – për dynja.

Petku me të cilin isha i veshur,
Me aromë të lules vjollcë ishte i ngjeshur,
Ishte aromë dehëse.

Petk, flakë si bora i bardhë,
Që në këtë botë nuk kisha parë.
Por në tjetrën a do të arrij të mbaj?!

Derisa të bëhem njeri me tamam,
Nuk më jep askush xhevap.
Jo-jo, në këtë gjendje jo! – nuk e bëni dot.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lule e bardhë

>> Monday, December 14, 2009

Hevzi Zeqiri

Lule e bardhë e lyer me baltë
Në fletët e bukura tashmë të dremitura
Të mbuluara nga dheu i lagët

Si arrin që ta ruash bukurinë
Të jesh zemër hapur madje edhe për baltën
Që në faqe të pështyn

Sa zemër madhe që je
Aromën e bukur t’ia japësh
Asaj që deshi të t’ poshtërojë

Ia ke kaluar njeriut, oj e bukura e dheut
Me mirësinë tënde të paqme
Që të verbrit ia kthen sytë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kam humbur mundësinë

>> Sunday, December 13, 2009


Unë kam ikur larg
Askush nuk do të më shohë kurrë përsëri

Unë dëshirova, u luta
por unë harrova
Dhe kurrë nuk u brengosa

Por më shiko tani
Unë kurrë nuk kam qenë kaq i frikësuar

Duke qëndruar përballë Zotit tim
Lot po më rrjedhin sytë

Dy libra hapen përballë meje
Unë kurrë nuk kam parë me kaq shumë faqe

Unë gjithmonë mendoja se isha i mirë
Por më dukej se isha shumë i keq

Lodhesha dhe lodhesha duke thënë: “All-llah”,
Se me vjen keq!

Nëse Ai do të më kthente prapa
Unë do të ndryshoja plotësisht

Por nuk kam më mundësi
Duhesha të kisha qenë një mysliman më i mirë

Shenjat në tokë
Më treguan se All-llahu ishte i vërtetë

Por mendimet e mia ndaluan
Unë kurrë nuk mendoja se Ai ishte i vërtetë

Kështu që, përse jam këtu, ku ndodhem?
Në portat e xhehenemit!

Qava e qava
Por askush nuk është duke ardhur për të më ndihmuar tani


Përktheu nga anglishtja: Zeqir Esati


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Unaza që ta dijë

>> Saturday, December 12, 2009




La shokun që të shihet
All-llahu dha që të blihet
Ishte e bekuar dhe e lyer
Lëshoi urdhër për ta kryer
Agoi dita u zbardh qielli
Humbi nata shkëlqimi erdhi
E ilustruar me shumë arë
Iku për ta kryer mbarë
Lyente bukur për së lehti
Aty fjala më e madhe mbeti
Lloji i shkruar i kulluar
Aludon për të mësuar
Hm..! la ilahe il-lall-llah
Muhammeden Resulull-llah po ia bashkëngjita
U mendua Ebu Bekri
Harroi fjalën e pejgamberit
Athua vallë çdo të thotë
Mori fund u shkrua unaza e arit
Edhe atë i gjithë shehadeti
Dhe filloi të kthehet mbrapsht
Udhës kur ai po kthehej
Nuri në fytyrë i vërehej
Resulull-llahu nuk e dinte
Ebu Bekri si do të vinte
Sa po vinte es-sidiku
Urdhër erdhi nga All-llahu
Le të shkruhet Ebu Bekër
Unë desha pasi që ai deshi
Lloj i bekuar i ilustruar
Ah sikur të jem sikur ai
Hap për hap me një vijë
E ta gëzojë këtë mirësi
Burrë të bëhem e jo fëmijë
U gëzova aq shumë
Bilbil u bëra për këndim
E përsipër shqiptim
Ku do të jehoj fjala e Tij
Ëmbël në qiell të hingëllojë
Rrugës për në xhennet të më shpie

Valbon Rushiti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të kujtoj

Dhe sikur natën të dilte dielli
Që në tokë të shfaqen hijet
Sikur dita të bëhej natë
Që në të t’ dalin yjet
Unë s’do të mundem pa ty

O zemra ime shfaqe dritën në sytë e mi
Që të shoh botën e bukur
Se nuk po mund të rri

Sa sy të bukur kishe natën
Kur më shikoje me dashuri
Sa vezullim i bukur që ishte
Shikimi yt në zemrën time
Që desh me mbytje me dashuri

Shpesh herë më duket se të kam afër
Nga gëzimi rrëqethem
Zhgënjehem

Shpesh herë dua të vij te ti
Kur mendoj pak më thellë
Duhet të vdes

Hevzi Zeqiri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Afër lumit Vardar (4)

Dukesha i marrë
Përballë buzëqeshjes tënde
Të çeliktë prej kozmosi...

Fshihen ndjenjat
Nga paragjykimet
Botëkuptimit tënd

Dikur lundroja
Bashkë me valët
Karshi mahnitjes tënde...
Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta

>> Friday, December 11, 2009

Po shkrihem i tëri nga kjo jetë
Sa shumë koncepte tani po shfaqen
Dilemat për mua, duhet t’i përballoj
Sprovimet e rënda duhet t’i duroj

Ja kështu na qenka krijuar
Eh sa mund të madh po më dhuron
Ta kisha ditur se çka na demonstrojnë
Athua dielli e hëna po na shkatërrojnë?

Nëse shikojmë realitetin nure ndriçojnë
Mirëpo më duket se kemi filluar të ndryshojmë
Athua njerëzit po gabojnë?!

Cili na qenka shkaku i gjithë kësaj
Më në fund arrita ta kuptoj
Një sistem i krijuar nën themele të forta
Për të dalë nga kjo krizë që më ka kapluar
E gjithçka që lash prapa të kem harruar

Valon Iseni


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dashuria

>> Thursday, December 10, 2009

Si një pëllumb i bardhë
Si erë e pandarë
Si lulja me erë
Dashuria ka vlerë

A vlen të thuhet
A vlen të përmendet
A vlen të shkruhet
Se pa dashuri nuk duhet

Atje ku kënga jehon
Atje ku dielli rrezon
Atje ku lumi rrjedh
Atje dashuria e lumtur bredh

Ajo që na duhet
Ajo që nuk shuhet
Dashuria ruhet
Ajo e do mirësinë
Ata e donë dashurinë

Si një pëlhurë e bardhë
Ata janë të pandarë
Janë si kërcelli me lule
Po si yll gravure

Dashurinë e jeton
Atë e kujton
E kurrë se harron

Ilir Saliu


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Besimtarët

Në këtë jetë ne kemi punë për të bërë
Është sprovë për ne dhe ne jemi duke e kaluar atë
Kur’ani i shenjtë gjithnjë do të jetë udhërrëfyesi ynë
Është shpallja e fundit e All-llahut që ne duhet të pajtohemi me të
Ne vazhdimisht kemi luftuar të gabuarën
Dhe jemi përpjekur për të vërtetën
Ne jemi kampionët e të shtypurve
Në një luftë botërore
Duke punuar së bashku për të krijuar vendin tonë
Të pavërtetën, injorancën dhe varfërinë ne do t’i largojmë
Le të ndërtojmë modelin e të gjithë komiteteve të tokës
Pasardhësit do ta dinë që ne i kemi ndjekur urdhrat e All-llahut
Ne do te prodhojmë nga toka e All-llahut pjesën tonë materiale
Mos na jep gjëra të tilla si pullat e ushqimit
Dhe të mirëqenies!
Komitetet tona Islame do të prodhojnë gjithçka që ne kemi nevojë
Le të na bekojë neve All-llahu me besim, durim dhe këmbëngulje për sukses!

Përktheu nga anglishtja: Argjend Iseni


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Unë mbështes fatin tim në Mëshirën Tënde

>> Wednesday, December 09, 2009

Ne të gjithë duam të jemi të shpëtuar
Nga djajtë e kësaj bote
Ne dëshirojmë të fluturojmë
Dhe të pushojmë në kopshtet Tua

Unë kam dëgjuar se është thënë
Unë kam besuar dhe unë do të jem i shpëtuar
Unë ka dëgjuar se është thënë se kopshtet e Tua janë të lira
Dhe të gjithë janë të shpëtuar

Duke mohuar të gjitha gënjeshtrat
Gjendet shpëtim i gënjyer
Nuk ka asgjë të denjë

Duke ndaluar përtacinë tonë
Nuk ka asgjë të denjë për adhurim
Duke na urdhëruar në të vërtetën e krijimit tonë

“Nuk është askush i denjë që të adhurohet pos All-llahut”

Tani unë kam thënë atë, a jam i shpëtuar?
Nëse unë jetësoj atë, unë jam i shpëtuar
Jo, tani unë jam robi yt!

Por një rob i cili është i lirë!
Që kam mbështetur fatin tim mbi Mëshirën Tënde!

Përktheu nga anglishtja: Mevlan Avdili



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E dielë

>> Tuesday, December 08, 2009



Vehap S. Kola


Sot, e dielë hijesh qe dita
E ëmbëlisur nga shiu dhe vreshtat
E zgafellur nga shtegtimi i njerëzve stinorë

Ditë shkurtabiqe që hijeve u fal shtat
Profeteshë e shiut si dallëndyshja
Preu mespërmes duart e mia
Kredhur në diell të bakërt perëndimi

Me gjak diellor, fytyrat e njerëzve lyej
Siç lyenim me gëlqere trungjet pranverore të pemëve
Dhe fytyrat e qirinjta sonte zbardhëllojnë qytetin

U desh dielli bërë theror
Tash hijet shtegtojnë si dallëndyshet
Që foletë e tyre t’u mbeten njerëzve
Se nuk ka stinë për dashuri,
As himne, as trëndafila
Shpirtra po


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta

Amir Idrizi

Sa e bukur është jeta
Kur njeriu jetën e shijon
Sa të mira na sjell jeta
Asnjëherë mall nuk përjetojmë

Jeta është sikur lumi
Që rrjedh me shpejtësi
Sot jeton; a je nesër nuk e di

Uji që rrjedh në lumë
Është si fryma e njeriut
Uji që kalon ai nuk kthehet më


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP